Mendime
Florim Zeqa: Si të ç'kapet shteti!?
E hene, 04.01.2021, 11:22 AM
Si të ç'kapet shteti!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Ndarja
e partive në grupe të interesit apo më mirë të themi largimi i një politikani
apo grupi të interesit nga partia, nuk e nënkupton ç'kapjen dhe as ndarjen e
"shapit nga sheqeri", për shkak se të njëjtit janë pjesë e kapjes së
shtetit, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
E
keqja më e madhe është se, të pakënaqurit me udhëheqjet partiake largohen nga
partia, e për më keq se kaq, të larguarit, për inate personale dhe për
mosrealizim të ambicieve politike brenda subjektit të "zemrës"
aderojnë tek partitë rivale, duke shkelur kështu percaktimet ideologjike dhe
parimet e deridjeshme filozofike.
Ndarja
e partive politike, gjegjësisht, nismat e dala nga partitë ekzistuese nuk e
ndihmojnë ndryshimin politik, përkundrazi i zgjatin jetën korrupsionit dhe
krimit të organizuar në vendin tonë.
Mjafton
t'i shikosh bordet dhe agjensionet, kompanitë fitimprurëse publike dhe ato
private, të gjitha janë të kapura ose janë prona të familjareve të politikanëve
të nivelit të lartë.
Në
vendin tonë nuk ka inistitucion publik apo privat që nuk është i kontrolluar
nga të fortët e politikës, ku të gjithë së bashku ushqehen nga mafio-oligarkët
ekonomik.
Prapa
privatizimit të egër dhe jo lojal qendrojnë të fortët e politikës të cilët i
kanë përvetësuar të gjitha pasuritë shtetërore dhe publike, tokat bujqësore dhe
pronat e kompanive të dikurshme publike, të cilat sot i kanë kthyer në biznese
familjare.
Prapa
çdo burimi financiar, filluar nga kompanitë fitimprurëse, terminalet doganore,
qendrat e homologimit të automjeteve, hodrocentralet, gurëthyesit, hotelet dhe
restorantet luksoze, hipermerkatet dhe qendrat e mëdha tregëtare qëndrojnë
politikanët dhe oligarkët ekonomik.
Meqë
është kështu, elektorati kosovarë nuk guxon të ndahet e përçahet për interesa
të kësaj klase politike të korruptuar, e aq më pak për individ dhe grupe të
interesit, për shkak se, ata që e akuzojnë njëri-tjetrin më së shumti gjatë fushatës zgjedhore, do t'i shihni
përseri së bashku në qeverisjen e vendit.
Pothuajse
në të gjitha partitë politike, pa dallim pushtet dhe opozitë, ka politikan të
korruptuar dhe inkriminuar, ka kapës dhe uzurpatorë të pronave publike dhe
tokave bujqësore, pra, ka hajdut të vegjël e të mëdhenjë.
Asnjë
politikan, qoftë i vogël apo i madh nuk ka të drejtë shesë moral për ç'kapjen e
shtetit pa i tërhequr familjarët e vet të punësuar jashtëligjshëm në
institucionet e shtetit, përkatësisht në krye të institucioneve publike në
nivelin qendror apo lokal, në ambasada apo konsullata jashtë shtetit.
Nuk
mjaftojnë vetëm deklarimet verbale të politikanëve kinse për luftimin e
korrupsionit dhe krimit të organizuar, por duhen prova konkrete siq e ceka më
sipër, ndryshe, asnjëherë nuk do të arrijnë ta kthejnë besimin e humbur tek
qytetarët e vendit.
Meqë
është kështu, asnjë liderë partiak nuk ka të drejtë të thirret në ç'kapjen e
shtetit pa i luftuar brenda partisë së tij shkelësit e ligjit dhe bartësit e
dukurive negative.
Sikur
të mbaheshin zgjedhjet e lira partiake nën mbikëqyrjen e KQZ-së, shumica e
liderëve partiakë dhe klanorët e tyre do të largoheshin që moti nga drejtimi i
partive dhe drejtimi i shtetit në veçanti.
Në
fund i kam edhe dy fjalë për mbështetësit e grupeve të interesit brenda partive
politike, të cilët e akuzojnë njëri-tjetrin për (mos) mbështetjen e një lideri
apo politikani të caktuar.
Sikurse
deri më tani, do të jemë i pavarur në analizat e mia politike, duke mos i thënë
mbështetje asnjërit nga subjektet politike, për arsyen e thjeshtë, ata që
punojnë kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve nuk e meritojnë mbështetjen
time.
Do
të pranoj të lagem në shi e në borë, e të ngrijë nga acari, por asesi të futem
nën çatinë e këtyre partive politike.
Ndjehem
krenarë që kam qenë anëtarë LDK-së rugoviane,
por edhe më i lumtur që nuk jam mbështetës i grupeve të interesit brenda
apo jashtë LDK-së post-rugoviane
Askush
nga politikanët nuk po punon për ç'kapje reale, por vetëm për kapje të re të
shtetit! Kapë njëri e "ç'kapë" tjetri, më i zi i riu se i vjetri!