E marte, 21.09.2021, 06:15 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: 17 Shkurti 2008- Dita e Pavarësisë dhe 14 Shkurti 2021-Çlirimi i dytë i Kosovës

E enjte, 18.02.2021, 06:37 PM


17 Shkurti 2008- Dita  e Pavarësisë dhe

14 Shkurti 2021-Çlirimi i dytë i Kosovës

Nga Skënder Sadri KAPITI 

Sot me 17 Shkurt 2021 Kosova feston 13 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, Ditën e triumfit të madh të pëpjekjeve dhe të sakrificave mbinjerëzore 150 vjeçare të popullit heroik të Kosovës për liri e pavarësi kombëtare. Sot Kosova feston, përkujton  dhe nderon Adem Jasharin dhe Luftën e UÇK-së, nderon veprën e madhe të heronjve kombëtarë Hasan Prishtina, Isa Boletini, Azem Galica, Bajram Curri, Presidentin historik Ibrahim Rugova etj.

Sot Kosova  nderon dhe respekton heroizmin , sakrificat  si dhe nderon dhe përkujton herojtë dhe dëshmorët e lirisë e të pavarësisë.

Sot Kosova nderon e respekton  edhe aleatët e mëdhenj si SHBA-të dhe të gjitha ato shtetete të NATO-s  si  Britaninë, Gjemaninë,  Turqinë,  Italinë etj., të cilat ndërhynë ushtarakisht dhe dëbuan njëherë e përgjithmonë kolonizatiorin barbar serb  nga Kosova shqiptare.

Por Muaji Shkurt, pikërisht 14 Shkurti i vitit 2021, tre ditë para 17 Shkurtit shënohet edhe si një ngjarje tjeër e madhe për Kosovën që pati përmasat e një referendum popullor, dhe këto janë zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit 2021 , si një ditë e madhe si një çlirim i dytë për Kosovën , si dita e ndëshkimit dhe e triumfit mbi sistemin e korrupsionit, të krimit të organizuar dhe të hajnisë politike , si dita e ndëshkimit të politikës së keqe që montoi një sistem korrupsioni, dita e ndëshkimit të  këtij sistemi i cili kishte kapur shtetin , ligjin ,shoqërinë, drejtësinë, pra tërë sistemin.

14 Shkurti është dita e kthimit të shpresës dhe të besimit popullor te shteti e ligji, te e vërteta dhe te drejtësia,pra është dita që do të heq pengesat dhe që do i hap rrugën forcimit dhe konsolidimit të Pavarësisë dhe të Shtetësisë së Kosovës;zhvillimit , mirëqënies , sundimit të ligjit si dhe  integrimit të brëndshëm dhe të jashtëm Kosovës. Me 14 Shkurt fillon një Epokë e Re politike në historinë e shtetit të ri demokratik të Kosovës, të epokës së shtetndërtimit modern e demokratiko-ligjor për të çuar në vënd  amanetin dhe sakrificat e popullit martir të Kosovës , të bijve, bijave, të  herojve e të dëshmorëve të saj, Epokë të cilën referendumi 14 Shkurtit ua ka besuar Albin Kurtit dhe Vjosa  Omanit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora