Kulturë
Tahir Bezhani: Libër emblematik në poezinë shqipe
E diele, 29.08.2021, 06:32 PM
Libër emblematik në poezinë shqipe
REFLEKSIONI I DHIMBJES
DHE DASHURISË THËNË ME FORCEN E ZEMRËS, PREZANTON MADHËSHTINË E
INDIVIDUALITETIT KRIJUES TË SEJDI BERISHËS
Sejdi
Berisha: “Lotët e Posedionit”, poezi, botoi “Club Kultura”-Pejë, 2021
“
Kur vdesin njerëz, e di ku janë
Por
nuk e di ku shkojnë”
(Sejdi Berisha)
Nga
Tahir Bezhani
Kur
lexuesi ka para vetes cilëndo vepër të poetit Sejdi Berisha, besoj se është i
vetëdijshëm për figurën madhore e
emblematike të një krijuesi me përmasa gjithëkombëtare, i cili, deri me tani,
letërsisë sonë ia ka dhuruar mbi dyzet
tituj librash, në të gjitha gjinitë letrare: poezi, prozë, publicistikë, dramë,
eseistikë, kritikë letrare etj, ku penda e tij, përherë është pritur e adhuruar
nga lexues shqipfolës kudo në hapësirën tonë gjeografike.Pos krijimtarisë,
z.Sejdi Berisha, gjatë karrierës së tij të gjatë, ka qenë i përzgjedhuri i
shumë krijuesve të rinj letrar si redaktor apo recensent librash, ku
vetëdijshëm e ballëlartës, ka afirmuar penda të reja e cilësore kudo në
hapësirat tona. Për çiltërsinë e tij redaktuese dhe recensat,kurrë nuk i kanë
munguar falënderimet nga autorët të rinj.
Poeti
Berisha, falë cilësisë së vargut, është i
përkthyer edhe në disa gjuhë si në greqisht ,anglisht etj. Komunikimi
edhe në gjuhët tjera të botës, na bind akoma më tepër për vlerën e këtij poeti
brilant.
Vepra
më e re poetike e z. Sejdi Berisha,”Lotët e Poseidonit”,botuar para ca kohësh,
ka gjetur shtrirje te masat e gjëra lexuesish kudo dhe se avancimet krijuese e
cilësore në artin poetik të pendës së Berishës, na bëjnë krenarë që në mesin
tonë kemi një poet me një potencial të pashtershëm krijues, anise në moshë të
shtyrë, tani duket në pikën e zenitit krijues.Emërtimi i veprës poetike” Lotët
e Posedionit” nga autori Berisha, bart një simbolikë domethënëse në brendinë e
kuptimit, për faktin se Berisha, jo rastësisht rikthehet në mitin
grek,pikërisht Posedionit,Zotit të detit,tredhëmbëshit, duke aluduar në një
mbinjeri analogjik, që ka zotësinë e ndalimit të këqijave ndaj njerëzimit, e
këtij populli. Këtë mund ta bëjë vetëm një Posedion i mitologjisë greke,sipas
veprën e z. Sejdi Berisha. Një sinjifikativë e kohës....
Duke
lexuar poezitë nga libri më i ri ,”Lotët e Poseidonit”,të z, Berisha, që në
fillim, ndeshemi me “aortën e zemrës së rebeluar” ku rebelimi poetik përplaset
valëve të lumit për të thënë fjalët që
fshehen thellë në pellgun e zemrës së njeriut poet ,ku dhimbja, dashuria,
liria, harta gjeografike, varret,lotët,
bukuritë e natyrës, burojnë nga
madhështia e shpirtit te begatuar me plot fisnikëri njerëzore e krijuese.
Shprushja nëpër kohë apo zierja në tema të tilla madhore, e bëjnë poetin pjesë
të pandashme njerëzore, të dashur, të adhuruar dhe të kërkuar përherë, në
secilën kohë....
Duke
filluar që nga poema “Peja, dhembja dhe krenaria ime....”në faqen e parë të
librit në fjalë,lexuesi has në një kronikan poetik, ku penda e tij hallakat çdo
gjymtyrë të jetës së njeriut brenda këtij qytetit historik e krenarë, duke ia
përshkruar (në vargje) të gjitha plagët, vuajtjet, varret, lotët, qëndresën, përjetimet dhe tmerret që falë
jeta, por edhe krenarinë e vlera tjera
të pasosura. Duke u ndier i magjepsur dhe emocionalisht i ndikuar nga vlerat e
qytetit ku u rrit dhe u afirmua si njeri e krijues, duke ndier dashurinë ndaj
Pejës së dashur, poeti Berisha, na shkruan vargje skajshmërisht të ndjeshme :
“Pejë/Nata
në ty është e gjatë/e Dita shumë e shkurtër/Se ti nuk e duron gjumin e
parehatshëm/Por nuk e duron as heshtjen/Kurrë nuk ke qenë memece....”
Poeti
Berisha ka dëshmuar gjithmonë vetën e tij si pjesë e pandashme e momenteve të
rënda kur qytetarët janë goditur nga ndonjë e pamirë e cilësdo natyre. Lëngata
e stërzgjatur pandemie, korona virusi
19,i cili mori shumë jetë në tërë botën, por
edhe në vendin tonë, duke sjellë një trishtim e frikë për jetën,duke u
izoluar dhunshëm gjithë njerëzit e
botës,poeti i përjetimeve të thella,shkruan:
“Qetësohu
të lutem e ta bëjmë lumturinë e re” shkruan: ” ...Por unë dhe Ti/Ta bëjmë
lumturinë e re/Qetësohu të lutem/Se nuk ka as arkivole për të vdekur/As gurra
për lotët e pashterur....”
Sa
e thellë është ndjeshmëria e poetit Berisha, çfarë peshe bart brenda shpirtit
njerëzor e njerëzores si tërësi,në këto vargje emblematike për kohën. Penda e
poetit kurdoherë është vërejtur e ngjyer
në dhimbjen e njeriut, të popullit që i takon. Dhe, kjo është një nga vlerat
fondamentale për një krijues bashkohorë
i cili synon të mbërrijë majat e lartësive në art. Nuk ka madhështi atje
ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë, thotë Tolstoi i madh. Si rrjedhim
apo botëkuptimi kësaj fraze të cekur, nuk mund të ikim një karakteristike me
elemente migjeniane që z. Berisha e ndjen dhe e thekson fuqishëm në poezitë e
tij brenda këtij libri e jo vetëm. Duke u ndjerë i uritur me të uriturin, duke
derdhë lotin për lotin e dhimbjes, vetëm sa bëhet madhështor e i ngjizur në
shpirtin njerëzor,duke u ndier pjesë e secilës brengosje, por edhe secilit
gëzim në raste gëzimesh. Zaten kjo është “barra” që poetët e mbajnë në kurrizin e intelektit krijues. I tillë
reflektohet poeti Berisha edhe tek poezia “Fytyra e saj i ngjante një
qershize....”.Lexojmë:
”
Janë këto vargje/Jo se i desha unë/Por m’u imponuan në këtë shekull mjeran/Një
vajzë filiz/Me rroba zdralë/Edhe të leckosura/Përskaj qebaptores kaloi/Në xhame
hante mish dhe qebapë /Që piqeshin në skarë/ Nuk ia ç’kapa shikimin/Se më
dhëmbë diçka...”
Mendoj
se filozofia dhe pesha poetike e vargut berishian, duke ndier e përjetuar
aspekte migjeniane edhe në këtë fillim shekulli, merr dimensionin e një
krijuesi të përmasës elitare në shkallë
vendi e jo vetëm. Me preferenca të tilla poetike, duke përfshi
tërësinë e librit, me një përkushtim të thellë emocional, poeti është pjesë e
pandashme e popullit të tij, duke u
thërrmuar thërrmimeve të përbashkëta, kudo e kurdoherë, si mishi me ashtin.
Këtë mënyrë të përjetuarit të gjërave në hapësirën shoqërore, do e quaj si një
a version psikologjik, i cili z. Berisha e përcjellë në gjithë krijimtarinë
letrare, si në prozë e poezi.
Vetëm
të kujtojmë romanin autobiografik, “Njeriu pa vendlindje”, nga i cili
kuptojmë gjithëpeshën e jetës së një
njeriu,suptilitetin e tij shpirtëror, krijues e njerëzor...
VETMIA SI REFLEKSION
POETIK E FIKLOZOFIK NE POEZINË E SEJDI
BERISHËS
-Ose si do të
interpretohet nga lexuesi fenomeni i vetmisë apo i heshtjes në poezinë e Sejdi
Berishës?....
Vetmia
si konotacion në vargun poetik, te secili poet ka kuptimin e veçantë. Mendoj se edhe tek poezia e poetit
Sejdi Berisha, vetmia ka kuptimin shumëdimensional, ku brendësia shpirtërore e
autorit shpesh gjendet në “ngushticën” e një intimiteti personal, shtrënguar në
rrethana të rënduara të durimit apo mos durimit, për të shprehur apo heshtur
ndaj një ngjarje apo fenomeni. Mendoj se edhe poeti Sejdi Berisha,i gjendur shpesh në rrethana të
këtyre “ngushticave” të jetës, mik i bëhet vetmia, me të cilën dialogon:
”
nëse dikush troket/Me sytë e kujtimeve/ Mos e hap derën/ Derisa pritja të bëhet
qelës....”
Pra,vërejmë
një situatë të dukshme psikologjike e imagjinatave të poetit kur durimi
dëshiron hapësirë veprimi, e do kohën....(Poezia “Mos e hap atë derë....”).
Jo
gjithmonë, poeti nuk gjendet i vetmuar në heshtje e pa derdalje . Berisha nuk
është poet që i “shërben” pesimizmit, por ka një tharm brenda si revoltë që
thërret lirinë, dashurinë, mirësinë në shërbim të njerëzores. Këtë e kuptojmë
më së miri tek poezia ”Nganjëherë...(ose unë e vetëmia)”,ku lexojmë:
”Muzgu
ma zë frymën/Si fjala që nuk kapërdihet/E nata fle mbi mua/Me atë dihatjen e
tokës ”, pastaj; ” Në ag/lind diçka si shpresë/por që e thërret vetminë /Si i
robëruari i lirisë.
I
tër opusi poetik i z. Sejdi
Berisha, shprehur në disa vepra, fjala
vetmi fërkohet kudo si sintagmë domethënëse për rastet dhe momentet gjithëpërfshirëse, e posaçërisht therë anemiken shoqërore-politike, nga e cila
mbarten fajet kryesore deri tek klasa e ulët e shtresës njerëzore, ku poeti
Berisha përherë është pjesë e pandashme e saj. Kjo trajtesë(vetmia) nuk është
vetëm tek libri “ Lotët e Posedionit”,kur e dimë se poeti ka një libër me titull” Kaq shumë vetmi” ,botuar ne vitin
2007. Aty e lexojmë Berishen akoma më të
përfshirë në situata vetmie e dhimbje të
paparë,si arsye e daljes nga një luftë e
përgjakshme, nga një rrugëtim nga skëterra deri te liria.
Në
poezinë “Vetëm e pa shokë” nga libri “Kaq shumë vetmi” padyshim se vërehet
dhimbja për njerëzit që kanë humbur jetë, andaj i përdëllesur ç’ fryhet në vargje:”
Ecën,ecën..../Unë vetëm e pa shokë/Sa lumturi /Kam shumë miq/Një ordi”. Ka
momente kur poetit i vjen frymëzimi si ngërç,atëherë plas vargu plot dhimbje në vetmi. Në poezinë “Nuk e di pse kështu,”(“Kaq shumë
vemi”), takojmë frekuencën e tensionit të lartë kur poeti shtrydhë lëngun e
shpirtit me tërë fuqinë e mendjes. Lexojmë këtë mrekulli:” Ka kohë/Që nuk kam
shkruar/ Asnjë fjalë/Posa mbështes në
letër/Më digjet mendimi/Flakë bëhet letra/ Atëherë udhëtimi çmendet”
Janë
këto vargje emblematike të kësaj natyre në poezinë e poetit Sejdi Berisha, të
cilat për lexuesin e mirëfilltë janë perla poetike.Si për kujtesë, dua të ceki
se pejsazhi-natyra, bukuritë e
vendit, bjeshkët, lumenjtë, arat e të
bukës, livadhet, reliefët malore etj. Këto përmbajnë ciklin e posaçëm të artit berishian,
i cili si një rilindas i mrekulluar, krijon dashuri për atdheun, në vend të
ikjes..
Poezia
e z. Sejdi Berisha, mbetet një rrugëtim
i hapur studimi për gjeneratat e reja, nga lexues të devotshëm të artit poetik,
të cilët mund të gjejnë kurdoherë atë vargun emblematik për të cilin mund të
thuhen e të shkruhen edhe libra. Tek e fundit, kënaqësia e leximit të vargut
berishian, mbetet gjithmonë kënaqësi në shpirte e zemër, kujtesë e artit
poetik.
Gjakovë, gusht, 2021