E premte, 26.04.2024, 04:55 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Genc K. Hoti: Populli shqiptar, kultura kombëtare dhe shkolla e parë shqipe

E shtune, 22.11.2008, 09:00 PM


Genc K. Hoti
Populli shqiptar, kultura kombëtare dhe shkolla e parë shqipe

 

Nga Genc K. Hoti

 

Edhe ne kete fushe mashtrimi eshte prezent dhe propaganda komuniste ka percaktuar 07 marsin 1887 ne qytetin e Korçes, si dita e pare me shkolle shqipe ne territorin e banuar nga shqiptaret dhe, qytetin e serenatave, si qytetin lindes te arsimit shqiptar. Kjo nuk do te kishte asnje te keqe ne planin statistikor historik, por kur krahasohet me njerezit dhe vendin ku eshte luftuar per gjuhen dhe arsimin shqip kuptohet qe propoganda komuniste ka pasur dy qellime kur vendosi te ndryshoje historine e popullit shqiptar. Se pari ka realizuar mohimin e ngjarjeve reale per te justifikuar, sipas menyres se vet, krimin e realizuar mbi popullaten qe beri historine e popullit shqiptar. Se dyti ka realizuar nje histori te genjeshtërt, ireale, per te justifikuar favoret qe i beri popullates antihistorike te popullit shqiptar; ose, e thene me ndryshe, i krijoi histori nje popullate dhe nje vendi pa histori.

 

Ne kete drejtim populli shqiptar eshte shume konfuz dhe ne pretendojme t’i japim nje drejtim kesaj çeshtjeje te zberthyer prej kohesh sakte, por te tjetersuar nga propoganda mashtruese e atij rendi 55 vjecar. Edhe sot, me 2008, ky problem eshte mjaft i paqarte edhe pse problemet kane dale ne siperfaqe duke kerkuar te verteten historike.

 

Ka disa arsye per te hulumtuar mbi kete teme dhe per ta perjashtuar vitin 1887 si vitin e fillimit te arsimit shqiptar dhe autoret e shkolles të vitit 1887 ne Korçe si promotore te gjuhes dhe arsimit ne Shqiperi. Jo vetem pse fjala behet per disa shekuj ndryshim kryesisht, por pse autoret e kulturës kombëtare dhe shkollave te para shqipe jane kryesisht autoret e luftes per liri dhe pavaresi kombetare duke mos pasur karakter pikësor.

 

Eshte mire te tregohet me perpara se si eshte realizuar mashtrimi i popullit shqiptar dhe perse sherbeu ai. Ne kete drejtim problemi eshte mjaft i qarte dhe nuk eshte veshtire te zbulohet autori i ketij mashtrimi. Ne muarem per baze dy punime: njeri shqiptar dhe tjetri nje gjerman me emrin Peter Bartl, te cilin Instituti i Dialogut & Komunikimit i ngre nje aureole lavdie duke e konsideruar si nje nder me te rendesishmit e albanologjise. Vini re se cfare shkruajne keta dy autore mbi shkollat shqipe dhe reflektoni mbi tendencen e botimit te veprave te tyre.

 

Sipas librit te Hysni Myzyrit: Shkollat e para kombetare shqipe (1887 – korrik 1908) –botim i dyte 1978 kemi kete panorame hapsinore per shkollat shqipe:

 

faqe 19: “Pengesa te medha i sollen çeshtjes se shkolles kombetare shqipe edhe shtetet e tjera fqinje e Fuqite e Medha imperialiste te interesuara per Shqiperine, vecanerisht Austro-Hungaria, Italia, Serbia, Mali i Zi e me vone Bullgaria, si dhe kleri katolik e misionaret jezuite e franceskane, qe ishin vene ne sherbim te tyre.....Duke pergjithesuar qendrimin armiqesor qe eshte mbajtur nga te huajt ndaj shkrimit shqip e shkolles shqipe, Sami Frasheri ka shkruar:”...u bashkuan te gjithe per te ndaluar te shkruarit e gjuhes shqipe. Tyrq, greker, shqeh e te tjere, sado qe jane armike ne mes te tyre, dhane doren njeri – tjetrit kuntre neve. Port’ e Larte...Patrikeri e Fenerit, qeveri e Athines etj. u bashkuan ne kete pune.” (S.Frasheri, Shqiperia ç’ka qene, ç’eshte e ç’do te behet, f. 55, Tirane 1962).” Sipas fjaleve te Sami Frasherit nuk rezulton qe Austro-Hungaria dhe Kleri Katolik te kene gisht ne sabotimin e shkolles kombetare shqiptare dhe etiketimi i tyre nga ana e autorit ne kete proces tregon se ai genjen per nje qellim te caktuar politik. Pikerisht kjo perben mashtrimin e realizuar ne fushen e historise statistikore shqiptare per te gjithe periudhen 1945-1991.

 

faqe 35: ”Ne krahinat ku banonin popullsi shqiptare katolike, kleri i organizuar e i drejtuar nga Vatikani dhe i financuar nga Perandoria Austriake fitoi te drejten te çele shkolla ne gjuhen italiane. Qe me 1841, dy vjet pas shpalljes se dekretit te gjylhanese, Vatikani dergoi ne Shqiperi ekipin e pare te jezuiteve, i cili kishte per mision, pervec te tjerave, te organizonte edhe nje rrjet arsimor ne gjuhen italiane, ne dobi te kishes katolike dhe te politikes se Austrise. Edhe shkollat katolike, ndonese me te pakta ne numer, jo vetem bazoheshin ne gjuhen italiane, por pershkoheshin nga fryma fetare dhe e intolerances ndaj elementeve jo katolike”. Se nga e di kete ky autor mbetet nje enigme, por mbetet per te verifikuar fakti, po te jete i vertete, qofte edhe rolin qe kane luajtur katoliket ne kete proces.

 

“Perhapje te madhe mori vecanerisht shkolla greke. Ne qytetet e Shqiperise se Jugut filloi te shtohej numuri i shkollave te komuniteteve ortodokse. Me gjithe programin e tyre laik, shkollat ishin nen mbikqyrjen e peshkopeve greke dhe pershkoheshin nga nje fryme intolerance fetare. Per kishen ortodokse, e cila ishte plotesisht ne duart e klerit te larte grek, jo vetem muslimanet (“turqit”), por as katoliket (“papistet”) shqiptare nuk kishin gje te perbashket me ortodokset ose “greket”, sic e quanin kleriket e Patriarkanes se Stambollit gjithe popullsine ortodokse te Ballkanit”. Perse autori nuk jep dinamiken e ketyre shkollave, te pakten per shekullin e XX-te, kur dihet me se miri kjo dinamike? Mos valle autori fsheh ndonje fakt te paditur?

 

faqe 36: “Intensifikimit te propogandes se “helenizimit” i sherbente edhe organizata e themeluar me 1867 ne Stamboll, nen hijen e Patriarkanes, me emrin “Vellazeria Qendrore Kulturale” dhe ne menyre te veçante “Sillogu (Klubi) Kultural Epirot” i themeluar me 1871. Me perkrahjen e tyre ne Shqiperine e Jugut u rrit mjaft numuri i shkollave greke. Sipas nje statistike te vitit 1878, vetem ne krahinat e Gjirokastres, Vlores dhe Beratit, numuri i shkollave greke arriti shifren 163...Ne keto rrethana, ne etapen e pare te Rilindjes, me gjithe nevojen e madhe dhe perpjekjet e bera, ne fushen e arsimit kombetar u arriten vetem rezultate te pjesshme”. A eshte i vertete ky fakt dhe perse autori e pergjitheson? Cfare kerkon te fshehe ai me kete nenvizim?

 

faqe 40 ne kete faqe jepet nje faksimile e statutit te shoqerise se te shtypurit shkronja shqip te Stambollit me alfabet latin, por vula eshte e alfabetit grek. A duhet marre ne konsiderate ky fakt ne drejtim te vertetesise?

 

faqe 52: “Aty nga viti 1885 Gjerasim Qiriazi kishte hapur ne Manastir nje shkolle private shqipe per djem dhe per vajza. Ne Shqiperine e Veriut dhe ne Kosove prane kishave ekzistonin disa shkolla ne te cilat mesohej edhe gjuha shqipe. Ne krahinat malore te Elbasanit, pothuajse ne cdo fshat, mesohej fshehurazi shkrimi shqip”. Cila eshte dinamika e shkollave shqipe ne Shqiperine e Veriut dhe Kosove, perse autori nuk e ve ne dukje? Ne qofte se ne Manastir ishin hapur shkolla shqipe per djem dhe vajza ne vitin 1885, atehete cfare do viti 1887 ne statistiken historike shqiptare?

 

faqe 55: “Ne vitet 80 te shek. XIX, qyteti i Korces kishte 3 shkolla ne gjuhen turke, 4 shkolla ne gjuhen greke, nder te cilat nje gjimnaz, nje shkolle fillore vllehe (themeluar me 1885) dhe nje bullgare (themeluar me 1891)”. Ky fakt, po te jete i vertete, duhet te tregoje tendencen reale te themeluesve te shkollave shqipe ne rrethinat e Korces dhe kjo duhet te perbeje meriten e vertete te atyre njerezve dhe aspak primati i shkollave kombetare shqipe.

 

faqe 59: Jepet nje faksimile e disa librave te pare shkollore shqip me alfabet grek.

 

faqe 71: “Natyrisht shkolla e pare shqipe e Korçes nuk mund dhe nuk duhet cilesuar si shkolla e pare ne gjuhen shqipe, sic ka ndodhur disa here ne literaturen perkujtimore apo edhe historike. Shkolla ku eshte mesuar gjuha shqipe, te hapura nga shqiptaret, ka pasur edhe para vitit 1887, bile shume kohe perpara. Megjitheate, çelja e shkolles shqipe te Korçes shenonte nje hap te madh perpara, nje ngritje cilesore ne zhvillimin e arsimit tone kombetare”. Qe ky autor eshte tendencioz me kete punim nuk vihet ne dyshim nga ana e jone, por me keto rreshta ai kerkon te mohoje nje te vertete dhe te imponoje nje genjeshter.

 

faqe 76: “Vetem pak dite pas çeljes se shkolles se Korces, u çel ne Pogradec, me 14 mars 1887, nje shkolle tjeter shqiptare...Shkolla shqipe u çelen gjithashtu ne Ohër, Rekë, Treskë dhe u bene pergatitje per te tilla ne Elbasan, Leskovik, Erseke e gjetke. Ne shume fshatra, si ne Polene, Luaras etj mesohej gjithashtu shkrimi e këndimi ne gjuhen shqipe”.

 

faqe 78: “Me inisiativen e tij (Petro Nini Luarasit, GH) u çel ne Erseke ne vitin 1887 nje shkolle private shqipe, e cila vazhdoi gati dy vjet”.

 

faqe 106: “Gjerasimi dhe Sevastia kthehen ne Manastir dhe, pas pergatitjeve te duhura, drejtohen per ne Korce, ku me 23 tetor te vitit 1891 u hapen dyert e shkolles se pare shqipe per vajza”. Defekti eshte ne percaktimin e primatit te krahines ne raport me procesin: dmth shkolla e pare shqipe per rrethinat e Korces apo ne territorin ku banonin shqiptaret.

 

Per ne ky punim eshte nje liber qe fallsifikon haptas te vertetat mbi shkollat e para shqipe duke realizuar mashtrimin historik te veprimtarise se popullit shqiptar. Në qoftë se ka autorë shqiptarë që mundohen ta shtrëmbërojnë të vërtetën, ka edhe autorë të huaj, bile të kohës sonë, që mundohen ta anashkalojnë këtë të vërtetë duke mbuluar autorët e vërtetë të kulturës dhe arsimit shqip dhe duke evidentuar krejt të tjerë të inicuar nga propaganda komuniste 55 vjeçare. Ne pretendojme se libri i Peter Bartl-it (Shqiptaret, 2007) i takon kësaj hapësire, ose në të kundërtën faji duhet të bjerë mbi përkthyesin. Sot (2008) vëmë re se lufta politike zhvillohet në Shqipëri pikërisht në këtë fushë: një palë për të fshehur mashtrimin e realizuar për këto 55 vjet dhe një palë për të zbuluar këtë mashtrim dhe këtë të vërtetë: Me keqardhje kostatojmë se të gjitha betejat e kësaj lufte i ka fituar mashtrimi i shekullit të XX-të. Vini re statistiken e formimit te arsimit shqiptar sipas ketij autori:

 

faqe 97-98: “Gjatë shekullit të 18-të, por pjesërisht edhe më parë, ka pasur përpjekje për ta shkruar shqipen me shkronja greke dhe arabe (turke). Kështu është hartuar me shkronja greke njëra nga përmendoret më të hershme të gjuhës shqipe, një perikop 15 rreshtash nga Ungjilli sipas Mateut, që gjëndet në një dorëshkrim grek të Bibliotekës Ambroziana në Milano. Data e krijimit vlerësohet fundi i shekullit të 15-të / fillimi i shekullit të 16-të”. Autori nuk e thote troç, por nenkuptimi duhet te jete eleminimi i formules se pagezimit te Pal Engjellit me 1462 si formula e pare ne gjuhen shqipe.

 

faqe 98: “Voskopoja (greqisht Moschopolis) ishte në atë kohë (1744, GH) qëndra e kulturës të Shqipërisë ortodokse; qyteti duhet të ketë pasur 40.000 banorë, më të shumtët arumunë, dhe 26 kisha, një shtyshkronjë greke dhe të ashtëquajturën akademi, ku mësohej jo vetëm teologji, por edhe filozofi, greqishte e vjetër, matematikë dhe fizikë....Përkthime të tjera në shqip nga greqishtja, në një abece në pjesën më të madhe të marrë nga greqishtja, gjënden edhe në të ashtëquajturin Kodeks të Beratit (aty nga 1798)”.

 

faqe 99: “Në shekullin e 18-të atje (në Shqipëri, GH) filloi të shkruhej shqip me shënja arabe. Lindi kështu një letërsi “Aljamiado” shqiptare (në krye term i përdorur për letërsinë spanjolle-portugeze në gjuhen arabe). Shëmbulli më i vjetër i kësaj letërsie është një vjershë për kafene, shkruar në vitin 1724 nga një farë MUÇIZADE”.

 

faqe 115: “Në vitet 80-të hapen shkollat e para shqipe në Shqipërinë e Jugut: në 1881 në fshatin Qestorat (rrethi i Gjirokastrës), nga Koto Hoxhi dhe në 1885 në Vakëf, nga Petro Nini Luarasi. Ky i fundit, me gjithë kundërshtimin e kishës greke-ortodokse, gjatë viteve 1885-1890 hapi shkolla shqipe në një sërë fshatrash në Shqipërinë e Jugut, me mbështetjen financiare të tregëtarëve shqiptarë në Rumani. Në vitin 1886 Naim Frashëri mundi të nxjerrë leje nga qeveria turke për të hapur të parën shkollë shqipe në Korçë. Në vitin 1891, po në Korçë, Gjerasim Qiriazi hap të parën shkollë shqip për vajza”.

 

faqe 123-124: “Ne Stamboll dhe ne shumicen e qyteteve me popullsi shqiptare linden shoqeri dhe klube kulturore shqiptare. Ne 10 muajt e pare te rregjimit kushtetues u ngriten 66 klube dhe shoqata kulturore shqiptare; u mbajten 4 “kongrese kombetare”, u hapen 24 shkolla mbremjeje dhe 34 shkolla fillore. Ne Elbasan ndertesen me te madhe te qytetit, burgun, e pershtaten per shkolle dhe ne diten e pare ajo priti 1500 nxenes. U ngriten shtypshkronja dhe u shtypen libra shqip, kryesisht libra shkollore”.

 

faqe 124: “Shtysa per hapjen e shkollave vinte nga klubet e ndryshme shqiptare, te cilat e tregonin qe ne emer qellimin e tyre perfundimtar: “Drita”, “Dituria”, “Arsimi” etj. Klubet qe heraher quheshin edhe shoqeri, sipas statutit te tyre, duhej t’i kushtoheshin vetem arsimit. Ne ceshtje politike nuk duhej te perziheshin, por ato natyrisht qe perziheshin.Deri ne nentor 1908 kishin nisur pune 12 klube shqiptare dhe pikerisht ne Manastir, Selanik, Janine, Korce, Elbasan, Gjirokaster, Berat, Vlore, Filat, Starove (Pogradec), Shkup dhe Stamboll. Bie ne sy qe ne Kosove dhe ne Shqiperine e Veriut nuk ka asnje klub, gje qe duhet shpjeguar me kundershtimin e klerit musliman, i cili e veshtronte kete ris si te papranueshem per ligjet fetare. Programet e klubeve te vecanta dalloheshin sipas kushteve te vendore”. Po te shohim informaten qe na jep “Shqiperia e Ilustruar 1937” per kete problem mund te arrijme ne perfundimin se autori nuk thote te verteten pasi libri Shqiperia e Ilustruar 1937, vell. 1 (1937) shkruan se ne Shkoder ishte formuar me 1899 shoqeria “Bashkimi” nga imzot Prenk Doci dhe, pas dy vjeteve, me 1901, shoqeria “Agimi” nga Dom Ndre Mjeda. (f.177-178). Pranohet se Kongresi i Manastirit bashkoi alfabetin e Stambollit, alfabetin e shoqerise “Bashkimi” dhe alfabetin e De Rades. E thene me shqip shoqeria “Bashkimi” ne Shkoder eshte promotori i trete, ne mos kryesori, i alfabetit latin te gjuhes shqipe (f. 178). A nuk mund te jete ky ballafaqim vertetuesi i karakterit te botimit te ketij libri?

 

faqe 125: “Ne te kaluaren shqiptaret kishin perdorur alfabetin grek dhe latin; ketij te fundit i kishin shtuar disa shenja te vecanta per te shprehur tingujt e shqipes. Qe nga shekulli i 18-te shqiptaret muslimane perdornin edhe alfabetin turk. Autoret ortodokse perdornin alfabete te vecanta te huazuara nga greqishtja....Ketu duhet shtuar se muslimanet e Shqiperise se Mesme dhe asaj te Jugut kishin qe nga 1879 alfabetin e tyre, te ashtequajturin “Alfabeti i Stambollit” te Sami Frasherit. Ai ishte nje alfabet latin, i plotesuar me disa shkronja te huazuara nga shkrimi grek dhe ai cirilik. Alfabeti i Stambollit ishte i perhapur gjeresisht; me te ishin shtypur gjithe librat shqip te botuar ne Stamboll, Bukuresht dhe Sofie. Por ai nuk ishte pranuar nga katoliket e Shkodres dhe nga disa organizata shqiptare ne Europen Perendimore. Per te arritur ne nje mendim te perbashket ne ceshtjen e koklavitur te alfabetit, gazeta “Liria” e botuar ne Selanik nga Mid’hat Frasheri beri thirrje te mblidhej nje kongres. Ai u organizua prej Klubit shqiptar te Manastirit dhe u mbajt nga data 14 deri 22 nendor 1908”.

 

faqe 127: “Gjate viteve 1909-1910 pati manifestime edhe kunder shkrimit shqip; mbi mesuesit dhe kleriket muslimane u ushtruan trysni nga ana e qeverise per t’i shtyre ata te dalin kunder alfabetit latin. Ne Stamboll ukrijua nje shoqeri, e cila propogandonte alfabetin arab per te shkruar shqipen dhe shtypi madje edhe abetare me kete alfabet, te cilat ne Shqiperi, me nismen e rretheve me mendesi kombetare, u dogjen publikisht; keshtu ndodhi ne prill 1910 ne Berat”.

 

faqe 129: “U mendua qe pervjetori i pare i revolucionit te Turqve te Rinj te festohej ne Shqiperi nen shenjen e unitetit te te gjithe osmaneve. Per kete qellim me 23 korrik 1909 u thirr ne Diber (Debar ne Maqedoni) nje kongres i shqiptareve. Klubi shqiptar i Dibres, udheheqja e te cilit bashkepunonte me Turqit e Rinj dhe te vetequhej “Komisioni kushtetues osmano-shqiptar” (Osmanli arnaut mesrustiyet komision), ftoi te gjihte klubet shqiptare te merrnin pjese. Qe perpara fillimit te kongresit Turqit e Rinj u perpoqen te fitojne simpatine e shqiptareve, duke miratuar futjen e mesimit te gjuhes shqipe ne shkollen fillore dhe duke shpallur nje amnisti per te gjithe pjesmarresit e pucit te Turqve te Vjeter”.

 

faqe 130: “Kongresi i Elbasanit u mbajt nga 2 deri me 8 shtator 1909; ne te moren pjese 35 delegate nga Shqiperia e Mesme dhe ajo e Jugut. Ne qender te diskutimeve ishte serish ceshtja e shkolles dhe e gjuhes. Kongresi vendosi t’u kerkoje te gjithe shkrimtareve dhe gazetareve shqiptare qe ne te ardhmen ne shkrimet e tyre te perdornin vetem dialektin e Elbasanit....Nga 21 deri ne 23 mars 1910 ne Manastir u mbajt nje kongres i dyte, qe pati per objekt te punes pikerisht ceshtjen e alfabetit e cila besohej te ishte zgjidhur”.

 

Faqe 166:”De Rada u be nismetar i Kuvendit te pare gjuhesor shqiptar, mbajtur ne vitin 1896, nen drejtimin e tij ne Koriljano Kalabro. Ne vitin 1897 u mbajt nje tjeter kuvend ne Lungro, ku mori pjese edhe De Rada. Qellimi i ketyre kuvendeve ishte bashkerendimi i perpjekjeve kulturore dhe politike te arberesheve”.

 

Pas atakimit te ketyre dy veprave, duke realizuar nje ballafaqim me edukimin shkollor te realizuar ne Shqiperi pergjate periudhes 1961 – 1991, arrijme ne keto perfundime:

 

Se pari nuk eshte e vertete qe aresimi ne gjuhen shqipe ka filluar me 1887, ai ka filluar shume me perpara dhe jo ne qytetin e Korces. Bile edhe vete ne rrethinat e Korces shkolla e pare shqipe ka tjeter dinamike. Kemi parasysh punimin e Edwin E. Jacques Shqiptaret, vell 1, i cili tregon dinamiken e shkollave neper fshatrat e Korces duke filluar nga Lavdari i Oparit dhe Trebicka (me kete liber do te merremi vecas duke marre prej tij nje hapesire krejt tjeter per tjeter per shkollat shqipe).

 

Se dyti unifikimi i alfabeteve, qe shkruhej gjuha shqipe ne fillim te shekullit te XX - te (alfabeti latin ne Veri, alfabeti arab ne Shqiperine e Mesme dhe alfabeti grek ne ate te Jugut) eshte bere ne vitin 1908 ne Manastir dhe afer mendsh cdo shkolle shqipe para ketij viti nuk mund te konsiderohet si shkolla e pare shqipe ne rrafshin kombetar pamvaresisht nga alfabeti.

 

Keshtu Abaz Hoxha hap te paren shkolle shqipe ne fshatin Bllice me 1860 me alfabet arab (Xhafer Martini, Hoxha i Bllices, f. 51). Apo letra e anetareve te Komisionit te Alfabetit te Stambollit (05.03.1879) drejtuar bashkatdhetareve qe banonin ne Egjipt per te perdorur kete alfabet ( libri i Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave te Shtetit mbi arsimin shqiptar, f.11). Ndersa ne Jugun e Shqiperise shkollat greke kishin kete dinamike sipas librit te Mehmet Kaso-s: Arsimi në Sarandë, Delvinë e Konispol 1920-1944 (2003)

 

faqe 22: Mësuesi z. Kosta Papavasili që mësonte vjet në këtë shkollë, i goditur nga pleviti, nuk mund, pas raportit të mjekut, të vazhdojë më në mësuesi....Mësuesi i ri që shënohet këtu z. Mihal Vasili, mbaroi vitin që shkoi shkollën qytetëse greke të Dhrovjanit

 

Faqe 24,25: jepet tabela statistikore e prefekturës Gjirokastër për gjëndjen e arsimit në vitet 1912-1932, ku për vitin 1913 kemi 8 shkolla djemsh dhe për vitin 1915 kemi 7 shkolla djemsh. Në vitin 1920-1921 në Gjirokastër kemi 7 shkolla greke djemsh dhe Delvinë 11 të tilla.

 

Faqe 28: Në vitin 1922, më 14 qershor, merret vendimi mbi mbylljen e shkollave private në fshatrat minoritare greke, ndërsa me 4 korrik merret vendimi mbi bashkimin e shkollave minoritare me ato muslimane në qytetin e Delvinës

 

Faqe 31: më 20 korrik 1922, prefektura e Gjirokastrës, kërkonte sqarime nëse duhen mbylluar të gjitha shkollat në fshatrat greke dhe me 2 gusht të atij viti këshilli i ministrave vendosi përjashtimin nga vendimi 795 datë 4.7.1922 të gjitha shkollat fillore private që ndodhen të hapura e që i nënshtrohen kontrollit të shtetit e veprojnë plotësisht me programet e pranuara prej Ministrisë së Arsimit.

 

Por dinamika e ketyre shkollave eshte e afte te na jape panoramen reale te luftes per pavaresi dhe autoret e vertete, te cilët pjesa me e madhe e popullit shqiptar nuk i di.

 

Se treti alfabeti qe eshte perdorur ne shkollen e vitit 1887 ne Korce (ne qofte se ka ekzistuar ne te vertete), per vitin qe ben fjale antihistoria shqipe e shekullit te XX-te, duhet te kete qene alfabet grek dhe cdo fakt i propoganduar si alfabet latin eshte i genjeshtert.

 

Se katerti qyteti i Korces nuk ka rrezatuar breza arsimtaresh qe te kene punuar ne te gjithe territorin e banuar nga shqiptaret, te pakten pergjate shekullit te XIX-te dhe kjo, duhet te kete qene aresyeja perse shkolla e pare shqipe eshte mohuar ne vendin e vet. Qellimi ka qene per te mos evidentuar luften qe bene luftëtarët e kombit shqiptar per liri e pavarësi, për kulturën kombëtare, per gjuhë e arësimin shqip dhe që kane pasur nje emerues te perbashket: Klerin Katolik Shqiptar. Ky fakt ka mbetur i fshehte dhe shqiptaret e sotem nuk e dine se autori i vertete e kultures, arsimit dhe alfabetit shqiptar eshte pikerisht ky Kler, i cili vecohet nga pjesa tjeter katolike nderkombetare per nje kusht specifik qe ka populli shqiptar.

 

Lexuesi duhet te kete parasysh faktin qe ky artikull botohet jo vetem me rastin e 100 vjetorit te Kongresit te Manastirit, por edhe per t’i treguar shqiptareve te sotem se ku e kane themren e Akilit si popull. Kujtojme fjalet e nje studiuesi: populli shqiptar duhet te falenderoje vetedijen e qendreses, por edhe Kishen Katolike, ne qofte se sot eshte si popull i dalluar nga te tjeret, me nje kulture te lashte, te veten dhe autentike. Rojtaret e gjuhes, te tradites kombetare, te letersise shqipe jane te krishtere, Shqiperia Katolike, ose sic shkruen zemadhi Eqrem Cabej: “AUTORET E SHQIPERISE KATOLIKE”. Duke falenderuar vetedijen kombetare, te individeve te Kishes, populli shqiptar i ka pasur shkrimtaret kombetare te cilet me shkrimet e tyre e kane vulosur te verteten se shqiptari eshte nje, i ndryshem nga aziatiku. Mjafton te themi se Eterit e Popullit ishin te gjithe besnike te popullit te vet dhe te kishes e, nxenes te kolegjeve papnore, si psh: Buzuku, Frano Bardhi, Budi, Bogdanet, Pjeter Mazreku, Gjon Nikolle Kazazi, Leke Matranga, Mehill Suma, De Rada, Pal Dodemasei, Gasper Krasniqi, Mikel Tarabulluzi, Ndre Mjeda, Luigj Paliqi, Shtjefen Gjecovi, Gjon Bisaku, Luigj Gashi, Shtjefen Kurti, etj dhe librat te cilet dilnin nga pena e tyre pergjithesisht botoheshin me ndihma te Kongregates ose personaliteteve kishtare. Bijte e Kishes ishin edhe themeluesit e mbajtesit e shkollave ne gjuhen amtare, atehere kur ishte rreptesisht e ndaluar te mbaheshin shkolla te tilla. Une ketu po citoj ato qe ende s’jane te nxjerra ne drite, shkollat shqipe gjate shek. XIX, per cka flasin dokumentat e shumta qe ruhen ne arkivin e Dubrovnikut, Vjenes dhe te kongregates De Propaganda Fide (Gjergj Gashit: Martiret shqiptare gjate viteve 1846-1848 (1994), f.45).

 

Duhet te kete qene ky fakt qe i ka detyruar shume studiues te merren me problemin e arsimit dhe shkollave shqipe per te ndrequr ate mashtrim mbi gjysem shekullor te aplikuar mbi ndergjegjen e shqiptareve. Ne kete menyre me 1995 botohet libri i Edwin E. Jacques: Shqiptaret, vell. 1 (1995), i cili jep kete panorame hapsinore per aresimin shqiptar:

 

faqe 407...: Shkolla e pare, e dokumentuar, ne gjuhen shqipe u hap ne Velje te Mirdites me 1632. Te tjerat u hapen ne Pllane, nje fshat afer lumit Mat, me 1639 dhe ne vete qytetin e Shkodres me 1698. Si mesues ne to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimiter Dhermiu. Nje tjeter shkolle mjaft e hershme ishte hapur ne Kurbin me 1632. Pervec shkrimit dhe leximit, aty mesohej gramatika shqipe dhe perdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit. Arsimi katolik mori vrull te madh ne Shkoder me 1855, kur freterit franceskane hapen ”Shkollen Franceskane”, te quajtur me vone Iilirikum....Seminari, i njohur si Kolegja Papnore Shqiptare, e me vone i Seminari Papnor Shqiptar, e filloi karrieren e tij te shquar me 1859. Gjithashtu, me 1861 franceskanet themeluan seminarin e tyre, ne te cilin mesohej edhe gjuha shqipe. Pastaj, me 1877, jezuitet themeluan ne Shkoder nje tjeter qender me influence per arsimin e larte, Kolegja e Shen Francesk Saverit, i cili pajiste me arsim teknik e tregetar rreth 400 studente. Nje risi shkencore ne Kolegjin e Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty me 1888, si i pari observator astronomik ne Ballkan. Ai vazhdoi sherbimet e tij te vlefshme deri me 1946, kur u konfiskua nga rregjimi komunist. Nje vit me pas (1878) motrat stigmatike themeluan Shkollen Famnore Franceskane per 200 vajza. Ne ato kohe njoftohej se kishte 21 shkolla te tjera fillore shqipe, qe zhvillonin vepramtarine e tyre ne Durres dhe ne qytetet veriore. Seicila prej tyre kishte rreth tridhjete nxenes, pervec asaj e Prizrenit e cila kishte tetedhjete. Franceskanet thuhet se kishin ngritur shtypshkronjen e pare ne Shkoder qe ne vitin 1593. “Shtypi i Zonjes Sone Te Paperlyeme” i franceskaneve, i themeluar me 1870, u be shume shpejt i njohur per librat mbi Doktrinen e Krishtere, gramatiken e At Jungut e me vone per periodike te tille si Leka, nje reviste e shquar letrare e kulturore, e filloi te botohej me 1929............Keto shkolla katolike ne Shqiperine veriore mbaheshin kryesisht me fondet austriake. Italiane Benici shkruante se deri me 1901 austriaket kisin shpenzuar cdo vit nje milion forinta per qellime fetare...Pervec fshatrave perreth Shkodres, ai numeroi shkolla ne Durres, Vlore, Tirane, Prizren, Shkup, Ipek, Gjakove e shume zona te tjera te vogla. Te gjitha shkollat ndodheshin nen kujdesin e prifterinjve, murgjve dhe freterve.

 

faqe 410...: Kur ra Kostandinopoja ne duart e turqve me 1453, shume nga njerezit e ditur u larguan ne perendim. Nje numer i mad i tyre u vendosen ne Moskopoje, me vone Voskopoje, rreth 13 km ne perendim te Korces. Per 350 vjet qyteti u be i famshem per shtypshkronjen, te themeluar me 1720, e para ne Ballkan pas asaj te Kostandinopojes. Voskopoja u be qendra e arsimit dhe e kultures per shkak te “Akademise se Re” te shquar, qe u themelua ne vitin 1744. Ajo e vinte theksin te filozofia, logjika, matematika, fizika, pergatitja e ekonomisteve dhe e llogaritareve..... Peshkopi Neofit Gjirokastriti filloi sherbesen e tij 29vjecare ne peshkopaten e Korces. Sipas historianit korcar Qafezezi, ky ishte “i pari dhe i vetmi” peshkop, i cili ndihmoi ne perhapjen e gjuhes shqipe....mesimi ne gjuhen shqipe ishte zhvilluar qe ne vitin 1629 nga arbereshi Zef Skiroi, i cili e zhvilloi veprimtarine e tij pergjate bregdetit te Himares per 25 vjet. Ai u mesoi femijeve “Doktrinen e Krishtere” ne gjuhen shqipe. Me 1660 nje tjeter arberesh, Onufer Kostandini, hapi atje nje shkolle per tre vjet... Me 1852 mesuesi i shkolles ne fshatin Lavdar te Oparit, afer Korces, perdori abetaren e Veqilharxhit per te rrenjosur te nxenesit dashurine per atdheun dhe per gjuhen amtare. Nje tjeter mesues, Than Xheka ne Trebicke, me 1854 perdorte abetaren e Veqilharxhit per te mesuar gjuhen shqipe nxenesve te tij. Midis tyre ishte edhe Spiro Dine, i cili per 12 vjet me vone gjeti pune ne Egjipt. Atje hyri ne marredhenie me patriotin Thimi Mitko dhe se bashku mblodhen e botuan kenge, poezi, proverba dhe tradita shqiptare, te cilat u permblodhen ne vepren e vellimshme Valet e Detit.

 

faqe 413....: Arberesheve te Italise se Jugut u kushtohet gjetja (dhe humbja) e dokumentit me te lashte, te ardhur i paprekur nga thellesia e shekujve. Ai u zbulua me 1912 ne Manastirin mijeravjecar te Shen Merise se Grotaferrates, me prejardhje shqiptare, afer Romes. Pergamena eshte shkruar ne gjysmen e pare te shek. XIV ne gjuhen greke; mirepo, nje faqe e gjysem e Ungjillit ishte ne gjuhen shqipe. Murgu italo-shqiptar, Don Sofronio Gasizi, i njoftoi per kete gjetje, ia tregoi dokumentin nje vizitori, historianit romun, Nikolae Jorga. Ky i fundit beri nje vizite ne abaci me 1919 dhe njoftoi se Gasizi ia tregoi dokumentin, te cilin e “nxorri nga rafti ne te djathte, kur hyn tek dhoma e doreshkrimeve” (Dituria Ti, 1 prill 1927, 203-4.). Fatkeqesisht, Gasizi vdiq me 1922, para se te nxirrte ne drite studimin e premtuar per dokumentin. Por fati i keq nuk mbaroi me kaq, pasi me vone ky dokument i cmuar humbi pa lene gjurme.

 

faqe 415....Duke qene se qeveria turke mbajti nje qendrim mjaft armiqesor ndaj perhapjes se letersise ne gjuhen shqipe, eshte me se e kuptueshme qe angazhimi i pjestareve te komunitetit musliman ne kete fushe ka qene mjaft i vogel...Gjithashtu, nuk duhet harruar se pas debimit te tyre nga Turqia dervishet bektashinj duhet ta kene kuptuar se mbijetesa e urdherit te tyre ne Shqiperi mund te varej prej pavaresise se kesaj te fundit nga Perandoria Osmane. Rrjedhimisht, bektashinjte dolen vullnetarisht ne krye te shume kuvendeve patriotike. Disa prej tyre udhetuan neper Shqiperi nga fshati ne fshat, nga veriu ne jug, duke shperndare libra per rilindjen e Shqiperise. Teqet e tyre u bene shkolla kombetare....

 

faqe 418: Shkolla e Vajzave “Qiriazi” ne Korce (1891-1914)

 

Per arbereshet e Italise jepet nje panorane suplementare ne saje te punimit te libri i Ahmet Kondos: Çeshtja kombetare ne faqe te shtypit te rilindjes – 1982

 

 

 

faqe 37: Shumica e shqiptareve, sic dihet, ishin analfabete, por shkrimet e botuara neper faqet e kesaj reviste (behet fjale per Flamurin e Arberit, GH) ua lexonin ata te pake qe dinin shkrim e kendim. Keshtu veprohej jo vetem ne kolonite shqiptare te Egjiptit e te Rumanise, por edhe ne Shqiperi ne kushtet e sundimit te eger osman.

 

faqe 81: Me gjithe keto nderhyrje, me 1737, u hap kolegji, u krijua mundesia qe bijte arbereshe te mesojne ne kete shkolle, te cilen e kishin pritur shekuj me radhe.

 

Per popullaten me banim ne Mirdite autori i librit: Mirdita, vater e qendreses antiosmane (1999) shkruan faqe 264-265: Në fund të shekullit XVII, rreth vitit 1692 është hapur në katundin Velë nje shkollë në të cilën mësimet jepeshin në gjuhën e vëndit. Por shkolla laike në gjuhën shqipe qe e mundur të hapeshin vetëm në fund të shek. XIX nga shoqëria “Bashkimi”. Më 1899 u hap në Orosh e para shkollë shqipe në Mirditë me 14 nxënës. Në shkollë zhvilloheshin katër orë mësim në ditë: shkrim, aritmetikë dhe mësim besimi. Një vit më vonë, në 1900 shkolla e Oroshit kishte 30 nxënës. Nga viti 1902 deri më 1906 në këtë shkollë dha mësim mësuesi shkodran Cin Gurakuqi, ndërsa nga viti 1909 deri më 1912 Kolë Dema....Më 1902 u hapën shkolla edhe në Rrëshen e në Spaç, ndërsa më 1903 edhe në Kashnjet e Rubik. Në vitin shkollor 1903 – 1904 këto shkolla i ndiqnin gjithsejt 96 nxënës. Pasaktesia e dates te hapjes se shkolles ne Vele na ka cuar ne perfundimin se ky autor i ka paragjykuar ngjarjet ne drejtim te laicizmit te tyre. Ndoshta ka dicka qe duhej vene ne dukje me perpara, por ngjarjet duhet marrre sic kane ndodhur dhe jo si na pelqen ne te ndodhin. Nuk eshte faji i shqiptareve te mesjetes europiane perse per ta mendoi Papa arberesh Klementi XI. Ne lidhje me kete personazh te Selise se Shenjte hapesira e shkollave shqipe ka kete hapesire, sipas librit te Engjell Sedaj: Papa shqiptar Klementi XI – Albani, Kuvendi i Arberit (1998):

 

faqe 44: Me inisiativën e tij (Papa Klementit XI, GH) u mblodh Kuvendi i ipeshkvijve katolikë të Ballkanit nën kryesinë e imzot Vinçenc Zmajeviqit. Kështu filloi rekrutimi i djelmoshave shqiptarë që mësuan për priftërinj në Kolegjin e Asisit. Kjo ishte një fitore e madhe për kombësinë dhe kulturën shqiptare, mbasi që klerikët katolikë ishin të parët që filluan të shkruanin në gjuhën amtare dhe të krijonin monumentet e para të letërsisë shqiptare.

 

faqe 45: Në mbledhjen e Kongregatës së Porpogandës. Më 3 tetor 1707, u rekomandoi (Papa Klementi XI, GH) disa organeve udhëheqëse të rendeve religjioze që të hapnin kolegje për misionarë, duke vënë në dukje si model të insituteve të këtilla Kolegjin Romak të Shën Pankracit që e udhëhiqnin karmelitanët dhe atë të françeskanëve në Shën Pjetër në Montoria, ku qe hapur edhe katedra e gjuhës shqipe....”në vitin 1708 Klementi XI, origjina e të cilit ishte nga Shqipëria, themeloi një fondacion prej katër mijë skudash për studimin e studentëve shqiptarë në Kolegjin Urban të Propogandës”.

 

faqe 53: Në historinë e popullit shqiptar, prej Kuvendit të Matit (1462), në materialet e të cilit është ruajtur Formula e Pagëzimit, dokumenti i parë i gjuhës shqipe, e deri në vitin 1912 janë mbajtur disa kuvënde të klerit katolik shqiptar, me qëllim që, në pajtueshmëri të plotë me parësinë e vëndit, të ruhet identiteti kombëtar, feja dhe zakonet e mira, të kulktivohet gjuha shqipe, të hapen shkolla dhe të botohen libra në gjuhën shqipe. S’do mënd se në këto kuvende mbi të gjitha qëllimet e tjera ishte arritja e pavarësisë dhe ruajtja e identitetit kombëtar, duke kultivuar rezistencën e vazhdueshme kundër okupatorit aziatik dhe bashkëpunëtorëve të tij.

 

faqe 56: Kuvendi i Arbënit është mbajtur në Kishën e Shën Gjonit, në Mërkinjë afër Lezhës, të dielën e dytë të Epifanisë, më 14 e 15 janar 1703, kurse materialet e këtij Kuvendi, qëndrimet dhe vendimet e aprovuara, në gjuhën latine dhe shqipe, u botuan tre vjet më vonë (1706) në Romë

 

faqe 61: Një dekret për botimin e dytë (bëhet fjalë për materialet e Kuvendit të Arbënit, GH) është dhënë më 26 mars 1803. Miropë ky botim (i dyti) “për t’mir t’Arbnis” u realizua (shumë më vonë) në vitin 1868, pa ndryshima të mëdha nga botimi i parë, veçse me plotësime të atyre “emernameve qi ka qit shqip don Enjell Radoja Prift i dioçezit Shkodrs”, i cili nxorri edhe botimin e tretë, më 1872, në një përkthim të ri me titull: Koncilli i dheut Shqypnis, të plotësuar edhe me disa shtojca, e në të folmen e Shkodrës, që tanimë ishte bërë qëndra kishtare dhe kulturore e të gjithë shqiptarëve.

 

faqe 63-64: Sh. Osmani thotë se “pas shkatërrimit të shkollës fillore të Pëshanës nga autoritetet osmane më 1648, persekutimi në gjuhën shqipe u ngrit në sistem”

 

faqe 65: Sipas të gjitha gjasave, shkolla ku së pari filloi të mësohej gjuha shqipe në kohën e pontifikatit të Klementit XI qe Kuvendi i Shën Bartolemeut “all’Isola Tiberiane” (në ujdhesën Tiberiane) në Romë dhe aty jepte mësimin e shqipes, duke filluar nga viti 1705 e tutje, autori i njohur i Gramatikës së gjuhësshqipe, Françesko Maria da Leçe

 

faqe 66: në kohën e papatit të këtij shqiptari të madh, hartohet “Prej Durrësit ditën e dymbëdhjetë prillit ndë njimi shtatë qint e dhietë”, “Gramatikë e parë e gjuhës shqipe”, siç e quan këtë gramatikë R. Ismajli. Më vonë botohet Gramatika e gjuhës shqipe (Vërejtje gramatikore në gjuhën shqipe, 1716) e autorit F.M. da Leçe, i cili kishte botuar edhe Fjalorin italisht-shqip, madje para (1702) mbajtjes së Kuvendit të Arbënit (1703), e i cili fjalor mendohet se qe madje më i pasur se ai i Frang Bardhit. Edhe në gramatikën e parë të gjuhës shqipe, që ndër studiuesit njihet si “Dorëshkrim i Grotaferratës”, apo mbase bëhet fjalë për ndonjë gramatikë tjetër, dokumentet e kohës në arkivat e Romës tregojnë se “Gramatika e përmëndur e shqipes qe shtypur më 1701 dhe nuk gjëndet më”.

 

faqe 67: Në këtë aspekt (hapja e Seminarit Arbëresh në Palermo) duhet veçuar bashkëpunimi dhe miqësia e ngushtë qe kishte Klementi XI me Gjergj Guxetën (1682-1756), themeluesin e mëvonshëm të këtij seminari (më 30.11.1730), në të cilin do të shkollohen një varg arbëreshësh, intelektualë e shkrimtarë të shquar, e ku do të punojë nja 20 vjet Pjetër Andrea nga Himara, pastaj P.M.Parrino, Nikollë Keta etj.

 

faqe 75: “ndër kërkesat themelore për mbajtjen e rendit kishtar dhe për forcimin e pozitës së fesë, barabar me to, radhiten edhe kërkesat që dalin nga nevoja e juajtjes së identitetit etnik të popullsisë. E këtillë është kërkesa që në kishë të flitet shqip, që të gjithë misionarët dhe krerët fetarë të dinë shqip, që materialet e Kuvendit të botohen në gjuhën shqipe, të vazhdojë veprimtaria e shkollave në gjuhën shqipe etj.

 

Per ne, libri me i plote qe jep pothuajse te gjithe panoramen e kultures dhe shkollave shqipe ne Shqiperi, eshte libri i At Donat Kurtit dhe At Marin Sirdani: Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi, te botuar per here te pare me 1935 i cili jep kete panorame hapsinore te dinamikes se shkollave shqipe:

 

faqe 12....... Ma te parat shkolla, mbas te bjerrunit t’autonomise ne Shqypni, kjene, per sa dime na, tri: shkolla e Pdhanes, e Blinishtit e e Shkodres.

 

Ne vj. 1638 P. Hiacinti a Sospitello o OFM, italian ne fis, por shqyptar ne zemer, pat guximin me iu perveshe per te mire te vendit nji punes ne veshtrim te plote kulturale, tuj cile shkollen fillore ne Pdhane, asokohe vend mjaft i banuem.......Numuri i xansave te jashtem pat mrrijte deri ne 25. Dijm prej dokumentash, se pose uratve xeheshin edhe mesime letrare dmth mbahet deri diku nje shkolle e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit. Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqit, te cillet mbas 9 vjetsh e rrenuan fare....Ne vjete 1697 kje cile rishtas. Se deri kur vijoi nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thane per te, se “ka gjase se gjindet edhe sot” (1702?).

 

faqe 13 Nji vjet mbas themelimit te shkolles se Pdhanes, dmth ne vj. 1639, kje cile prej fretenve te kuvendit te Troshanit nje tjeter shkolle ne Blinisht, drejtor i se ciles kje P. Karl Mirandulanus OFM. Me shka duket, kje nje shkolle mjaft e plotesueme. Ndiqej prej ma se 50 xanxash e pose kndimit e shkrimit xeheshin edhe lande te tjera, posace gjuha latine prej atyre qi dojshin m’u bahej n’at shkolle; por anmiqte ishin te panumer e ne vj. 1640 drejtorin e ksaje shkolle e gjejm ne burg......

 

Ne vj. 1698 a aty pari gjejme se P. Filipi prej Shkodre OFM cili shi ne Shkoder nje shkolle private e mson fmite e tregtarve e pasanikve.

 

faqe 14 -15 -16 -17-19 Keta mesuesa qene, qe me 20 Prill 1711, te ndihmuar e te nxitun prej Papes shqyptar, Klementi XI, ngrehen ne Rome ne kuvend te S; Pietro Montorio nji kateder per’ gjuhen shqype, per me i ba gati misjonaret e huej me mujte ma letas me i vlejte vendit tone; e njatehere kur se mendote kush per gjuhen shqipe e per zhvillim te saje, keta jane qe perpilojne ma te parat gramatika, fjalore e perkthime.

 

Ne vj. 1644 P. Zef Iccaran OFM shkruen “Dizionario italiano – albanese” f. 120, doreshkrim i ruajtun ne biblioteke te Jezuiteve ne Shkoder; Ne vj. 1675 P. Bernardus a Quintiano OFM shtypi nji liber shqyp “Doktrina cristiane (epirotika)” –Venetiis 1675. P.Leo a Citadella OFM, qe diq ne vjete 1678, tuj pase kene Misjionar ne Shqypni, shkruen “Dictionarium epiroticum”. Nji gramatike te vogel shqyp, te shkrueme si duket prej ndonje Misjonari ne vj. 1710 me nji shtojce ne gjuhen turqishte, ia dedikoi ne vj. 1805 kardinalit Prefekt te Propogandes nji Eksprefekt i Misionit te Shqypnis. Ne vj 1716 P. Francesk M. Da Lecce OFM shkruan e shtype ma te paren gramatike shqyp, qe ka rendesi edhe sot: “Osservazioni grammaticali nella lingua albanese” Roma, 1716 dalla tip. Della S. Cong. Di Propaganda. –Ma vone shkruan edhe nje fjalor per te cilin nuk dihet se si mbaroi. Ky fjalor qe pershkruar pjeserisht prej G;Camarda, i cili e lavderonte fort. Ne vitin 1722 edhe P. Didacus a Desio OFM perpiloi nje gramatike shqip qe nuk u pat botuar. Ne vitin 1752 P.Bonaventura Prucher OFM prej Castel Giovio la ne Rome nje doreshkrim gati per botim “Manuale Catechetico italiano-epirotico” e nje fjalor per sherbim te Misionareve te Shqiperise. Ne vitin 1848 P.Luka da Monte Giove OFM na ka lene nje fjalor shqip – italisht, qe ruhet si doreshkrim ne biblioteke te bashkise se Todit n’Itali me kete numer: “Cod. 224 format 8o fq. 328. Ne vitin 1858 P. Dario Bucciarelli OFM la nje doreshkrim “Grammatica della lingua albaneze” qe ka qene ruajtur ne Biblioteken Franceskane te Gjuhadolit ne Shkoder. Ne vitin 1862 P. Bonaventura da Francavilla shkruan “Elementi grammaticali di lingua epirotica” ne format 8o fq 110 qe ruhej si doreshkrim tek franceskanet ne Gjuhadol. Ne vitin 1866 P. Francesko Rossi da Montalto OFM shtype “Regole grammaticali della lingua Albanese, compilate sulle tracce dei buoni grammatici e del P. Francesko M. Da Lecce” Roma 1866 –Stamperie della S. Cong. Di Propoganda for 8o fq 350. Po ne ate vit shtypet edhe “Vocabolario Italiano-Epirotico con tavola sinoptica ne format 8o, me 954 faqe. Ne vitin 1881 P. Leonardo de Martino OFM ka qene nder te paret qe punoi vjersha ne gjuhe shqip mbas metrikes moderne, duke botuar librin “L’Arpa” di un Italo-Albanese, Venezia 1881. Ky misionar qe i pari qe leshoi kushtrimin nder njerezit e medhenj te Europes mbare per indipendencen e popullit shqiptar.

 

Prej vitit 1800 e deri ne vitin 1861 hapen aty – ketu shkolla private me klasa fillore. Vetem ne Shkoder mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djem e 4 per vajza. E perkoheshmja “Perparimi” i rreshton emrat e mesuesve me te njohur me kete renditje: Gege Kodheli, Gjergj Benusi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Trushit te Mark Krtajes (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Egjell Radoja, D.P.Babi.

 

Edhe jashte Shkodres hapen shkolla te tjera katolike ne gjuhen shqipe. Ne Prizren, ne Peje e ne Gjakove i gjejme shkollat e hapura per djem shume me perpara vitit 1840, por per mungese te datave te sakta jemi te detyruar vetem t’i zejme ne goje.

 

Ne vitin 1861 franceskajt hapin ta paren shkolle fillestare publike ne Shkoder i ndihmuar nga Episkopati shqiptar. Do pase parasysh edhe fakti qe ne vitin 1882 franceskajt kan pase hape nje kolegje per me rrite e me mesuar te gjithe ata qe deshironin me u ba freten e prej vitit 1905 kjo shkolle ishte bere krejtesisht ne gjuhen shqipe.

 

faqe 21-22 Para vitit 1880 Shkupi dhe Zumbi, e pak ma vone Ferizoviqi e Stubla e kane shkollen e vet ne gjuhen shqipe per djelm. Ne vitin 1893 fillon shkolla e Shirokes, qe vijon edhe sot (1935). Ne vitin 1893 P. Joakim Serreqi OFM rregullon nje shkolle ne Selce me lokal per 50 nxensa. Po ate vit edhe P. Basil Chiaroni, OFM, hapi nje shkolle shqipe ne Hot (Traboin). Ne vitin 1897 P. Pjeter Gjadri OFM u jep mesim femijeve ne kuvend te Troshanit. Ne vitin 1898 D. Ndoc Mjedja hap nje shkolle ne Pdhane, te cilen ne vitin 1904 e mban P. Tome Bicaj OFM. Ne kete kohe edhe ne kuvend te fretenve te Rrbigut hapet nje shkolle katundi. Ne vitin 1901 edhe Biza ka shkollen e vet, ku mesimin e jepte P. Severin Lushaj OFM. Ne vitin 1907 P. Shtjefen Gjecovi OFM hap shkollen ne Gomsiqe. Ne vitin 1907 P. Gentil Biella OFM mban ne Iballe nje shkolle ne gjuhen shqipe. Ne vitin 1909 P. Engjell Vjeshta OFM panon femijte e Bazit e i meson me lexue dhe shkrue. Ne vitin 1900 e ndonje vit me mbrapa, me punen e shoqerise Bashkimi dhe Agimi hapen shkolla shqipe ne shume katunde. Kemi arritur te mesojme se ka pasur shkolla ne Rreshen, Orosh, Milot, Dajc, Kallmet, Pac, Kashnjet e Nenshat.

 

faqe 23-24 Qysh ne fillim te shek. XIX e deri sa nuk ishte hapur shkolla e Stigmatineve, vihet re nje nxitje per te hapur shkolla femerore. Kjo vihet re me mesimet private neper shtepija. Ishin pune 80 – 90 vjecare e ende mbahen mend emrat e mesueseve te hershem: Kush Micja, Tone Radoja, Tereze Berdicja e Tina e Nikes. Keto minishkolla private poqen mendimin per te themeluar nje shkolle publike femerore, e cila u ap me 1879 nga Motrat Stigmatike.

 

Rreth vitit 1885 ne Prizren gjejme shkolle fillore shqipe per vajza. Ne ate kohe themelohet edhe ajo e Shkupit. Ne vitin 1890-1903 Motrat Stigmatike shkojne ne Durres e aty mbajne per 13 vjet nje shkolle fillore per vajza e nje shkolle per pune dore. Ne vitin 1896 (?) gjejme ne Kallmet nje shkolle fillore per vajza e djem te drejtuar nga Motrat e Mshires (Vinçencianet). Ne vitin 1907 Shiroka ka shkollen e vet per vajza. Deri ne vitin 1911 Kleri Katolik Shqiptar kishte hapur neper kohe te ndryshme 47 shkolla shqipe, nder te cilat 10 per vajza.

 

faqe 26: Shtypshkronjat e para ne Shqiperi jane hapur shume me perpara se te hapeshin shkollat shqipe. Permenden ajo e Obotit ne vitin 1493 dhe ajo e Shkodres me 1563. Ne vitin 1871 Jezuitet sollen ne Shkoder te paren shtypshkronje te atyre aneve. Ne vitin 1909 D. Ndoc Nikaj solli ne Shkoder shtypshkronjen ”Nikaj”.

 

faqe 27-28-29 : Prej vitit 1555 deri ne vitin 1700 njohim 12 vepra e 9 autore nder te cilet Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Barleti, Tivarasi, etj. Prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 11 vepra, 9 autore, e 6 doreshkrime. Permenden: P.Francesk M de Lecce OFM, Kuvendi i Arberit, D. Gjon Kazazi, etj. Prej vitit 1800 deri ne vitin 1900 kemi numeruar 81 vepra, 34 autore e 4 doreshkrime. Vecohen: P. Leonardo de Martino OFM, Zef Jubani (i Ndokillis), Pashko Vasa, D. Engjell Radoja, P. Pjeter Zarishti, P. Francesk Rossi da Montalto OFM. P. Jak Jungg S. J., D.Ndue Bytyci, P. Tome Marcozzi OFM, D. Pashko Junki, D. Pashko Babi e te tjere shkrimtare te rinj qe u del emri ne shekullin e XX-te. Prej vitit 1900 deri ne vitin 1912 gjejme 59 vepra e 16 autore. Vecojme: Gjergj Fishta OFM, Luigj Gurakuqi, D Ndoc Nikaj, P. Anton M. Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM, P. Pashk Bardhi, Hile Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gasper Merturi, P. Anton Busetti S.J., Kole Thaci etj.

 

faqe 31-32: Prej gjithe ketij materiali shihet se para vitit 1800 gjuha e jone nuk do te ishte shqipe po tu hiqeshin shkrimtaret katolike deri ne ate kohe, dmth: D. Gjon Buzuku 1555, D.Fran Bardhi 1635, D. Pjeter Budi 664, Emz. Pjeter Bogdani 1685, autoret franceskaj, qe permendem deri tani duke folur per shkollat e para shqipe, Kuvendi i Arberit 1706, Kazazi 1743 si dhe autoret jashte Shqiperise, dmth De Luke Matranga 1592, Nil Katalani 1694, Nikole Filia 1736, D. Jul Variboba 1762, Teodor Cavallioti 1770 te cilet, sa bashku, i ngrehen nje monument te pavdekshem gjuhes sone. Literatura shqipe nuk kishte per te pasur kete permase, per te mos thene nuk do te kishte ekzistuar, po tu hiqeshin 460 veprat e njohura deri me tani, pa marre parasysh te perkoheshmet, dhe 136 shkrimtaret katolike, prej te cileve ishin ata qe muaren pjese ne Kongresin e Manastirit e ne Komisionin letrar te vitit 1916.

 

Prej vitit 1555 deri ne vitin 1700 njohim 16 vepra e 14 autore nder te cilet jane Buzuku, Matranga, Bardhi, Budi, Bogdani, Tivarasi, Barleti, Dhimiter Frangu, Anonimet, Gjon Muzaka, etj. Prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 15 vepra, 13 autore e 6 doreshkrime, nder keta P. Francesk da Lecce OFM, Zmajevic (Kuvendi i Arberit), D. Gjon Kazazi, Jul Variboba etj.

 

Prej vitit 1900 deri ne kohen e turqve te Ri gjejme 40 vepra e 10 autore. Vecohen: P.Gjergj Fishta, D. Ndoc Nikaj, D. Ndre Mjeda, P. Anton Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM.

 

A kemi ne te drejte te themi qe themeli i kultures shqiptare eshte i ndertuar nga Kleriket shqiptare dhe jo ndryshe?

 

A kemi ne te drejte te themi qe trekendeshi Mat – Mirdite – Diber (kemi parasysh ndarjen administrative te 2008) eshte djepi i kultures shqiptare dhe e gjithe kjo ne saje te Klerit Katolik Shqiptar. Dhe kur selia e ketij Kleri spostohet ne Shkoder, atehere spostohet edhe pika e levrimit te kultures dhe gjuhes shqipe. A mund te jene ndryshe keto te verteta dhe perse duhet te jemi xheloz per kete lloj kulture?



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora