Mendime
Zenel Çeliku: Kosova, leksion i shkëlqyer për Shqipërinë
E hene, 15.02.2021, 09:32 PM
Kosova, leksion i shkëlqyer për Shqipërinë
Nga
Zenel Çeliku
Një
dië më parë u bënë zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, pa asnjë problem dhe pa
asnjë ngjarje të tipit shqiptar të Shqipërisë. Kosova votoi në mënyrën më
qytetare dhe sipas parimeve demokratike europiane, qytetari i qetë hedh votën
atje ku ai dëshiron. Ndërsa në Shqipëri kanë filluar që tani ndikimet dhe
presionet për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit që do të zhvillohen në
Shqipërinë tone problematike. Politika në Shqipëri që në 30 vite ka gjeneruar
probleme të njëpasnjëshme, ngjarje dhe kaos kur bëhen zgjedhjet, tashmë duhet
të ndëshkohet me votën qytetare të vetëdijshëm.Ndërsa KQZ-ja e Shqipërië pse
nuk hedh hapa të njëjta me KQZ e vëndeve të Rajonit, e në veçanti, përse nuk
ndjek modelin e KQZ së Kosovës? A ka me turp që sot e mbas 30 vitesh që rrezultati
I zgjedhjeve në Shqipëri çertifikohet mbas një muaji e më shumë1 ?!!!
Ja
pra, zgjedhjet në Kosovë një ditë më parë, vërtetë janë leksioni më I mirë për
politikën shqiptare dhe për institucionin qëndror të zgjedhjeve siç është
KQZ-ja. Populli I Kosovës votoi I qetë dhe I vetëdijshëm me një mendim shume
pozitiv, për një ndryshim historik për partitë dhe për figurat politike dhe
publike që do të qeverisin nesër Kosovën. Bukur, shume bukur, kjo është
qytetari dhe civilizim, por në Shqipëri kur do të vij kjo qytetari dhe ky
civilizim? Përse qytetarët e Shqipërisë ngelen peng I metodave mafioze politike
dhe institucionale? Kur do të qeshë buza dhe zemra e qytetarëve të Shqipërisë,
që në zgjedhje të ndryshme të dalin rezultatet brënda një kohe rekosrd si në
Kosovë? Kjo me sa duket është larg, shumë larg sepse klasa politike e vjetër në
Shqipëri, bën presine dhe ndikon drejtpërdrejt ndaj institucioneve përkatëse që
merren me përkujdesjen, me ligjshmërinë dhe çertifikimin e zgjedhjeve. Kjo b ën
që qytetarët e Shqipërisë çorientohen për rreth dy muaj për t’u informuar për
rezultatet e përfundimtare të zgjedhjeve vendore apo të përgjithshme qofshin
ato.
Tani
më 25 Prill, më shumë se kurrrë, është koha dhe moment që qytetarët e
Shqipërisë të kuptojnë dhe të ndërgjegjësohen për të nxjerr jashtë loje
politikanët e ndyer me korrupsion, me krim edhe ata që kanë kryer krim
elektoral. Tashmë është moment që shqiptarët e Shqipërisë të kthejnë kokën nga
qytetarët kosovar, të cilët votuan në mënyrë të qytetëruar dhe hodhën jashtë
qeverisjes figurat e vjetra dhe të përfolur si të korruptuar. Pra, në Shqipëri
është moment që me votë të lire e pa ndikim, me shpresë dhe besim tashmë ka
ardhur koha që politikanët e korruptuar dhe te inkriminuar të largohen nga
politika dhe qeverisja. Në Shqiperinë e persekutuar nga korrupsioni dhe krimi
në këto 30 vite, tani më shumë se kurrë politikanët 30 vjeçar duhet të largohen
me votë qytetare nga politika dhe pushtetit, sepse ata e kanë parë politikën si
biznesin më të mirë nga ku kanë buruar të mirat material personale në mënyrat m
ë të korruptuara.
Më
25 Prill, le të shpresojmë se leksionet e Kosovës jane një model shumë I mire
që dohet të ndjekin qytetarët e Shqipërisë, por në mërë të veçantë, KAZ-ja e
Kosovës duhet të jetë një model exelent për KAZ-në e Shqipërisë.
Zenel
Çeliku
TIR-FAX
News Agency 15 Shkurt 2021