E premte, 26.04.2024, 01:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Mhill Marku: Festat sivjet, si ditë zije!

E merkure, 09.12.2020, 08:15 PM


FESTAT SIVJET, SI DITË  ZIJE!

Cikel poetik nga Mhill Marku, Shengjin

JU LUTA QIELLIT E DETIT !

Ju luta qiellit
Të më lëshoi pak diell
Ju luta detit
Ca dallgë të mbështjell !

Me diell e dallgë
Shpirtin ta bëj valë
Të shëroj ca plagë
Per shokët që s'janë gjallë!

Ata fort e deshen qiellin
Më shumë se ne´ gjallë
Të dashuruar qenë me detin
Sa dallgët i kthenin në valë!

Sa shumë qenë të dashuruar
Siç duhen dielli me hënën
Iken në qiell per të na ndriçuar
Në lundrimet tona naten !

Ndaj mora sot ca rreze dielli
Mblodha dhe ca dallgë e valë
Bëra një kurorë të artë sa qielli
T'ua dergoj shokëve që s'janë
T'i perqafoj e per ta të heq mallë!

Mbase më dëgjoni ju o shokë
Në kujtime bashkë ne jemi
Ju në qiell e ne´ në det e në tokë
Lundruar e ecur bashkë kemi !
     -------------------

LOTI I SYVE TË NANES !
       
Gjithëmonë sikur shikoj sytë e nanes
Sa herë shkonte treni priste te dera
Sytë ndriçonin terrin si me rreze të hanes
Dhe priste e priste e s'merzitej e mjera!

Si në zhegun e veres a acarin e dimrit
Nana si roje mbyllte deren e fundit
Priste të shuante me fëmijet mallin e shpirtit
Se mos ishim ne i dukeshin udhtaret e katundit!

Kur shkonim ne rrallë nga rruget e largta
I gezonte shpirti e i ndriste votra
Se si mbushej sofra dhe me gjëra të pakta
Atë natë sikur banim dasem me vllazen e motra!

Babait nga gezimi i qeshte mustaku
Nga malli e gezimi i shkonin dhe lot
Eh prindet e mi si ju sot mua më zë meraku
Si nanë e babë s'të bahet kush në botë!

E shpesh kur s'shkonim ndodhte ndryshe
Dhe deren nga merzitja e mbyllte fort
Nga merzija dhe fytyra i rrudhej si gjyshe
Dhe nga sytë si litar i rridhnin lot lot!

Babai si fisnik mundohej ta qetsonte
"Kushedi se ça pune kanë pas djemt tanë
Dhe nëse detyra nuk i la të vijnë sonte
Patjeter neser per të ardhur kanë!"

Eh nanë e dashur si vetë Perendia
Nga loti i mallit per ne sytë shumë i lodhe
Që kur na ike per ty lotojmë ne si fëmija
Se veç ti si shqipja fëmijet tuaj i mblodhe!

Dhe tani sa herë shkoj te shtëpia e vjeter
Dhe kur ngrin akull apo frynë   era
Më duket se nanen e gjej patjeter
Me sy nga rruga duke prit te dera!

-------------

SI ËNDËRR E MIRË DUA TË MBETEM!

M'u mblodhen sot gjithë ëndrrat e mija
Ca më erdhen si dallgë e ca si valë
Ca më rrotulloheshin siç rrotullohet hija
Të tjerat më thanë se në lundrime kanë dalë!

Dhe unë si ëndrrat mbeta në lundrime
Ca i realizova ca si ëndrra kanë mbet
Ca më kaluan në mëndje si fluturime
Ca mbeten në zemer si nendetse zhyt në det!

Sa i gezuar jam per ato që realizova
Aq i merakosur per ato që ëndrra mbeten
Gjithë jeten nga ëndrra të mira u pushtova
Si ënderr të bukur e kam jetuar jeten!

Sado që mosha ka bërë të vehten
Prap në gjumë e zgjuar shoh ëndrra si dikur
Dua si ëndërr e mirë per të tjeret të mbetem
Si një ënderr e bukur që s'harrohet kurrë!
       ----------

Pasqyra e njerzve, pasqyra e qiellit !
   
Ashtu si njerzve per të parë vehten
Dhe qiellit i është dashtë një pasqyrë
Njerzve se si u ikin vitet, ndryshojnë jeten
Qielli të shoh vehten kur ndryshon mot e natyrë!

Pasqyra jonë xham, kurr nuk ndryshon
Veç ne na nxjerr të ri,moshuar,e me rrudha
Pasqyra e qiellit valëzon,rrudhet e dallgëzon
E qiellit nuk i ndryshon kurrë fytyra!

Në se më pyetni cilen pasqyrë më fort dua
A tonen xham a të qiellit detin me rrudha e ngjyra
Pasqyra det më vjen më per shpirt mua
Që të rrudhet ajo e ne si qiellit të na ndrit fytyra!
          -------------


   FESTAT SIVJET, SI DITË  ZIJE!
       
Sot erdhi Dita e Pavarsisë
Neser është Dita e Çlirimit
Festat sot ngjajnë si ditë të zizë
Na pushtoi armiku i gjithë njerzimit!

Armiku s'erdhi me tanke e me topa
As me anije, as me aeroplana
Si në luftë mbetem duke hap gropa
Dhe Flamuri po qan siç qanë nana!

Ku janë fanfarat, s'tingllon sirena
Ku janë njerzit, ku është parada
Jeta me maskë është mbyll mbrënda
Gezimin e njerzve e maskoi mandata!

Është festë e festë nuk është
Dhe shqipja në Flamur po dridhet
Festë ka kur ka gezim e jetë
Jo kur as me fëmijet prindi s'mblidhet!

Dola sot në sheshin e qytetit tim
S'pashë njerez veç flamuj që valonin
Më kaploj një dhëmbje e trishtim
Flamuri e Shqiponja sikur per ne lotonin!

Dhe deti ish i qetë kish rënë në mendime
Si njerzit e sëmurë që dergjen në shtrat
Dhe deti kish trishtimin e zemres time
Gulçonte nga dhëmbja pa valë e dallgë!

Të falem o Flamuri i Pavarsisë
Dhe ty o Dita e çlirimit të kombit
Valvituni krenar i jepni frymë njerzisë
Se prap do festojmë pas dites sodit!
      -------------


  QENI DHE ZAGARET


Çdo shtëpi e stan në fshat
E ka dhe e mban një qen
Si roje ditënatë e le jashtë
Të ruaj e tregon se kush vjen!

Të gjithë qentë e shtëpisë e të stanit
I zgjedhin të fortë, racen më të mirë
Qeni i fortë njihet larg prej zanit
Leh kur është per të lehur jo per tu shtirë!

Edhe pse qeni i fortë rri lidhur
Se po qe zgjidh të ha e të copton
Veç nga një e lehur të kap një e dridhur
Dhe lutesh e lutesh: ishalla s'shpëton!!

Por shtëpia ka dhe qen e zagarë
Qeni rri lidhur e zagaret leshuar
Zagaret lehin papushim tasheeparë
Të duken se janë më të fortë se qeni i terbuar!!

Por tani kohet kanë ndryshuar
Tek shohim zagarë në rrugë e në televizor
Që nga fillimi deri në fund duke uluruar
Herë tek e tek e herë të gjithë në kor!

Seç mu kujtuan zagaret e fshatit
Kur shihnin tu afrohej ndoj qen i fortë
Me të lehur i bënin zë njeritjetrit
Sikur të thonin:- ne po, qeni është i kotë!

Çdo shtëpi ka pas e do ket nevojë
Per qen të fortë dhe per zagarë
Qeni si i zoti di dhe të luftojë
Zagaret janë per të lehur e sharë!

Populli dhe qenve detyrat ua ndanë
Qenin e mba lidhur zagaret leshuar
Me gjellë qenin si robtë e shtëpisë e mban
Zagarve u hedh një kockë veç per të zhurmuar!!

Dhe populli prap per secilin ka thanë
Ruaju prej qenit që rri ditënatë lidhur
Zagaret të leshohen kot se nuk të hanë
Se po të të hanin s'do i linin zgjidhur!
        ---------------


MARSHI I UÇK- së PRAP JEHON!!
   
Gjithë këto ditë në male po ushton
Marshi i UÇK-së Hymni i Luftes
Më duket se prap Kosova po lufton
Me marshin e fitores,jo të humbjes!

Ku janë ushtaret e UÇK-së  që luftuen
Nën urdhrin e shtabit që sot është në Hagë
Shtabi ushtarët e luften kurr s'i tradhtuen
Në shtatin e Kosoves  kullon gjak e dhëmbin plagë!

A e dinë mirë ajo Gjykata e Hages
Se lufta kurr nuk është dasem
Kush luftes drejtë i vë gur nën rrota
Quhet tradhtar e denohet si hasem!

Në çdo luftë ka edhe krime
Kur pushtues e tradhtarë të gjymtojnë
Kur më vret grua e fëmi s'e dua jeten time
Gjukata fal pushtuesit e dalzotasit i denon!!

O Baca Adem ngreu nga varri
Shtabi i UÇK-së në Hagë po të pret
A mos duhet fillue lufta perspari
Se UÇK-ja po denohet e pushtuesi shpallet mbret!!

Ngreu o Krushë, ngreu o Reçak
Bijtë e Kosoves nën dhe po gjëmojnë
Në vend që ti nderojnë me lule e bajrak
Paskeni qenë kriminelë e prap po u denojnë!

Ej shqiptarë..., ç'është kështu me ne
Në shekuj na pushtuan e na kallën të gjallë
Dhe kur ishim të fortë nuk sulmuam kënd per be
Bota na thotë rrini urtë e mos bëni fjalë!

Dhe ju Hashim,Kadri,Jakup e Rexhep
Kur të jeni bashkë në gjygjin e Hages
Sup më sup këndojeni Marshin e UÇK-së
Thoni botes se luftuat per liri,drejtësi e paqen!

  -Per ZemraShqiptare, Dhjetor 2020-



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora