Mendime
Idriz Zeqiraj: Kryqëzimi i Vjosës
E enjte, 04.02.2021, 08:44 PM
KRYQËZIMI I VJOSËS
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Vjosë
Osmani i fundoi mëdyshjet. LDK-ja, më saktë, lidërshipi klanor i saj,
pamundësoi veprimtarinë politike, pas afro dy dekadash anëtare! Konkurrenca
mujëshore e saj, për kreun e partisë, në raport me klanorët-xhuxhë inferiorë, i
ka vënë në sikletë ata. Në vend që ta koordinojnë fushatën e mençur dhe ta
projektojnë bashkëpunimin paszgjedhor me LVV, për ngritjen perspektive të
LDK-së, ata kanë zgjedhur shënjestrimin e Vjosë Osmanit!
Ajo
i ndeji besnik të gjitha vendimeve të strukturave të partisë! Kur lidërshipi i
LDK-së, i shkeli vendimet e veta dhe parimet rugoviane. Ajo, duke qenë në
cilësinë e Nënkryetarës të LDK-së, i mbrojti, madje, e vetme, duke i ditur,
paraprakisht, edhe rrjedhojat. Pikërisht këtu qëndron edhe madhështia e Vjosë
Osmanit dhe Rugovizmi i saj i palëkundur.
Rasti
i Vjosë Osmanit dallon nga pararendësit e saj, të rebeluar nga sjelljet brutale
të butakëve të LDK-së. Nuk është, thjeshtë, mbijetesa politike personale.
Parësor mbi atë, është:
1)
Premtimi i madh dhënë elektoratit të LDK-së dhe popullit të Kosovës, për
çkapjen e shtetit nga bandat PAN-iste;
2)
Shkëputja e LDK-së nga vargonjtë e shantazhimit skllavrues të PAN-it dhe të
SHIK-ut të saj kriminal.
Dhe,
cilido veprim ndryshe i saj, do të mbetej pengu i madh jetësor, për një
luftëtare konseguente, parimore, vijimësi e frymimit rugovian në Panteonine
Lavdisë, tashmë, të rralluar. Nëse kuptohet drejt ky mesazhi i madh i Vjosë
Osmanit, atëherë, pendimi dhe turpërimi, për të gjitha anatemat paushalle, do
të përmbyllej me kërkim-faljen e çiltër dhe ndërtimin e urës, për ecjen e
përbashkët perspektive.
Vjosë
Osmani, pas denoncimit dinjitoz, për paligjshmërinë e lidërshipit, Kryesisë,
Këshillit të Përgjithshëm, shumicës absolute të delegatëve të Kuvendit, si dhe
strukturave tjera në Nëndegë dhe Degë në bazën e LDK-së, partia zgjodhi ta
kalojë në heshtje alarmin SOS! As prova fiasko në procesin zgjedhor, në
bastionin e LDK-së, në komunën e Podujevës, nuk e këndelli lidërshipin e saj,
që thirret, falsifikueshëm, në enër të themeluesit Rugovë.
Pavarësisht
sharjeve rrugaçërore, anatemave, kritikave paushalle, pa asnjë bazë reale, ndaj
Vjosë Osmanit, ajo nuk kishte një alternativë të dytë, përveç koalicionit me
fituesin e zgjedhjeve, LVV, për të mos lënë peng çkapjen e shtetit të Kosovës.
Shpifjes tendencioze, kinse, shkrirje të Iniciativës të Vjosës dhe Donikë
Gërvallës dhe të tjerëve në LVV, e krahasojmë - "me pamundësinë e
shkrirjes të çelikut në diell!" - Guxo - është listë garuese, njëjtë si
AKR me LDK.
Krahasimi
për matjen e guximit të NISMA të Limaj, me Iniciativën GUXO të Vjosës, është i
marrëzishëm. Realisht, NISMA u tradhtua me zvarritje nga partia amë, PDK. Dhe,
u detyrua të garojë e vetme, gjithnjë, me pasigurinë shoqëruese, për pragun e
nevojshëm. Ishte jashtë logjikës së trimërisë, po të provonte garimin ndaras.
Sepse, përndryshim nga NISMA, Vjosës i mungonin strukturat, ishte e vonuar,
madje, jo për fajin e saj. Pra, gjithçka është e qartë. Hamendjet e llafollogëve
kopallagjinj, nuk arrijnë ose nuk duan të kuptojnë qëllimet e idealistëve
fisnikë.
Qëllimi i Marrëveshjes
Albini-Vjosa - Çkapja e shtetit
Në
ditën e arritjes të Marrëveshjes për bashkëpunim të LVV dhe Iniciativsës GUXO,
përkatësisht, Albini-Vjosa, panelët e analistëve të TV "Dukagjinit"
dhe të T7, shpërfaqën urrejtjen dhe cinizmin e tyre, të porositur, ndaj Albin
Kurtit dhe veçanërisht, Vjosë Osmanit. Dy televizionet e cituara, me
shikueshmëri domëthënëse, zhgënjyen bollshëm shikuesit, me mungesën e
seriozitetit. Disa analistë shpirtin dhe mendjen e kanë shitur ke djalli, tani,
në prag-zgjedhjet qendrore. Nuk lënë të zezë pa shpifur, madje, si në kor, me
përjashtime simbolike.
Qëllimshëm
"harruan" të gjitha arsyet, që e shtynë Vjosën në sfidimin e
imponuar, për hirë të një kauze enorme, siç është çkapja e shtetit nga
bandat kapëse, për dy dekada radhazi. Shpërfaqën, tallshëm e turpshëm, të
bindur ndaj shefave të tyre, do t`i vlerësojnë për shërbimin e bërë, madje, përfidshëm.
Përndyshe, të qeshurat, deri në gajasje e përjargie të shfrenuar, neveriti si
kurrë ndonjëherë. Edhe moderatorët dështuan të stoponin, sadopak,
"zallamahinë" e krijuar asaj mbremjeje.
Analistët
banalistë nuk pushuan së agjituari, zi e më zi, për dy intelektualët e
kompletuar, më të votuarit në Shqiptari, Albin Kurti e Vjosë Osmani, si shpresë
e besim, për ta çkapur shtetin e kapur nga mafia e stazhionuar në dekada.
Një
program-sintezë, shkurt e trup, pa ujëra e hime (krune), për vënien në binarë
të ekonomisë, drejtësisë, arsimit, shëndetësisë dhe gjithçka tjetër, çka i
duhet një shteti të nëpërkëmbur, të zhvatur dhe të poshtëruar me fund, mohohej
e përgojohej koturu, madje, pa e lexuar fare.
Ata
i tundnin fletët e pakëta, të programit të hartuar, për qeverisjen mandatare,
LVV-Iniciativa Vjosa, në stilin perëndimor e amerikan, fjalë-pak e punë-shumë,
i cili nuk dallonte nga ai i përgaditur po nga Vjosa, në ekip me Lëvizjen, për
qeverisjen e koalicionit LDK-LVV. Një skenë e turpshme, pothajse idioteske, e
analistëve që, kinëse, analizonin!?
Përndryshe,
për kryqëzimin e Vjosë Osmanit, nga disa analistë, nuk mund të thuhet si për
ata të gozhdimit të Jezu Krishtit: "Fali, o Zot, se nuk dinë se çfarë
bëjnë!" Përkundrazi, analistët tanë janë burra dhe djemë të shkolluar dhe
gjithçka e bëjnë me vetëdije dhe llogari përfituese, mirë të menduara.
Megjithatë, etika nuk duhet përtokur deri në këtë përmasë!