E marte, 26.01.2021, 11:58 AM (GMT)

Mendime

Luan Dibrani: Telefonatat e KQZ-së për verifikimin e votave të Diasporës të pa logjikshme

E enjte, 14.01.2021, 11:00 AM


Telefonatat e KQZ-së për verifikimin e votave të Diasporës të pa logjikshme dhe të pa  pranueshme!

Shkruan Luan Asllan Dibrani

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt. Vendimi i KQZ-së, një ditë më parë, ka nxitur reagime të shumta. Në bazë të këtij vendimi, KQZ-ja do t’i telefonojë të gjithë personat që janë jashtë vendit dhe të cilët aplikojnë për votim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt. Sipas këtij vendimi, KQZ-ja do t’i refuzojë aplikacionet e atyre që nuk lajmërohen në telefon në

kohën kur ky institucion i thërret për verifikim.

Ky vendim i KQ-së ka has në reagime dhe shqetësime shumë serioze në Diasporën Shqiptaren, kur dihet se me miliona shqiptar jetojnë jashtë vendit.

Ky qëndrim është për boten e zhvilluar i cenueshëm dhe një proces i pa pranueshëm ,nga e cila konsiderohen se gjysma e popullit është jashtë. Një statistikë e lexova diku ku thuhet se në zgjedhjet paraprake ka pas diku rreth 35.000 fletëvotime .Këtu shihet se vërtet, as pak nuk janë plotësuar kushtet për votuesit e Diaspores kur dihen se me miliona jetojnë ne shtet e perëndimit. Verifikimi i këtyre votave sipas tyre mund te vërtetohet përmes telefonit, gjë qe është shume qesharake nga se këtu në perëndim ka orare pune natën, ditën dhe është një dinamizëm i jetës se qytetareve. Ka mundësi qe nuk ka qasje në telefon.

Ka mundësi qe punëtori edhe nuk ka te drejt me hap telefonin ne orarin e punës .Ka mundësi qe edhe natën  e kane nderimin e punës, ditën flenë  kështu qe kjo ide aspak  nuk përputhet me realitetin!!! Të  hedhet ajo votë ,është për tu demonstruar për mes rrugëve ligjore gjë  qe është me e udhës te lehtësohet kostoja dhe mundi i shumëfishë te plotësohen kushtet te votohet nëpër emisionet zyrtare të Republikës së  Kosovës siç janë ,Ambasadat dhe Konsultat. E drejta e votës është e pacenueshme ajo nuk mund të pamundësohet vetëm sepse dikush nuk e ka hapur telefonin!!!

_________

Diaspora me votat e veta përcakton fituesin në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë

Shkruan Laun Asllan Dibrani

Diaspora njëra nder faktorët ma te përvuejtëshme dhe ma e margjinalizuar nga ligjvënësit në Kosovë ka ngritur vetëdijen dhe u rreshtuar për në misionin e ndryshimit. Diaspora me votat e veta pritet qe ta përcakton fituesin në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Rreth 100.000 votues nga Diaspora duket, janë fazën e mobilizimit qe po reflektohet këto dite ne mbare Diasporën Shqiptare.

Ky faktor është mobilizuar për herë të parë që dy dekada zhgënjime,dhe të indinjuar me qeveritë paraprake , është shtuar ky numër kaq i madh nga mërgimtarët tanë që do të vendosin për fituesin në zgjedhje me shprese dhe synim për te bere ndryshime ne këto zgjedhje...

Një numër i madh është duke u përgatitur qe te udhëtojnë dhe te jen prezent vet ne Kosovë, pas një vendimi shumë skandaloz te KQZ-së për Diasporën .

Nga data e djeshme kanë filluar regjistrimet dhe pas aprovimit nga KQZ-ja do te filloj votimin përmes postes nga pamundësia te udhëtojnë për shkak edhe te Pandemisë edhe te vendeve te punës ,por edhe me vendimin e qeverise gjermane qe të gjithë qytetarët e shteteve te Ballkanit duhet regjistruar onlein me kusht te kantonimimit të tyre për 10 dite.

Diaspora pritet qe ta bëjnë diferencën e fituesit, varësisht se për kë votojnë, mirëpo shumica nga ta janë deklaruar se do ta votojnë Vetëvendosjen por edhe Vjosa Osmanin me listën e saj zgjedhore.

Sigurisht që vota e tyre është e mirëpritur në Kosovë, por ka edhe qëndrime në disa parti politike qe duan të mos jenë aktiv Diaspora Shqiptare. Dihet se ata qe 20 vite kanë qenë shtyllë kryesore e ekonomisë dhe të ardhurave të Kosovës, më shumë se sa vet qeveritë që kanë qenë në pushtet qe sa vite. Në statistikat vjetore, në Kosovë derdhen qindra miliona euro nga mërgata e Kosovës.

Ndonëse partitë politike e kanë nuhatur këtë fluks të votueseve nga diaspora, ata gjithashtu kanë filluar që të bëjnë fushatë në qytete të ndryshme në Kosovë edhe se është ndaluar nga Covid 19 .

Madje këto parti kanë mobilizuar strukturat e tyre në vendet e shteteve perëndimore për të organizuar udhëtime për ditën e votimeve.

Disa parti janë vënë në gjah të votave të Diasporës dhe se ka nga ta qe janë deklaruar qe Diasporës duhet ti ndalohet vota !!!.

Kosova akoma nuk ka kurrfarë statistike zyrtare shtetërore,për emigracionin kur dihet qe gjysma e popullit te Kosovës është në emigracion .Këtë ma se mire i dëshmojnë lëshimi i Kosovës me qindra mijëra për çdo vit për shkak te varfërisë, korrupsionit, jo sigurisë dhe abuzimeve me qytetarin në kohen e këtyre ish qeverive te deri  tashme, prandaj kësaj here Diaspora është për ndryshime me votën e vet.

Përfaqësimi i diasporës në institucionet e vendit ishte i doemeosdorshem edhe ma herët me qellim te kontributit të  tyre në zhvillimin ekonomik dhe politik te vendit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora