Kulturë
Prend Buzhala: Konica - Shqipëria u ngjall nga idealistët, u vra nga politikanët
E shtune, 21.11.2020, 03:15 PM
FAIK KONICA: "SHQIPËRIA U NGJALL NGA IDEALISTËT, U RUAJT NGA RASTET, U VRA NGA POLITIKANËT…"
Nga
Prend BUZHALA
Lexuesit
shqiptar i ka ra të lexojë shpesh thënien e Faik Konicës: "Shqipëria... u
ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët…"
Proverbiale i ka disa tekste të tilla, si kjo: “Ati ynë që je në qiell, jepna
fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë!”. Si thënia në
titull për Shqipërinë, si kjo e dyta, për njerëzit e letrave, janë fjali të
shkëputura nga tekstet më të gjata të tij. Kësisoj thënia e sipërshënuar,
shkëputur nga një artikull i tij te “Dielli”: “Në qoftë se Shqipëria – fjalë
fatale – vdes, ahere mundet, pa shpifje, të shkruajmë këto fjalë në gur të
varrit të saj: U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga
politikanët…”
1.
Pa
marrë parasysh pse personaliteti I tij ishte tejet kompleks, shpesh kundërthënës,
megjithatë ai shquhet njëra ndër penat më të spikatura të letrave shqipe në
përgjithësi. Nga ana tjetër, kur i lexojmë pohime të tij tejet goditëse, të
mprehta, sulmuese, ballafaquese, me tonin e rreptë polemik për karakterin e
shqiptarëve, të duket sikur ai vërtet ka një armiqësi që madhe me Shqipërinë e
shqiptarët. Por kur lexojmë ndonjë fragment tjetër, në prag të vdekjes, kur i
drejtohej Nolit, nëpërmes një teksti testament:
“?Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im
i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time
të tretet në tokën mëmë.?
Rikthimi
ndodhi vonë. Eshtrat vijnë vonë në atdhe, - ishte ajo motoja e tillë, me kaq
gjëmë vajtuese për të vdekurit e të varrosurit jashtë atdheut, siç iu ka
ndodhur pothuajse gjatë gjithë pushtimit otoman, atij serb apo gjatë sundimit
komunist, shumë e shumë personaliteteve e figurave të shquara.
Polemosi
e satirikoni konician përbën një kapitull më vete. Dhe, në kuadër të këtij
polemosi, ai shkroi edhe thënien tjetër proverbiale që përsëritet edhe sot, sa
herë i kujtojmë kohët e kaluara, kur idealistët shkrinë gjithçka nga qenia e
tyre për ta bërë Shqipërinë apo Kosovën; dhe sa herë që hedhim sytë nga
drejtuesit e politikës, zhgënjehemi thellë! Mu si zhgënjimi goditës e
fundbotshëm i Faikut, që e përplas atë epitafin e rëndë për “vdekjen” e
Shqipërisë nga politikanët.
Nëse
dje dhe sot gjithnjë e gjithnjë i rikthehemi Rilindjes Kombëtare, për t’i
ringjallur vlerat e saj, me fytyrë të re, me përmbajtje të re historike;
atëherë, përballë fenomeneve negative socio-historike kulturore, identitare e
nacionale, nuk ka se si të mos na kaplojnë skepticizmi e dyshimi zhgënjyes: a
thua, a mos qenkemi në kërkim të një Anti-Rilindjeje?! Dihet se Flamuri
Kombëtar është Flamur i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut e jo i Hamza
Kastriotit, të cilin e mburrin kastriotofobët e shqioatrofobët shqipfolës.
Tashmë
mediat dhe politika i kanë vënë vetes një synim, në emër të pluralizmit
politik:
2.
Që
të shpallet gjithçka relative, e
çshenjtëruar: s’ka më “luftë të shenjtë çlirimtare”, por gjyqe; s’ka më
Skënderbe, por heronj otomanë; s’ka më komandant legjendar, si Adem Jashari,
por ai nga biçim gazetarë e protale quhet “vrasës i fëmijëve, grave dhe pleqve
të familjes së tij”. Kështu kanë ndodhur edhe sulmet më tël paprincipta kundër
orientimit properëndimor të lëvizjes politike e kryengritjes paqësore të viteve
’90, këtu, në Kosovë. Përbaltosje pa fund kundër secilës vlerë sublime. Ndërsa
politikanët flirtojnë me qarqe të tilla shqipoatrofobe, janë edhe mediat e
tilla, sigurisht, për ta paguar mirë punën e tillë “profesionale” që nxjerr
klikime a përfitime nga sulmet e përbaltosjet e tilla!
Ashtu
si paguhej kërbaçi profesional i xhandarëve serbë.
Shqip
shkruajnë, por mendësia është tipike kriminale-gjenocidale serbe në versionin
shqipfolës!
Kështu
ndodh me mendjet e çoroditura, kur gjaku i prishur tashmë ua ka errësuar krejt
vetëdijen!
Nuk
është e habitshme, prandaj, kur qeveritarët tanë, marrin në gjirin e vet
gazetarë të tillë, opinionistë të tillë mendjeprishur, ta shndërrojnë edhe një
qeveri, dhe një parlament, në tipin ruso-putin të demokracisë.
Mediat
terrorizojnë publikun dhe mediat tiranizojnë shpirtin e lirë të Kosovës dhe të
Shqipërisë. Mediat me çdo kusht duan të jetojnë nga biznesi i zi, nga biznesi i
përgjakur, të nxjerrin profit edhe nga dhuna shtetërore: ku dhuna amnistohet
dhe i burgosuri a i lidhuri në pranga shpallet njësoj i përgjegjshëm. “Askush
mbi ligjin”, krrokatin qarqe histerike antinjerëzore, në daç ndërkombëtare e në
daç shqiptare, në iso me korin serb Paçka se ky ligj nuk vlen as për
ndërkombëtarë të prishur e as për korin serb, as për njerëz të përgjegjshëm të
institucioneve...që bëjnë çka të duan me demokracinë.
3.
S’kishte
se të ishte indiferent Faik Konica përballë fenomeneve të tilla të regresit
historik, antikulturor e antishqiptar të kohëve që i jetoi., si këto:
fragmente:
“Ata
që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin
intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj
shqiptarëve. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).” Kështu i vlerëson demagogët që
në secilën kohë i sjellin dëme e mashtrime popullit, mu ashtu si kishte shkruar
ai më 1898.
Ose:
“Mjerimi
i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve…
Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të
përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga
dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë
qejfin këtij apo atij shqiptari. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).” Kështu ai mendon, njësoj si ens ot, për
turmat pa tru,
Termi
"turma" nganjëherë mund t'i referohet “rendit të ulët të njerëzve në
përgjithësi”, siç thotë Vincent Price). Turma dhe masa e njerëzve dallohen. Po
ashtu, dallohen turma dhe mosbindja civile.
rogramin
a “projektin” për t’u grumbulluar një turmë e bëjnë njerëzit e politikës që
njohin psikologjinë e turmave.... ose që krijojnë as kushtesh e situatash, ku
nuk respektohet ligji dhe ato grumbullohen lehtë
Mendimtarët
fokusohen në aspektet negative të turmave, por të gjitha nuk kanë natyrë
negative. Masat e organizuara kanë ndërgjegjen e tyre që sfidojnë padrejtësitë
apo dhunën... Ka turma të dhunshme si në ndeshje sportive, apo dhe turma që
shkaktojnë trazira të pakontrolluara.
Të
mos bëhet shteti!
Ose:
“Shqiptarët
honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk. (Faik Konica, te
Albania10, 28 shkurt 1898).”
Ende
mbizotëron ajo vetëdija e së kaluarës, se shteti nuk është i yni, prandaj në
shtetin sundues (pushtues), ti duhet ta korruptosh zyrtarin, të servilosesh
ndaj të mëdhenjve, madje, mundësisht, ta dëmtosh artë shtet fshehtas e haptas
sa më shumë, në emër edhe të "atdhetarizmit"... Dhe, nëse e shtimë në
dorë shtetin (në liri), ai assesi të mos funksionojë sipas ligjeve! Sepse
kështu turma është mësuar të sillet në të kaluarën: të mos e respektojë asnjë
shtet! Humb kuptimi midis shtetit ligjor dhe atij anarkik, midis shtetit
pushtues dhe atij të pavarësisë e lirisë. Kështu qëndron gjendja në Kosovë,
ndërkohë që në Shqipëri, pas shembjes së diktaturës shtetërore, u krijua
mendësia e çoroditur se në demokraci ti pasurohesh brenda natës pa djersë e pa
punë; se në demokraci je i lirë të bësh ç’të duash...
Ose:
“Shqiptari
duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet
i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë. (Faik Konica, Albania 15-30
janar 1899 C)”.
Një
turmë lehtë infektohet nga intrigat mediatike apo politike; shpifjen e pranon
si të saktë dhe kërkon përgjegjësi ndaj të pafajshmit a kryengritësit, njeriut
rebelues; e krijon linçimin publik të njeriut të pafajshëm, të përkushtuar e të
ndershëm; dhe harron se përgjegjës është njeriu që ka ligjin në dorë dhe
mekanizmat shtetërorë të mashtrimit. Edhe sot: ata që vrapojnë në këto kohë
epidemie, që me çdo kusht të dalin NË PLAN TË PARË, duke u ndjekur nga kamerat
televizive, nga mikrofonat, nga blicet e aparateve: ata e bëjnë këtë që të kenë
shkëlqim të jashtëm e aspak vlerat e brendshme. Gjestet tipike për një snob, që
i bën profili i tillë i FIGURËS PUBLIKE, përpara ekraneve, apo përpara një
rrejti social (me komentet për ta shpallur një qëndrim si antiamerikan)-
tregojnë për UNDERWORLD-in tonë, për nëntokën e moralit tonë politik.
4.
E
pra, politika dhe mediat e kanë një lloj vëllamërie e kumbarie njëra me
tjetrën. Popullariteti e fama e rreme fitohen lehtë, kur vihen në veprim
makineria e tillë me mendjelehtësi e mediave dhe i publikut të pasherr,
kundruall spitullaqëve të tillë politikë. e mediatikë. Ndryshe, pa këtë modë e
pa karakteret e tilla, as mediat nuk mund të jetojnë!!!
A
thua, i pranon krejt këto publiku ynë?
Ndoshta
njerëzit naivë i besojnë, por pas një kohe ata do ta vërejnë se jeta është
krejt diçka tjetër: jeta është jo e lehtë, është përpjekje e mundimshme, është
qëndresë e rezistencë kundruall ekzistencës së vështirë. Do ta vërejnë se, pas
këtij shkëlqimi flas politik, dëshirat e tij e mundësitë e tij nuk përputhen!
Dhe përpara ndeshen në Murin e Madh politik e social të pamundësive, tek i cili
përplasen tragjikisht! Dhe, po kjo dramë jete, edhe po qe se trajtohet nga
mediat, ajo paraqitet si sensacion, me një LAJM TË BUJSHËM , jo pse ka dhimbje
a për t'i parë shkaqet, por për t'u gëzuar (si sadizëm mediatik) që e siguruan
një "lajm të tillë"! Lajmi tragjik është vetëm një mëlmesë për mediat
e tilla.
E
sa e sa të tjera, si këto dy-tri thënie nga Faik Konica:
Sa
e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës
Shqipëri! (Albania 4, 1907).”
“
Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar. (Albania
4, 1907).”
“
Kur tinzarinë e përdor si diplomaci, poshtërsinë si shkathtësi, harbutërinë si
forcë, domosdo të duket vetja i papërballueshëm. Por betohem për kamxhikun e
Skënderbeut se në rastin më të parë do të bëj të ndërrosh mendim! (Albania 5,
1905).”
Duke
i parë turmat shqiptare, shpesh të mashtruara e naive, herën tjetër të
ekzaltuar nga romantizmi i vonuar; ai ndikoi fuqishëm në krijimin e letërsisë
moderne e të kulturës së re shqiptare, me revistën e tij “Albania”. U përpoq,
sidomos, për evropianizimin e modernizimin e kësaj kulturë dhe shoqërie. Ka
ndikuar me forcë që çështja shqiptare të ndërkombëtarizohet në qarqet evropiane
perëndimore. Madje, kërkesa fundore e tij është braktisja e ndikimeve orientale
dhe e bizantinizmit: “Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin
njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale
apo letrare qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të
ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit
tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta
përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm (Albania 2, 1907).”
Është
s kthimi kah Evropa.
Ndërkaq,
thënia e vënë në krye të këtij shkrimi, është thënie e kryegoditjes kundër
politikanëve mashtrues, tinëzarë e të papërgjegjshëm, për ndërgjegjësim përpara
një kohe të re që po lindte, siç ishte pavarësia e Shqipërisë. Aktuale edhe
sot: shpërbërjet. Horace Mann, pedadog amerikan, thotë: “Të mos bësh asgjë për
të tjerët është zhbërja e vetvetes.”
Është
zhbërja e atdheut.