Kulturë
Botohet studimi: ''Malësorja, Romani monumental i Kosovës''
E diele, 20.06.2021, 10:24 AM
Shefqet Dibrani, poet, publicist dhe kritik letrar, ka botuar pjesën e parë të studimit mbi romanin “Malësorja” të Nazmi Rrahmanit, me titull: “MALËSORJA, Romani monumental i Kosovës”.
Shikuar
nga stafi akademik të cilët janë marrë me përgatitjen e librit: Prof. dr. Hamit
Xheferi, ligjërues i letërsisë në Universitetin e Evropës Juglindore në
Tetovë, i cili është redaktor, si dhe recensentët, prof. dr. Zejnullah
Rrahmani, ligjërues i letërsisë në Universitein Publik “Hasan
Prishtina”, në Prishtinë, dhe prof. dr. Gjekë Marinaj, ligjërues
i lëndëve humane dhe letrare në Univeristetet e Dallasit në Amerikë, shihet se
kemi të bëjmë me një studim të përgatitur mirë, në aspektin profesional.
Kjo
vepër e Shefqet Dibranit, ndahet në katër kapituj, që i paraprin shënimi,
“Në vend të parathënies për këtë studim”, në të cilin autori ka shpjeguar
arsyet pse e ka marrë në shqyrtim romanin “Malësorja”, i cili si asnjë vepër
tjetër në Kosovë, që kur është botuar (1965), e deri më sot, e ka bërë jetën e
vet akademike në sistemin arsimor nga niveli fillor deri në atë universitar.
Në
“Kreun e parë”,"MALËSORJA, Romani monumental i Kosovës”, autori
kryesisht është marrë me: Subjektin dhe strukturën si dhe vlerat humane të
romanit, duke e arsyetuar pse “Malësorja” është romani monumental i Letërsisë
Shqipe në Kosovë. Po në këtë kapitull, autori i ka bërë një vështrim të
zgjeruar kritik këtij romani. Kjo shihet edhe nga thyerja teknike, tejet e
veçantë, me shënime përkatëse faqe për faqe.
Në“Kreu
e dytë”, autori merret me: Kompozicionin e
romanit, në të cilin janë trajtuar fillimi, zhvillimi dhe etapat kur është
shkruar romani, deri te kompozicioni si formë artistike si dhe kategorizimi
dhe fazat e kompozicionit. Pastaj merret me kohën kur është shkruar romani, me
moshën e autorit, me rrethanat shoqërore e politike, me zhvillimet kulturore në
Kosovë, pozitën e arsimit gjatë atyre viteve, duke e mbyllur këtë kapitull me
“Natyralizmin”, si rrymë letrare në këtë roman.
Në“Kreun
e tretë”,janë trajtuar kryesisht vlerat universale të romanit, ndikimi i
tij, si dhe aspekte të tjera sociale, kulturore, arsimore e shëndetësore, duke
i dhënë lexuesit një pasqyrë më të kompletuar për ato rrethana në të cilat
mbijetoi romani “Malësorja” dhe letërsia shqipe në Kosovë. Pastaj, autori
merret me procedeun e veprës, simbolikën dhe simbolizmin si dhe me aspekte të
tjera letrare. Në një syth të tërë ai ka përshkruar “Zonën gjeografike në të
cilën janë zhvilluar ngjarjet e romanit”, pastaj është marrë me vitet kur është
ndërtuar kompozicioni i romanit, duke dhënë një kronologji interesante të
ngjarjeve e cila provokon mendjen e lexuesit, për thellësinë dhe imagjinatën e
qasjes së studimit sipas kohës dhe stinëve, sipas brendësisë së romanit.
Në
“Kreun e katërt”,janë përfshirë tri përkushtime: “Letrar,
jetësor e poetik”. 1. “Prof. dr. Sabri Hamiti, 2. Prof. dr. Zejnullah
Rrahmani dhe 3. Poezia “Na-Rra-Tive”, e autorit, të gjitha kushtuar Nazmi
Rrahmanit.
Në
fund të vepres është dhënë: Bibliografia e botimit të romanit “Malësorja”,
pastaj, bibliografia e shkrimeve kritike për romanin, literatura teorike,
literatura shkollore, revistat si dhe burimet e internetit dhe rrjetave
sociale, ku është mbështetur studimi, duke e bërë qasjen jo vetëm të
kompletuar por edhe specifike për natyrën e studimeve letrare të kësaj fushe.
Autori e ka në procesin e botimi edhe pjesën e dytë të këtij studimi,
“KARAKTERI dhe ARKETIPI, në romanin Malësorja të Nazmi Rrahmanit”, në të cilën
janë thelluar qasjet për figurat letrare e stilistike, karakteret dhe
arketipet, që janë kundruar sipas teorisë së psikoanalistit zvicera Karl Gustav
Jung. Ky studim i Sh. Dibranit botohet “Me rastin e 80 Vjetorit të lindjes
së Nazmi Rrahmanit dhe në 56 vjetorin e botimit të romanit “Malësorja”. E
boti Shtëpia Botuese “FAIK KONICA”, Prishtinë, maj 2021.