E premte, 26.04.2024, 01:29 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Nëngurra e Istogut (VIII)

E hene, 01.12.2008, 12:43 PM


Selim Hasanaj

 

NENGURRA  E    ISTOGUT

 (Monografi  për  fshatin)

 

RITI  I  VDEKJES –MORTI

 

Edhe  këtu  kishte  rregulla    cilat  ishin  ngusht    lidhura  me  religjionin  por  kishte  edhe   dicka  tradicionale .  Nëse  njeriu  vdes  pas  dite  atëhere  ate  e  varrosnin    nesermen    po    njejten  kohë  pra  pasdite    mes  ores  14-16.  Por  nese  vdes  gjatë  natës  apo  heret    mengjes  atëhere  varroset  po  at  ditë  pas  dite .  Per  rast  vdekje  qohet  haber   ose  lajm . Pra    jemi    kujdesëshem  këtu   dhe    dijm    bëjmë  dallimin .  Per  Darsem  njerzit  ftohen  ndersa  per  mort  u  dergohet  haber  ose  lajm.

Varrin  e  hapin  burrat  e  lagjes  dhe  per  femer  varri  duhet    jet  i  thellë  gjer    fyt    njerit  nga  meshkujt    gropos  varrin  ndersa  per  mashkull  varri  duhet    jet  i  thellë  gjer    shokë    njerit  nga  ata    e  gropos  varrin .  Kufoma  mbulohet  me  një  carshaf  dhe  vendoset    mes    një  dhome  ku  grat  dhe  femrat  e  aferme  e  vajtojnë . Këtu  pra  vajtojnë  vetem  femrat  dhe  jo  sikur    Malësi  ku  vajtojnë  burrat . Diku  deri    vitin  1970  thirrej  enkas  vajatorja  dhe  si  vajatore  e  njohur  e  anës    Podgurit  ka  qenë  Gjylë  Zenunja ,  por    pas  u  la  kjo  traditë      thirret  vajatorja  dhe    vdekurin  e  vajtonin  familja  e  vet . Ishte  traditë    grat  e  miqësisë    familjes      vdekurit  kur  vinin  per  mort    sjellin  tepsia ,  pra  pite    shtreme    papjekura  dhe  ishte  poashtu  traditë    tepsijat  mos    këthehen  thatë  dhe    secilen  tepsi  futej  nga  një  petalkë .  Kjo  bëhej  per  hirë    shpirtit      vdekurit .

Kufoma  lahej  dhe  rruhej  nga    afërmit  dhe  pastaj  imami  e  lante  edhe  një  herë  dhe  i  këndonte  lutjet  e  traditës  fetare  per  xhenaze  dhe  e  pshtjell  me  qefin    nuk  ishte  asgjë  tjeter  pos  një  pelhurë  e  bardhë . Para  se  ta  mbështjell    tërin  me  qefin  ftohen    afërmit  dhe  i  marrin  hallalin    vdekurit dhe  i  bin  me  dorë  fytyrës .  Gjatë  gjithë  kohës  kufoma  qendron  e  shtrir    shpinë  e  këthyer  me  kokë  kah  Mekja  vendi  i  shejt  i  muslimanve    Arabinë  Saudite .  Me  kokë  kah  Mekja  edhe  e  varrosin  dhe  kufoma  e  mbështjellur  me  qefin  lëshohet    zgafellen  e  varrit  dhe  mbulohet  me  drrasa    trasha    zakonisht  janë  nga  druni  i  bungut  per shkak    qendrushmërisë      gjatë . Edhe  këtu  është  një  zakon  per  shkak    bestytnisë .  Para  se  ti  vihet  siper  drrasa  e  fundit  kufomes  i  zgjidhen  lidhsat  e  qefinit  dhe  kjo  per  arsye    besimit  se  kur    mbulohet  i  vdekuri  me  dhe  dhe  kur  imami  i  thrret  talkinin  i  vdekuri  nga  pozita    është  i  shtrir    kokerr  shpine  ai  ulet  dhe  posa  shef  se  është    varr  thotë  me  vete  paskam  vdekur.

Atyre    e  kanë  hapur  varrin  u  shtrohet  bukë  tek  varri  dhe  gatuhet  edhe  halevë .  Hallvja  gatuhet  per  shpirt      vdekurit  dhe  është  sevap    hahet . Në  mbremje  sipas  mundësisë  prehet  një  kurban  dhe  pergatitet  darë      cilen  ftohen  meshkujt  e  lagjes  dhe  komshit .

 

E  PAMJA  OSE  KRYESHENDOSHJA

 

Edhe    Nengurrë  është  po  e  njejta  traditë  sikurse    ter  Rrafshin  e  Dukagjinit  me  perjashtim    Junikut  ceremonia  e  kryeshendoshjes .  E  pamja  fillon    nga  dita  e  varrimit  dhe  zgjate  dymbdhjet  ditë . Edhe  gratë  organozonin    treten  e  ditës  me  crast    një  skaj  vendoseshin  rrobet  e  trupit      vdekurit  dhe  vajtohej  rreth  tyre .  Kjo  ceremoni  me  kohë  u  la  pas  dore  dhe  dikur  edhe  u  harrua  krejt  dhe  nuk  praktikohej . Ndersa  per    pame  caktohej  një  odë  e  madhe    lagjen  e  fshatit  dhe  neper  rruget  e  fshatit  vendoseshin  shenja  me  shigjeta     tregonin  vendin  se  ku  mbahet  e  pamja . Edhe  këtu  kishte  njerz    caktuar    sherbenin  per    pame .  Ishte  kafegjija dhe  sherbyesit .    odë  diku  pas  dere  ishin  dy  karriga  ku  uleshin  dy      aferm    gjakut      vdekurit   dhe  ata    vinin  per  kryeshendosh  këtyre  u  drejtoheshin  me  ngushllime , ndersa  ulur  kembkryq  diku  kah  mesi  i  odes  rrinin  dy  ose  tre  burra  tjer    kishin  per  detyrë    bisedojnë  me  ata    vijn per  kryeshendosh . Po  e  ndiej    nevojshme    shenojë  mënyren  e  ngushllimeve   nga    ardhurit    vijnë    ngushllojnë  dhe  mënyren  se  si  ato  ngushllime  pranohen    fshatin  Nengurrë . Pritej  gjersa    uleshin  ata    kishin  ardhur  per  ngushllime  dhe  ai    kishte  hy    odë  i  pari  drejtohet  kah  ata    janë  ulur    karriga  pas  dere  dhe  thotë ; A  u merzitet, zoti  ju  lasht  shëndosh , edhe  nemer    këtyre  shokve  dhe  vëllezërve    erdha  me  ta  zoti  ju  lasht  shnosh  e  ju  dhasht  gajret . Pra  ishte  adet    ngushllime  shprehte  vetem  ai    hynte  i  pari  pra  ai  shprehte  ngushllime  per  vete  dhe  per  shoket    kishin  ardhur  me  te . Këtë  adet    Rrafshin  e  Dukagjinit  nuk  e  kishin  pranua  vetem    Junik  ku  sejcili  shpreh  ngushllime  per  vete . Por  edhe    vise  tjera    Kosovës  nuk  praktikohet  ngushllimi  kolektiv . Ishte  adet    dy  personat  e  ulur  per  ngushllim  vetemse  pranonin  ngushllimet  dhe  falenderonin  per  to  ndersa  muhabetin  me    ardhurit  e  vazhdonin  burrat  ose  pleqet  e odes  . Zakonisht  u jipej  fjala  atyre    vinin  por  ishte  edhe  zakon    mos    rrin   gjatë  dhe  muhabeti  i  tyre  ishte  i  shkurt  dhe  pothuaj  spontan . Ndersa  ata    rrinin  në odë  per  pritje    kryeshendoshjes  bisedonin  dhe  trajtonin  tema    ndryshme  politike ,  shoqërore , historike  dhe  ekonomiko-sociale .

Kur  ngriteshin  dhe  donin    shkonin  ata    kishin  ardhur  per  kryeshendosh  ishte  adet    burrat  e  pritjes    krye  me  ata    dyt    u  shprehej  ngushllime    dilnin    oborr  dhe  duke  i  percjel  u  thoshin  ; Zoti  u  paft  e  u  ruejt .

Pra  sikur  se  thash  diku    parë  epamja  ose  kryeshendoshja  zgjaste  12  ditë  por    vonë  kjo  ceremoni  u  reduktua  dhe  tani  pothuaj  se  edhe  u  hoq  fare .

 

RITI  I  FESTES    SHENGJERGJIT

 

Meqense  jemi    pershkrimi  i  riteve   unë  po  i  shkruaj  këtu  edhe  disa  fjalë  per  disa  rite    cilat  bëheshin  per  hirë    festave  fetare  apo  edhe  ato    traditës  ndoshta    nga  kohet      vjetra . Më  karakteristiku  është  riti  i  festes    Shengjergjit . Dita  e  Shengjergjit  është  nder  ditet      shenuara    kalendarin  e  shqiptarve  dhe  per  këtë  festë  bëhen  shumë  rituale    kan  edhe  karakter  pagan , karakter  magjik   si  dhe  elemente    kohës  para kristiane  dhe  para  islamike . Veprimet  me  karakter  magjik per  festen  e  Shengjergjit  kanë  lidhje  me  kultin  e  diellit  dhe  pjellshmërisë . Naten  e  Shengjergjit  mbi  dyer  dhe  dritare  vihen  degë    holla  drunjesh  shelgje  si  dhe  barishte  tjera .  Nënat  i  zgjonin  fëmijët  e  vet  heret  diten  e  Shengjergjit  dhe  i  lanin  dhe    ujin  me    cilin  i  lanin  ata  hidhnin  barishte  , lule  dhe  levozhga    veve    ziera  per  festen  e  Pashkve . Qellimi  i  perdorimit    tyre  ishte  magjik . Zakonisht  u dëshirohej  fëmijve  shendet . Barinjet  i  lëshojn  bagëtinë    kullosë  dhe  i  mbajnë  atje  gjersa  hija  e  tyre    zvoglohet    tri  këmbë . Vajzat  ditën  e  Shengjergjit  nuk  i  lidhin  flokët  bistek  por  i  lëshojnë    shtrira  .  Ato  pergatitin  luhaja – lulaca    deget  e  ndonjë  peme  dhe  luhaten   dhe  gjatë  luhatjes  këndojnë  këngë    ndryshme    motmotit  ose  edhe  këngë  lirike .

Vajzat  10-20  vjece  tuboheshin  dhe  shetitnin  neper  fshat  dhe  zakonisht  vizitonin  familjet  ku  kishte  ndonjë  nuse    re  sepse  nusja  i  gostiste  ato  me  sherbet  dhe  i  respektonte . Dhe  vajzat  gjenin  ndonjë  vend    rrafsht  dhe  maronin   VIZAKUN  dhe  luanin  vizak . Kjo  ishte  një  lojë  me  një  rrasë  guri  e  cila  duhej    shtyhej  me  një  këmbë – kembëklic  neper  disa  rrathë  apo  katror    vizatuar    tokë  por  duhej  pasur  kujdes    me  këmbë  mos    shkeleshin  vijat  e  rrathve  të vizakut . Kush  shkelte  vijen  humbte  lojen . Vec  ritit  per  Shengjergjin  kishte  edhe  disa  gjëra    beheshin  poashtu  edhe  per  festen  e  Kershendellave  ,  pastaj    Shen Mitrit  e  tjera  por  riti  i  Shengjergjit  ishte    i  begatshmi  me  ceremoni .

 

PERSHENDETJET, URIMET ,  MALLKIMET DHE  BETIMET

 

 Nese  nisemi  nga  fakti  se    pakt  janë  ata  popuj   sikurse  populli  shqipëtarë      repertoarin  e  fjalorit    gjuhes    vetë  kanë  aq  shumë  urime, pershendetje  dhe  mallkime  mund    konkludojmë  se  egzistenca  e  jonë  si  komb  dhe  si  popull padyshim  është  shumë  e  lashtë . Brez  pas  brezi  është  percjell  një  kulturë gjuhësore  e  cila  si  asnjë  gjuhë  tjeter  per  mrekulli  ka  gjetur  qysh  heret  dhe  i  perdor  edhe  sot  e  kësaj  dite  fjalet  e  bukura  dhe  adekuate  kur  pershendet ,  kur  uron  por  edhe  kur  mallkon . Unë  po  i  shenoi  disa  nga  ato    janë  pjesë  e  perditshmërisë ,  e  kultures  dhe  traditës  arkaike  pelazgo-ilire    treven  e  fshatit  Nengurrë  por  lexuesi  nuk  guxon    mendojë  se  këto  janë  vetem    kësaj  treve .  Jo  këto  janë  pjesë  e  kultures      folmes  gjithshqiptare      gjitha  trojet  e  etnikumit  tonë  por  nga  treva    trevë  apo  nga  visi    vis  thuhen  ose  shqiptohen  ndryshe   trajtat  e  dialektit  dhe      folmës  ndersa  qellimi  është  i  njejt .

Nga  pershendetjet    e  zakonshmja  është  TUNGJATJETA  ose   trajta  e  shkurtuar  e  saj TUNG.  A  nuk  është  kjo  pershendetje  sa  e  bukur  poashtu  edhe  domethense  sepse   atij    i  dedikohet  i  urohet  jetë  e  gjatë . Popujt  tjer  p.sh. në  Evropen  prendimore  kanë  per  këtë  pershendetje fjalen HEJ    shtetet  Skandinavike   ose  HELLO      folmen  anglosaksone  dhe  këto  fjalë    perdoren  per  pershendetje  nuk  don    thon  asgje  tjeter  pos , PO, TË PASH  ose  PO    SHOF .    gjuhet  sllave  perdoret  ZDRAVO    poashtu  ka  kuptimin  e  urimit  per  ate    po  e  takon  dhe  unë  besoi  se  sllavet  e  transformuan      folmen  e  tyre  pershendetjen  tonë  TUNGJATJETA   pra  nga  togfjalshi  jetë e gjatë    shqipe  sllavet  e  transformuan    jëtë    shendosh   dhe  unë  mendojë  se  pershendetja    perdoret    Shqipëri   gjatë  ndarjes  kur  ata  thonë  SHENDET   është  tash  një  variant  i  perkthyer  direkt  nga  serbokroatishtja  ZDRAVO .  Dhe  sado  me  vend  dhe  e  bukur      jet  nuk  ishte  dasht    perdoret  ashtu  bukfalisht  e  perkthyer  nga  sllavishtja . Në  Kosovë  kjo  shprehje  nuk  perdoret    paku  jo  si  pershendetje  sikurse  ndodh    Shqipëri .  Pra  pershendetja  e  jonë  TUNGJATJETA  pos      benë  me  dije  se  po    shef  njikohësishtë  edhe    uron  jetë    gjatë . Mirpo  pos  kësaj  pershendetje      folmen  shqipe  ka  edhe  pershendetje  tjera    perdoren  per  mrekulli  dhe janë    pershtatshme  me  kohen  kur  dikush  takohet  dhe  don  ta  pershendesish . Pra MIRË  MENGJES     mengjes , MIRË  DITA    mes  ditë  dhe  MIRË  MBRËMA    mbramje . Pra  gjithmonë  ate    e  takon  i  deshiron  ose  uron dicka .    këto  raste  mengjes    këndshem ,  ditë    mirë  dhe    mbarë ,  mbremje    mirë  etj .

Vec  pershendetjeve  kur  dikush  takohet  kemi  edhe  tjera    cilat  gjithmonë  per  qellim  kanë  urimin  dhe  shprehjen  e  deshirës . Kur  shofim  dikend  duke  punuar  i  thom ;  PUNÊ  E  MBARË  e  pastaj  e  pyesim  se  a  është   lodhë . Nëse  shofim  dikend    porsa  mbrriu  ta  zem  nga  maja  e  bjeshkes  ose  edhe  nga  puna  apo  diku  tjeter  atëhere  i  thomë  A  MUJTE  dhe  a  U  LODHE .  Mirpo  pos  këtyre  formave    kontaktit  me  tjetrin  permes  pershendetjeve  ku  njeri  tjetrit  i  deshirojnë  dhe  urojnë  dicka  janë  edhe  format  tjera    pershendetjeve    unë  po  i  quaj  pytsore   dhe  po  i  ceku  disa .    mengjes  heret  kur    sokak    fshatit  fqiu  takon  fqiun  zakonisht  i  thuhet  A  JENI  NJEH   ose  A  U  ZGJUET . Tjetri  pergjigjet  me  PO PO MIRÊ  E  JU A  JENI  ZGJUE .

 

URIMET

 

Urimet  janë  fjalë    njerzit  i  perdorin  kur   tjetrit   i  deshirojnë   dicka    mirë, të  shendetshme ,    hareshme ,    bukur  etj . Po  shenoi  disa  nga URIMET e  zakonshme    trevës    Podgurit  dhe  fshatit  Nengurrë : Me  fat , pac fat, i  bajsh  me  shendet , i  qkefsh  ose  i  shtjerrsh që  zakonisht  thuhet  kur  dikush  vesh  ose  mbath    mbathura    reja  ose  petka    reja, punë e mbarë ,  rrugë  e  mbarë , ja  pafsh  hajrin ,  e  trashigofsh , u shtofsh ,  u  burrnofsh , , u  rritesh që   zakonisht  u  thuhet  fëmijve të  vegjel , ta  pafsha  hajrin , ma  pafsh  hajrin , e  hangsh  me    shendosh     i  thuhet    zotit    shtëpisë  kur  ky  pret  postermen  ose  kur  shtron  darken  e  lames . Pasterma  zakonisht  prehet    dimer  pra    muajn  dhjetor  ndersa  darka  e  lamës  shtrohet    vjesht  zakonisht    muajn  tetor  pasi  i  ter  bereqeti  i    lashtave    është  mbledh  dhe  futur    hambar . Pra  duhet  cekur  se  darka  e  lames  ka  qenë  një tradit    nga  kohrat      lashta  parahistorike    këto  treva  dhe  pikrisht  per  këtë  Presidenti  i  Dardanisë  Dr. Ibrahim  Ukë  Rugova  e  dekretoi  me  ligj  këtë  darkë    shtrohet    shenjë  respekti  dhe  adhurimi  Zotit    Madhrishem  per  bereqetin    na  fali  gjatë  vitit . Në  darkë    pastermes  dhe    lames  ftohen  fqinjë , miq  dhe  shok .

  ketë  trevë  me    madhe  perdoret  edhe  shprehja  MASHALLA    thuhet  zakonisht  kur  njeriu  shef  dicka    re ,    mirë ,    bukur  etj . Por    raste    tilla  shumë  herë  edhe  thuhet  mos  e  paft  syri  i  keq . Mirpo  vec  këtyre  shprehjeve  per  urime  kemi  edhe  aso    shprehin  dëshiren    e  keqja  ose  fatkeqësia    harrohen  dhe  njerzve    cilve  u  ka  ndodhur  një fatkeqësi   zakonisht    me  pretekstin  e  urimit  ose  deshirës     kjo    harrohet  dhe  mos    perseritet  u  thuhet ; Ta  past  lan  bereqetin , mos  raft  e  meu  harrue etj , etj.  Vec  këtyre  kemi  edhe  urimet    p.sh.  nënat  i  urojnë  fëmijët  e  vetë. Ja  disa  nga  to ; U  gëzofsh , u  prarofsh , u  shtofsh ,  u  befsh  plak  me  mjekerr , i  ngjafsh  babës  tënd , u  bëfsh  trim  etj, etj.  Pra  urimet  janë  fjalë    veqanta    perdoren  per    urua  apo  dëshirua  dicka    mirë , pozitive  gadi  per  sejcilen   ndodhi , veprim  apo  punë    bejmë .  Urimet  edhe    ditet  e  sotme  janë  pjesë  e  pandar  e    folmes  dialektore    Podgurit  e  me  këtë  edhe  fshatit  Nengurrë .

 

MALLKIMET

 

Mallkimet  janë  fjalë    renda ,  deshirë  kqia  dhe  ofenduese    zakonisht  perdoren  kunder  dikujt    na  lendon ,  na  mundon ,  na  nencmon ,  na  tradhton ,  na  mashtron  etj. Ja  disa  nga  to ; Mos  ja  pafsh  hajrin ,  ti  djegt  zjarri ,  e  hangsh  koken  tënde , i  lash    gardh ,  mos  i  shkefsh ,    metshin    fyt ,  jau  pafsh  sherrin ,  plasësh  sonte  etj , etj .

 

BETIMET

 

Nëse  njeriu  i  analizon  me  vemendje  betimet  ose  betë    popullit  shqipëtarë   atëherë  njeriu  lehtë  vjen  tek  konkludimi  se  vertetë  jemi  racë  e  vjeter    Tokë  sa  edhe  vet  jeta . Neper    gjitha  trojet  e  etnikumit  shqipëtarë  edhe  sot  e  kësaj  dite  është  zakon    njeriu    betohet    dicka  kur  dëshiron  ta  bind  tjetrin    saktësin  e  fjalës ,    sinqeritetin  e  mendimit , në  precizitetin  e  veprimit  ose  punës , per  realitetin  e  fakteve  dhe  ndodhive  etj, etj . Betimi  bëhet  kur  njeriu  betohet    dicka    shenjt ,    shtrenjt , të  dashur , të vlefshme  etj.  Dhe  pikrisht  per  këtë  unë  mendojë  se  populli  shqipëtarë  i  mbijetoi    gjitha  katrahurat    nga  kohrat      vjetra  pra  nga  kohet  kur  besohej    shumë  zotra  pra  kur  trupat  qiellor   dhe  fenomenet natyrore  mirreshin  si  zotra  andaj  i  kemi  betimet    to  dhe  njeriu  per  këto  betime  mbante  pergjegjësi  sepse  beja  e  rrejshme  lyp  hak .  Mu  per  këte  kemi  edhe  legjendat  se  si  p.sh.  njeni  kishte    be  rrejshem    diell  dhe  kur  kishte  ardhur    shtëpi   i  digjet  shtëpia ,  ose  njeni  kishte    be  rrejshem    bukë  e  kryp  dhe  fëmiut    tij  i  verbohen    dy   sytë etj, etj.

Po  i  shkruaj  disa  betime  ose  be    zakonshme    shqipëtarve    cilat  perdoren  edhe    ditet  e  sotme ;  Pasha  ketë  Diell , pasha  zotin , pasha  shpirtin  e  babës , nanës , vëllaut etj .***17.

 Pasha  hënen ,  pasha  këto  male , pasha  koken  e  fëmijve ,  pasha  djalin  e  hastretit , mos  mu  gjet  ky  ujë    sahat    vdekjes ,    vraft  zoti , pasha  tokë  e  qiell, pasha  yjet , më  bëft  zoti  guri ,  mos  u  qofsha  nga  ky  vend  etj , etj .

***16.  Vllakë  quhet  një  mjet  i  mbaruar  enkas  per  ngarkim    druve  dhe  është  shumë  e  thjeshtë  . Dy  druj    quhen  filla    vllakes    trash  diku 15-20cm  dhe    gjatë  2m –2m e  50cm    cilet  shpohen  me  burgi në    dyja  skajet  dhe    njeren  anë  pasi    birat  e  shpuara  vendosen    ashtuquajturit  stupca  ose  kungja  vllake    duhet    jen  nga  një  dru  i  qendrueshem  dhe  zakonisht  perdoret  druni  i  thanës  ose  i  shkozës    stupca  vendoset  pragu  i  vllakës    poashtu  është  i  trashsisë  se  vet fillave  dhe  nga  dru  i  qendrueshem  ndersa  dy  skajet  tjera    fillave  me    ashtuquajturin  gozhdar  lidhen    zgjedhen  e  qeve  ose  me  sinxhir    qafen  e  kalit .    stupca  vendosen  dru    cilat  shpomen  dhe  futen  neper  stupca . Pra  mjet  primitiv  per  bartjen  e  druve .

***17 Betimi    shpirt    babës , nënës ,  vëllaut  fëmiut  etj   është  valid  vetem  nese  ata    shpirtin  e    cilve  bëhet  betimi  kan  vdekur .

 

VEGLAT  E  PUNÊS

 

Veglat  e  punës    familjen  fshatare  shqipëtare  ishin    thjeshta  dhe    shumë  raste  edhe    lashta  dhe  primitive   dhe  pikrisht  per  këtë  edhe  ishte  vështirë  per  fshatarin  e  shtypur  dhe    pushtuar  nga  kolonistet  serbosllav       ec    hap  me  kohen   sepse  me  vegla  primitive  nuk  mund    kryheshin  punë  prodhuese  kualitative .

Veglat  e  punës    familjen  e  zakonshme  shqipëtare  janë    dryshme  dhe  kryejn  funksione    ndryshme .  Andaj  unë  po  i  ndaj  ato    grupe  pikrisht  sipas  funksionit    kryhet  me  to ; a) veglat  bujqësore ,b) veglat  shtepiake  ,  c) veglat  zejtare  dhe  d) veglat  e  amvisnisë .

a) Veglat  bujësore    kryesorja  ishte  parmenda  e  cila  diku  kah  fundi  i  viteve 1950  filloi    zavendsohet  me  plug  hekuri .  Këto  ishin  vegla  per  lavrimin  e  tokës  dhe  bujku  ose  lavertari  i  mbante  nga  prapa  me  dorzat  e  tyre    mbaruara  enkas   ndersa  parmenda  ose  pllugu  terhiqeshin  nga  qet  ose  edhe  nga  kuajt . Parmenda  e  poashtu  edhe  plugu  pos  dorzave  kishin  umin  i  cili  per  dallim  nga  parmenda    ishte  i  drunit  te  plugu  ishte  i  hekurit  dhe  umi  gërvishte  tokën  diku    thellsi  15-20  cm  dhe  kjo  punë  quhej  ugar .  Pastaj  vegel  tjeter   është  vllaqa  e  cila      kaluaren  mbarohej  nga  thupra të  shkozes  dhe  derisa  qet  ose  kuajt  e  terhiqnin  bujku  ulej  mbi  te  . Kjo  sherbente  per  shtypjen  dhe  shkaperderdhjen  e  bosave    dheut    lavruar  gjat  ugarit . Mirpo    vonë  vllaqa  e  drunit  u  zevendsua  me  ate    hekurit . Pra  diku  rreth  viteve  1970-1975    fshat  u  duken traktoret  e  parë  dhe  edhe  parmenda  dhe  plugu edhe  vllaqat  u  zavendsuan  me  vegalt  moderne    vet  traktori  i  terhiqte .

Vegla  tjera  bujqësore  ishin  dhe  janë  akoma  ; shati , kosa ,  terfurku     ishte  dy  lloje .  I  drunit  per  sanë  dhe  bar  dhe  i  hekurit  per  plehëra ,  krabuja    edhe  kjo  ishte  dy  lloje  e  hekurit    perdoret  zakonisht    punë  kopshtijesh  dhe  e  drunit  që perdoret  per    mbledhë  sanë  e  bar  , lopata ,  ashovi , draperi ,  sopata ,  këmesa ( sqepari) , kazma  etj, etj .

b)         Veglat shtepiake  ishin  dhe  janë ; sopata, tërfurku  i  hekurit , grabuja  e  hekurit , heksi , teslica , cekana    ndryshem etj, etj.

c)         Vegla  zejtare  ishin  sopata, teslica, struga    ndryshem , cekana    ndryshem  , sharra    ndryshme , lima të  ndryshme ,  biza etj, etj.

d)         Vegla    amvisnisë  ishin  saqi , qerepi , vegshi , qypi , kalanica , knata , lograqa , tangari , tepsijat  e  ndryshme , tinar    ndryshem , kaca të  mëdha  , sheka , ibriku , bucaku , magjëja , sofra, shkambat , funi ,  tëholluesa ,  lugët , thikat  e  ndryshme , breca , goruzhda  etj,etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora