Mendime
Skënder Kapiti: Urime Znj. Osmani për detyrën e Kryetarit të Shtetit
E hene, 05.04.2021, 10:58 AM
Urime Znj. Osmani për detyrën e Kryetarit të Shtetit
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Me
zgjedhjen e Presidentit të Kosovës fituan shqiptarët, fitoi demokracia, fitoi
shteti dhe u vulos institucionalisht edhe legjitimiteti popullor, Referendum i
14 Shkurtit 2021, i cili “de fakto” ia kishte besuar postin e Presidentit të
Kosovës Znj. Osmani.
Dështoi
kështu edhe përpjekja nga opozita destruktive në aleancë me Listën serbe për ta
penguar zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, orvajtje kjo destruktive për ta çuar Kosovën në zgjedhje të tjera të
parakohshme në një kohë kur Kosova ka përpara detyra dhe vështirësi të
jashtëzakonshme për të përballuar si: luftën kundër pandemisë, ngritjen dhe
ndërtimin e shtetit demokratik e ligjor, luftën kundër krimit të organizuar e
korrupsionit si dhe detyrën e madhe kombëtare për ç’kapjen e shtetit nga
mafio-oligarkia krimo-politike që pengojnë zhvillimin kombëtar gjithpërmasor
dhe integrimin e Kosovës në BE.
Sot Parlamenti i Kosovës sapo zgjodhi Znj. Osmani
si Kryetare të shtetit të Kosovës megjithëse edhe pse në gërrhamat e fundit
te kualicionit të PDK e
AAK si dhe 3 “agjenteve” të Isa
Mustafës dhe paterica të ishpresidentit Thaçi të cilët u ndëshkuan me 14 Shkurt 2021 ata edhe u
munduan përsëri por që dështuan në
gjithçka çfarë mundën maksimalisht për të bëre kundër vullnetit të popullit, kundër
shtetndërtimit, kundër Kushtetutës dhe kundër integrimit të Kosovës në BE.
Me
këtë rast unë i përshendes, sepse janë për t’u përshëndetur të gjithë ata deputetët
të cilët bënë të mundur që me pjesmarrjen e tyre në këtë seancë parlamentare të
zgjidhet Znj. Osmani Presidente e Kosovës, pasi zgjedhja e kryetarit të
shtetit ishte jetike për Kosovën në këto
momente historike.
Deputetët
që morën pjesë dhe mundësuan zgjedhjen institucionalisht dhe demokratikisht të
Presidentit të Kosovës në përputhje edhe me legjitimitetin demokratik të
zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 duke
plotësuar e kryer kështu detyrën
fisnike dhe kombëtare të deputetit, si përfaqësues të popullit për ngritjen dhe
funksionimin e institucioneve të shtetit.
Pra,
këta deputetë meritojnë mirënjohje dhe respektin më të madh pasi kryen detyrën
para ligjit, Kushtetutës, demokracisë dhe para popullit e shtetit.
Deputetët
e PDK-së dhe AAK-së si dhe ata dy a tre deputetët e LDK-së që nuk morën pjesë në
votim e treguan veten se sa të përgjegjshëm janë, se sa e duan Kosovën dhe se sa
proamerikano-europianë janë.
Suksese
dhe Urime Znj. Osmani për detyrën e
vështirë të Presidentit të Republikës,
të kryetarit të shtetit të Kosovës pasi
edhe e meritonit, por edhe se ekziston bindja dhe besimi publik e kombëtar se
Ju këtë detyrë do ta kryeni me përkushtim, me dinjitet dhe me përgjegjshmëri të
lartë kombëtare.
Urime!
Nga Skënder Sadri KAPITI, Durrës, 4 Prill 2021