Kulturë
Një letër nga Viron Kona
E premte, 13.08.2021, 10:02 PM
I dashur miku im Zeqir Lushaj!
Duke të uruar shumë shëndet dhe mbarësi në
gjithçka, po të shkruaj disa opinione rreth librit “Gruaja fisnike Sabrie
Lushaj”, të përgatitur nga Dr. Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj).
Libri
është respekt dhe nderim për bashkëshorten tënde të shtrenjtë Sabrien, të cilës
i qëndrove pranë me shumë dashuri, dhembshuri e përkushtim gjer në fund të
jetës. Këtë nderim, libri e krijon që në parathënien e shkruar nga Dr.
Gjekmarkaj, e cila me fjalë të ngrohta portretizon Sabrien tënde zemërbukur, si
dhe tërë familjen Lushaj, që i ka ofruar Sabries aq shumë kujdes, dashuri e
përkushtim, ashtu sikurse vet Sabria ia
ka ofruar familjes po atë kujdes, dashuri e përkushtim, por dhjetëfish e
më shumë.
Do
ta krahasoja këtë libër me një tufë trëndafilash të freskët nderimi për njeriun
tuaj më të dashur, fisnik e të shtrenjtë, Sabrien, që nuk e keni më pranë
fizikisht, por e keni të shenjtë dhe të paharruar në zemrat tuaja.
I
gjithë libri është njëherazi edhe shprehje respekti për të gjithë ata njerëz të
mirë, miq, shokë dhe kolegë, që duke dashur të të qëndrojnë pranë në dhembjen
tënde, të shprehin ngushëllimet e tyre
të sinqerta për ndarjen shumë shpejt nga jeta të Sabries. Tekstet ngushëlluese
janë të shkruara thjesht, por me shpirt e me zemër. Ato shprehin vlerësime,
opinione, konsiderata për të ndjerën Sabrie, për tërë familjen Lushaj, kujtojnë
çaste nga jeta juaj dhe përcjellin respekt, miqësi dhe emocion. Të ngjallë
mbresa të thella ky libër qysh në kopertinë, në fotografinë plotë dritë e
ngrohtësi të fisnikes Sabrie, e pastaj mbresat vijojnë nga faqja në faqe e gjer
në fund të librit. Shumë gjëra mbeten në mendje, por do të veçoja, i dashur
Zeqir, poezinë tënde brilante “Bisedë intime”, një poezi e përkryer nga
emocioni që krijon, nga mesazhi që përcjellë, nga stili e llojshmëria e vargut.
Poezia, si dhe i tërë libri pasqyrojnë çaste të paharrueshme e mbresëlënëse të
respektit dhe të dashurisë suaj bashkëshortore, që mbeti deri në fund sublime,
e përsosur.
Përfitoj
nga rasti t`i përcjellë autores së librit Dr. Gjekmarkaj përgëzimet dhe
konsideratat e mia për mirësinë dhe kujdesin e veçantë që ka treguar për
përgatitjen e këtij libri, të denjë për zonjën fisnike dhe të emancipuar,
bashkëshorten dhe nënën shembullore Sabrie Lushaj.
Të
uroj, i dashur Zeqir, shëndet të plotë Ty dhe familjes Lushaj, birit tënd me
familje e fëmijë, si dhe të gjithë të dashurve tuaj!
Qoftë
i paharruar kujtimi i bashkëshortes tënde Sabries!
Me
nderim të thellë,
Viron
Kona
-Tiranë,
më 13 gusht 2021-