Mendime
Skënder Kapiti: Nuk i solli Lulzim Basha as Gjykatën Speciale, as planin e ndarjes së Kosovës, as të minishengenit e as narkoshtetin në Shqipëri
E diele, 22.11.2020, 11:05 AM
Nuk i solli Lulzim Basha as Gjykatën Speciale, as planin e ndarjes së Kosovës, as të minishengenit e as narkoshtetin në Shqipëri
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Po ta shikosh sot histerinë e
pushtetin të sotëm kundër Lulzim Bashës, e gjitha kjo bëhet për të
mbuluar pushteti i sotem dështimet e tij në Shqipëri dhe bëmat e veta
antiKosovë në prag të llogaridhënies dhe të ndëshkimit së ashpër që
pritet të marrë Kryeministri Rama dhe qeverisja e së të ashtuquajturës Rilindje
e tij me 25 Prill 2021.
Këta farë patriotësh fallco të
pushtetit dhe të mediatikëve pranë tij i kërkojnë “llogari” Bashës sot
për rolin e tij në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Çfarë
hipokrizie djallëzore kjo! Dhe po u them atyre se nëse nuk e dinë
se çfarë roli ka pasur UNMIK në Kosovë drejtohuni atyre që e sollën
UNMIK-un në Kosovë.
Por sa për kujtesë:
UNMIK-u u vendos në Kosovë për të
shërbyer si prezencë ndërkombëtare civile dhe ushtarake pas miratimit të
Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së 1244 në qershor të vitit 1999. Sa
u përket çështjeve të sundimit të ligjit, në raportin e Sekretarit të
Përgjithshëm të datës 12 korrik 1999 (S/1999/779) thuhet se sistemi
gjyqësor ishte “rrënuar” dhe se kishte “nevojë urgjente për të ndërtuar sundim
të vërtetë të ligjit në Kosovë, duke përfshirë edhe përmes rindërtimit të
menjëhershëm të një gjyqësori të pavarur, të paanshëm dhe shumetnik.
(https://unmik.unmissions.org/sq/sundimi-i-ligjit-n%C3%AB-kosov%C3%AB-dhe-mandati-i-unmik-ut)
Pra UNMIK-un
nuk e ka sjellë Basha, por ai ka qenë një i punësuar në administratën e tij
ashtu sikurse edhe shumë shqiptarë të tjerë nga Shqipëria.
UNMIK në Kosovë ishte në vazhdën e
strategjisë së aleatëve të Kosovës si hallkë parapërgaditore e tranzitore
për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, pasi Kosova nuk u çlirua dhe as nuk mund
të çlirohej vetë dhe pa ndërhyrjen vendimtare të NATO-s e udhëhequar nga
SHBA-të, kur dihet se kundër NATO-s dhe ndërhyrjes së saj kanë qenë shtete të
fuqishme botërore aleate të Serbisë, të cilat edhe sot kritikojnë dhe janë
kundër Luftës së UÇK-së dhe NATO-s, e që nuk e njohin akoma shtetin e
Kosovës.
Dhe vazhdojmë me
tjetrën se përse pikërisht pasi u arrestuan dhe u paraqitën në Gjykatën
Speciale disa krerë të UÇK-së, pse pikërisht Kryeministri shqiptar në këtë
moment inkurajoi “kerkimin” e një kasete filmike për krimet e Serbisë dhe nuk e
bëri këtë më parë.
Nëse do të ishte kaq seroz
dhe i besueshëm e patriot Edi Rama pse nuk u interesua kaq shumë për këtë
kasetë për ta paraqitur në Hagë kur Serbia dhe kriminelët e saj po gjykoheshin
atje,por kaq shume vone u kujtua ai?!
Deri aty arrin verbëria
politike e pushtetit arrogant sa don që t’ia ngarkojë Bashës dhe
PD-së edhe krijimin e Gjykatës Speciale, kur edhe Gjykatën Speciale e sollën
ndërkombëtarët dhe e miratuan po vetë deputetët e Kosovës të LDK,
PDK dhe të atyre serbë, dhe sidomos me këmbënguljen edhe prej atyre që sot janë
të arrestuar dhe që pritet të arrestohen nga kjo Gjykatë? Pse Edi Rama
nuk ia kërkoi mikut të tij, ishPresidentit të Kosovës, Thaçit, që ai të
mos u bënte presion deputetëve dhe që të mos votohej pro miratimit të Gjykatës
Speciale, por Rama kujtohet sot dhe i vjen “keq” tani kur dhe pasi u
arrestua Thaçi ?!
Pra as Gjykatën Speciale,
ashtu sikurse as UNMIK-un nuk e solli Lulzim Basha, dhe as politika
pozitë-opozitë e Tiranës.
Pra kuptohet se qëllimi është
njollosja dhe dëmtimi i imazhit të Lulzim Bashës pasi ai është kandidati
për kryeministër në vitin e ardhshëm të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.
Ndërsa politika e Beogradit dhe e
Rusisë hapur por edhe me mjeshtri e strategji tipike sllave: tinëzare,
hipokrizie, mashtrimesh e gënjeshtrash përgatitën platforma, projekte e plane
me qëllim për ta kriminalizuar luftën e drejtë e çlirimtare të Kosovës dhe deri
diku ia kanë arritur qëllimit që të duken e të shfaqen në opinionin botëror
edhe serbët si viktima të asaj lufte; pra, që të barazohet agresori me
viktimën.
Ky është dështimi më i madh i
politikës dhe i politikanëve shqiptarë të Tiranës dhe të Prishtinës përballë
ofensivës serbe, dhe kulmi arriti që iniciuar nga agjentura antishqiptare
serbo-ruse arriti që të ngrihet Gjykata Speciale kundër luftëtarëve të
UÇK-së. Tjetra është ajo që politika serbo-ruse arriti që ta ndërkombëtarizojë
një plan të tmerrshëm, atë për coptimin e ndarjen e Kosovës e madje arritën që
të gjejnë edhe mbështetje te politikanë e diplomatë perendimor, por e keqja më
e madhe është se këtë plan antiKosovë e mbështeti edhe Presidenti i Kosovës por
edhe kryeministri i Shqipërisë, e mbështetën ketë ide shkatërrimtare për
shtetin e Kosovës.
Pra as idenë për coptimin e Kosovës
nuk e solli Lulzim Basha, apo jo z. Kryeministër i Shqipërisë?!
Politika serbo-ruse por edhe ajo
franceze mbështesin një projekt tjetër antishqiptar dhe neojugosllav, atë
të minishengenit ballkanik ku në të të përfshihet edhe Shqipëria, por kur as
Serbia e as Bosnja nuk e njohin Kosovën, dhe se Beogradi në këtë projekt është
në qendër të këtij organizimi të Ballkanit perendimor.
Pra nuk është në të mirën e Kosovës
dhe as të Shqipërisë minishengeni i Ramës para atij
shqiptaro-shqiptar Shqipëri-Kosovë, ashtu sikurse nuk i ka shërbyer por u ka
bërë dëm të madh shqiptarëve bashkim-vëllazërimi titist në Jugosllavi si
dhe internacionalizmi proletar e komunist në Shqipëri.
Këto janë problematikat të mëdha
shqetësuese, dhe për këto dihet tashmë se kush e ka pëgjegjsinë.
Ishte krimi, genocidi dhe pastrimi
etnik i dokumetuar me qindra e mijra filmime dhe me dëshmi, ishin këto
fakte të bëra prezent në të gjitha kancelaritë dhe në opinionin e mediat
botërore ato të cilat bënë të mundur ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e
Kosovës, dhe nuk është se një kasetë do të ishte aq shumë vendimtare për ta
akuzuar Serbinë si genocidiste.
Pra, kur SHBA dhe aleatët e saj, NATO-ja,
sulmuan Sebinë, ata e sulmuan pikërsisht se Serbia ishte pushtuese, kriminale
dhe genocidiste, dhe se edhe para fillimit të bombardimeve të NATO-s Serbia dhe
regjimi i Millosheviçit janë akuzuar për krime e genocid nga
parlamente, qeveri, deputetë,diplomatë, kryeministra e deri edhe nga
presidentët e Amerikës, Gjermanisë,Francës,Italisë, Britanisë, Turqisë etj.
Por nga Shqipëria akoma as sot nuk
ka një rezolutë që dënon genocidin serb,
Këtë, pra, pse nuk ka një rezolutë
të tillë do ishte mirë ta shikonte qeverisja dhe pushteti i sotëm i Ramës në
Tiranë, nëse ai e ka seriozisht mbrojten e Luftës së drejtë dhe çlirimtare të
UÇK-së si dhe dënimin e genocidit serb.
Lulzim Basha dhe Partia
Demokratike ndërtuan Rrugën e Bashkimit të Kombit, ndërsa Rilindja dhe Rama
vendosën traun dhe taksën e ndarjes së Kombit. Lulzim Basha nuk ka bërë takime
të përzëmërta e miqësore dhe as nuk ka promovuar rehabilitimin “demokratik” të
Vuçiç e as të Daçiç, si dy ishshërbëtore besnik të Millosheviçit, apo jo z. Kryeministër?!
Pra, nuk i solli Lulzim Basha në Kosovë as
UNMIK-un, as Gjykatën Speciale, as planin e ndarjes së Kosovës e as
të minishengenit ballkanik. Nuk ka qeverisur dhe nuk është kryeministër i
Shqipërisë sot Lulzim Basha, por është e ashtuquajtura mashtruese e keqbërësja
Rilindja Socialiste, është ajo që instaloi narkoshtetin në Shqipëri
dhe që ka 8 vite që mban peng Shqipërinë dhe nuk i hapen negociatat për në BE,
është ajo që i detyron shqiptarët që ta boshatisin Shqipërinë e të marrin
arratinë dhe eksodin. Të ndodhur
përballë këtij dështimi total, Rilindja dhe Rama si dhe merecenarët politikë e
mediatikë mundohen të dëshpëruar që të fabrikojnë gënjeshtra, mashtrime e
akuza ndaj liderit të opozitës, kandidatit për kryeministër, z. Lulzim Basha,
gjë kjo që është përpjekje e lexueshme dhe lehtësisht shumë e kuptueshme.