Kulturë
Vladimir Shyti: “Mallkimi në pajë”
E hene, 21.06.2021, 05:20 PM
Vladimir Shyti
“Mallkimi në
pajë”
Qofsh
e pastër si akulli,
E
pastër si dëbora,
Ec, shko në një manastir!
Se
nuk shpëton dot nga shpifja.
Në
daç të martohesh, doemos,
Martohu
me ndonjë budalla,
Se
burrat e mençur kthehen në shtazë,
Dhe
ju, ç’mund të bëni, o gra!?
Perëndia, njerzëve u ka dhënë një fytyrë,
Por, ata krijojnë,
një tjetër për vete,
Ndaj, mallkimin të jap në pajë,
Dhe
padis harvalërin si me padije.
Ishe
trëndafil plot shpresë,
Me
të gjithë kreaturat e Perëndisë,
Pasqyrë
e modes, shembull i kulturës,
Dhe
u bëre gruaja më e mjer’ e botës.
Gruaja, që mbart artin familjar,
Që
tjetër pasuri s’ka në botë,
Absurde, kurriz thyer kërruset,
Dhe
ti i thua vetes burrë.
Gjykimi
juaj aq mirë i ujdisur,
Por, ajo nuk është fyell, që ti loz gishtin,
Fati
saj, jo nga Ti e kurdisur,
Hapi
sytë e ballit, hap dhe shpirtin!
Shko!
O shtazë me brirë,
Jo, ti nuk anon nga dashuria,
Diç
ke në shpirt, ligësinë,
Po, mallkimi mbi ty do bjerë.
Pendohu, hapja zemrën qiellit!
Vesi
t’i kërkojë ndjesë virtytit,
Mos
e gënje me burrëri shpirtin,
Që
unë nga paja të heq mallkimin.