Kulturë
Luan Kalana: Mësuesit vullnetarë në Malsi
E diele, 21.02.2021, 10:21 AM
MESUESIT VULLNETAR
NE MALSI,
...pishtarë
të pashuar,të dijes e të kulturës në fshat.
Prelud
-Për hir të vërtetës, jo vetëm duhet thënë ,por duhet pranuar,
se”armata” e Mësuesve të brezit tonë,punoi me përkushtim,me sakrifica dhe “nomadë”, nga treva në trevë ,nga fshati në fshat më të largët duke u bere pishtarë të dijes e të arsimit e të kulturës në fshat.
Sa
me fëmijët ,nxënësit paradite në shkollë,aq e pasditeve në shkollën e mbrëmjes,
të natës ,për të riturit ,me prindërit për mbarimin e shkollës 8-vjecare ,një
punë e lodhshme,por e bukur në arsimimin e dy brezave.
Ata
punuan me kembgulje edhe për reformen e zhdukjes te Analfabetizmit,ne procest e
revolucionarizimit të shkollës,në evolucionin
gjuhësor për formimin e gjuhës
letrare kombëtare Shqipe,gjenezen dhe
pastrimit nga huazimet,mbledhjen e Fjalëve dhe shprehjeve të rralla të vjetra
të shqipes ,krijimin e fjalorëve gjuhësore etimologjike ,që e konfirmuam me
studimet tona të mirëfillta gjuhësore shkencore
në bazë në teren,,që nuk u përfillen nga institucionet përkates arsimore
gjuhësore.
Arsimim,mësimi
i dijeve në shkolla,ishte njëra anë e medaljes ,e punës ,përkushtimit profesional,pasioni e detyrës,pasi nuk
mbaronte këtu me oret e mësimit…
Mësuesit
e fshatit,ishin pishtarë të kulturës të përparimit ,misionarë te qytetrimit,të
përhapjes e zhvillimit të traditave patriotike ,kulturore dhe artistike,një
detyrë,obligim dytësor e shoqëror i Mësuesve,një punë e papaguar,që merrte kohë
e duheshin sakrifica,për emcipimin e të resë në fshat.
Sa
për kujtese do të përmend ,levizjet kulturore ,artistike,ngritjen e Vatarave të
kulturës,Muzeumet historike dhe etnografike në fshat,gjallerimit të jetës
kulturore artistike,me ngritjen e grupeve amatore Estradës,të Teatrit ,të
ansambleve muzikore,të këngeve e valleve popullore dhe të aktiviteteve të
shumta sportive,spartakiadave e tjera,pa mbarim,sa me nxënësit aq me të
riturit,si dhe aktivistë shoqërore të
organizatës të masave ,me Frontin,me Rininë ,me Gruan ,me Veteranët ,e tje.
-Pasi
mbaruam shkollën e mesme pedagogjike në Tiranë,dolëm vullnetar për të shkuar në
Malsin e Shqiperise( “ku ka nevoje Atdheu”),pa ditur se ku do të shkonim nga
Kryeqyteti në fshatrat migjeniane,errësire,rrugë e pa rrugë dhe pa dritë
elektrike me llambë vajguri,grënë e pa ngrënë e tjera sakrifica të panumurta
për një jetëse minimale…
parantese ...Do të përmend ,për pak kohë mësues në
shkollën fillore,me klasa kolektive ,me 12 nxënes ,nga klasa e parë deri në të
katër,në fshatin Prush të Tiranes ,tre
km larg kryeqytetit,mbrapa kodrës te Kombinatit te tekstileve .E pabesueshme
por skadaloze ,ishte mbarimi i viteve’60,një gjendje e mjerueshme e
fshatit,varfërim në kulm të fshatareve,se unë u rita e shkollave në
Tiranë,papasur asnje dijeni per fshatin.Aty jo vetëm kam parë,por kam takuar e
mësuar, me deshperim të madh shpirtëror nxenesit migjenianë ,”lulin e vocër”,jo
vetem me cizma llastiku të cara por dhe zbathur në shi e në baltë,më vjen turp
të tregoj.Si për të qeshur ,aty lashë dy palë këpucë gjatë rrugës me një baltë
ngjitese,që mezi i shkulja këmbët.
dëshmi
jetësore ... -“Odiseja” ime filloi në malsin e Mokrës të ”zezë” bashkë me të
paharurin shokun dhe kunatin tim Andrea Palloj.në fshatrat e Proptishit,në
Homezh ,Rodokal,me njerës bujare dhe nxënës inteligjente me zemër të madhe ,por
me një fukarallëk të madh,të pabesueshëm..
Nuk
do t’i haroj,familjet e Halil Menkshit,Gjata,Bizgjonet,Pengu,e tjerë...dhe ish
nxënësit tim,si Selman Bizgjoni ,më vonë
mësues dhe drejjtor ne Homezh,sot në Tirane.Here pas here flasim me mall me të
birin e Halilit,Kujtim Menkshi ,duke kujtuar Homezhin dhe burrta ,djalërinë
homezhianet e mencur e minatorë te palodhur të hekurnikelit ne Cervenake dhe të
qymyrgurit ne Homezh.
-Transferohem
në rrethin tim,Korcë,por gjithnjë me shoqeronte në dokumentat e mija “motivi”
vullnetar për në Malsi,megjithese e mbaruam stazhin e Malsisë në Pogradec.
Caktohem
Mësuses në shkollën fillore të fshatit Nikolicë,rëzë malit tëGramozit,fshati i
poetit popullor Met Fidani.Nuk e dija nga binte,por shefi kuadrit të arsimit në
Korcë ,më tha se është pranë fshatit Dardhë,fshati më i largëti Devollit apo i Korcës?!
Më
vonë ,do te vazhdoj Mësues në fshatrat e rrjedhës të lumit Devoll,në
Menkulas ,Poloskë Deri sa do të mbrija në “bazë” ku banonte familja, në
Vishocicë.
-Por
Mësuesin “vullnetar” do ta ndiqte pas “odiseja”,transferohem për një dekade,në
shkollën e e re 8-vjecare në fshatin
kufitar të Trestenikut,nga ku kisha nxënes të talentuar,midis tyre,
shkencëtarin e ri të Shqiperisë,në Japoni,Prof.Dr..Leonard Barollin( kam shkruar gjatë për ta).
-Një
detaj që nuk e harroj.Rrugës duke hyrë në fshat per te shkuar ne shkollë,më
ndalon patrulla e ushtareve kufitarë,se
isha pa leje(Tresteniku fshat kufitar, duhej leje nga Dega e Brendshme Korcë)
dhe më cojnë në Postën e kufirit Bllatisht,Qysh atje njoha dhe bëra shok
Komndantin ,oficerin e ri lab ,Neil
Ruci,sot artist popullor Tiranë,i kënges polifonike,me të cilin shkuam në
shkollë dhe ai bëri prezantim tim.
-Më
falni ,nje episod,ishin vitet’80,per te qeshur dhe per te qare,per te
cilen,paralajmerohem dhe suvejrohem nga operarivi i kufirtit,nga sigurimi,per
se?!
Sepse
kisha ftuar dhe shoqëruar në shkollë e me nxënësit e mij në Trestenik për të
treguar për fshatrat shqiptare matanë kufirit,këta patriotë emigrantë ekonomike
burrat e mencur nga Vishocica ,të
porsaerdhur nga SHBA,Adem Kasem (Hysii) Vishocica ,ish sekretar i Shoqatës
Vatra dhe ndjeri i paharuari patrioti Sali Rusi (babai i të paharuarit prof.Ismet
Rusit),nga Bostoni llogaritar i Fan Nolit,të ciliët ai ndiqeshin dhe e suveroheshin nga sugerimi(e mësova më von),sepse vinin nga Amerika, sikur te ishin agjente te CIA-s,ishte propoganda e sistemit
komunist,ndaj emigrantëve e asaj kohe..
.Nejse,Ata
i tregonin nxënësve të mij per fshatrat
shqiptare matan kufirit(25 fshatra shqiptare te treves te Devolli,në territorin
e shtetit Grek) të marra paderjtesiht,të copetura nga trualli ynë, nga
padrejtesiste e Fuqive te Medha te Europes,për t’ia dhëne shteteve fqinje
.(histori reale e jetuar,kam shkruar shumë për këtë).
Nuk
mund të mburem ,do thonë keta të rinjtë e sotëm se atëhere ai sitem ishte ,do
bënit ju thoshin,se s’bën e do shkonit “atje ku ju thëriste Atdheu “!!.Po jo,
të gjithë ,se kishim edhe nga koleget tanë, që nuk njohën shkolllë e fshat
tjetër ,pa le Malsi,mësues vetëm atë të vendlindjes.Por kishte dhe më keq
mësues “nomadë” që ishin martuar e kishin lindur fëmijët nëpër fshtrat ku kishin qënë mësues ,si cifti i nderuar
mësuesësh të palodhur e të nderuar ,si
..Qaska e Muharem Bejeleri ,nga Treska,Trebicka
deri në Koshnicë ,e shume te tjere.
Pa
mburje ,në shkrimë jetën tonë të re .në moshën më të bukur të rinisë në
fshat,dhe arritjet qenë të dukshme e të përparueshme në pak dekada,në të
gjithat fushat e arsimit e të kulturës ,në paradoks me gjendjen ekonomike
,varfërimin e fshatarëve dhe prapambetjes të infrastruktures në fshat.Kam
kënaqesine të rrëfej me modesti,se sa te
përkushtuar e me pasion kemi punuar Mësues në fshat,po aq i obliguar,pas mesimit kam qëne aktivist i
palodhur shoqeror me rininë ,sekeretar i rinisë në trevën e Devollit për 15
vjet,në aksione lokale e Kombetare,si në hekurudha,ashtu dhe në taracimet në
Ksamil,Sarande .
Ndërsa
me keqardhje,për ngushellim ,fryti i punës tonë me pasion ,në tre-katër dekada
,për edukimin me dije të brezave të rinj,u shpërblye me pension minimal (turp e
fatkeqësi nga “ligjet absurde të demokracisë”).
mbyllje-
Si refren ,mbeta tërë jetën Mësues Vullnetar për të shkuar e punuar në Malsi .E
dini ,në vitet ‘80 u rishfaq prap lëvizja
dhe përfundimisht ,caktohem në lista me gjithë me familje e fëmijë,jo
beqar ,kësaj rradhe për të shkuar në
rrethet Veriut ,Mësues vullnetar ,pasi
kisha mbruar edhe dy Universitete,por për cudinë fatit ,nuk u realizua kjo
dëshirë,
Por
që e vazhdoi vajza ime Dëshira,e cila pasi mbaroi Universitetin e Tiranës,shkoi
e punoi mësuese Historie në shkollëne e
mesme,në Bozhigrad-Miras.
Aspirata
ime ,ishte të shkoja të punoja Mësues në Kosovë,për të shpënë në fund ,amanetin
e Babait tim,vullnetar në Brigadat partizane për clirimin e Kosovës.
.Pa
u zgjatur se më vjen rënde ,jane pak të thëna,por reale,per veten time,por për
të përgjithësuar punën e palodhshme të atyre qindra e qindra pishtarëve të
pashuar të dijes e kulturës në fshat.
-”Odiseja”e
shkollave të mija,mbaron me ardhjen ne Amerikë familjarisht në vitet’90,student
në shkollën për anglisht kallic “Adult Edukation Waterbury” në shtetin e
Connecticut SHBA.
Ndejehemi krenar ,megjithese pak të lodhur,se kemi
punuar me pasion e vetmohim,zoti të na i dije,se shpërblimin ,vlersimin tonë na
i i kanë dhënë e shprehur me respekt ish
nxënësit dhe studentët tanë të dashur e të paharuar, kudo që ndodhen,në
Shqipëri e në Botë.
@-Luan Kalan,SHBA.
ish
Mësues në Shqipëri