Mendime
Skënder Kapiti: Kosova - djepi i shqiptarizmit, i lëvizjeve dhe ngjarjeve të mëdha kombëtare
E marte, 23.02.2021, 08:34 PM
Kosova - djepi i shqiptarizmit, i lëvizjeve dhe ngjarjeve të mëdha kombëtare
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Këtë
titull më nxiti për ta shkruar duke marrë shkas dhe arsyetim nga zgjedhjet e 14
Shkurtit 2021 në Kosovë, si zgjedhje model e shëmbull demokracie jo vetëm në
Ballkan, por edhe më gjerë si dhe duke parë
se si edhe demokracisë amerikane iu tronditet themelet në zgjedhjet e fundit
presidenciale mbajtur atje.
Shkurtimisht
vetëm po t’i hedhim një sy vështrimi Historisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve
rezulton se Kosova është djepi i shqiptarizmit, sepse në Kosovë janë zhvilluar
ngjarjet më të mëdha me rëndësi kombëtare dhe
jetike për shqiptarët.
Së
pari: ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit ajo e cila i dha shtysën kryesore
Rilindjes Shqiptare dhe ngjarja me e madhe është po ajo në historinë moderne e cila e bëri problem ndërkombëtar Çështjen
dhe ekzistencën e kombit shqiptar.
Së
dyti: janë kryengritjet në Kosovë dhe lufta e sakrifica e popullit shqiptar të
Kosovës, Kryengritja e Përgjithshme në Kosovë ajo e cila çoi në Shpalljen e
Pavarësisë së Shqipërisë.
Së
treti: është qëndresa e pamposhtur e Kosovës për liri, pavarësi dhe për Bashkim
Kombëtar e cila ishte edhe pengesa kryesore për planet gllabëruese sllavo-greke
edhe të Shqipërisë londineze.
Së
katërti: ngjarje tjetër e madhe me rëndësi kombëtare është qëndresa heroike e
popullit shqiptar të Kosovës gjatë 100 viteve kundër kolonizatorit sllavo-serb,
në vitet e pas Shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë dhe gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërmjet
dy luftrave botërore si dhe në vitet
1945, 1968, 1980 si dhe ajo e lëvizjes rugoviane për demokraci, liri dhe
shtetësi të Kosovës të cilat iu kundërvunë edhe regjimit komunisto - titist dhe
atij fashisto-komunist te Millosheviçit.
Së
pesti: Ishte Rugova dhe LDK-ja e drejtuar prej tij shëmbull edhe për demokracinë
në Shqipëri që çoi në rënien e
komunizmit antihuman stalinisto-enverist në Shqipëri në vitet ‘90.
Së
gjashti: Ngjarja tjetër kulmore në Historinë tone kombëtare, është Lufta
heroike e UÇK-së, është ajo e cila e
ndërkombëtarizoi si kurrë më parë në Histori Çështjen e Kosovës shqiptare dhe atë të problemit gjithkombëtar shqiptar e
cila çoi në Pavarësinë e Kosovës dhe që e
vendosi në agjendën edhe
ndërkombëtare zgjidhjen e problemit shqiptar , atë të Bashkimit
Kombëtar.
Dhe
tani së fundmi janë edhe zgjedhjet e lira dhe demokratike të 14 Shkurtit 2021
ato të cilat vulosën triumfin e demokracisë reale e të vërtetë: atë të
zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike duke plotësuar standadet
moderne të demokracisë, të cilat edhe e
ndanë Kosovën nga sundimi i elitës së vjetër politike të korrupsionit,
duke i hapur kështu Kosovës perspektivën e pakthyeshme eurointegruese, demokratike dhe zhvillimore e
cila do të inkurajojë dhe shëmbullojë që
edhe në Shqipëri, më në fund edhe ajo, të zhvillojë demokracinë e zgjedhjeve të
lira dhe me standarde në mënyrë që edhe Shqipëria të ndahet nga tranzicioni traumatik 30
vjeçar.
Sot
në Shtetin e Ri shqiptar të Kosovës,
populli shqiptar ia ka besuar qeverisjen dhe pushtetin VETËVENDOSJES dhe reformatorëve e patriotëve
Albin Kurti e Vjosa Osmani për ta
konsoliduar, forcuar dhe ndërkombëtarizuar akoma më shumë shtetin e Kosovës dhe
Çështjen kombëtare shqiptare akoma të pazgjidhur.
Me
Shtetin e Ri shqiptar të Kosovës
shqiptarët tashmë janë faktor dhe lujnë rol kyç në Ballkan. Kosova
gjithmonë dhe historikisht ka qenë në anën e duhur të historisë për interesin
gjithkombëtar, por për Shqipërinë politike, politikisht nuk mund të thuhet një gjë e tillë.