Kulturë
Lekë Mrijaj: ''Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës''
E enjte, 26.11.2020, 09:07 PM
Recension i librit
"Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës" i autorit Tomë
Mrijaj
(Homazh
në 74-vjetorin e pushkatimit të heroinës sonë Marie Shllaku)
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Publicisti,
historiani, hulumtuesi shkencor dhe veprimtari nga Nju Jorku i Amerikës, z.
Tomë Mrijaj, gjashtëmbdhjetë vjet me parë është paraqitur me një libër shumë
interesant si rezultat i hulumtimeve të tija të thella për të kaluarën e
historikun e shkodranës, Marie Shllaku e familjën e saj (Mark e Dile Shllaku)
pikërisht të moslënies së kësaj heroine në harresë.
Kjo
vepër shkencore hapet me hyrje "Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e
Kosovës" i autorit Tomë Mrijaj, i cili libër është botuar në vitin 2004 në
New York të Amerikës. Njëkohësisht në këtë vepër të titulluar "Marie
Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës" autori Mrijaj ka artikuluar
edhe shumë fakte arsyetuese rreth aktivitetëve të saja të gjithëmbarëshme
intelektuale, politike, çlirimtare e kombëtare. Njëkohësisht autori Mrijaj, në
këtë vepër ka përfshirë pjesmarrjen e Maries në disa Komitete të Beslidhjës e
disa Kuvende siq janë Kuvendi i Drenicës e Dobërdolit si dhe në shumë raste ka
përmendur edhe bashkëpuntorët e saj të afërt, nacionalist e Intelektual të
ndryshëm të elitës së Ballit e Besëlidhjës Kombëtare, NDSH siq janë: ing.
Xhafer Deva, prof. Ymer Berisha, At Bernard Llupi, Abaz Kupi, mulla Idriz
Gjilani, Ndue Perlleshi, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Miftar Bajraktarin,
Mehmet Agë Berisha, Metë Danin, Azem Aruqin, Adem Shalën etj.
Qëllimi
i këtij shkrimi të analizuar e prezantuar është në shënjë homazhi dhe perkujtmi
në 74 -vjetorin e pushkatimit të shkodranës e heroinës sonë Marie Shllaku, e
cila vertetë tejë mase ishte e dashuruar me Kosovën , e qe ishte ndër
intelektualet e veçanta shqiptare që ishte e angazhuar maksimalisht fizikisht e
shpirtërisht për bashkimin e trojeve në një ombrellë-Shqipëri Etnike, duke
luftuar qoftë edhe me armë kundër forcave staliniste komuniste jugosllave të
asaj kohe ndaj edhe për atë arsye është pushkatuar me urdhër të një gjykate
fantome qe kryesohej nga serbi Dragustin Janjiç e akuzohej nga komunist
Shqiptar, kryeprokuror e kolaboracionist, si ishte Ali Shukria, e qe e
ekzekutuan Marie Shllakun (At Bernard Llupi, famullitar në Kishën Katolike të
Pejës, prof. Kolë Parubi, mësuesi Gjergj Martini normalist i Elbasanit ) aty në
natën në mes 24, 25 nëntorit të vitit 1946 në Prizren.
Qe
në fillim libri "Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e
Kosovës" nis me parathënien e
redaktorit përgjegjës, Klajd Kapinova, i cili veq tjerash për autorin e librit,
z. Tomë Mrijaj thotë se: Studiuesi Mrijaj, grishi historinë e shkurtër të kohës
fakt pas fakti, rriti dhe zgjeroi strukturën e veprës, duke futur në penën e tij
subjektet, që janë plazmor në strukturën e dorëshkrimit, tashmë të kthyer në
një libër jetëshkrimor, për t’a njohur të gjithë lexuesit mbarëshqiptarë.
Njëkohësisht sipas parathënies koncize të prof. Klajd Kapinova, autori në fjalë
rrëfen fatin e përsonazhit kryesorë, kohën kur janë zhvilluar ngjarjet, duke
dhënë me një gjuhë e stil të thjeshtë fatet njerëzore, në luftën e mbijetesës
mbinjerëzore, në kohën më të egër të komunizmit në Shqipëri e Kosovë. Redaktori
Kapinova, librin e cilëson si një rreze drite në errësirën e madhe, që ka
mbuluar për 80 vjet historiografinë e figurave të shquara të nacionalizmit
shqiptar, që luftuan tërë jetën e shkurtër që kishin, për idealin dhe qëllimin
fisnik të të parëve, bashkimin e tërësisë së trojeve etnike shqiptare.
Pikërisht permendët trimëresha e zgjuar sypatrembur shkodrane Marie Shllaku, e
cila bashkëpunoi me Legalitetin, Ballin Kombëtar dhe me të gjithë ato forca
përparimtare shqiptare, që ishin përkushtuar për Shqipërinë etnike e cila
heroinë i përket atij brezi të patriotëve shqiptarë, që fatin e lidhën
ngushtësisht me atë të popullit të vet, që zemra e re rrahu gjithë jetën për
popullin, gjithçka që patën, si: energjitë, aftësitë e dituritë i vunë me
ndërgjegje të pastër në shërbim të çështjes nacionale, të realizimit të
aspiratave të ligjshme amtare e qe mbetet një femër legjendare, me tradita të
thella atdhetare, një nacionaliste e ndërgjeshme e cila u ndal në Kosovë, me
vullnetin e saj shpirtëror, për të vdekur si patriote e trojeve të përgjakura
të Kosovës...
Tutje
në vazhdim në libër përmenden të tëra faktet bazike njëkohësisht zbardhen dhe
shfaqen, për herë të parë, në pjesët e qëlluara shkrimore e kuptimplote:
“Familja Shllaku dhe historia”, “Kosova dhe Marie Shllaku”, “Nacionalisti ing.
Xhafer Deva zbuloi dhe përkrahu talentin e Maries”, “Profesor Ymer Berisha
udhëheqës e martir i Kosovës”, “Shokët antikomunist kujtojnë Marien”, “Maria në
Kuvendin e Dobërdolit”, “Beteja e qelisë së Siçevës 12 shtator 1945”, “Maria
aktive në Kuvendin e Drenicës”, “Martiria shkodrane në luftën e Drenicës”,
“Shtypi i kohës flet për pushkatimet”, “Nxënësia e Fishtës e priti me qetësi
pretencën e vdekjes”, “Maria dhe ONDSh”, “Krijimi i Organizatës Patriotike
“Besa Kombëtare” dhe Maria aktiviste”, “Marie Shllaku bashkëpunëtore e shumë
organizatave nacionaliste në mal”, “Maria në Mat’hauzen dhe Aushviz–in e
Jugosllavisë komuniste”, “Heroina për 50 vjet e lënë në harresë”, “Një histori
të dhimbshme, por krenare shqiptare”, “Maria dhe historia që do të flasë
përsëri”, “Një përmendore e pavdekshme për Marien libri i Kelmendit dhe
Gashit”, “Me histori në dorë”, etj. Mund të thuhet, se jetëshkrimi i deritashëm
në fjalë i autorit sjell një drejtpeshim në vlerësimin objektiv të figurës së
vajzës së re martire Marije Shllaku tha në parathënien e tij, studiuesi prof.
Klajd Kapinova redaktori i librit.
Në
fund mund të konstatojmë se ky libër plotëson pjesë të rëndësishme të historisë
sonë të lavdishme shqiptare ndaj autorit të këtij libri i urojmë suksese të
mëtejme në vazhdimësi të punës së tij në fushën e hulumtimeve studimore,
shkencore e të historisë sonë mbarëshqiptare.
Libri
në fjalë do t’i shërbejë opinionit të gjerë, lexuesve dhe studiuesve të
ndryshem për ta kuptuar më mirë luftën heroike të Shqiptarëve në epokë të
ndryshme si dhe martirizimin e shkodranës Marie Shllakut e cila u ekzekutua në
moshën 24 vjeçare apo 74 vjet me parë në qytetin e Prizrenit.