Kulturë
Lekë Mrijaj: Pren Ukaj - Çka më thotë zemra
E shtune, 02.10.2021, 08:24 PM
Ditë më parë doli në dritë vëllimi poetik “Çka më thotë zemra” i Pren Ukaj
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Libri
i Pren Ukaj, “Çka me thotë zemra ”, ditë më parë ka dalë në dritë, i cili libër
është botuar nën përkujdesjen e redaktorit, Lekë Mrijaj, recensentve Pal Canaj
e Milazim Maraj, lektorit, Mikel Gojani si dhe konsulentit, Tomë Paloka, (Major
Nderi i Pavarsisë se Kosovës-2016 nga Nju Jorku), nën llogon e Shtëpisë Botuese
“Lena Graphic” në Prishtinë.
Qe
në fillim të librit autori paraqitet me parathënien e tij duke thënë: Ky libër
del si një reflektim i imi, pikërisht si shqetësim e revoltë imja (edhe e kohës
së okupimit të paraluftës) i përmbledhur prej kohësh, pra edhe disa sish, qysh
nga fillimvitet '90-ta, nga rrugëtimet e mia të shumta dhe të vendit tim
heroik, rrugëtimet që edhe sot janë evidente në shoqërinë dhe jetën tonë
aktuale. Vargjet e artikuluara në fjalë, siq thotë autori, janë vargje jo në
përmasat e zhgënjimit, por me mesazhdhënëse me një pozitivitet, sepse do të
ishte jo e mirë për një vend, si vendi im i dashur, që pretendon një të ardhme
si një shtet i prosperuar në të gjitha segmentet të jetës kombëtare, kulturore
dhe njerëzore.
Redaktorit
i librit, Lekë Mrijaj, ishte ai i cili në mes tjerash për këtë libër tha:
Poezitë e Pren Ukaj nuk kanë nevojë të flasin aq shumë ngase përbejnë një sagë
me laryshi poezish të kultivuara mirë për lexuesit e tij të interesuar.
Pikërisht lexuesit të cilët e admirojnë atë, qe do të thotë se autori i këtij
vëllimi si një krijues përmes muzës e botës së tij reale në një anë, dhe
imagjinare në anën tjetër, në reflektimet e tija poetike të shkruara qe nga viti
1992 e deri me sot, pasqyron apo jep një shkathtësi duke i realizuar e renditur
vargjet e tija antologjike me lloji - lloji figura të ndryshme veshura dhe të
pasuruara mirë ato me kolori ngjyrash të duhura diamanti. Pra ky vëllim i tij i
parë poetik i këtij krijuesi, u vjen në dorë lexuesit si një vepër poetike për
vlerat që përmban me plotë mesazhe përçuese në rrafshin letrar...
Ndërkaq
recensenti, Pal Canaj për autorin dhe librin në fjalë ka shkruar: “Ke?rkoj një?
njeri me emrin njeri”. – kishte the?në Diogjeni i urte?. Nga kjo prizëm e
njohe? qe? prej kohe?sh njeriun e urte?, atdhetarin e pe?rkushtuar dhe
dashamirin e dijes, me emrin, Prend Ukaj, i cili e?shte? ndër njerëzit e ke?tij
ne?nqiellit tone?, i dalluar me qëndrimin e tij vertikal, përballë? vështirësive
te? jetës. I edukuar nga tradita e familjes, që në rini Prendi mori formësimin
e bindjeve dhe të dashurisë? së madhe pe?r kombin. Këto veti së bashku me
arsimimin që mori i konkretizoj me synimin pe?r lirinë? e Kosovës. Pe?r shkak
te? bindjeve dhe veprimtarisë se tij atdhetare, Prendi pe?rjetoi vuajtjet e
burgut ne? kohe?n e regjimit jugosllav, peripeci të cilat kanë lënë gjurmë në
jetën e tij.
Ndërsa
recensenti tjetër i këtij libri, Milazim Maraj në mes tjerash tha: Familja e
Pren Pjeter Ukaj njihet si familje që kishte përkrahur luftën për liri të
shqiptarëve. Gjyshi i Prenit, Dodë Pjetër Ukaj, kishte strehuar luftëtarët e
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare: Ndue Përlleshin,, Ukë Sadikun, Imer Berishën,
Feriz Bojen, Zef Gjidoden, Shaban Kotorrin etj. Tani ata arrestojnë Prenin më
vonë vëllain e tij Markun dhe pastaj edhe babën e tyre Pjetrin 60 vjeçar, të
cilin e rrahin dhe e maltertojnë për të dorëzuar armë. Pjeter Ukaj nuk u lig as
nuk e ndali aktivitetin e tij për asnjë qastë. Ai vazhdoj aktivitetin për liri
të vendit dhe popullit të vet. Me vota të fshatit të vet, kryetar i aktivit të
LDK në Kosh dhe vazhdoj aktivitetin për Kosovën Shtet të Pavarur në fund. Për
Prenin nuk pati punë të vështirë apo të rrezikshme. Pren Ukaj përfaqësoj
dinjitetshëm familjen e tij patriotike dhe mbeti shembull për gjeneratat e reja
në familje dhe më gjerë.
Një
vlerësim të tillë për autorin e këtij libri e kanë dhenë edhe Prend Buzhala,
Florim Zeqa, Brahim Dreshaj dhe Jozef Frroku.
Konsulenti
i këtij libri, Tomë Paloka, Major Nderi i Pavarsisë se Kosovës-2016 nga Nju
Jorku, është ai i cili ka hartuar një biografi të shkurtër rreth jetës së
autorit i cili thotë se: Prend Ukaj u lind më 4 prill të vitit 1961 në fshatin
Kosh komuna e Istogut . Mësimet e para i kreu në Shkollën Fillore “At’ Shtjefën
Gjeçovi" në Zllakuqan të Klinës, ndërsa të mesmen e kreu në QAMO- “Luigj
Gurakuqi “ në Klinë - Drejtimi Kulturologji. Pas përfundimit të suksesshëm të
shkollës së mesme në vitin 1981, ka regjistruar Shkollën e Lartë Pedagogjike në
Gjakovë-Drejtimi: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe Histori. Mori pjesë
drejtpërdrejtë në mënyrë aktive në demonstratat e vitit 1981, me ç’rast Preni
përherë përcillej dhe ndiqej si anëtarë i një familje shqiptare armiqësore,
familje e cila në epokë të ndryshme përherë kundërshtonte regjimet totalitare
të MKS (Mbretërisë, Kroate e Sllovene) dhe asaj komuniste pushtues Jugosllave e
cila dhunshëm edhe përmes Fuqive të mëdha evropiane kishte marrë pushtetin dhe
një pjesë të trojeve tona shqiptare. Mirëpo pas regjistrimit në Shkollën e
Lartë të Gjakovës, detyrohet dhunshëm të shkoj në shërbim ushtarak të
ish-APJ-së. Gjatë kësaj kohe sa ishte në shërbimin ushtarak ish- Jugosllav,
shumë herë Preni hetohej dhe përgjohej nga strukturat e larta hetuese të
sigurisë së ish APJ-së. Pikërisht në shërbimin ushtarak mori pjesë atëherë kur
ndodhnin vrasjet e ushtarëve shqiptarë duke veçuar njërin prej ushtarëve të
vrarë siç ishte Ukë Ferizi, të cilin aparatura shtetërore vrasjen e këtij
martiri i cilësonte si një vetëvrasje, ku edhe arkivoli i tij ishte i mbyllur
sikurse arkivolet e shqiptarëve të tjerë të vrarë në APJ-së e qe ndaloheshin të
hapeshin gjatë ceremonive të varrimit të tyre. Preni së bashku me disa shokë
kundërshtuan dhe demaskuan sistemin e sigurimit Jugosllav, edhe ky ishte ndër
ushtaret shqiptarë qe u burgos së bashku më 10 ushtarë të tjerë shqiptarë. Pas
gjashtë muaj hetuesie, në Gjykatën Ushtarake Jugosllave në Lubjanë, ky grup
është dënuar në kohëzgjatje prej 4-10 vite burg të rendë. Pas kryerjes së
burgut, Prenit iu ndalua edhe vazhdimi i shkollimit universitar dhe pajisja me
pasaportë si dhe çdo lloj aktiviteti intelektual, për të cilin ishte i lindur,
rritur e aftësuar . Hyri në ilegalitet në kundërshtim dhe luftim të regjimit
okupues serb. Aktivitetin e tij pavarësisht dhunës së ushtruar për asnjë çast
nuk e ndërpreu edhe pse përjetonte bastisje, keqtrajtime, rrahje, dhe burgosje
të kohëpaskohshme. Me formimin e LDK-së, si një lëvizje legale, lëvizje që
kryesohej nga Presidenti Historik i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, në ballë të saj
u rreshtua dhe u bë pjesë e kësaj lëvizjeje në shërbim të kauzës kombëtare për
Liri dhe Pavarësi të Kosovës. Pas luftës, Prendi dhe familja e tij mbetën të
anatemuar nga të gjitha qeveritë e pasluftës edhe pse në kushtet sociale të rënda,
për asnjëherë nuk e ndali asnjëherë aktivitetin e tij politik në të mirë të
fshatit, komunës dhe më gjerë. Ky është libri i tij i parë ka edhe ka
dorëshkrime të shumta të tjera me dëshmi të ndryshme, poezi që presin kohë më
të mira për t’u botuar.
Për
të mos vazhduar me tutje rreth librit dhe autorit të librit, nga ky çast po ua
lë në dorë lexuesit qe ta japin vlerësimin e tyre rreth librit: “Çka me thotë
zemra ” i autorit, Pren Ukaj, andaj edhe i deshirojmë suksese të reja dhe së
shpejti të na dhurojë edhe libra të tjerë studimor, poetik, eseistik e
monografik.