Kulturë
Armela Hysi: Çfarë lojtari që humbëm!
E enjte, 26.11.2020, 08:04 PM
Poezi nga Armela Hysi
Çfarë
lojtari që humbëm!*
sfera
dhe plani takohen në një pikë të vetme
ligj
tredimensional i botës së verbër të
materies.
dimensionet
e shpirtit njerëzor
pasionojnë
turmat foshnjërake të etura
dehura
nga adrenalina.
ozmoj
bukurinë der' n'thjeshtësi
të
njeriut. lundroj shqisat
detit
të famës eshtrathyese
për
t'u rikthyer
në
pirgjet prej rëre
që
fantazia i shndërron
në
ishuj gjigand ajror
lumturie
të qetë fëmije.
koha
punon me klepsidra të gjakta
koha
tallet me pendesat tona.
kohën
nuk e ka krijuar Ati.
është
iluzioni që përtypëm ritmikisht
mes
fibrave të lëngshme të mollës.
sfera
dhe plani takohen në një pikë të vetme
ligj
tredimensional i botës
së
verbër të materies.
për
të është pika e bardhë e rifillimit
në
një fushë të ndarë baras.
unë
numëroj dimensionet e shpirtit
njerëzor
që edukon muskujt në
vallen
e egër të mbinjeriut.
koha
mund të të vesh me plagë
të
të çjerr sipërfaqen
por
s'mund të ç'bëjë vorbullën e memories
së
atyre që thërrmojnë qenien e vet
si
ashkla për vënien në punë
rrotat
e pandjeshme të historisë.
17 mars 2013
*Thënie e vet Diego Armando Maradonës
Nga dokumentari “Maradona by Kosturica”.
Nga Libri “Ujdhesës së Përrallës Tënde”Armela
Hysi-2013-Sh.B. “Milosao”