Mendime
Nikoleta Kovaçi: Histori me vaksine!
E enjte, 09.09.2021, 06:55 PM
Histori me vaksine!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Para
do javesh shoqerova nje person per ne nje qender shendetesore per tu vaksinue!
Sigurisht kisha kuriozitet se ç’a bahet ne procese te tilla! Qendra ishte e
vockel! Me nje korridor dah e ma te vockel! Me pak dyer, qe mas tyne
presupozohej se kishte sherbim mjekesor!
Halli
e njejte i ban njerzit shpejt te afrueshem! U mor vesh se nja 10-15 ishin per
vaksine! Thujse shumica per te paren! Personi qe kryente vaksinimin nxori ca
formular ne korridor e tha qe t’i plotesonin kush asht per vaksinim! Hyjne nja
dy-tre e une nxora nje stilolaps! Plotesova per njeriun tem e masanej, ngaqe me
pane se shkruja shpejt ma kerkuen si nder edhe disa te tjera! Plotesova te
dhanat e secilit simas kartes se identitetit! Masanej duhej me cilesue se cilen
vaksine deshironin! Krejt ishin per Phizer! Ua lashe ne dore secilit formularet
e tyne dhe hyra brenda me shoqerue njeriun tem, ne fakt ma shume se sa me e
shoqerue, me e kuptue se ç’a ndodh! Kurioziteti dhe dyshimi rrine gjithmonë
zgjue tek une!
I
dhashe personit vaksinues formularin! E pa, u nxi dhe tha: s’kam Phizer! I
thame se kena rekomandim nga mjeku i familjes se duhet kjo vaksine! Ok, tha! Te
flas pak me te! E mori ne cel, folen, dolen te njohun dhe ne fund i tha; une
kam veç dy vaksina Phizer, skam ma! Personi pertej telefonit i tha se njeren
duhej ta kishte per pacientin e vet!
Si
i bukri shejtan, po shihja veprimet e vaksinuesit! Masi maroi pune i thashe;
kam dy pyetje te vockla; e para pse i bashkoni femije dhe njerez qe do te
vaksionohen ne të njajten ore dhe zyre? Dhe e dyta: a e di se perjashta jane te
pakten 10 vete qe kane plotesue formularin per Phizer?!
Ngriti
supet e sigurisht pergjigje s’pat, veç nje pyetjeje; Ku punon?!
I
thashe pa pune dhe u qetesua...