Mendime
Florim Zeqa: Të mos abuzohet me "referendumin" në proces zgjedhor!
E enjte, 11.02.2021, 08:17 PM
Të mos abuzohet me "referendumin" në proces zgjedhor!
Shkruan:
Florim Zeqa
Çdo
thirrje dhe deklarim për referendum nga ana e disa liderëve partiak, është
abuzim dhe shkelje e rendit kushtetues, të cilët për qëllim të fundit e kanë
mashtrimin dhe hipnotizimin qytetarëve për grabitjen e votës.
Sa
më shumë që po afrohet dita e zgjedhjeve, aq më i qartë po bëhet vullneti dhe
përcaktimet partiake të qytetareve. Sa më afër ditës së zgjedhjeve, qytetarët
po tregohen aq më të vendosur në rrugën evro-perëndimore të Kosovës.
Edhe
përkundër numrit të madh të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje, si
asnjëherë më parë, në këto zgjedhje beteja politike do të bëhet mes ndryshimit
dhe vazhdimësisë politike.
Madje
disa subjekte dhe liderë partiakë këtë betejë politike po e konsiderojnë si
referendum popullor! Mirëpo, kur e thonë këtë, duhet t'i kenë parasysh edhe
rregullat e referendumit!
Ç'është
referendumi!?
Referendumi
është një instrument i ushtrimit të vullnetit politik të sovranit rreth një
teme të caktuar politike që lidhet ngusht me sovranitetin apo rregullimin
shoqëror të një vendi.
Referendumi
është një instrument i demokracisë së drejtpërdrejtë, i cili nuk i lejon
votuesit të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, por t'i përgjigjen pa ndërmjetës dhe
pa asnjë ndikim një pyetjeje specifike me një "po" ose "jo"
për një temë që diskutohet në kohën e caktuar.
Referendumi
e ka edhe një rregull specifik, ku kërkohet kuorumi i pjesëmarrjes në votim
(50% + 1 i atyre që kanë të drejtë vote), në të kundërtën konsiderohet i
dështuar.
Çdo
referendum popullor konsiderohet i suksesshëm dhe ligjërisht i pranueshëm nëse
arrinë të krijojë mbështetjen e shumicës së qytetarëve të vendit, në të
kundërtën përseri konsiderohet i dështuar!
Janë
edhe disa rregulla themelore sesi arrihet deri tek referendumi, por meqë ne nuk
e kemi të përcaktuar referendumin në Kushtetutë, paraprakisht kërkohen
ndryshimet kushtetuese nga legjislativi, e tek pastaj të flitet për diçka të
tillë.
Prandaj,
çdo deklarim dhe propagandë politike për referendumin është mashtrim për
qytetarët e vendit, abuzim dhe shkelje e rendit kushtetues.
Kësisoji,
bazuar në deklarimet politike të Albin Kurtit për referendum dhe slloganit të
LVVV-së gjatë fushatës, "Krejt dhe drejt", atehëre lirisht mund të
themi se ky subjekt politik ndodhet në prag të suksesit por edhe të deshtimit
të madh politik.
Bazuar
në rendin kushtetues dhe rregullimit shtetërorë që kemi, atëherë LVVV-së apo
listës 3V i duhet shumica e mbështetjes qytetare, në të kundërtën do të
sfidohen nga shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht,
edhe si fitues potencial të zgjedhjeve mund të mbeten duarthatë, pa e shijuar
pushtetin!
Kur
kësaj t'i shtohen edhe deklarimet e liderit të LVVV-së, Albin Kurtit dhe
vartëses se tij, Vjosa Osmanit për
moskoalicione paszgjedhore, atëherë kjo e bën edhe me sfiduese garen e tyre
zgjedhore.
Refuzimi
i përballjes në debate televizive i 3V-së me kandidatët e subjekteve tjera
politike, perveq injorimit dhe nënvlerësimit të skajshëm të subjekteve tjera
politike, e shpërfaq edhe tendencën e instalimit të një diktati të tmerrshëm
politik.
Referendumi
i proklamuar nga lideri i 3V-së dhe vartëses së tij, nuk është gjë tjetër veqse
abuzim dhe lojë me fjalë për mashtrimin e qytetarëve, kur dihet qartë se, më 14
Shkurt nuk bëhet fjalë për Referendum, por vetëm për garë të jashtëzakonshme
zgjedhore për pushtet.
Në
anën tjetër, edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është duke abuzuar me garën
zgjedhore, duke e proklamuar veten si president i ardhshëm i Kosovës.
Ngjashëm
sikurse Albin Kurti me referendumin, edhe Ramush Haradinaj me presidentin do të
jenë të detyruar ta respektojnë verdiktin e popullit pas zgjedhjeve të 14
shkurtit 2021.
Në
rast se ndodhë me 14 shkurt, që Albini dhe Ramushi të fitojnë shumicën
parlamentare, përkatësisht votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë së re
dhe zgjedhjen e presidentit të ri konsensual në Parlamentin e Kosovës, pa dyshim,
rezultatet zgjedhore duhet të jenë të respektueshme nga të gjitha partitë
politike pa dallim dhe anasjelltas, proklamuesit e referendumit duhet të
respektojnë shumicën parlamentare në Kuvend.