Mendime
Hasan Hasanramaj: Asnjë fjale për shtresën me të goditur në Kosovë- pensionistet
E hene, 15.02.2021, 10:01 PM
Ku jeni ju krerët e shtetit dhe të partive politike që këto ditë në fjalimet e juaja zgjedhore nuk e folët asnjë fjale për shtresën me të goditur në Kosovë- pensionistet Pyetje për ju: “Ku keni qenë që dy dekada që shumicën e premtimeve që ia dhatë popullit nuk i realizuat në jetë dhe vepër ?! ... “
Pensionistet
e Kosovës, e sidomos ata të cilëve u janë mohu diplomat Universitare të viteve
1990 të ngopur me rrena, me premtimet
boshe të cilët këto ditë gjatë aktiviteti zgjedhor dhe tubimeve që po
mbahen anë e këndë Kosovës nuk u shkoi ndermen të flisni asnjë fjale për
pensionistet prandaj edhe ne nuk do tu japin votën, sepse për fat të keq që njëzet vjet keni luajtur me
dinjitetin e shtresës ma të goditur të pensionisteve në Kosovë ...
Nga Hasan Hasanramaj
Ne pensionistet, e sidomos ata që nuk na pranuat diplomat Universitare
të viteve 1990 bashke me Lidhjes së
pensionisteve te Kosovës viteve të fundit vazhdimisht ju kemi drejtuar me tetëdhjetë e gjashtë kërkesa ju strukturave dhe organeve me të larta shtetëror, që na rrejtët dhe na mashtruat kemi
organizuar pranime të shumta në nivele
të larta–të Kuvendit, të Qeverisë, të Ministrisë e të tjera, kemi parashtrua kërkesat e strukturave të Lidhjes
së pensionisteve të Kosovës dhe të pensionisteve me shkrim
dhe gojarisht ku janë lëshua
reagime nëpërmjet të cilit i kemi shpreh dhe po e shprehin edhe sot pakënaqësitë gjatë këtij aktiviteti zgjedhor, indinjata, revoltat dhe dhimbjet ndaj
premtimeve boshë të ju folëseve që këto ditë po u premtoni premtime boshe. Një pyetje për të
gjithë ju folëseve të tubimeve elektorale ku keni qene deri sot që këto premtime të “mëdha” nuk i
keni realizua në jetë dhe vepër por që njëzet vite keni luajnë me dinjitetin e ne pensionisteve të Kosovës që i takojmë shtrese ma të goditur në Kosovë.
Të flasësh për fatin e pensionistëve në Kosovë pas vitit 1999/202o do të thotë të vajtosh për së vdekuri ata
pensionistët, të cilët që nga muaji maj të vitit 1999 mbetën pa pensione kontribut
dhënëse të cilët nuk e patën fatin që të
gjallë të gëzojnë pensionet e merituara nga puna dhe djersa e tyre as ata vetë,
por as familjet dhe fëmijët e tyre, çka do të thotë edhe të qash hallet e
pensionistëve, me dinjitet të nëpërkëmbur, me përbuzje e injorim dhe shpresa të
thyera. Zotërinj Isa Mustafa, Ramush Haradinaj
Avdullah Hoti, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe të tjerë pas njëzet viteve si pushtetarë, kthehuni dhe shikoni se sa të padrejtësi
të dhimbshme i keni bërë ndaj
pensionisteve gjendja e të cilëve është me
e goditur. Mësoni se që njëzet vjet
gjeneratat e pensionistëve, me normë të
lartë të mortalitetit, afro 4,2 % të
tyre vdiqën dhe po vdesin edhe sot kur ju po folën nëpër tubimet elektorale pa i realizuar të
drejtën në pension të cilin e kanë
fituar me punë, dhe mund e tyre -
ku të gjitha gjerat që i kemi arritur sot në Kosovë janë meritë dhe
kontribut i këtyre pensionisteve, të cilat gjera ju nuk i njihni as nuk i
pranoni, sepse mendoni dhe punoni vetëm për interesat e juaja personale. Andaj
të drejtat që u takojnë pensionisteve
sipas të gjitha konventave
ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtës së përcaktuar edhe në
Kushtetutën e Kosovës në tërësi janë mohu nga ana e juaj. Ata në lirinë e
ëndërruar për të cilën kishin investuar
mund, dije ku shume prej tyre vdiqën në
varfëri të skajshme, me një pension linear?! Këto ju udhëheqësit karerist e keni digjte dhe e dini edhe sot, por keni heshtur dhe po
hukasni edhe sot?!...
Pensionistët
kërkojnë drejtësi sociale në kuadër të
gjitha parimeve dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe atyre
ndërkombëtare, të cilat ju nuk po i përfillni ?! ...
Prandaj, Lidhja e Pensionistëve të Kosovës dhe të gjithë
anëtaret e saja publikisht në këto momente kur para popullit të Kosovës po
jepni premtime boshe si gjithmonë. Andaj shprehim indinjatën dhe pakënaqësi, revoltë për qëndrimet indolente
të strukturave - si të Qeverisë, të Kuvendit, të Ministrisë përgjegjës, parlamentit të cilat tani e
njëzet vjet nuk janë të gatshme që problemet jetike të pensionistëve t’u kushtojnë
kujdesin e duhur?! Kjo ma së mirë u vejte nëpër tubimit që u mbajtën dhe po mbahen këto ditë asnjë prej të tubimeve
nuk e thatë asnjë fjalë për hallet e mjerueshme të pensionisteve të
Kosovës. Të gjithë juve që deri me sot gëlltiten çdo gjë mbi
tokën e Kosovës ua bëjmë me dije se po të mos ishin pensionistë e dikur muratorë, xehetarë,
mësues, profesorë, mjekë, inxhinierë, por edhe ju nesër
do të bëhen pensionistë. Andaj kojmë që të ndërpriten premtimet boshe,
arsyetimet e pakripë se “pensionet tuaja i plaçkiti Serbia”, se rritjen e
pensioneve nuk po e lejojnë Fondi Monetar Ndërkombëtar, ose Banka Botërore,
sepse pensionistët kërkojnë pensionin ekuivalent me punën e vet në shtetin
e vet, në Kosovë. Ju lusim o njerëz-
sidomos ju në krye te shtetit që ma në
fund të gjeni para po i shtoni pagat
marramendëse në një anë, kurse në anën tjetër po mendoni vetëm për xhepat e
juaj, kuptoni ma në fund se pensionet janë kategori ekonomike, janë borxh
e jo lëmoshë, por për fat të keq ju
nuk keni vesh as tru si gërryes për të
mendua dhe veprua për këto gjera. Pensionistët janë ngopur me rrena
kurtuazie, me premtime boshe në
fushata, me të cilat të gjithë ne pensionisteve në Kosovë na është amortizuar durimi, prandaj ju lusim të
mos lejoni që një dite do të hidhem në
grevë e të vdesin në sheshe, ose në greva urie si dikur minatorët e minatorët e“Trepçës”, por për motive tjera,
ose të ndërmarrin ndonjë aksion tjetër fatal. Lidhja e pensionistëve kohen e fundit ju kanë drejtuar më qindra
letra strukturave dhe personaliteteve me
të larta shtetëror të Kosovës, kanë organizuar gjashtëmbëdhjetë pranime në nivele të larta - Kuvendin, të
Qeveri, të Ministrisë e të tjera,ku janë
parashtrua kërkesat me shkrim - kushtua
halleve dhe kërkesave të arsyeshme të pensionisteve të Kosovës edhe pse na kanë
premtua po paraqiten si shurdhëtës?! Lidhja e Pensionisteve dhe strukturat e
tyre udhëheqëse të Kosovës kërkojnë drejtësi sociale në kuadër të gjitha parimeve dhe ligjeve pozitive të
Republikës së Kosovës dhe të organeve ma të larta shtetërore dhe ato
ndërkombëtare. Gjithashtu kategoria e
pensionisteve të diplomuar gjatë vitit
1990 urgjentisht kërkojmë nga qeveria dhe organet tjera ma të
larta shtetërore që të anuloni
pikën “2” dhe në të njëjtën kohë të shfuqizoni neni “4”
dhe “5” të udhëzimit administrativ. Me këtë vendim pensionistet nga të gjitha anët e
Kosovës me diploma të Universitare në
xhepa të leshura gjatë vitit 1990 nga Universiteti i Prishtinës pa asnjë mbështetje ligjore, na keni
kategorizua për pensione në kategorinë
e tretë apo të katërt të
shfrytëzuesve të
pensioneve me - përgatitje
shkollore të mesme, e jo në kategorinë superiore
shkollore”?!...