Mendime
Skënder Kapiti: Erdogan shquhet për korrektësi, respekt, burrëri e sinqeritet
E diele, 06.06.2021, 09:43 AM
Mbi marrëdhëniet shqiptaro-turke dhe mbi vizitën e Kryeministrit Rama në Turqi
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Kryeministri
i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij më të fundit në Turqi:
“Ditë
bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:
-Ndërtimin e fabrikës së
7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit
farmaceutik.
-Teknopark Albania, një
qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë
HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të
jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe
krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë.
-Sistemin e kontrollit
të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave
në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik
natyrisht e të tjera akoma”.
Shteti
turk dhe Presidenti i tij Edogan shquhen për korrektësi, për mbajtje dhe
respektim marrëdhëniesh e marrëveshjesh, për burrëri e sinqeritet. Turqia prej
vitesh është shteti më humanitar në botë, dhe që mban peshën kryesore të krizës
së refugjatëve duke strehuar me miliona sirianë dhe që përballet edhe me
terrorizmin.
Në
Turqi kanë gjetur strehë,përkrahje, liri dhe janë integruar në jetën
ekonomike,politike dhe në atë më të
lartë shtetit turk shqiptarët që janë deri dhe me miliona,të cilët prej mbi 150
vite e gjatë tyre janë përndjekur e dëbuar nga trojet etnike të tyre nga
kolonizatori genocidist serbo-rusosllav, dëbuar prej rreth 700 fshatrave të
Toplicës dhe nga Kosova, Maqedonia e Greqia.
Ashtu
edhe si më herët qe gjatë shekujve të Perandorisë Osmane ku shqiptarët jetonin lirshëm dhe
gëzonin privilegje, poste e detyra nga më të lartat shtetërore në tërë
Perandorinë. Dhe nisur nga këto fakte marrëdhëniet shqiptaro-turke kanë edhe
simbolikën e vecantë si marrëdhënie mes popujsh miq dhe padyshim edhe se
shumica shqiptarëve janë muslimanë. Turqia ky supershtet i fuqishem nuk ka
nevojë për ndihmë as nga Shqipëria e as nga Kosova,por vetëm sa shqiptarët
marrin ndihma dhe kanë mbështetjen e Turqisë në rrugën e shtendërtimit dhe të
zhvillimit.
Përkatësia
fetare dhe zgjedhja e besimit është liria dhe e drejta e parë universale e
njeriut prej nga e kanë pastaj burimin liritë dhe të drejtat e tjera të
njeriut. Se si dhe në cfarë besojnë shqiptarët muslimanë, ata nuk kanë pse
pyesin as europianët, as islamofobët
shqiptarë dhe askënd tjetër dhe as nuk ka pse t’u marrim pëlqimin apo
mospëlqimin e tyre, ashtu sikurse edhe popuj europianë, amerikanë dhe ata aziatikë qe kanë të drejtën e tyre për të zgjedhur
besimin e tyre.
Turqia
prej 100 vitesh është shtet modern dhe nuk është shtet dhe as perandori osmane. Prandaj vetëm dashakeqësit,
injorantët dhe islamofobët e shohin dhe e keqinterpretojnë miqësinë
shqiptaro-turke duke gërmuar e gjetur
“justifikime”, duke edhe fabrikuar
fallcohistorira dhe genjeshtra
mesjetare, dhe duke intriguar me hipokrizi për
kërcënimin neootoman. Historia e
Lavdishme e Perandorisë Osmane ka qenë një histori e nje perandorie
shumëetnike, ku ishte normale se edhe ka pasur edhe konflikte,luftra e
kryengritje dhe vetëm në shekullin e fundit të ekzistencës së saj u zhvilluan
luftra për pavarësi dhe për shtete kombëtare të cilat cuan në shpërbërjen e Perandorisë, ku edhe
vetë turqit u shkëputën nga osmanizmi dhe formuan shtetin e tyre kombëtar që
është sot, Turqia.
Po
të veprojnë sipas kësaj logjike të gjitha kombet e shtetet e sotme, ato të
cilat kanë pasur përplasje, luftra e konflikte mes vete në të kaluarën,pra po
të shikonin prapa në histori nuk do të
kishte pasur marrëdhënie Britani-France të cilat kanë qenë 100 vjet në luftra
të përgjakshme; nuk do të ishin aleatë
në NATO, SHBA ,Britania e Franca
me Gjermaninë; nuk duhet të kishte
aleancë amerikano-japoneze; dhe po të
paragjykohen gjërat nga pikëpamja
fetare nuk do të kishte pasur as
aleancë p.sh. amerikano-saudite.
Kështu
edhe Turqia e shteti turk karshi marrëdhënieve shqiptaro-turke kanë mbajtur
qëndrim korrekt dhe jo konjukturash
dhe pa paragjykime, pasi Turqia, shteti dhe
autoritetet turke kanë respektuar gjithmonë shtetin shqiptar dhe
shqiptarët pa marrë parasysh se cila
parti politike apo kush ka qenë
kryeministër e president në Shqipëri
qoftë Berisha, Nano, Meta, Moisiu, Majko, Nishani dhe tani Edi RAMA.
LEXONI:
REXHEP SHAHU: PUSHTIMI I "BUTË" AGRESIV TURK NDAJ SHQIPTARËVE