Kulturë
Fran Gjoka: Jeta dhe sfidat e një mësuesi gazetar
E diele, 10.10.2021, 03:39 PM
E SHKRUARA MBETET!
JETA
DHE SFIDAT E NJË MËSUESI GAZETAR
-
Intervistë me mësuesin dhe gazetarin e njohur, Ibrahim Hajdarmataj-
Intervistoi: FRAN
GJOKA
Kush
është Ibrahim Hajdarmataj?
Ibrahim Ukë Hajdarmataj lindi në pranverën e vitit 1947
në fshatin Zogaj të Malësisë së Gjakovës, në Tropojë. Arsimin fillor e mbaroi
në vendlindje. Arsimin 7- vje?ar e vijoi në Kukës dhe e përfundoi në qytetin "Bajram
Curri". Ka mbaruar shkollën pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër dhe më
vonë, Fakultetin e Gjuhë-Letersisë në UT në Tiranë Pas mbarimit të Fakultetit,
me korespondencë, ka mbaruar një kurs specializimi në Letërsi. Pothuajse gjatë
gjithë kohës punoi në vendlindje, në pozicionet: mësues, Z/drejtor dhe Drejtor
gjimnazi, Drejtor i Shtëpisë së Kulturës, Shef Kuadri, Kryetar i Këshillit
Popullor të fshatit të Bashkuar, Zogaj. Tani është pensionist. Jeton e punon në
vendlindje si fermer. Kur bisedon me të, nuk të ndërpret fjalën, të jep kurajë,
besim, optimizëm, të lë të flasësh dhe kur fillon ai, ke qejf ta dëgjosh, është
i kuptueshëm, flet thjeshtë. Edhe pse po i afrohet të 75-tave, ai ruan
sinqeritetin, pastërtinë shpirtërore me një qëndrim të vyer. Forca e logjikës
së tij shoqërohet gjithnjë me një sjellje njerëzore, thjeshtësi e aftësi
komunikuese. Kudo ku punoi e drejtoi, asnjëherë nuk i uli vlerat deri në
nivelin "korruptiv" të punës së tij. Sa drejtoi, asnjëherë nuk diti
t’i diferencojë njerëzit sipas shoqërisë-miqësisë, por gjithmonë ishte pranë
tyre me pasionin që i jepte profesioni, edukimi dhe kultura e lartë qytetare,
edhe se ka vite në pension, ai punon dhe u shërben me devotshmëri familjes së
tij. CV-ja e tij sot është tepër e pasur, e shoqëruar me shumë vlera, me një
sjellje modeste e ngazëllyese. Kam rastisur shpesh të takohemi e të bisedojmë,
veçanërisht kur biseda binte te tema e ndryshimeve të tranzicionit të
tejzgjatur, gjithnjë i hapur, me vështrimin e ëmbël e të resppektueshëm,
bashkëbisedon me pasion, ligjikë e argument për vlera aletrnative, për ide dhe
mendime të dobishme për demokracinë në Shqipëri.I ngritur në dinjitet, parimor,
jashtë çdo dukurie negative, Ibrahimi eshte dhe mbetet një vella, shok, mik e
bashkëshort ideal dhe një familjar i shkëlqyer.
-Keni
më shumë se gjysmë shekulli që kontribuoni dukshëm në fushën e arsimit dhe të
gazetarisë. Cilat nga kontributet tuaja do të veçonit?
Pas viteve 60 fillova punën e mësuesisë në vendlindje.
Aso kohe kishte vetëm shkollë fillore (katër klase). Nuk harroj kurrë Idriz
Logun, i cili ishte Shef i Arsimit në Tropojë. Pas një inspektim/ kontrolli që
më bëri, mbeti i kënaqur nga puna ime dhe më pyeti nëse kisha ndonjë problem
apo kërkesë. Unë i thashë se dëshira më e madhe e imja, e nxënësve dhe e
prindërve ishte ndërtimi i një shkolle 7-vjeçare. Idrizi, pasi u mendua, tha:-E gëzofshi shkollën 7-vjeçare. Këtë
urim ai e bëri realitet pas një viti. Në atë kohë ndiqja Fakultetin e
Gjuhë-Letërsisë me korrespondencë në Tiranë dhe vijova të jepja lëndën e gjuhës
shqipe dhe leximit letrar në shkollën 7-vje?are.
Paradite mësoja nxënësit dhe pasdite, tre herë në javë, mësoja prindërit e
tyre, të cilët kishin mbaruar vetëm arsimin 4-vje?ar.
Vitet kalonin dhe në fshatin tonë u bë një aktiv partie që drejtohej nga
Sekretarja e Komitetit të Partisë së Rrethit Tropojë, Mira Marku, ndërsa nga
Tirana, i deleguar kishte ardhur anëtari i KQPPSh dhe këshilltar i Ramiz Alisë,
Mehmet Karakushi. Nga fundi i aktivit të Partisë, Mehmet Karakushi thotë:-Nëse
ka ndonjëri ndonjë problem të veçantë apo kërkesë, ta thotë. Meqenëse unë isha dhëndërr i tij pra, nusja
ime ishte motra e tij, njëherësh edhe kolegia ime, mora zemër dhe fola: -Po, unë kam një
kërkesë. Duhet të hapet shkolla e mesme këtu në Zogaj, drejtim gjimnazi dhe
bujqësore. Mehmeti u kthye nga Mira dhe e pyeti se si i bëhej. Mira foli për
Zogajt si një fshat me perspektivë, 60 km larg qytetit dhe se kërkesa ishte me
vend. Mehmeti kontaktoi Tefta Camin, e cila në atë kohë ishte ministre e
arsimit. Ajo e miratoi kërkesën tonë dhe brenda dy viteve u ngrit shkolla e
mesme në Zogaj. Kjo shkollë u shërbente edhe nxënësve nga disa fshatra të Hasit
dhe vijon punën si institucion i dijes dhe edukimit edhe në ditët e sotme. Unë
vijova punën si mësues në gjimnaz, pastaj si Z/drejtor e Drejtor i gjimnazit.
Kam qenë i angazhuar me shoqërinë civile, sidomos si aktivist për projekte të
mbështetura nga Fondacioni Soros, falë të cilit kam botuar për vite me radhë
gazetën “Ylberi i Zogajve” dhe “Biznesmenët e Arsimit”, në cilësinë e
kryeredaktorit. Nuk e harroj kur në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, pas
takimit me disa gazetarë, dolëm për kafe me Qemal Sakajevën e Mehmet Elezin, të
cilët më thanë: -Je i veçantë. Gazetën tënde të Zogajve e vlerësojmë në të
njëjtin nivel me gazetat e Tiranës. Gazetat kombëtare kanë vlerësim pozitiv për
gazetën e Zogajve! Kolegët e mi mësues, Hasan Hyka dhe Skënder Demaliaj u bënë
profesorë në universitet dhe kanë gradë shkencore. Janë doktorë shkencash dhe
shefa katedre. Kolegut tim, mësues Pëllumb Sulo, gjatë analizës së një ore
mësimi, i thashë se e kishte vendin si gazetar. Sot ai është gazetar te “Zëri i
Amerikës”. Kolegu im, Skënder Bu?papaj e bëri analizën e orës
mësimore në mënyrë poetike dhe unë i thashë se ai kishte lindur poet dhe se
mund të shkëlqente vetëm në poezi. Skënderi u bë gazetar dhe kryeredaktor i
gazetës “Drita”, Drejtor i Televizionit Shtetëror dhe Kryeredaktor i gazetës
“Bota sot” në Prishtinë e Zvicër. Është poet i përmasave botërore.
-Cilët
ishin artikujt tuaj të parë në shtyp? Mund të na thoni ndonjë mbresë të ve?antë?
-Artikujt e mi të parë janë botuar në revistën
“Pionieri”. Një ndihmë të madhe në atë kohë më ka dhënë redaktori i kësaj
reviste, gazetari i njohur, Murat Gecaj dhe më pas kryeredaktori i gazetës“Mësuesi”,
Bedri Dedja. Që në vitet ’60 nuk jam ndalur së shkruari artikuj për gazetat. Në
gazetën “Bashkimi” më kanë përkrahur Fiqiri Vogli, Hamit Boriçi dhe Qemal
Sakajeva, të cilët kanë qënë kryeredaktorë në këtë gazetë. Më vonë, në këtë
gazetë erdhi dhe Murat Gecaj, duke e bërë
redaksinë e kësaj gazete një shtëpi të dytë timen. Me kryeredaktorët, gazetarët
Murat Gecaj e Viron Kona, më hapeshin dyert e Ministrisë së Arsimit. Edhe sot,
që janë pensionistë, me ish – drejtuesit
e gazetës“Mësuesi”, Kozma Grillo, Bardhyl Xhamo apo Sejdo Hako, Viron Kona,
Vjollca Spaho, Andon Andoni takohemi e bisedojmë me orë të tëra, me respekt për
punën që kemi bërë ndër vite. Duke qenë se isha shumë aktiv, ATSH më dërgonte
çdo dite lajmet në Zogaj. Në kujtesë më vijnë gazetarët tropojanë Ramiz Lushaj,
Gani Qerimi, Riza Çela, etj. Aso kohe zhvilloheshin shumë aktivitete kombëtare
të shtypit në Tiranë, Durrës, Shkodër, Peshkopi, Krujë e Sarandë. Takimi me
Ismail Kadarenë në qytetin “Bajram Curri”, më duket sikur ka ndodhur sot. I
shoqëruar nga dy shkrimtarë, ai bëri një takim me të rinjtë dhe kërkonte
mendime për emrin e një reviste të re që do të botohej. Ismaili mendonte që ky
emër të ishte “Ylli i Kuq”, por unë i thashë se nuk kishte yll të zi. Ylli
personifikonte ngjyrën e kuqe, prandaj sugjerova që revista të pagëzohej
thjeshtë “Ylli” dhe pas shumë diskutimeve, kështu u vendos. Krahas anëve
pozitive, shpesh në shkrimet e mia trajtoheshin probleme e shqetësime dhe ata
që merreshin me shkrime në atë kohë, më kuptojnë fare mirë. Pas viteve ’60
botova një reportazh në gazetën “Bashkimi” me titull “Tetë ura mbi lumin
Skatina”. Ky lum kalonte mes fshatit Zogaj. Disa njerëz, dashakeqë të mi, i
kishin shkruar një letër Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë në Tropojë,
duke i thënë se tetë ura në lumin e Skatinës nuk janë realitet. Vjen Sekretari
në Zogaj, mbledh popullin dhe më ballafaqon mua me letrën. Ai kërkoi t’i
tregoja tetë urat mbi Skatinë. Unë, me gjakftohtësi, i thashë se çdo mjet i
hedhur mbi lum e që shërben për të kaluar lumin, quhet globalisht urë. Pra,
edhe një tra hekuri i madh që ka hedhur miniera mbi këtë lum për të kaluar
njerëzit, quhet urë. Edhe vigjet e thjeshta janë ura kalimi deri tek ura me
beton. Nga burimi i këtij lumi e deri në derdhje janë jo tetë, por
tetëmbëdhjetë ura. Kështu shpëtova pa u dënuar, duke u vetëmbrojtur.
-Keni
shkruar në dy sisteme, atë të partisë-shtet dhe në demokraci. Ku e ndieni ju
ndryshimin, ve?anërisht në përmbajtjen e shkrimeve tuaja?
-Unë shkrova në të dy sistemet. Në periudhën e monizmit
disa shkrime ishin me rekomandim, disa kishin ideologji e propagandë. Nuk mund
të shkruaje gjith?ka, se
shkrimet kontrolloheshin dhe nëse botohej pa dashje, duke i kaluar
kryeredaktorit, autori i shkrimit mbante përgjegjësi për devijim të vijës së
partisë, për ideologji borgjeze dhe merreshin masa për autorin deri në heqje
lirie, me burgim. Sot shkruan ?farë të duash.
-Si e
vlerësoni ju demokracinë shqiptare në këto 30 vite?
-Unë e vlerësoj demokracinë shqiptare dhe jam optimist se
do të bëhet më mirë. Ne shqiptarët ngutemi (nxitohemi) pak, i duam gjërat menjëherë.
Për të ngrënë bukë misri duhen kaluar shumë etapa, durimi e pune. Nuk
plotësohen dëshirat menjëherë. Po nuk punove tokën, të mbjellësh misrin, ta
vadisësh, ta plehërosh, ta prashisësh, ta mbushësh, ta korrësh, ta zhveshësh,
ta përpunosh, ta bluash e në fund ta gatuash. Pra, nuk bëhet për një ditë, por
do kohën e vet. Kështu është edhe demokracia. Do të bëhet më mirë, por duhet
kohë, durim, punë, vetëm punë për të arritur rezultate.
-Meqë
jeni në kufi me Kosovën martire, çfarë mund të na thoni për bashkëpunimet në
fushën e medias dhe të arsimit?
-Gjatë viteve që kam punuar si Drejtor gjimnazi në
Zogaj-Tropojë, kam arritur një bashkëpunim të frytshëm në drejtim të
përfaqësimit të vlerave artistike, kulturore e sportive. Po kështu në fushën
pedagogjike, psikologjike, në metodikën e mësimdhënies përmes shkëmbimit të
përvojave dhe plan-programeve me gjimnazin e Gjakovës, De?anit,
Pejës, Fushë-Kosovës e Prishtinës. Drejtuesit e këtyre shkollave na kanë
dhuruar herëpashere, për gjimnazin e Zogajve, kompjutera, tavolina, karrige,
dollapë e libra dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës. Ndërsa në fushën e medias
kam patur e kam një bashkëpunim shumë të mirë me Radio Gjakovën, revistën
“Gjakova PRESS”, me gazetën “Bota Sot” dhe me shumë portale në Prishtinë.
-Para disa
vitesh keni botuar librin “Blerimi i një fushe me krijime të bukura”, vepër
voluminoze kushtuar krijimtarisë së shkrimtarit Viron Kona. Pse e zgjodhët këtë
shkrimtar?
-Zgjodha Viron Konën, autor i 50 librave, i përkthyer në
disa shtete, fitues i 8 çmimeve kombëtare e ndërkombëtare.
-Ju
keni shumë miqësi në diasporë. Cilët do të donit të përmendnit në këtë
intervistë dhe pse?
-Në fillim dua të përmend Fatmir Tereziun në Londër, i
cili është drejtues i portalit “Fjala e lirë” dhe i gazetës “Albania”. Ai është
profesor në universitetin e Londrës dhe shkrimtar e gazetar i vëmendshëm ndaj
gjithë shqiptarëve dhe anglezëve. Në Suedi është Sokol Demaku, i cili drejton portalin “Dituria”, revistën
dhe televizionin “Boras” në Suedi. Shqiptaro-amerikani Zeqir Lushaj, i cili me
portalin “Zemra shqiptare” është bërë një zemër e madhe për gjithë shqiptarët.
Ka shumë e shumë të tjerë, me të cilët bashkëpunoj në fushën e medias. Anisa
Hykaj, koordinatore e revistës “Universi” në Tiranë, Emil Lafe, kryeredaktor i
revistës “Perla” Tiranë, Zeki Vehapi, kryeredaktor i gazetës “Gjakova Press” në
Gjakovë-Kosovë, Tahir Gjonbalaj, Plavë-Mali i Zi, Xhemaledin Salihu,
Preshevë-Serbi, Nail Draga, Podgoricë-Mali i Zi, Skënder Zogaj, Prizren-Kosovë,
Bashkia Shkup, Maqedonia e Veriut, Emine Hoti nga
Norvegjia, e cila thirret dhe “Marigoja shqiptare në Norvegji”, veprimtari
Frasher Racaj, në Pejë e shum? t? tjer?.
-Po me
gazetën “Nacional”, si bashkëpunoni?
-Kjo gazetë, jo vetëm ka zëvendësuar gazetën “Drita” dhe
revistën letrare “Nëntori”, por i ka tejkaluar parametrat e tyre. Kjo gazetë ka
shumë bashkëpunëtorë dhe shkon te lexuesit në ?do
kontinent.
-A ju kujtohet
ndonjë gjë që nuk e cekëm?
-Po, disa vite me parë, “Care International” në Kukës
bëri të mundur financimin e ushqimit falas për nxënës e mësues në Zogaj, një
vakt i rëndësishëm ushqimor, kur unë isha Drejtor në gjimnaz. Kjo veprimtari
ishte shtrirë në shumë shkolla të Kukësit, Hasit dhe në Zogaj të Tropojës.
Nxënës e mësues kishin një vakt të bollshëm e të shëndetshëm, pasi në kohën kur
kjo gjë realizohej, ushqyerja në Shqipëri kishte deficenca e ndikonte në
procesin e të nxënit të nxënësit. E kam për nder të kujtoj rininë tonë të
hershme pedagogjike në Shkodër me Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj. Shokë klase e
banke prej disa vitesh. Me mbarimin e shkollës për mësuesi, Gjovalini emërohet
mësues në fshatin Rrilë të Lezhës, ndërsa unë në vendlindjen time, Zogaj. Vitet
kalonin dhe profesori ynë i nderuar i hyri me pasion gjuhësisë, duke u bërë i
njohur sot jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Gjuhëtari, akademiku,
Prof. Dr. Gjovalini i titulluar i lëndëve të albanalogjisë dhe me plot gojën do
të thoja radhitet sot ndër figurat e shquara të gjuhësisë, si: Xhuvani, Çabej,
A. Kostallari etj. I urojmë me gjithë zemër akademikut tonë të nderuar,
Gjovalin Shkurtaj, shëndet të plotë e jetë të gjatë në shërbim të gjuhësisë
shqiptare.
-Çfarë
do t’u thonit bashkëpunëtorëve dhe kolegëve?
-Bashkëfshatarëve të mi në Zogaj do t’u bëja thirrje që
të mbanin e të kujdeseshin sa më shumë për bletët. Mjalti i trumzës i Zogajve
është mjalti më i mirë në Europë dhe ka fituar çmim ndërkombëtar. Gering,
besnik i Hitlerit në Luftën e II-të Botërore, kur nisi një divizion drejt
Kosovës, vetë Hitleri mori hartën dhe shënoi me laps të kuq “Zogajn”, pastaj
kishte thënë komandantit gjerman:-Dua mjaltin e Trumzës me hoje të Zogajt. Kaq
i njohur dhe i vlerësuar ishte mjalti i Zogajve. Si kryetar i OJF i
arsimtarëve, nga kolegët mësues do të kërkoja sa më shumë edukim e mësim të
nxënësve, pasi kjo punë kolosale do të reflektohet nesër në ardhmërinë e
shtetit tonë. Për ata që merren me fushën e letrave, do të thosha se nuk është
vonë kurrë për të shkruar. E shkruara mbetet! Sa më shumë shkrime të
përgjithëshme pozitive, aq më shumë hapa përpara drejt demokracisë bëjmë. Faleminderit!