Mendime
Skënder Kapiti: 17 Shkurti 2008- Dita e Pavarësisë dhe 14 Shkurti 2021-Çlirimi i dytë i Kosovës
E enjte, 18.02.2021, 06:37 PM
17 Shkurti 2008- Dita e Pavarësisë dhe
14
Shkurti 2021-Çlirimi i dytë i Kosovës
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Sot
me 17 Shkurt 2021 Kosova feston 13 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, Ditën e
triumfit të madh të pëpjekjeve dhe të sakrificave mbinjerëzore 150 vjeçare të
popullit heroik të Kosovës për liri e pavarësi kombëtare. Sot Kosova feston,
përkujton dhe nderon Adem Jasharin dhe
Luftën e UÇK-së, nderon veprën e madhe të heronjve kombëtarë Hasan Prishtina,
Isa Boletini, Azem Galica, Bajram Curri, Presidentin historik Ibrahim Rugova
etj.
Sot
Kosova nderon dhe respekton heroizmin ,
sakrificat si dhe nderon dhe përkujton
herojtë dhe dëshmorët e lirisë e të pavarësisë.
Sot
Kosova nderon e respekton edhe aleatët e
mëdhenj si SHBA-të dhe të gjitha ato shtetete të NATO-s si
Britaninë, Gjemaninë,
Turqinë, Italinë etj., të cilat
ndërhynë ushtarakisht dhe dëbuan njëherë e përgjithmonë kolonizatiorin barbar
serb nga Kosova shqiptare.
Por
Muaji Shkurt, pikërisht 14 Shkurti i vitit 2021, tre ditë para 17 Shkurtit
shënohet edhe si një ngjarje tjeër e madhe për Kosovën që pati përmasat e një
referendum popullor, dhe këto janë zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit 2021 ,
si një ditë e madhe si një çlirim i dytë për Kosovën , si dita e ndëshkimit dhe
e triumfit mbi sistemin e korrupsionit, të krimit të organizuar dhe të hajnisë
politike , si dita e ndëshkimit të politikës së keqe që montoi një sistem
korrupsioni, dita e ndëshkimit të këtij
sistemi i cili kishte kapur shtetin , ligjin ,shoqërinë, drejtësinë, pra tërë
sistemin.
14
Shkurti është dita e kthimit të shpresës dhe të besimit popullor te shteti e
ligji, te e vërteta dhe te drejtësia,pra është dita që do të heq pengesat dhe
që do i hap rrugën forcimit dhe konsolidimit të Pavarësisë dhe të Shtetësisë së
Kosovës;zhvillimit , mirëqënies , sundimit të ligjit si dhe integrimit të brëndshëm dhe të jashtëm
Kosovës. Me 14 Shkurt fillon një Epokë e Re politike në historinë e shtetit të
ri demokratik të Kosovës, të epokës së shtetndërtimit modern e
demokratiko-ligjor për të çuar në vënd
amanetin dhe sakrificat e popullit martir të Kosovës , të bijve, bijave,
të herojve e të dëshmorëve të saj, Epokë
të cilën referendumi 14 Shkurtit ua ka besuar Albin Kurtit dhe Vjosa Omanit.