Kulturë
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Fjalori Frazeologjik Anglisht -Shqip i frazeologut Prof. Dr. Eshref Ymeri u botua në Gjermani
E marte, 24.11.2020, 07:47 PM
Fjalori Frazeologjik Anglisht -Shqip i frazeologut Prof. Dr. Eshref Ymeri u botua në Gjermani
Nga
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Dje në internet rastësisht lexova një lajm të bukur, për
një gjuhëtar dhe studiues të veçantë, i cili më gëzoi.
Në Gjermani sapo është botuar
Fjalori Frazeologjik anglisht-shqip i Akademik, Prof.Dr.Eshref Ymerit. Ndaj
nuk munda të heshtja, pasi heshtja është anashkalim, përjashtim, harresë e
qëllimshme, ndaj veprave të tilla dhe autorëve, ndaj lihen në heshtje, madje
shpërfillen si të pavlerta. Fjalori u botua nga ShB..Globe në dy vëllime
(I & II).
Ne shqiptarët jemi të çuditshëm. Dihet se vendi ynë i
vogël që nuk është në gjendje të mbrojë shkencërisht identitetin kombëtar (Lashtësinë e Gjuhës
Shqipe dhe Autoktoninë e shqiptarëve), si mund të jetë në gjendje të reklamojë,
të botojë apo ta vlerësojë këtë studiues, frazeologun e shquar Eshref Ymeri?
Theksoj se, Akademik Ymeri, i vetëm, pa bashkëautor, me një punë
këmbëngulse, studimore dhjetra vjeçare i ka dhuruar fondit të artë të Kulturës
Kombëtare tre fjalorë-frazeologjik (3): Italisht -shqip-Rusisht shqip, dhe
anglisht -shqip, si dhe dy libra studimor për përkthimin, botuar në një
hark kohor të shkurtër, duke pasuruar gjuhën shqipe me mijëra shprehje
frazeologjike që përbëjnë një thesar të çmuar leksikor të gjuhës sonë.
Pse është kaq e pasur gjuha jonë, ndaj dhe pellazgjishtja
, gjuha e të parëve tanë, paraardhësve Iliro-Trakas-Shqiptarë është ajo gjuhë e
fillimit të gjuhëve në kontinentin plakë, e cila ka të njëjtat vlera si dhe
pellazgët që njihen si shtetformuesit e kombeve të Evropës.
E dini pse ndodh kjo? Sepse Eshref Ymeri është autor shumëdimensional apo shumëplanësh,i cili si
studiues, përkthyes, publicist apo
frazeolog, nuk i përket Realizmit Socialist. Ai ka një Portret, Individualitet
dhe Personalitet ndryshe, pasi këndvështrimi i tij mbështetet në relitetin real
të kombit dhe situatave politike në rajon e më gjerë.
Shqipëria e vogël që ka furnizuar botën me bijtë e saj të
kulifikuar në fusha të ndryshme, në çdo periudhë historike edhe sot ka mjaft
njerëz të shquar. Po për fatin tonë të keq, ne jemi të mirët e botës dhe të
ligjtë e vetes. Ashtu si kemi lënë në harresë historinë, kemi harruar elitat, të cilat i kami, por i
mohojmë, i fundosim, i baltosim derisa i
mbulon pluhuri i harresës.Kurse bota nuk i ka njerëzit e shquar, i krijon dhe i
ngre në piedestal duke i vënë në panteonin e kombit. Pavarësisht se ç’ kombësi
kanë, ç’ngjyrë janë, ç’gjuhë flasin apo ç’besim kanë , gjithsesi i nderojnë dhe i përjetësojnë për vlerat që i
kanë dhënë kombit të tyre.
Çfarë kanë bërë Akademia e Shkencave, Ministria e
Kulturës dhe e Arsimit për Personaliete të tilla si Eshref Ymeri, që
dijet, studimet, gjuhët e huaja dhe kulturën e gjerë,i përdori në dobi të
kulturës kombëtare, si dhe të unitetit dhe identitetit kombëtar.
Të vjen të ndohtë kur dëgjon se “X” Paçavure, Gënjeshtar,
Sajues apo Mashtruses të historisë së
kombit marrin tituj të lartë deri te “Nder i Kombit” dhe nuk e zë me
gojë askush punë e pallogaritur të Prof Eshrefit. Për çfarë meritash vallë marrin një vlerësim
maksimal? Çfarë kanë bërë për atdheun?! Ballafaqoni punën e cilitdo dhe vini
pikat mbi “i”. Jo kështu, jo nuk mund të bëhet ! Nuk mund të jepen dekoratat me
fushata. Nderimet dhe vlerësimet i takojnë ati personaiteti që ka derdhur
djersë, mund dhe dije...jo ta marrë ai /ajo që ngre flamurin nga fryn era e
politikës...
Iu lutem institucioneve shtetërore të hedhin sytë nga njerëz me potencial si Prof.Dr.Eshref
Ymeri, që ka dhënë dhe po jep shumë dhe nuk ka marrë asgjë...
Çudi e madhe! Puna
voluminoze dhe e nivelit të lartë shkencor e Eruditit Eshref Ymeri i ra në sy
një shtëpie Botuese në Gjermani dhe nuk i bije në sy Institutit të Gjuhësisë,
Akademisë së Shkencave,Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Kulurës në Tiranë.
Këto fjalor me mbi 2500 shprehje frazeologjike secili, që u vijnë në ndihmë
gjithë Katedrave, shkollave të mesme dhe të nivelit akademik, përkthyesëve,
shkimtarëve dhe kulturëdashësve.
Botimi i Fjalorit Frazeologjik Anglisht -Shqip në
Gjermani është një vlerësim i merituar i punës madhore të Prof.Eshref Ymerit!
Urime Pofesor Eshrefi! Rrugë të ndritur Fjaloit
Frazeologjik Anglisht- Shqip dhe urojmë që t’u hapet rruga botimit të veprave
tuaja të vyera!
Fitim-Vilhelme
&familja Haxhiraj
Vlorë, 24.11.2020
Kopertina e Fjalorit botuar në Sh.B. Globe Gjermani