Mendime
Nue Oroshi: Krismat e Untergrupenbachut dhe enigma e pazgjidhur tash e 39 vite
E diele, 17.01.2021, 05:14 PM
Krismat e Untergrupenbachut dhe enigma e pazgjidhur tash e 39 vite
Nga
Nue Oroshi
Vitët
e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta të shekullit të kaluar ishin vite kur diaspora
shqiptare zhvillonte aktivitet kombëtar të pandërprerë, por edhe sigurimi
shtetëror jugosllav kryente vrasje serike
të pandërprera e sidomos tek atdhetarët shqiptar. Një plan i sofistikuar
ishte pergatitur edhe për vrasjen e atdhetarve Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe
Kadri Zeka. Më, 17 janar 1982 tash e 39
vite me parë në qytetin e Untergrupenbachut ku u vranë tre atdhetar shqiptar. Ajo
që dihet se vrasja e tyre ishte vrasje politike për shkak të aktivitetit
kombëtar që bënin. Por ajo që ka mbetur enigmë tash e 39 vite është fakti se
kush ishin vrasësit?!
Kush
kishte pasur lidhje me vrasësit dhe si është e mundur që sigurimi jugosllav të
dinte lëvizjet e atdhetarëve shqiptar në shtetin mik në Gjermani?Kush e dinte
se nga Zvicrra kishte ardhur Kadri Zeka për ta bërë bashkimin e grupeve në një
front te përbashkët kundër serbosllavisë?
A
kishte në mesin e veprimtarëve persona që kishin bashkëpunuar me sigurimin
jugosllav në vrasjen e atdhetarve shqiptar. A ishte ndonjë shqiptar i përfshirë
në këtë vrasje që ishte punëtor i lartë, zyrtar i sigurimit shtetëror jugosllav që
kishte përgatitur këtë vrasje. Janë shumë pyetje që kanë mbetur enigmë. Deri
tash kemi përplasje të dy-tre përsonave që e akuzojnë njëri-tjetrin si
pjesëmarrës në këtë vrasje, por që diçka konkrete ende nuk është thënë. Krismat
në Untegrupenbach janë krisma që vranë tre atdhetar shqiptar por i ngritën
moralin e vazhdimit të atdhetarizmit edhe mijëra të tjerëve.
Edhe
Jusufi, Bardhoshi edhe Kadriu e donin jetën, poezinë, të bukurën dhe të
madhërishmën por që jeta ju ndërpre në gjysmë se ata e donin Kosovën dhe
Shqiptarin, ata nuk heshtën por ishinë
në ballë të popullit për lirinë e Kosovës. Por fati i keq tek ne shqiptarët, është
se gjithmonë lisat e mëdhenj janë rrëzuar nga pykat e drunjëve të tyre. E
fatkeqësia qëndron se edhe në mesin e bashkëpuntorve të tyre apo bashkëpuntorve
të shpifur paska pasur përsona që paskan përcjellur veprimtarinë e tyre
atdhetare, dhe kanë lajmëruar sigurimin
shtetëror jugosllav për lëvizjet atdhetare. Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu u
vranë fizikisht por veprimtaria e tyre mbeti e shkruar në historin e
atdhetarizmit shqiptar në përpjekjet shekullore për lirinë Arbërore. Tash
eshtrat e tre atdhetarëve shqiptar pushojnë në vendlindjen e tyre në atdhe, ku homazhe bëjnë mijëra qytetar. Tash e 39
vite në Kosovë ndodhën edhe shumë ngjarje historike fal qëndresës heroike
shqiptare, dhe përkrahjes së miqëve
ndërkombëtar, sot e kemi edhe shtetin e
dytë shqiptar, por amaneti i heronjve te kombit ishte pak më i madh se Pavarësia e Kosovës, ata na lanë amanet bashkimin e trojeve
shqiptare. Tre shqiptar atdhetar tash e 39 vite u vranë në Untegrupenbach por
enigma mbeti e pazgjidhur. A do të zgjidhet kjo enigmë apo do të jetësohen
fjalët e atdhetarit Jusuf Gervalla se nëse është shqiptar vrasësi mos u
zbuloftë kurrë.
Vrasësit
që vranë atdhetarët shqiptar Jusuf Gervallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh
Gervallën, mund edhe mos të jenë
shqiptar, por fakt i pamohushëm është, se pati edhe shqipfolës pjesë të këtij plani që u angazhuan
si qenë besnik të sigurimit jugosllav, për ti vrarë tre atdhetarët shqiptar.