Mendime
Florim Zeqa: “Guximtarët” jo legal synojnë t’ia dhurojnë LVV-së edhe pushtetin lokal!
E diele, 05.09.2021, 11:04 AM
“Guximtarët” jo legal synojnë t’ia dhurojnë LVV-së edhe pushtetin lokal!
Shkruan:
Florim Zeqa
Mbase
është hera e parë në Kosovën e pasluftës që kemi në pushtet një subjekt
(“Guxo”) jo legal dhe një presidente si produkt i këtij jo legaliteti! Në dukje
të parë është paradoks, por në fakt është mashtrimi më i madh që iu ka ndodhur
qytetarëve të etshëm për ndryshime substanciale dhe përmbajtësore në vendin
tonë!
Protagonistët e
mashtrimit
Thirrja
në projektin (slloganin) politik “Guxo”), dhe futja në listën zgjedhore të një
subjekti tjetër politik (LVV), përveq frikës së kalimit të pragut zgjedhor, e
shpërfaqi mashtrimin e madh dhe tradhëtinë epokale që i bënë elektoratit besnik
rugovian.
Tashmë
po shihet qartë se protagonistët e mashtrimit; Vjosa Osmani (presidente e
kontrabanduar në Kuvendin e Kosovës), Donika Gërvalla (zv.kryeministre e parë
dhe ministre e punëve të jashtme, Haxhi Avdyli (deputet), Faton Peci (ministër
i bujqësisë), Jeta Statovci (deputete) e sa të tjerë, përveqse nuk bënë gjë të
mirë për vendin, i mundësuan marrjen e pushtetit një subjekti anarkist, pa të
cilët Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’ia arrinte aq lehtë qëllimit politik!
Protagonistët
e mashtrimit të elektoratit rugovian apo misionarët e forcimit të Vetëvendosjes
nuk do të ndalen më kaq! Ata janë të vendosur që LVV-së t’ia mundësojnë edhe
marrjen e pushtetit lokal, duke i mbështetur kandidatët e saj për kryetarë në
të gjitha komunat e Kosovës.
Sikur
të mos shkonte çdo gjë në të mirën e LVV-së, këta të fundit nuk do t’i lenin
hapësirë veprimi një projekti ilegal politik brenda saj.
E
bindur se ilegalët e shkrirë në listën e saj nuk paraqesin kurrfarë rreziku për
LVV-në, kjo e fundit nuk iu dha mbështetje morale dhe as financiare për
legalizimin e projektit politik “Guxo”!
Mosfinalizimi
i projektit politik dhe mosregjistrimi i “Guxo” si subjekt i organizuar politik
në KQZ, e dëshmon paaftësinë dhe mungesën e guximit politik, e cila përveqse
nuk e ndihmon procesin e ndryshimit politik, e ndihmon vetëm mitizimin e Albin
Kurtit si liderë reformator, antipodin e shtetit të Kosovës, ndryshimit dhe
reformave politike në vendin tonë.
Projektuesit
e subjektit pa emër, vetëm nën maskën e slloganit “Guxo” u kënaqën vetëm me
marrjen e një cope pushteti (presidencën) dhe pak ministri, duke e harruar në
tërësi premtimin dyvjeçar për formimin e subjektit të ri “rugovian” dhe të
ardhmen e qytetarëve të vendit në veçanti. Duke qenë se Lëvizja Vetëvendosje ka
mungesë të theksuar të kuadrave me kredibilitet politik, prezenca në listën e
saj të ish kuadrave të LDK-së, i mundëson stabilitet dhe ngritje të lehtë
politike edhe në zgjedhjet lokale.
Pa
legalizimin e listës “Guxo”, gjegjësisht pa regjistrimin si subjekt politik dhe
pa marrjen e besimit përmes një procesi të rregullt zgjedhor dhe demokratik,
projekti “Guxo”, jo vetëm që nuk është në rrugë të vetëkrijimit dhe
tranzicionit politik në vend, është dhe mbetet projekt fantazmë në shërbim të
Lëvizjes Vetëvendosje dhe mitizimit të Albin Kurtit si liderë “reformatorë”.
Huqja e madhe një
kryetari të vogël
Kryetariri
i ri i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, duke qenë pjesë e së njëjtës klasë politike
(sorosiane) me Vjosa Osmanin, gabimin dhe dëmin që i bëri LDK-së duke i
siguruar kuorumin në Kuvend zonjes me kostum të “kuq” për t’u bërë presidente
nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që në start e ka humbur rastin për t’u
kthyer në liderë të këtij subjekti politik, pa u siguruar nga zonja e “kuqe” që
votat e elektoratit rugovian do të kthehen në LDK!
Shëmbulli i një
deputeti, shpresë për ndryshim të standardit politik
Duhet
përshendetur reagimin e deputetit brenda listës LVV (“Guxo”), z. Burim Karameta
për guximin intelektual dhe besnikërinë prej deputeti për kritikat me vend ndaj
ministrit të shëndetësisë, z. Arben Vitia, për neglizhencën në shpërndarjen e
vaksinave, të cilat kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në shpërndarjen me shpejtësi
të variantit “Delta” të Covid-19-it, pasojë e të cilave janë rritjet enorme të
vdekjeve nga pandemia në Kosovë.
Kosova
ka nevojë për deputet që e ndryshojnë standardin politik kur ai është në rrugën
e gabuar, që e kanë guximin t’i thonë të “zezës e zezë, pavarësisht konseguencave
politike, e jo të servilëve politik që zbatojnë agjenda partiake në parlament.
Për
projektin “Guxo” mund të flitet vetëm atëherë kur të jenë marrë veprimet
juridike për formimin dhe regjistrimin si subjekt politik në KQZ. Deri atëherë
kemi të bëjmë vetëm me një subjekt politik të quajtur LVV, pjesë e të cilit
janë Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Haxhi Avdyli, Faton Peci, Jeta Statovci apo
edhe Burim Karameta!
Deri
në projektin e bërjes subjekt në kuptimin juridik dhe fizik, lista “Guxo”,
përveqse fantazmë, paraqet pasiguri, frikë dhe mashtrim për qytetarët e
Kosovës. Nuk mund të jetë ndryshe, kur nismëtarët (ja) e këtij projekti
dështuan për dy vjet në formimin e subjektit të tyre politik.
Krushqit e
"dardanes" kanë marr ngjyrë të kuqe!
Siq
dihet, zonja Vjosa Osmani e kishte joshë një pjesë të konsiderueshme të
elektoratit rugovian të LDK-së me premtimin (mashtrimin) për formimin e partisë
së saj, ndryshe aq lehtë nuk do të shkonin votat e elektoratit rugovian në LVV!
Vjosa
Osmani këtë e bëri për interesat e saj personale e jo të shtetit të Kosovës,
duke i dhënë kështu goditjen më të rëndë ish subjektit politik në historikun 31
vjeçar!
Mosformimi
i subjektit të ri politik nga “guximtarët”, është tregues, se nisma “Guxo” edhe
në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 do t’i mbështes kandidatët e LVV-së për kryetarë
nëpër të gjitha komunat, duke u kënaqur me kandidaturat për asambleistë nga
lista e Lëvizjes Vetëvendosje.
Thënë
ndryshe, kësaj i thonë tretje (proces kimik) apo shkrirje (proces natyral) i
nismës “Guxo” në LVV.
Alternativa e re,
imperativ i ngutshëm kohor
Me
vendosmëri dhe guxim do ta vazhdojë tutje misionion tim jetësorë për krijimin e
një alternative të re politike, e cila do t’ua kthejë shpresën dhe besimin e
qytetarëve për jetë dinjitoze në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës.
Alternativa e re politike do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të ndershëm,
do të jetë derë e hapur për të gjitha vlerat njerëzore dhe kombëtare,
intelektuale dhe profesionale që e duan me shpirtë dhe zemër atdheun e tyre.
I
mirëpres të gjithë ata që janë të gatshëm të rreshtohen vullnetarisht në
alternativen e re politike për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, pa llogaritur
në interesa apo privilegje personale!
Krijimi
i alternativës së re politike është imperativ i ngutshëm kohorë dhe e vetmja
mundësi që ta shpëtojmë vendin nga mashtruesit politik dhe uzurpatorët e
shtetit në përgjithësi. Vetëm alternativa e re politike do ta nxjerrë Kosovën
nga varfëria dhe do ta shpëtojë nga zhbërja fizike si shtet i pavarur dhe
demokratik.
Sa
më parë ta çlirojmë Kosovën nga përbindëshat dhe mashtruesit politik, aq më e
afërt do të jetë dita e ndryshimeve pozitive në vendin tonë. Zgjatja e jetës
kësaj klase politike do të thotë vdekje e ardhmërisë së shumë gjeneratave në
Kosovë.
Përderisa
të sundohemi nga kusarët dhe mashtruesit politikë, vendi nuk do të zhvillohet,
qytetarët do të varfërohen, Kosova do të zbrazet nga popullata e saj, ndërsa
vendet e tyre do t’i zënë refugjatët nga vendet e treta dhe kolonët serb!