E premte, 03.12.2021, 10:35 AM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Heronj te harruar

E marte, 07.09.2021, 05:21 PM


HERONJ  TE  HARUAR

..te Luftes per Clirimin e Shqiperis.

(marrë me shkurtime nga libri “PRELUD  KRENARIE” L.K.fq-122 )

I-Dëshmori  VANGJEL  PALLOJ , heroi i betejes , të Gurit të Kamjes, Pogradec,

rënë heroikisht në betejën e përgjakshme me pushtuesit nazit gjerman, dhjetor 1943.

qe çau rrtehimin dhe fituan mbi hordhite naziste qe kishin pushtuar vendin.

II-Dëshmori REFAT  SKERMO , ”matrazovi shqiptar”, rënë heroikisht në Malin e Thatë, Korçë , shtator1944.që me gjoksin e tij bllokon mitrolozët e bunkerit nazit gjerman.

-Tashmë dihen nga historia e luftrave të popullit tonë për liri, pavarsi , clirim dhe demokraci, e cila është shkruar me gjak, nga bijtë e bijat më të mira të Atdheut që kanë flijuar për Liri.

Sic njihen heronjte legjendare jane te shumte , qe nga Mic Sokoli, Selam Musai, Vojo Kushi e shumë te tjere.Por pak njihen e jane vleresuar figura te tjera historike , deshmore , aktet e tyre heroike te vetflijimt per liri, per Clirimin e Shqiperis sic permenda më sipër dy deshmoret e fshatit Poloske , Devoll.

Po i citoj vetëm si fakte dhe emra, per vepren e tyre aktin heroik sublim, pa bere portrete dhe biografine e tyre , pasi eshte folur nga deshmitaret okulare dhe eshte shkruar me gjate ne gazeta ne shtypin komunist te kohes, si dhe ne librat ‘Yje te pashuar” te shkrimatrit ushtarak, ish partizan bashkeluftetar, President i Veterane te Shqipersi, i pavdekshim  bashkefashatri Ylli Poloska si dhe nga shkrimtari epokal i diteve te sotme Kosta Nake, Bilisht , ne librat “Visaret e Poloskes”.Gjithashtu dhe nga une ne radiodramatizime ne Radio-Korca dhe ne Radio -Tirana, dhe me plote , jeten e vepren e tyre heroike ne librat e mij ‘Devoll-Shqiperi “-1 dhe 2.

Por asnjehere nuk eshte marre ne konsiderate, poropzimi per t’u shpallur zyrtarisht ‘Heronj te Popullit” si nga qeverite e sistemi komunist, aq me keq, nga qeverite e sotme demokratike, te cilat kane hedhur balte e kane mbajtur ne eresire historine e  Luftes Antifshiste Clirimtare kunder pushtuesve okupatore fashisto-naziste. deri ne mohim te hapur.

Mbase nuk eshte vone, te merret ne konsiderta vepra e tyre heroike, ashtu si qindra dhe mijrave deshmore te tjere qe derdhen gjakun  per  Clirimin e Shqiperise.

Per keta “dy heronj “te pashpallur, me mire se kushdo, me fliste shpesh e me tregonte si deshmitar okular babai im, i pavdekshmi Mehmet Kalana , ish partizan dhe basheluftetar se bashku me ta , ne Baratlonet dhe Brigadat Partizne.

I-Me REFAT SKERMO ”matrazovin”shqiptar,  ishin kusherinj dhe moshatare, djem hallo dhe bashkeluftetar ne batalionin partizan“Fuat Babai “ne Devoll.Refati ishte trim i madh dhe mitralier .Ai me mitrolozin e tij te lehte ne dore, ishte i pari ne cdo sulm.Me mitrolozin e tij dhe me dy granata ne dore, bllokoi mitrolozet e bukerit gjerman, qe kishin zene prit ne qafen e Zvesdes ne Malin e Thate qe mbanin te pushtuar rrugen e krahines Liqeni e Prespes se Madhe. Fatkeqesisht as nuk u ngrit asnje lapidar per kete ngjarje dhe lufte heroiike , me vjen tur, qe po e them, pasi ata luftuan trup me trup me nazisitet gjermane per clirimin e krahaines te Prespes.E vetma shenje, gjurme qe ka mbetur eshte edhe sot, anash ruges ne qafen e Zvesdes  , eshte akoma ish bubkeri gjerman, qe eshte rikonstruktuar nga bunkeret e komunizmit.Sa here qe kam kam kaluar  andej , kam ndaluar dhe kam vene nga nje tufe me lulemali, si amanet te babait , per kusheririn  bashkeluftetarin e pavdekshem, deshmori Refat Skermo , ”matrazovi”shqiptar, nje epitet, nje akt i ngjashen me “matrazovin”mitralerin  rus, te ushtrise se kuqe, ne betejen e Stalingradit ndaj ushtrise hitleriane, liber dhe film i asaj kohe, nje hero i vertete, i panjohur.

II- Deshmori VANGJEL  PALLOJ, Heroi legjendar i Gurit te Kamjes, Pogradec, partizani i Brigades I Sulmuese , komandat Kompanie ne betejat e pergjakshme te Gurit te Kamjes, ne Pogradec.Per aktin e heroik, me ka folur babai, pasi e njhte nga afer ishin shoke moshatar rinie, , por me shume na ka teguar deshmitari  okular i betejes te pergjakshme partizne Brig.I.S., te Gurit te Kamjes , shkrimtari ushtarak, Ylli Poloska, autori i vellimeve “Yje te Pashuar”, ish President i Veteranve te Shqiperise.(kujtoj se Ylli Poloska shok e bashkeluftetar , partizane me babane tim, ne Bat .“Fuat Babani”, ishin bashkevuajtes, te deuar me vdekje ne burgun, kampin famekeq te italise fashiste ne Porto Romano Durres(1942-shtator 1944).)

Ylli Poloska duke qene se ishte deshmitar, luftetar ne ate beteje te Gurit te Kamjes , ai na pershkroin si ne fim betejen, dhe aktin heroik te trimit te Poloskes, , te bashkefshatarit te tij, deshmorin Vangjel Palloj.”trim devolli”sic e therrisni partizanetnje Hero legjendar i pashpallur.,

-Kur ishim mesuese vullnetar ne Moker te Pogradecit, me kolgun tim te pavdekshem dhe me vone kunati yne , Andrea Palloj, sa qe shkonim e vinim nga Korça per ne Pogradec, sa kalonim luginen e Ceraves per t’u ngjitur ne qafene  Plloces apo anasjelltas do kthenim koken, andej te shikonim Gurin e Kamjes, nje gur madheshtor qe prekte qiellin, nje lapidari gjalle natyre i luftraveve per liri ne shekuj.

-Ja atje ne Gurin e Kamije, dukej dukshem ne horizont nga gjithe anet, ka rene deshmor, xhaxhai im , -thoshte me mburje e krenari Andrea, nipi i tij..Dhe si per cudi ai ngjiste shume xhaxhait  deshmor, ne fizik e ne intelekt, aq sa thonin deshmitaret okulare se Andrea ishte kopje e Vagjel Palloit, heroit legjendar te Gurit te Kamjes.

...Por me mbreselenese  ishte vajtja ne vendngjarje , ne Gurin e Kamjes , nje ender deshire qe e beme te mundur bashke me Andrean , per te vendosur nje buqete me lule tek lapidari i ngritur enkas per deshmorete asaj beteje.Ashtu beme, qe heret ne mengjes  dolem nga qyteti i Pogradecit per te shkuar ne qafen e Plloces.Aty hipem ne nje kamion te tipit “zis”  qe merte dru aty afer fshatiti Osant.Pastaj beme nje rruge gjysem ore me kembe derisa arritem poshte Gur itre Kamjes, nje shkemb gjgand si anije, qe fluturonte ne qiell.U magjepsen per masheshtine e tij , nje pamje e pa imagjinueshem nga larg., nje shkemb i madh si nje ortek debore maje malit qe binte nga qielli, Pasi e soditem rreth e qark., shkuam tel lapidari dhe e sperkaten me uje siapas zakonit pastaj vendosem te dy nga nje buqete me lule te mbledhura ne kembet e Gurit shekullor (kam shkruar gjate nelibrat emij)T

-Sa here qe kalojme andej rruges per ne Korçe, kur udhetojne me familjeni u themi femijeve, mbesave dhe niperve

-Ja shikoni atje larg , aty kemi shkuar , eshte Guri i Kamjes aty ka rene heroikisht, xhaxhia i Andreas , deshmori Vangjel Palloj.Heroi legjendar qe vuri gjoksin e tij , si buqete lulegjaku per liri , per Clirimin e Shqiperise nga okupatoret pushtuesit hitleriane gjermane.

...Ja cfare shkruan Historia per Betejat partizane te Brig.I.te Gurit te Kamjes, dhjetor 1943:

-“Në mëngjes (është dimër dhe malet e kodrat janë veshur me borë)me 14 dhjetor 1943,  grupe  ushtarësh gjermanë   u hodhën në sulm për të zënë me çdo kusht latësitë e Kamjes, ku “luftimet u zhvilluan trup me trup. Dhjetra nazistë dhe tradhëtarë gjetën vdekjen në këtë përleshje të përgjakshme” ( Historia e Luftës ANÇL.V.3 f 497).Duke zotëruar Gurin e Kamjes dhe  lartësitë dominuese djathtas e majtas, grupimi operativ i forcave partizane te Brig.I S, me Batalioni “Shqiponja” në krahun e djathtë nga Guri i Kamjes në lartësitë e bregut të Prenishtit )rreth  orës 14.00 të datës 14 dhjetor, hidhen  në sulm për herë të tretë. Por kur dolën në vendin me drurë të rrallë, sulmi i mëtejshëm i forcave partizane u ndal përballë zjarrit të  pandërprerë të forcave gjermano-nazoste.

Pikërisht në këtë moment, në sulm luftuan heroikishi dhe  vritet Elez Braha nga Kukesi , nënkomandant i batalionit “Shqiponja”dhe komandanti i kompanise I, Bat II, , mitralieri trim devolli , Vangjel Palloj, i cili cau rrethimin dhe me trupin e tij bllokon nje mitroloz gjerman . Në këto luftime u vranë dhe 5 partizanë. Por edhe armikut kjo i kushtoi  rreth disa herë më shume të vrarë e mjaft të plagosur. Pas Çlirimit, aty pranë Gurit të Kamjes u ngrit një lapidar që kujton rënjen heroike te 6 dëshmorëve  të te Brig.I S.”Historia e Luftes ANCL.V.3.f.498)

-Por fatkeqesisht dhe mister është prishja dhe zhdukja e lapidarit të deshmoreve partizane të betejes legjendare dhjetor 1944, brenda natës, në vitet e para te demokrcise , ç’bëhet kështu, me gjakun e rëne për Liri?!( se përballe vendit të ish lapidarit, per ironi të fatit, ngrihet madheshtor  përmedorja e ngritjes te flamuirt te Pavaresise në Gurin e Kamjes në zonen e Gores e të Mokrës, më 1912, bukuri dhe ndrimi i merituar).

-Historia nuk mbaron ketu, historia vonon por kurrë nuk harron, partizanet , deshmoret dhe heronjte , vepra akti i tyre heroik, gjaku i luftes per liri do te mbeten ne zemrat tona bres pas bresi te pavdekshem, ashtu dhe “matrazovi shqiptar” deshmori Refat Skermo  dhe deshmori Vangjel Palloj i Gurit te Kamjes, Heronj legjendare, të pashpallur zyrtarisht por të paharuar historikisht.

-P.S, -Për më shumë mund të shihni në youtube videot e gazetarit të shquar, Marin Mema, për “thesarët”e Gurin e Kamjes , Pogradec

@ Luan Kalana, SHBA.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora