Mendime
Gjokë Dabaj: Në të gjitha kohët Serbinë e kanë poshtëruar vetë serbët
E marte, 09.02.2021, 03:26 PM
NË TË GJITHA KOHËT SËRBINË E KANË POSHTËRUAR VETË SËRBËT
Nga
Gjokë Dabaj
Më
bëri përshtypje përgjigjja e presidentit Aleksandar Vuçiq ndaj letrës shumë të
arsyeshme dhe shumë njerëzore të presidentit Xhou Bajden.
Me
vertikalitetin e një zorre dhe shumë i ngjashëm edhe fizikisht me një zorrë, ai
iu përgjigj presidentit Bajden: “Ne nuk
do të lejojmë poshtërimin e Sërbisë”.
Një
politikan që vetë e ka poshtëruar Sërbinë deri në neveri, nuk kish si
përgjigjej ndryshe, veçse duke mos pasur turp të thotë që Sërbinë po e
poshtërojnë të tjerët!
Nuk
po hyj më thellë në histori, sepse nuk po dua t’i marr shumë kohë lexuesit, por
po mjaftohem të sjell këtu vetëm disa raste nga lufta e parë botërore e këndej.
Mbreti
i atëhershëm i Sërbisë, Petar i Parë Karagjorgjeviq, i jati i një Aleksandri të
mëvonshëm, e la Sërbinë në mëshirën e një ushtrie të huaj dhe iku nga Sërbia me
gjithë ushtrinë e vet. A ka poshtërim më neveritës se sa të braktisësh vendin
tënd duke ikur me gjithë ushtrinë, e cila s’ka detyrë tjetër më të shenjtë, se
sa të mbrojë popullin e vet?!
Kur
po kthehej për në Sërbi, me ndihmën e francezëvet, ushtria sërbe e nxori inatin
duke vrarë popullsinë shqiptare, duke djegur vendbanimet e shqiptarëvet dhe
duke çuar në Sërbi plaçkën e grabitur nëpër Shqipëri.
Në
luftën e dytë botërore, kur të gjithë popujt e Evropës po luftonin për të
çliruar veten dhe të tjerët nga e keqja, sërbët, qoftë si çetnikë monarkistë,
qoftë si partizanë komunistë, gjenin rastin për të masakruar qindra mijë
shqiptarë. Kush e poshtëroi Sërbinë në ata vite më keq se vetë sërbët?!
Në
vitet kur kroati Tito, sado që me dy apo tri fytyra, po ua njihte shqiptarëvet
disa të drejta, sërbët, të dirigjuar nga një kriminel fytyrëzymtë, që quhej
Aleksandar Rankoviq, vranë përsëri me mijëra shqiptarë dhe i dëbuan nga atdheu
i vet mbi 250.000 shqiptarë! Aq sa, dikur, vetë Titoja u detyrua ta shmangë nga
politika këtë lloj Aleksandri, ironikisht dhe tragjikisht të përsëritshëm.
Mbas
atij Aleksandri, erdhi në krye të Sërbisë njëfarë Sllobodani, i cili e
poshtëroi aq shumë atdheun e vet Sërbinë, sa vetë miqtë e tij u detyruan t’ia
dorëzojnë një gjykate ndërkombëtare. Kush po e poshtëronte Sërbinë edhe këtë
herë, në mos vetë ata sërbë që adhuronin “prijësin” e tyre?!
Kërkesa
e demokratit të moshuar amerikan është gati prindërore: “Mos e poshtëroni
Sërbinë, siç e keni poshtëruar deri më sot!” Por Sërbia nuk di të përgjigjet
ndryshe, veçse duke u shtirur sikur e kanë poshtëruar dhe sikur po e
poshtërojnë të tjerët.
Vra
e dëbo civilë gjermanë në fund të luftës së dytë! Vra hungarezë, duke i
spastruar masivisht nga Vojvodina! Vra kroatë! Vra mysalimanë të Bosnjës! Vra
shqiptarë! Dhe ankohu… se “po e poshtërojnë”! Bota duhet të mësojë, më në fund,
si të sillet ndryshe… me këto lloj kriminelësh!