Kulturë
Leon Lekaj: Vjeshta pa ty
E marte, 24.11.2020, 08:00 PM
Leon Lekaj
Prag nisjeje
Nji tel i
padukshëm
Pushtue prej nji
vije zogjsh
Pret urdhnin e
vjeshtës
Që t' fitojë
lirinë.
Vjeshta pa ty
Ajo vjeshtë i
dogji të gjitha!
Ngjyrën e
portikëve të vjetër
burgun steril të
shpresës
dhe rrugët e
mundimshme për tek ti.
Mbeta fillikat
mes hutimit
njerëzor të zotave
dhe arratisë
shpendëve
që nuk thanë qoftë
edhe një fjalë të vetme
për ikjen tande.
Tash...
fle dhe zgjohem
me trokun e takave
të tua në qafë
dhe shtegun e
vetëm
që më çon tek sytë
e tu.
e mbaj hapë
edhe këtu...
n’rrënojat e
mbetuna të botës
që janë ndëshkue
mos me ndenjë
kurrë afër teje.
Vjeshtë
T’lodhuna nga
lufta e verës
Gjinkallat
nënshkruen armëpushimin
E kanga e tyne
Asht hjekë
vitrinash.
Shall i verdh’
asht rruga
Nën pemët e
zhveshuna
Që shenjojnë vedin
N’ pasqyra të
rrzueme gjethesh.
Dikush mbas xhamit
t’errët
Përgjon shiun e
radhës
Asht vendi ma i
qetë
Ku msheh lotin e idhtë.
Kaq afër fjalëve
që përbajnë thelbin tand
Edhe syt’ e verbt
i shofin ngjyrat.