E premte, 01.11.2024, 12:17 AM (GMT)

Kulturë

Sabit Rrustemi: Valltari i Karadakut iku në amëshim

E marte, 07.09.2021, 05:59 PM


BIOGRAFIA E NJË VALLTARI

Nga Sabit Rrustemi

Valltari i Karadakut ZIJA ALIU  iku  në amëshim. Duke e përcjellur me dhimbje e lotë kujtojmë biografinë e tij qytetare dhe artistike, të cilën jua paraqesim për kujtesë:

U lind më 22 Kallnor (Janar) 1951, në fshatin Remnik, komuna e Vitisë.

Përgatitjen fillore, në fshatin e lindjes.

Përgatitjen e mesme, në normalen e Gjilanit dhe Ferizajit ( nga shkaku se u përjashtua në Gjilan, si pjesmarrës i demonstrative të vitit 1968).

Veprimtaria arsimore

Nga Viti 1972 – 1992, mësimdhënës nëpër shumë shkolla fillore në komunën e Vitisë

Në vitet 1982 – 1987, i përjashtuar nga procesi mësimor , shkaku i vënies në skenë të Valles së Kaçakëve, në Festivalin Ballkanik të Folklorit “Ohri ‘81”..

Nga viti 1992 e këndej, ushtron biznes privat si dhe veprimtari kulturore e humanitare.

Veprimtaria Kulturore

Në vitet 1966 – 1968

Anëtar iSHKA “Zenel Hajdini” – Gjilan,

Në vitet 1968 – 1971

Anëtar i SHKA “Kastrioti” – Ferizaj

Në vitin 1972

Themelon SHKA “Rreze Dielli” – Remnik

Në vitet 1972 – 75 (si student)

Vepron në SHKA “Ramiz Sadiku” dhe në Anamblin “Shota” – Prishtinë.

Në vitin 1976, themelon ansamblin e folklorit në nivelin komunal të Vitisë, i pagëzuar së voni me emrin e dëshmorit Kemajl Azizi.

Pjesëmarrja nëpër Festivale

Mes viteve 1971- 2008

Në dhjetëra e dhjetëra festivale në nivel vendi që nga Gjilani, Gllogovci, Prizreni e Prishtina.

Në dhjetëra e dhjetëra përfaqësime të Kosovës, në shtete të ndryshme të Ballkanit e Europës

Mes viteve 1993 - 2003, gjithashtu :

Kontribues dhe anëtar i AKV GURRA nga Gjilani, si valltar por edhe performues i lojërave popullore dhe sponzorizues i veprimtarive brenda e jashtë Kosovës.

Shpërblimet më të rëndësishme

Tri herë, valltari më i mirë i Kosovës për luajtjen dhe demonstrimin e valleve burimore të Karadakut.

Në vitin 2005 në një festival të folklorit në Francë, në mesin e 16 shteteve pjesëmarrëse, nderohet me Kupën “Ganat 2005”.

Më 2006, në Ankara të Turqisë meriton Shpërblimi Special për kontribut të veçantë, dhënë kulturës.

Më 2008, në Shqipëri ( “Bajram Curri ‘2008 ) mer çmimin e  madh “Panajot Kanaqi, si valltari më i mirë

Veprimtaritë humanitare

Në vitet 1990 – 2010, pajtimtar i shumë gjaqeve, konflikteve dhe ngatërresave të ndryshme në Komunën e Vitisë e Anamoravë.

Nga viti 1992 e këndej, sponzorizues i shumë veprimtarive kulturore përmes firmës private PRES – COM - Viti.

Ndihmues i familjeve skamnore dhe shoqatave të ndryshme të themeluara pas luftës

Njohës, kultivues dhe afirmues i traditave kulturore shqiptare të Krahinës së Karadakut.

I qoftë  i lehtë dheu i Kosovës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora