Mendime
Nikë Gashaj: Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë, udhëkryqje politike
E marte, 02.02.2021, 08:00 PM
ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË KOSOVË, UDHËKRYQJE POLITIKE
Nga
Nikë Gashaj, Politolog
Sikurse është e njohur, më
14 shkurt 2021, do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.
U takon qytetarëve të Kosovës të zgjedhin udhëheqësin e vet politike, por si
profesionist politik e vlerësoj, se sot për sot, Kosova nuk ka kuadro më të
mirë politik, se Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.
Tani ushtruesja e detyrës së
presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka formuar Iniciativën
Qytetare politike dhe ka lidhur koalicion parazgjedhor në një listë të Lëvizjes
Vetëvendosje të udhëhequr nga Albin Kurti, për zgjedhjet e përgjithshme
parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt. Albin Kurti është kandidat për
Kryeministër, ndërsa, Vjosa Osmani, ka paraqitur kandidaturën për presidente të Republkës së
Kosovës. Mirëpo, presidenti i Kosovës do të zgjedhet pas konstituimit të
parlamentit të ri, me dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu, në listën e
Vetëvendosjes, mund të vrehen një numër i madh i kandidatëve për deputetë të mirëfillët, intelektualë të
lartë, nga të cilët mund të pritet
sendërtimi i një politike të re
progresive në Kosovë. Meqënëse, Kosovës
i janë të nevojshme: reformat thelbësore të sistemit shoqëroro-ekonomik,
politiko-juridik, arsimoro-kulturore, si dhe në fushën e shëndetësisë; zbatimi kosekuent i pushtetit ligjor,
demokratizimi dhe evropizimi; një politikë reale e përkrahur nga miqët
ndërkombëtar; politikanë të mençur dhe
ekspertë të lartë politikë për zhvillimin e Dialogut Kosovë-Serbi; kujdesi i
lidereve politikë për tu përmbajtur nga dhënia e deklaratave apolitike për
ardhmërinë e Kosovës, e që bien në
kundërshtim me politikën e integrimit të
Kosovës në Bashkësinë Evropiane. Prandaj, mëndoj se është e preferueshme, që me
14 shkurt, qytetarët në Kosovë, si dhe
diaspora e kosovës të jenë unik, e të
dalin masivisht në votime për të votuar Listën Vetëvendosje, për
të mirën e vendit, sepse, ajo me siguri do ti sjelli vendit ndryshime pozitive.
Mirëpo, është me rëndësi që votuestit
mos të bien nën ndikimin e manipulimeve të partive tjera, mos ti humbin votat nëpër parti të ndryshme,
por ti bashojnë votat në një vend, në Vetëvëndosje, sepse Kosova sot në këto
zgjedhje gjindet në udhëkryqje politike dhe historike për ardhëmërinë e saj.
Andaj, nga këto zgjedhje pritet të dali një qeveri e fortë, reformatore, e
qendrueshme dhe kompetente, me kuadro të moralshëm dhe patriotik. Për këtë
arsye në Kosovë dhe diasporë duhet të bëhet një mobilizim i madh i qytetarëve për votën e ndryshimeve pozitive
politike. Prandaj, është shumë me rëndësi që
Vetëvendosja në këto zgjedhje të fitoi
shumicën parlamentare, në mënyrë që vet ajo të ketë mundësi për ta formuar
qeverinë e re, përpa pas nevojë për koalicione me parti të tjera politike të
pëziera në korrupcion dhe krime të organizuara, me gardën e vjetër politike të
konsumuar, e cila dështoi më se 20 vite në politikën e brendshme dhe të jashtme
në rrafshin ndërkombëtar, apo me Listën serbe(Listën e Vuçiqit). Prandaj, jam i
bindur se qytetarët e Kosovës janë mjaftë vigjilent për ta kuptuar krizën
politike të kuadrove të Kosovës,
respektivisht të gardës së vjetër politike. Andaj, për ecjen përpara, për
përparimin dhe progresin e Kosovës, respektivisht për shpëtimin e vendit është
i domosdoshëm një politikë e re funksionale, demokratike e mbështetun në
pushtetin ligjor dhe qeverisjen e mirë. Mu për këtë arsye, shpresoj, që në
zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë një
pjesëmarrje të lartë të votuesëve për Lëvizjen Vetëvendosje.
Respektivisht, vullneti i popullit për
ndryshime pozitive në Kosovë duhet të shprehet në mënyrë plebishite, si
referendum , sepse ajo do të ishte fitore e madhe historike për popullin dhe
shtetin e Kosovës. Andaj, sot, ardhmëria e Kosovës është në duar të qytetarëve
të saj. Prandaj, të nderuar qytetarë të Kosovës, vetëm përpara – Urime
fitoren triumfale të 14 shkurtit të Alternativës së re politike - Lëvizjes
Vetëvendosje së bashku me listën e Iniciativës Qytetare, me liderët e njohur
politikë: Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.