E premte, 26.04.2024, 11:00 AM (GMT+1)

Mendime

Xhafer Leci: Oficeri i sigurisë Fadil Kajtazi: Shpekulant!

E shtune, 10.04.2021, 02:23 PM


Nga e majta: Xhafer Leci e Fadil Kajtazi, Hotel Kristal-Gjilan, 22.09.2017

Oficeri i sigurisë Fadil Kajtazi: Shpekulant !

Nga Xhafer LECI

- Ktheju profesionit tënd, o Fadil Kajtazi, ke hyrë në mal pa sopatë!?

Nuk e kam ditur që jeni kaq i paedukuar, goj-shthurur i vrazhdë dhe i papjekur politikisht?

Më keni ofenduar me dy komente, në mënyrë tinzare, tek profili i mikut tim, Gani Osmani, në Facebook, i cili kishte shpërndarë dy shkrime të mia!

- Them tinzare, sepse, pasi më keni bllokuar-shlyer nga shoqëria në Facebook, pa asnjë arsye dhe, si miq e kolegë që ishim, pa më paralajmëruar…!

Në njerin nga shkrimet e mia keni thënë, kupto-gënjyer, po citoj: "Ky rrene qe eshte djathtist, eshte komunist!" Ndërsa për shkrimin tjetër jeni shprehur edhe më banalisht. Citim: "Ky rruan ve!" Ju fyeni pa asnjë arsye, pa sjellur asnjë dëshmi, pa menduar për mundin,djersën e veprimtarisë time shumë të pastër kombëtare, mbi 5 dekada, e as për moshën time, që kur ka lindur Fadili, unë kam mbaruar shërbimin ushtarak, më 1967 në Beograd! Shkrimet e mia i mbështes me fakte dhe dëshmi të pamohueshme...

- Mua më njohin familjarë,farefis, miqë e shokë në vendlindje dhe, shumë bashkëveprimtarë e mërgimtarë nga koha e ilegales, e deri në ditët e sotme në perëndim. Asnjëherë nuk i kam takuar asnjë grupi ilegal, e as legal komunist.

Edhe sikur të isha komunist,as pak nuk do të turpërohesha, sepse veprimtaria ime është e ndershme dhe pa interesa,kjo ka rëndësi. Vendit i kam dhënë aq sa kam pasur mundësi,por marrë nuk i kam as gjë.

- Fadili, jo vetëm mua, por fyen, pa arsye, edhe personalitete tjera, si për shembull, ish kryeparlamentaren, aktualisht, kryetare e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani, të cilën e quan: “magaricë!”

- Diku, në vitin 2016 kam pas bërë një shkrim, për gjyshin tim, nga nëna, Shaban Ramë Buca, luftëtar i dy luftërave botërore… Dhe, për Babën tim, Osman Leci, luftëtarë i NDSH-së dhe bashkëluftëtar i komandantëve, Mulla Idriz Gjilani e Shefqet Kapedani-Bylykbashi.

Fadili, më shkruan dhe tregon se edhe ai, Bucalitë i  paska dajë dhe, caktuam një takim, edhepse jemi vendas, për herë të parë u takuam.

- Këtu poshtë po sjell  komentin orgjinal të mikut tonë, Gani Osmani, profesor, cili demanton me fakte të pamohueshme, ato që shkruan Fadili për mua!

"Xhafer Leci

Tungjatjeta dhe përshëndetje, miku im, Gani Osmani!

E lexova komentin Tuaj.

Ju falëmnderit!

Nuk e di kush është ky, Fadil?

Si duket me paska fshirë nga shoqëria, për atë nuk mund e shoh komentin e tij!

Mundësisht dërgoma edhe komentin e tij ta shoh.

Me konsideratë

"Gani Osmani

I nderuar mik, Xhafer Leci  !

Ky njeri quhet Fadil Kajtazi dhe, sa e di unë, ka qenë mik i juaji dhe imi, së paku deri para dy vjetësh. E di se ne të dytë kemi pasur konsiderata për te dhe bashkëshortën e tij.

Si duket ai të paska bllokuar. Pse!?

Mbase e din ti. Nëse jo, ai me siguri e din pse të ka bllokuar dhe pse po flet të pavërteta ndaj teje.

Nga statuset dhe komentet e tij kohëve të fundit edhe vetë kam mbetur tepër zhgënjyer. E kam njohur për tjetër fare në LDK. I kam besuar dhe ndoshta të kujtohet se edhe e përkrahëm, e ndihmuam dhe e votuam Znj. Lirije, në dy legjislacionet e kaluara, të gjashtën dhe të shtatën. Tani, ky daija po na del krejtësisht në anën shkatërruese të LDK-së. Tha për ty po e citoj:

"Ky rrene qe eshte djathtist, eshte komunist!"

Në një koment tjetër u shpreh edhe më banalisht. Citim: "Ky rruan ve!"- tha për ty. Nuk tha asgjë të vërtetë e asgjë më shumë, përveç që e turpëroi vetvehtën para të gjithë atyre që të njohin mirë ty dhe veprimtarinë tënde, mbi gjysëm shekulli, dhe që e njohin Fadilin me sjelljet e shkrimet e tij përçarëse e shkatërruese ndaj LDK-së. Kërkoj falje që nuk prita mendimin tënd, por reagova, ashtu siç do të reagoja ndaj kujtdo, që për interesa të ngushta personale e klanore shkruan publikisht të pavërteta, mbjell insinuata e përpiqet të denigron personalitete, të cilat ai kurrë nuk do të mund t'i arrinë.

Më fal, miku im, Xhafer!

Ti e din se nuk mund t'i duroj këto rrena e të pavërteta."

Wendlingen, 09.04.2021



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora