Kulturë
Albert Zholi: Kozma Dushi - S'kam qenë kurrë për luftën e klasave
E hene, 02.08.2021, 05:11 PM
Flet këngëtari i mirënjohur Kozma Dushi:
-Nuk
e mohoj që në monizëm arti vlerësohej, por s'kam qenë kurrë për luftën e
klasave
Nga
Albert Z. ZHOLI
Ka
ditë që Kozma Dushi ka humbur qetësinë….Një prononcim në një medie vizive ka
bërë që fjalët e tij të përcillen në mënyra të
ndryshme për artin në sistemin monist… Kush e njeh Komen për të gjithë
është një tip i qetë, babaxhan, si vetë fjala që ai e përdor shumë: babuç. Në
bisedë flet ngadalë dhe fjalët i shqipton me dialektin beratas me plot gojën.
Edhe kur bisedon, duket sikur mendjen e ka tek kënga, mbasi edhe mes shokësh
pjesën dërrmuese të bisedës për atë e zhvillon. Vendlindjen, Beratin e gurtë, e
ka si planet jetësor që i zgjon kujtime dhe i jep forcë dhe siguri në rrugën e
bukur të këngës. Para disa ditësh në një intervistë në një media vizive ju u
kritikuat ashpër në rrjetet sociale pasi vlerësonit shumë artin në sistemin
monist.
Si është e vërteta e
kësaj situate?
-Për
këtë temë është folur shumë këto ditë, për të mos thënë ka qëne kryefjala në
shumë rrjete sociale. Por di të them që ajo çka thashë unë është shkëutur nga
konteksti. Pra unë nuk e mohoj se kam thënë që arti në atë kohë vlerësohej. Por
unë nuk thashë politika ka qenë e mirë. Nuk fola për politikën fola për artin.
Arti ndahet nga politika paçka që çdo sistem do ta vendosë artin në funksion të
saj. Unë në atë prononcim doja të
përcillja se në atë system ka pasur krijimtari të bukura, këngë të bukura,
filma të bukur, cirk të bukur, estrada të bukuram teatro të shkëlqyer,
sportistë që kanë bërë emër në botë. Këtë se mohoj dot. Por nuk kam thënë kurrë
që ka pasur politikë të bukur. Kurrë s’më ka interesuar politika, por arti.
Madje dhe në sport kemi pasur rezultate shumë të mira. E vërteta duhet thënë
pavarësisht se në çfarë kohe bëhen. Unë jam për shtet ligjor, për shtetin e së
drejtës. Unë di të këndoj, të çoj në çdo shtëpi muzikën e bukur shqiptare. Ti
qetësoj shqipatrët ti relaksoj. Unë skam lënduar kurrë njeri në këtë botë.
Kurrë. Di të jem paqësor dhe të fal. Janë dy virtyte të larta njerëzore. Asnjë
nga këngëtarët, kompozitorët, instrumentistët, poetët, dirigjentët, e asaj
periudhe nuk mund ti mohojnë rezultatet. Mund të flasin nga ana ideologjike
është gjë tjetër. Miqtë e mi kanë qenë të gjithë shqiptarët nga jugu në veri,
nga lindja në perëndim. Unë nuk bëja asnjë dallim dhe nuk dija kush ishte me
cen në boografi, kush ishte kulak, kush ishte komunist, kush ballist. I shikoja
dhe i doja të gjithë si shqiptarë dhe doja që ti kënaqja me zërin tim. Ende sot
arti i asaj kohe ka vleërsimet dhe fansat e shumtë.-
Kush
ishte e veçanta e muzikës së asaj kohe, apo e artit në përgjithësi?
Po!
Atë kohë në çdo festival apo në çdo aktivitet kombëtar, për këngët apo teatrot,
apo për skeçet ngrihej një komizion vlerësimi si nga ana artistike dhe ajo
profesionale. Në atë sistem në radhë të parë shikohej teksti, pra poezia. A
kishte nivel artistik. Çdo poezi kalonte në një komision. Poezitë ishin të një
niveli të lartë. Poezia të ëmbësonte, të hynte në shpirt pasi i bënin
profesionistë. Atë kohë nuk këndonte kush të donte dhe kush kishte lekë, por
kush kishte talent. Nuk pinte ujë miku, paraja dhe çifliku, por zëri. Kishe zë,
mgjitu në skenë, skishe zë këndo në shtëpi. Ky ishte dallimi. Sot këndon kush
të dojë. Le të këdonjë puna e tyre, por unë bëj ddalmin. Për mua spërbën
problem se kush ëkndon pasi spektatori ta bën vetë dallimin. Në 35 festivale
unë I kam kënduar ardheut, dashurisë, shoqërisë….Unë i kam miqë të gjithë
kënëgtarët dhe këngëtaret e reja. Po ashtu kam miq të gjithë artistët e
vërtetë. Unë ndihem mirë mes të gjithë
atyre por më mirë ndihem mes Luan Zhegut, .Irma
dhe Eranda Libohova, liljana
Kondakçi, Myfarete Laze, Ema Qazimi, Aanxhela Peristeri
Eneda Tarifa. Aktorët
gjigandë si Robert Ndrenika,
Luftar Paja Viktor Zhusti
etj…
Po shoh se ndodhesh i
mërzitur dhe i pezmatuar?
-Por
devijohet e vërteta. Kam folur për artin jo për politikën. Jam njeri që I dua
njerëzit. I dua të gjithë pavarësisht bindjeve politke, apo besimit fetar. Unë
I quaj të gjithë shqiptarë, vëllezër…. Nëna
ime më thoshte dikur
kur isha i
ri dhe sa kisha
filluar të këndoja: - Kujdes Komi
përpiqu gjithmonë të
sillesh mirë me
shokët. Pa shokë e
miq mos të
lëntë kurrë Zoti. Këtë shprehje nuk
do ta harroj
sa të kem
jetën:. Ndaj kënët e mia
janë për dashurinë,
për detin, natyrën. Por me pathos i kam
kënduar rinisë studenteve. Kam kënduar për
nënën, për veprat që
ngriheshin në Atdhe. Ndoshta rastësi por për partinë
apo Enverin nuk
kam kënduar kurrë. Por po të
më thoshin Kozma
ti do ta
këndosh këtë këngë
për partinë patjetër
do ta këndoja,
sigurisht. Por ato
këngë përdoreshin për hapjen e
një Festivali. Këto ishin këngë
mardhe që u besosheshin atyre me shumë përvojë si Gaqo
Çako, Zelja Sina,
Hysni Zela, Petrit
Lulo, Gjergj Suljoti,
Ramiz Kovaçi, Mentor
Xhemali. Unë nuk bëja pjesë në këtë formacion, e them jo se sdoja por
s’më afronin. Një këngë e
Ferdinant Dedës hapi festivalin
“Lart Flamujt e
Kongresit”, këngë plot pathos, por kjso sdo të thotë që sishte muzikë e
bukur. Psh. Kënga “Me dyqind
petrita” kënduar nga
Zeliha Sina dhe Petrit
Lulo ishte këngë duet një këngë
shumë e bukur si motiv si
melodi panvarësisht teksit
ideologjik se ashtu ishte
koha. Ndaj arti ndahet nga politika.
Si është lidhur me
skenën Kozma Dushi dhe sa ka ndikuar vendlindja në këtë udhë?
Jam
nga qyteti i bukur i Beratit, qytetit të gurtë, të dritareve të shumta, të
dashuruar marrëzisht me këngën. Qytet i njohur që në lashtësi si vend i
qytetëruar, ku bota e sotme i kthen sytë me kureshtje, respekt, habi. Pra, ky
qytet më fali zërin. Jam aktivizuar me Shtëpinë e Pionierit që ishte në ato
vite. Kam punuar në Estradën Profesioniste të Beratit. Kam mbaruar shkollën e
mesme për zootekni-veterineri. Pastaj fitova të drejtën e studimit në Akademinë
e Arteve. Jeta ime në qytetin e Beratit është mbushur me aktivitete dhe mbresa
të pashlyeshme. Është një qytet me tradita, ku në çdo kohë mëson diçka të re.
Për këtë qytet janë thurur dhe thuren legjenda dhe nga zemra e tij kanë dalë
intelektualë potencialë. Vetëm të ngrihesh në mëngjes dhe të shohësh
madhështinë e kalasë, merr me vete besim, forcë, dëshirë për të jetuar, emocion
që të relakson.
Ju lidhin kaq shumë
gjëra me Beratin. Si jeni ndjerë ditën kur po largoheshit dhe keni konkurruar
në Insitutin e Arteve?
Emocionet
janë të padiskutueshme. Ishin emocione të dyfishta, emocioni i largimit dhe ai
i konkurrimit. Edhe pse kisha dalë në skenë para se të konkurroja, sërishmi
provimi ngelet provim. Para komisionit të gjithë kanë emocione, aq më tepër kur
bëhet fjalë për anën profesionale dhe je përballë pedagogëve me përvojë. Kur më
thanë se më doli e drejta e studimit dhe fitova konkursin, ndjeva një lehtësim
në shpirt.
Në ç’vit mbaruat
Institutin e Arteve dhe ku shkuat më vonë?
Unë
mbarova Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1984. Pra atë vit mora diplomën.
U punësova në Ansamblin e Shtetit në vitin 1985, ku këndoja dhe më parë. Në atë
kohë, në Ansambël ishin këngëtarë shumë të njohur dhe që ende dhe sot janë
potentë si Irma Libohova, Ema Qazimi, Luan Zhegu e të tjerë dhe aktorë si
Vasillaq Vangjeli. Pra mes këngëtarëve dhe artistëve të tillë potentë kishe se
çfarë të merrje dhe çfarë eksperiencash të shkëmbeje.
Kur keni marrë pjesë për
herë të parë në festivalet e RTSH-së?
Në
festivalin e 15-të në Radio Televizion. Këtu zë fill rrugëtimi im në skenën më
të bukur, atë të festivaleve më prestigjioze por dhe më ankthndjellëse. Ishte
momenti më i veçantë në jetën skenike. Aty vuloset e ardhmja e çdo këngëtari.
Në skena të tilla prestigjioze duhet të jesh dinjitoz. Dështimi në raste të
tilla t'i heq shanset për të ardhmen. Është shumë e vështirë të ngjitesh
sërishmi aty ku ke humbur radhën e parë. Fati dhe zëri ishin me mua. Zëri atë
ditë nuk më tradhëtoi. Ai doli i plotë me gjithë madhështinë e tij. Gjoksi sa
s'po më dilte nga vendi. Ishte moment që e kujtoj gjithmonë me nostalgji. Isha
shumë i ri.
Përse ankthndjellëse?
Është
një e vërtetë. Synimi i çdo këngëtari është të marrë çmim. Tendenca gjithmonë
është për çmim të parë. Kjo është dëshira dhe ambicia e çdo këngëtari që e bën
këngën pjesë të jetës. Kur jepen çmimet, pret, pret. Jepen çmimet e treta, të
dyta dhe ja të parat. Nuk shpërblehesh. Stepesh, pezmatohesh i thërret vetes në
kujtesë për të sjellë gabimet, pasaktësitë. Por mendon edhe për jurinë.
Elementë....
Duke udhëtuar gjatë në
skenën e festivaleve, a ke marrë ndonjë çmim të parë?
Çmim
të parë nuk kam marrë. Në vitin 1979 mora çmim me një këngë të kompozuar nga
Avni Mula dhe me tekst të Alfons Zuriqit nga Elbasani. Për mua kjo nuk ka shumë
rëndësi, sepse unë e kam shpirtin tek kënga. Rëndësi ka pasur se në këtë skenë
kam njohur këngëtarë të tjerë të mëdhenj që më përkrahën dhe diskutonim lirshëm
për këngën. Njohje të tilla të bëjnë të sigurt. Unë kam shumë respekt për
këngëtarët e mëdhenj që kam arritur të njoh në këtë skenë si Alida Hisku, Vaçe
Zela, Tonin Tërshana. Kam kënduar me ta dhe jam ndjerë mirë që kënga jonë ka
dhënë gëzim në çdo familje.
Gjatë gjithë karrierës
suaj në skenë, cilat ditë do të veçonit?
Ditë
të bukura unë kam shumë, por kam edhe të këqija, sepse nuk më kanë vlerësuar
asnjëherë ashtu siç duhet. Ka pasur këngëtarë që kanë ikur pa gjurmë dhe kanë
marrë çmim të parë.
Zakonisht me kë
bashkëpunon Kozmai?
Në
kohën e demokracisë më shumë bashkëpunime kam pasur me Luan Zhegun, Arben Dukën,
dhe me Jorgo Papingjin. Në vitet e sistemit komunist kam bashkëpunuar me
kompozitorë të ndryshëm si me Aleksandër Peçin, Tish Dainë, Alfons Ballicin,
Agim Prodanin dhe shumë të tjerë. Pra, kështu janë formuar lidhjet. Vijnë
vetiu. Këngëtari, kompozitori, autori i tekstit, gjejnë njëri-tjetrin në mënyrë
të natyrshme. Pra janë disa këngë që nuk mund t'i veçoj.
Sa herë keni dalë jashtë
shtetit duke kënduar dhe kur keni dalë për herë të parë?
Tashmë
nuk mund t’i numëroj. Kam dalë për herë të parë në Greqi në vitin 1979, me
Ansamblin “Butrinti” të Sarandës.Atje kam kënduar në qytete të ndryshme dhe
jemi pritur shumë mirë sidomos nga arvanitasit. Ata pëlqenin këngën tonë të
mirëfilltë shqiptare, këngën autoktone. Tek këto këngë shihnin të veçantën.
Këndonin bashkë me ne. Ne pak dinim për Greqinë dhe arvanitasit atëherë. Por
pashë se, ato pak ditë që ndenjëm, kishim shumë gjëra të përbashkëta. Ishte një
eksperiencë e veçantë.