Mendime
Eshref Ymeri: Arkeologu Polak, Ja sekreti pse Europa nuk e pranon Shqiperine ne BE
E hene, 06.09.2021, 05:50 PM
Arkeologu Polak drodhi gjithe botën me këtë sekret!
Ja sekreti pse Europa
nuk e pranon Shqiperine ne BE…
Faqja e internetit News88
admin
September 4, 2021
Një arkeolog polak me emrin Pjoter
Dicek, një nga më të mirët e Europës, thotë: Në studimet e shumë Albanologëve
Europianë e Amerikanë del se Gjuha Shqipe është ndër më të vjetrat në botë dhe
më e vjetra e Europës.
Populli shqiptar është diku tek 20
milionë banorë në gjithë botën, dhe kjo nuk mund të pranohet kurrë nga BE. Në
qoftë se Shqipëria hyn në BE, ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim mbi 50
miliardë euro nga të gjitha shtetet që e kanë dëmtuar dhe këtë SHBA e di,
gjithashtu dhe motivi që e futi në NATO. Në qoftë se Shqipëria hyn në BE, shumë shtete jo vetëm
duhet të ndërrojnë historinë, por do fillojnë të copëtohen.
Shqipëria është një komb me popullsi
në mbi 5 vende të rajonit dhe detyrimisht harta demografike do të ndryshohet,
kjo rrezikon vetë shpërbërjen e BE. Duke patur popullsinë në moshë më të re në
Europë 35-42 vjeç dhe krahun e punës së lirë, në një kohë 20 vjet gati 50% e
gjithë industrisë Europiane transferohet në Shqipëri duke rezikuar vetë punën
dhe si rrjedhojë do të ketë tensione në BE.
KonkIuzioni: me hyrjen e Shqipërisè nè BE bien historitë
e gënjeshtërta, ndërron popuIIsia në 20 miIionë, bien shtete faIIco dhe detyrimisht
rrezikohet BE, këto janè motivet.
Kush është Pjoter Dicek?
Është një nga arkeologët më të mirë
në Europë ku ka mbaruar arkeologjinë në Varshavë, specializim në Rusi, masterin
në Hamburg dhe pjesëmarrës në gërmimet e Bosnjës ku dolën piramidat Ilire.
-------------------------
Shënimi im:
Këtë informacion me rëndësi të
jashtëzakonshme, të botuar fillimisht në faqen e internetit “BM”, 26 korrik
2021, me titull Pjoter Dicek: “Pse Shqipërinë
nuk e duan Europianët në BE?!”, ma dërgoi sot nga Tirana miku im,
inxhinieri Frederik Ruço, intelektual i njohur i formatit nacionalist.
Normalisht, Presidentit Ilir Meta i takon nderi ta ftojë arkeologun e shquar
Pjoter Dicek për një vizitë në vendin tonë dhe ta dekorojë me medaljen më të
lartë “Nderi i Kombit”, për të katër të vërtetat e shenjtëruara që ia ka
thënë Evropës troç.
Prof.dr. Eshref Ymeri
San Diego, Kaliforni
06 shtator 2021