E enjte, 28.03.2024, 03:56 PM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Prishtina sipas shkrimeve të oficerit serb Milivoj J. Nikolajevi? dhe historianit osman Sylejman Kylçes

E hene, 07.12.2020, 09:06 PM


Prishtina në dekadën e fundit të shekullit XIX sipas shkrimeve të oficerit serbë Milivoj J. Nikolajevi? dhe historianit osman Sylejman Kylçes

Nga Qazim Namani

Milivoj J. Nikolajevi?, u lind në vitin 1861 në qytetin e Beogradit. Në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare, ai u regjistrua në Shkollën e Ulët të Akademisë Ushtarake dhe tre vjet më vonë ai u bë zyrtarisht anëtar i ushtrisë serbe. Si ushtarak i ri ai në vitin 1889 udhëtoi nëpër trevat veriore shqiptare, dhe qëllimi i tij ishte të bënte një studim ushtarako-gjeografik dhe historik në trojet shqiptare.

Në 1896, ai u emërua shef i Departamentit të Gjeografisë në Akademinë Ushtarake Serbe. Si ushtarak ishte aktiv gjatë  Luftës së Parë dhe të Dytë Ballkanike dhe në  Luftën e Parë Botërore. Gjatë kësaj periudhe ai shërbeu si oficeri i mbrojtjes së Madhërisë së tij Mbreti të Serbisë. Ai punoi si oficer aktiv deri në vitin 1924.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë ai shënoi disa të dhëna për shqiptarët. Atij në Prishtinë i kishin rënë në sy elementi shqiptar dhe shkruan se: të gjithë Arnautët e Prishtinës në atë kohë quheshin bejlerë, e të cilët kishin një ndikim të fortë në punët publike.

Duke u bazuar në statistikat turke, për Vilajetin e Kosovës ai shkruan se në Prishtinë jetonin 10.638 banorë, 3000 shtëpi ishin turke dhe arnaute, deri në 600 shtëpi serbe ( kuptohet ai të gjithë ortodokset i konsideron serbë Q. N), të tjerët 100 shtëpi rome, 50 shtëpi hebraike, 20-30 vllahe dhe pak shtëpi qerkeze.

Prishtina sipas librit të Milivoj J. Nikolajevi?: Severna Stara Serbia – Vojno Geografska i Istorojska studjija, botuar në Beograd në vitin 1892

Edhe pse elementi shqiptar kishte ndikim në punët publike, Nikolajevic kur shkruan për shkolla ai thekson se: Përveq shkollave serbe në Prishtinë, kishte edhe shkolla turke dhe hebrenje.

Milivoj J. Nikolajevi?, për kishën ortodokse serbe dhe shkollat në Prishtinë

Tani të shohim se kush ishin bejlerët dhe agallarët në qytetet shqiptare të asaj kohe. Këta shqiptar të mjerë e kishin hekë Plisin prej koke dhe i kishin zëvendësuar me fesa të kuq! Këta shqiptar të mjerë e kishin lënë gjuhën e nënës si gjuhë të dytë dhe e flisnin gjuhën e pushtuesit!

Këta shqiptar të mjerë për një pozitë në administratën turke e torturonin çdo ditë popullin e vet!

A mos është pritë prej këtyre shqiptarëve që të kërkojnë edhe shkolla në gjuhën shqipe! Jo nuk kishin vetëdije kombëtare, dhe ajo që na e la pushtimi osman për 500 vite po e përjetojmë edhe sot etjen e shqiptarit për të qenë i pushtetshëm, etjen për ta sunduar dhe shtypur sojin e vet!

Kjo që më bënë përshtypje edhe mua, nga shkrimi i Nikolajeviqit janë plotë të dhëna tjera që kanë shkruar studiues të huaj për bejlerët dhe agallarët shqiptar të asaj kohe.

Ja si i përshkruan ato vite në Prishtinë historian osman Sylejman Kylçe: Reformat në Perandorinë Osmane filluan në vitin 1892 dhe komisioni i ri i reformave përbëhej  nga persona të njohur dhe të respektuar me përkatësi shqiptare. Nga Prishtina ishte Danish Beu i cili më vonë u bë ministër i punëve të brendshme të Perandorisë.

Në telegramin e datës 19 prill 1910 njoftohet se para kryengritjes së Llapit dhe Gallapit, Jahja Efendiu nga Prishtina në dyqanin e Kafexhi Rifatit i ka varur në qafë një fletë kalendari pulës që një shqiptar po e sillte për ta shitur në tregun e Prishtinës, duke kërkuar taksë prej tij. Çallak Mahmudit nga lagjja e Prishtinës, “Ramazanije” i ka marrë për taks “Otrove” një kokërr nga 8 kokrra vezë, dhe se ka gënjyer një shqiptar për tu kthyer në fshat, duke i thënë se do ti merren 9 grosh e gjuamë taksë për mjekër. Kjo gënjeshtër kështu është përhapur në popull.

Pas hapjes së fjalëve se do të merret taks nga pulat dhe për mjekër, është organizuar tubimi i fshatrave në luginën e fshatit Dyz, Llap dhe Kulinë afër Tenezhdollit, për të filluar lufta me Shefki Pashën.

Këto të dhëna që i lanë autorët e huaj për Prishtinën, na kthejnë prapa te rrëfimet e stërgjysheve tanë, për jetën e vështirë të popullatës shqiptare që jetoni në ato vite në fshatrat e Prishtinës. Baballarët tanë tregonin se në ato vite nëse një fshatar e ka quar në treg për ta shitur ndonjë kafshë sa për të blerë pak gazë, sheqer e kripë, kafshët shiteshin me çmime shumë të ulëta sa që bejlerët e Prishtinës vetëm me shitjen e lëkurës së një kafshe, e blinin një kafshë tjetër, dhe ju mbetnin para për të blerë kafen sheqerin dhe kripen!

Më kujtohet një tregim nga gjyshi im. Në një fshat të komunës së Prishtinës pushteti turk e kishte emëruar një zabit që të krijojë rend në fshatin e tij. Një ditë zabiti ishte sëmurë nga një grip sezonal dhe një fshatarë nga një fshat tjetër fqinjë kishte vendosur që të shkojë për ta parë zabitin e sëmurë. Një ditë ky fshatar i thotë gruas së tij që ta mbushë një Kalanicë petulla se do të shkojë te zabiti se ishte sëmurë. Pasi gruaja i gatoi petullat ky fshatar niset drejtë rrugës për te shkuar në shtëpinë e zabitit, që i duhej të bënte, pak më shumë se një orë rrugë malore. Duke shkuar rrugës nëpër mal e takon një fshatarë të tij i cili ishte djersitur dhe lodhur duke prerë dru në mal. Pasi përshëndetën, ky që punonte në mal e pyet se ku po shkon me këto petulla. Ai tjetri ia kthen po shkoj me pa zabitin se kam dëgjuar se ishte i sëmurë. A ta marrë vetëm një petull se diçka më  është tharë fyti, ofrohet dhe e merr një petull për ta ngrënë. Ndahen mes veti dhe ky fshatari me petulla, shkon në shtëpinë e zabitit. Duke biseduar ky i tregon se si një petull, ja ka dhënë fshatarit të tij, pasi e kishte takuar rrugës në mal. Zabiti kur dëgjojë për këtë rast lëvizi krahun e ngriti zërin dhe tha: Çka bre, ai e paska hëngër një petull që është bërë njetë për mua a! Ai e paska hëngër ërzin tem a! Ky fshatari mbeti i heshtur nga zemërimi i zabitit. Zabiti vazhdoi veç sat ë më kaloi kjo sëmundje, se pa ja dhënë një plumb atij që e ka hëngër ërzin tem se la! Pas disa javësh zabitit i kalon flama dhe shërohet, e futë koburen në shokë dhe del e vranë fshatarin që e kishte hëngër petullën! Zabiti e vranë shqiptarin për një petull!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Shtëpia që e sfidojë inteligjencën në Prishtinë Qazim Namani: Rrugët e vjetra që kalonin nëpër Dardani, Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri dhe Familja Vojinoviç Qazim Namani: Si u detyruan shqiptarët për të ndërruar fenë Qazim Namani: Konservimi i Kështjellës së Artanës gjatë viteve 2015-2017 Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Ulpianë Qazim Namani: Vushtrria vendlindja e çetnikut Živko Gvozdi? Qazim Namani: Shqiptari ortodoks nga Prishtina dhe pjesëmarrja e tij në vrasjen e shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914 Qazim Namani: Kisha e familjes Boletini nuk është serbe Qazim Namani: Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe zhvillimi i turizmit në Kosovë Qazim Namani: Veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në qytetin e Kassovës Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në Gjytetin e Marecit me rrethinë Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në fshatin Peshter dhe Brus Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike dhe historike në rrethinën e Janjevës Qazim Namani: Servia emër rajoni në shërbim dhe jo emër etnie Qazim Namani: Arbërorët dhe udhëtimet e Gjergj Kastriotit nëpër vendbanimet e Artanës Qazim Namani: Politikat ruse për sllavizimin e popullatës shqiptare gjatë viteve 1700-1912/13 Qazim Namani: Kryengritjet shqiptare 1826-1832 nën udhëheqjen e Mustafa Pashë Bushatliut Qazim Namani: Familja Gjinolli dhe sundimi i tyre në qytetin e Vrajës Qazim Namani: Luftërat ballkanike dhe pushtimi i trojeve shqiptare deri në Durrës nga ushtria serbe gjatë vitit 1912

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora