Kulturë
Dedë Preqi: Anjeza - Nëna e përjetshme
E diele, 05.09.2021, 10:25 AM
Dedë Preqi
ANJEZA NËNA E PËRJETSHME
(Nënë
Trezës, në përvjetorin e shenjtërimit)
Nuk
e zgjodhe jetën, por e gatshme t’a sfidoje
Sikur
ajo të respektohet në retrospektivë
Të
vuash për t’a dashuruar vuajtjen dhe llojin e saj.
Shpesh
i thoje vetës, pse o zot, jam e pa « zonja »
Po
më vyshkën në dorë këto lule të njoma,
Me
dorën e vokët u përgëdhele faqet e purpurta
Ndërsa
po e bënin vajimin e fundit…
Sa
e rëndë dhe komplekse bëhët jeta
E
vjelur dhe zhveshur pa dashurinë e saj,
Ajo
shtypet e ndrydhet nga peshat e veta
Sikur
nuk ekzistojnë zgjidhje të thjeshta.
Nënë
e përjetshme e sfidave më të rënda
Edhe
pse nganjëherë me ndjenjën e pafuqisë,
Për
ta ndryshuar kahen e shekullit përbindësh
Në
zemrat e njerëzimit mbolle filizin e dashurisë.
ËSHTË APO NUK ËSHTË E
ARRITUR
Është
apo nuk është diçka e arritshme
Në
historinë e këtij njerëzimi darvian
Me
bilet kthyese shkon turist në hënë.
Dhe
çfarë vjen kjo formë e jetës digjitale
Që
me një shpejtësi marramendëse
Të
krijojmë një kulturë arti dhe pune
Që
të punojmë edhe nga shtëpia e jonë.
Sëcili
do të fliste me vetëvetën pa zë
I
planifikon veprimet e veta në heshtje,
E
konsilidon kujtesën e informacioneve
Në
një mënyrë duke sajuar vetëm një «thuthuq».
Shpesh
i flet vetëvetës në monolog handikep
I
shpalos mendimet në ç’dreq bote vërdallë,
Në
një mënyrë i thotë vetës «rabot» i përsosur.
Por,
a ia vlenë që edhe fëmijët e parakopshtit
Të
ngopën me orë të tëra me lodra digjitale
Ka
mbetë ti ndërrojnë vetëm edhe bythecët
Që
as « dadoja » mos të intervenojë fare.