Mendime
Andy Apolloni: Kryengritja e Myzeqese e vitit 1835-së
E hene, 09.11.2020, 07:12 PM
Manastiri i Ardenices
Kryengritja e Myzeqese e vitit 1835-së
Nga
Andy Apolloni
Myzeqeja
është një krahinë me histori të ndritur dhe tepër të lavdishme. Ajo ka qenë
shumë e dëgjuar qysh nga kohët më të vjetra. Gjatë periudhës së Lashtësisë, ky
vend quhej me emrin Taulantia. Për taulantët, paraardhësit e popullit myzeqar,
kanë shkruar me respekt edhe vet baballarët e historisë botërore, si dhe penat
më të fuqishme të antikitetit.
Ata
kanë treguar qart se kush qenë stërgjyshrit tanë plot lavdi, që jetuan në këtë
fushë të bukur dhe midis tre lumenjëve, që nga Vjosa , Semani dhe deri sipër
Shkumbinit në veri. Kjo është një pasuri me vlera tepër të mëdha dhe shumë e
ç’muar për ne dhe tërë kombin tonë. Ne duhet t’u jemi shumë mirënjohës këtyre
kollosëve të dijes për këtë dhuratë që na kanë lënë dhe njëkohësisht ta ndjejmë
veten krenar për të parët tanë me mbretin e tyre Glauk, që i duolën zot gjithë
Ilirisë në ato kohëra të largëta.
Kur
lexon historinë e Myzeqesë, të mbushur plot me kryengritje, luftra dhe beteja
të vazhdueshme, atëherë mund ta njohësh më mirë jetën e këtij populli,
përpjekjet dhe sakrificat e mëdha heroike të tij, që ai ka bërë nëpër shekuj e
me mijëra vjet për mbrojten e trojeve të veta, nga të gjithë okupatorët e huaj,
sa herë që shkelën në këto anë.
Nëpër
rreshtat e çdo shkrimi, vargu poezie, teksti kënge, fjale, legjende e
gojëdhëne, kush shkruajti, këndoi, tregoi dhe foli për këtë vend të bekuar, për
këtë parajsë hyjnore dhe fushë bukurishë, shfaqen madhërishëm edhe cilësitë e
larta të myzeqarëve, bujaria, besa, trimëria, patriotizmi, dashuria për dije e
kulturë, shpirti prej artisti dhe gjithë traditat e tjera të mbrekullueshme të
këtyre njerëzve plot zakone fisnikërie, që qëndruan të fortë e të pa lëkundur
gjatë t?rë historisë.
Prej
këtej mendja të shkon vetiu te poema “Ashtu Myzeqe” e poetit dhe shkrimtarit
tonë të dashur nga Palasa e Himarës Aleks Çaçi, në vargjet e tij të fuqishme,
me të cilat ai u tregon të gjithëve se kush është kjo krahinë, kaq famoze ku
thuhet : “...Myzeqeja e kryengritjeve, Myzeqeja e lirë...”.
Dhe
jo vetëm kaq, por befas të zgjohen edhe kujtime të tjera, për fjalët e bukura,
por të merituara që kanë thënë e shkruar për këta njerëz kaq të mirë edhe vigan
të tjerë, shqiptar e të huaj, të botës së dijes, diplomacisë, artit, shkrimit e
të letrave si konsulli francez François Pouquville, rilindasi erudit shkodran
Zef Jubani, filozofi, dijetari, publicisti Sami Frashëri, poeti Naim Frashëri,
shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare e mjaft të tjerë.
E
gjithë jeta e popullit myzeqar, por edhe e të parëve të tij është e mbushur plot
me kryengritje, luftra dhe beteja të famëshme e legjendare, që historia
botërore i përmend edhe sot për heroizmin dhe vlerat e tyre.
Paraardhësit
e këtij populli hyjnor, taulantët, që kanë jetuar nëpër këtë fushë gjatë gjithë
bregdetit, që nga Narta dhe deri në afërsi të Durrësit, qenë me famë dhe shumë
të dëgjuar. Kryeqendra e atdheut të tyre me emrin Taulanti, ishte qyteti i
bukur i Arnisës, e cila u zbulua kohët e fund përmbi kodrat e Babunjës, në
afërsi të Divjakës. Ata kanë qenë tepër të shquar në ato kohëra për guximin dhe
trimërinë e tyre të rrallë, pasi ishin edhe luftëtar shumë të zot. Për këto
cilësi taulantët zunë vend të nderuar edhe në veprën “Iliada” të Homerit, ku ai
i përmend ata me respekt të veçantë e ndër të tjera thotë : “ ... dardanët,
taulantët dhe enkelejët kanë luftuar kundër akejve në Betejën e Trojës, si
aleat të mbretit Priami e Hektorit për mbrojtjen e Trojes...”.
Po
kështu edhe Tuqididi, kur shkruan për luftën e Peloponezit, që u zhvillua midis
ushtrisë së Athinës dhe asaj të Spartës, ndër të tjera tregon :
“...Taulantët
hynë në luftë në përkrahje të Spartës gjatë luftimeve në gadishullin e
Peloponezit...ky fis tregoi trimëri të fort e të pa trembur...”
Ndërsa
në vitin 335 p.e.r, taulantët të drejtuar nga prijsi i tyre Glauku, gjatë
betejës së famëshme të Pejlonit, në jug të Beratit, mundën keq edhe ushtrinë e
Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Kjo fitore kaq e bujëshme u dha atyre të
drejtën që të rikrijonin e udhëhiqnin përsëri shtetin ilir dhe ti kthenin
krenarinë e dikurshme që kishte patur ai popull, i cili i dha edhe emrin e tij
gadishullit tonë,”Ilirik”, që sot ja ndryshuan në Ballkan.
Aty
rreth vitit 313 pk, kur Kasandri i Maqedonisë rrëzoi nga froni mbretin epiriot
Ajakid, prijsi i taulantëve Glaukia, ndërhyri urgjent me forcat e tij dhe e
mori në mbrojtje Pirron e Epirit 2- vjeçar, duke e strehuar atë në oborrin e
tij të Arnisës, në Myzeqenë e sotme. Pas disa vjetësh në vitin 309 pk, mbreti i
taulantëve Glaukia me një ushtri të fort ilire, u futë ushtarakisht në Epir për
të dytën herë, rrëzoi me forcën e armëve Alketin pro-maqedonas dhe në vend të
tij hipi në fron Pirron e Epirit tashmë 12-vjeçar.
Siç
shihet të parët e myzeqarëve, taulantët, jo vetëm që kanë qenë prezent duke
luftuar në të gjitha betejat më të mëdhaja historike të kohës së vjetër, por
edhe mjaft të dëgjuar për trimëritë dhe fitoret e tyre, në atë periudhë. Ndërsa
historia botëtore i ka vënë taulantët dhe pasardhësit e tyre myzeqarët në
piedestal nderi, historianët tanë që vuajnë ende prej nostalgjisë primitive
krahinore, i kanë lënë ata qëllimisht në hije, jashtë historisë së Shqipërisë.
Një
histori e tillë luftrash dhe betejash të pandërprera, në Myzeqe ka vazhduar
edhe gjatë periudhës së Mesjetës. Populli myzeqar i ka mbrojtur gjithmonë me
gjak e sakrifica trojet e tij nga çdo invador i huaj, që ka tentuar ti prek
atij lirinë, duke luftuar kundër tyre me heroizëm të pashoq. Këtu në Myzeqe
filloi edhe lufta jonë e gjatë legjendare kundër hordhive osmane, që po
përgatiteshin për të pushtuar dhe islamizuar me dhunë të gjithë gadishullin
tonë ilirik. Më 18 shtator 1385 në Savër të Lushnjes u bë një betejë mjaft e
përgjakshme midis ushtrisë turke e ftuar tradhëtisht për ndihmë nga Karl Topia
i Durrësit dhe forcave tona, ku mbeti i vrarë edhe princi Balsha i II-të i
Shkodrës. Për këtë betejë legjendare, që i bënë nder gjithë historisë së kombit
tonë, e cila mbeti për shekuj në errësirë, ne vetëm tani kemi një informacion
të plot, që na flet qart rreth zhvillimit të saj. Për ndriçimin e kësaj ngjarje
historike duhen falenderuar dy intelektualët e shquar lushnjar, zotrinjtë Niko
Ferro dhe Andrea Liko, të cilët me artikullin e tyre të botuar më 10 korrik
2014, na tregojnë hollësisht se si ka ndodhur
ky
konflikt ushtarak me okupatorët osmanllinj.
Pas
kësaj ngjarje, katër vjet më vonë, më 15 qershor 1389 -të, rreth 2500-3000-jë
luftëtar nga nahija e Myzeqesë, nën drejtimin e prijsit të tyre legjendar
Teodor Muzaka, shkuan drejt Dardanisë, për të luftuar edhe në Betejën e
Fushë-Kosovës kundër ushtrisë osmane. Ata ishin nga forcat më të përgatitura
midis trupave aleate ilirike dhe për këtë arsye u caktuan në frontin kryesor të
luftimit, përball Sulltan Muratit të I-rë. Gjatë kësaj beteje mjaft të ashpër,
u vra heroikisht duke luftuar edhe ky princ i shquar myzeqar mjaft i përmendur
në luftrat e tij antiturke. Fatkeqsisht edhe kjo ngjarje u la gjithmonë në
pluhurin e harresës, nga akademikët dhe historianët e shtetit shqiptar, sikur
të mos kishte egzistuar fare.
Luftën
tonë të shenjtë heroike kundër uzurpatorëve aziatik të Anadollit e vazhdoi më
me trimëri një tjetër princ myzeqar, i dalë nga dera e Muzakëve. Aty rreth
viteve 1433-1435 në Myzeqe shpërtheu një kryengritje tepër e fuqishme
antiosmane. Në krye të kësaj u vu menjëherë Teodor Muzaka i Ri, i cili me
forcat e veta gjatë betejës frontale me ushtrinë turke, arriti ta shpartalloj
atë, çliroi qytetin e Beratit dhe mori nën kontroll kështjellën e tij. Humbja e
kësaj beteje qe një goditje dhe turp i rënd për sulltanin turk, i cili në vitin
1438 dërgoi një ushtri tepër të madhe me në krye Turhan Pashën, duke rrethuar
përsëri Beratin. Edhe këtë herë taborët osman u thyen keq nga forcat tona të
drejtuara nga princi ynë Teodori i Ri.
Më
26 korrik 1455 ushtria shqiptare e komanduar nga Muzak Topia rrethuan kalanë e
Beratit, dhe urdhëruan forcat e garnizonit turk që brenda dhjetë ditësh të
dorëzonin kështjellën, pasi fitorja mbi ta ishte tepër e sigurt, duke mos patur
asnjë mundësi tjetër shpëtimi. Mungesa e përvojës, ulja e vigjilencës ndaj një
armiku të egër si osmanllinjtë, dërgimi i një pjese të ushtrisë me një mision
tjetër çlirimtar dhe tradhëtia e Moisi Golemit, solli një disfatë tepër fatale
e të rëndë për forcat tona. Ushtria turke e drejtuar nga gjenerali i saj Isa
Bej Evrenezi e shfrytzoi me dinakëri këtë situatë dhe duke sulmuar në mënyrë të
befasishme e mundi keq ushtrinë tonë, ku u vranë qindra luftatar. Pasojat e
humbjes së kësaj beteje i vuajti për shumë kohë mbi shpatullat e tij edhe
populli myzeqar, që u masakrua barbarisht dhe pa mëshirë prej spahinjve e
akënxhinjve të Stambollit.
Dështimi
i hidhur në Berat me asqerët turq, që i kushtoi mjaft shtrenjtë forcave tona
dhe nahijes së Myzeqesë, nuk e uli aspak intensitetin e luftës tonë kundër
pushtuesve osman. Pa kaluar shumë kohë, në verën e vitit 1457 -të u zhvillua
Beteja e Pirgut. Ushtria e Skëndërbeut së bashku me popullin myzeqar sulmuan
forcat turke në këtë qytet, duke i mundur ato plotsisht dhe morën në kontroll
portin e rëndësishëm në grykëderdhjen e lumit Seman, që komunikonte me tërë
botën e jashtëme. Kjo fitore jo vetëm që ngriti më lart moralin e ushtrisë dhe
të popullit tonë, por i dha mundsinë edhe Mbretërisë së Napolit dhe aleatëve
tanë të tjerë, që të lundronin lirisht deri në afërsi të Beratit, për të dhënë
ndihmën e tyre kundër pushtuesve otoman. Informacioni që mund të na tregoj dhe
flase gjithçka edhe rreth kësaj ngjarje, vazhdon të qëndroj akoma nëpër arkiva,
pasi mungon interesimi i specialistëve tanë të kësaj fushe, që duhet ta kryejnë
një detyrë të till.
Populli
i Myzeqesë arriti një fitore tjetër të rëndësishme kundër ushtrisë osmane edhe
në Betejën e Mbrostarit, afër qytetit të Fierit, që u zhvillua në verën e vitit
1481-ë. Me ndihmën e Mbretërisë së Napolit, në krye të një ushtrie të fort,
mbriti në grykën e lumit Seman, djali i Skëndërbeut, Gjon Katrioti i Ri. Duke
shfrytëzuar gjëmitë e tij të shpejta dhe lundruar gjatë natës, ai mundi të
arrij me forcat e tij deri në fshatin Mbrostar dhe i bëri ato gati për luftim.
Të gjithë luftëtarët dhe populli myzeqar që e prisnin me padurim dhe për dekada
të tëra një ditë të tillë, i uruan princit tonë të ri mirëseardhjen dhe u
bashkuan shumë shpejt me ushtrinë e tij. Në betejën e përgjakshme që u zhvillua
midis forcave tona dhe hordhive turke të komanduara nga Sulejman Pasha, në saj
të aftësive dhe heroizmit që treguan luftëtarët tanë me Gjon Kastriotin e Ri,
taborët e këtij gjenerali turk u shpartalluan plotsisht dhe fitorja pati një
rëndësi tepër të madhe gjatë asaj periudhe.
Qysh
nga koha e kësaj beteje, në kujtesën e popullit myzeqar ruheshin ende për
qindra vjetë disa vargje të një kënge tepër të vjetër kushtuar kësaj fitore, ku
ndër të tjera thuhet : “ Po thonë mbreti prap u ngjallë, por këtë radhë dërgoi
djalë, me gjëmitë erdhi nga deti, u gëzua shumë dhe mileti”. Këto vargje janë
kënduar brez pas brezi në fshatrat Korkutas, Petoshaj, Nikas, Mujalli, Matkëz,
Daullas, Gracalli, Petovë, Mbrostar, Kolonjë, Pojan, Shën Pjetër e tjerë deri
në vitet 1930-të e më vonë dhe ndoshta pa e ditur se për cilin mbret bëhej
fjalë. Një tekst kënge kushtuar kësaj lufte të ashpër që u zhvillua kundër
forcave pushtuese osmane në të dy brigjet e lumit Seman, na e sjellë edhe zoti
Andi Apolloni.
Beteja
e Mbrostarit 1481.
———————————
(Po
thonë mbreti prap u ngjallë)
——————————————-
1.
Po
thonë mbreti prap u ngjallë
U
gëzuanë shumë dhe mileti
Këtë
behar dërgoi vet djalë
Me
gjëmitë erdhi nga deti
2.
Se
ç’na mbritën ca habere
Valët
mbi Seman se ç’u nxinë
Pa
bërë zhurmë, pa bërë potere
Varg
gjëmitë shkuanë tërë qëndinë
3.
Mbushur
plot me kordhëtar
Disa
flisnin gjuhën tonë
Të
gjithë trima e luftëtar
Iknin
shpejt sikur qenë vonë
4.
Përpjetë
lumit i janë ngjitur
Nëpër
terr porsi komit
Në
Mbrostar se ç’kanë mbritur
Të
gjithë zbritën nga gjëmitë
5.
Menjëherë
e dhanë kushtrimin
U
bënë bashkë bourrat e dheut
Për
vatan tërë bënë betimin
U
printe i biri i Skëndërbeut
6.
Nisi
shpejt me vrull beteja
Qe
e ashpër dhe kësaj rradhe
Në
këmbë u ngritë tërë Myzeqeja
Se
ç’u ndez një luftë e madhe
7.
Bini
ore djemtë e Myzeqesë
Thërriste
Gjoni i Gjergj Kastriotit
Asnjë
turk gjallë të mos mbesë
Por
si i Ati, dikur që motit
8.
Në
çdo anë shpatat krisën
Edhe
gjaku mbuloi tokën
Turqët
tërë ç’u lemerisën
Nëpër
lum të mbronin kokën
9.
U
mbush lumi plot me gjak
Sa
u skuq ujët e Semanit
Sot
or vëllezër morëm hakë
Dhe
ne i dolëm zot vatanit
10.
Na
shpëtoi ky Sul Pashai
Shumë
dinak qe ujku i vjetër
Por
me kokë prap do ti laj
Tërë
gjynahet herën tjetër
11.
Ta
dinë mirë gjithë turçelinjtë
Për
ne trualli është i shenjtë
Dhe
kësaj here osmanllinjtë
E
paguanë haraçin shtrenjtë
Historia
e kombit tonë mbeti gjithëmonë si “mollë e ndalueme” dhe me porta të mbyllura
edhe për këtë betejë heroike, që u zhvillua kundër ushtrisë turke në krahinën e
Myzeqesë, pasi ajo nuk u përfshi kurr në librin e saj.
Edhe
gjatë verës së vitit 1603, në Myzeqe filloi një lëvizje tjetër kundër regjimit
pushtues osman. Qendra e kësaj revolte si gjithmonë përsëri ishin fshatrat
Libofshë dhe Kolkondas, tashmë të njohura publikisht për aktivitetin e tyre
antiturk. Lëvizja u zgjerua pothuajse në të gjithë krahinën e Myzeqesë dhe me
gjerë, duke u shëndrruar në një kryengritje. Populi Myzeqar i shfrytëzuar gjerë
në palcë prej zgjedhës së Stambollit, rroku armët dhe u ndesh me forcat e
xhandarmërisë së tij, duke e kundërshtuar me vendosmëri pagesën e taksave dhe
shlyerjen e detyrime të vendosura prej okupatorit. Qindra dhe mijëra myzeqarë
sulmuan depot dhe magazinat e shtetit turk, rrahën tagrambledhsit dhe dolën
hapur me kërkesa politike, duke kërkuar largimin e pushtuesve nga vendi ynë.
Perandoria
Osmane e shqetësuar shumë nga kjo kryengritje që nuk kishte ndodhur në asnje
pjesë tjetër të saj, grumbulloi forca të shumta ushtarake në Myzeqe dhe pasi
rrethoi Libofshën me fshatrat e tjera përreth, e shtypi kryengritjen me dhunë
dhe bëri një masakër në popull, duke vrarë, burgosur dhe dënuar qindra myzeqar.
Porta
e Lartë e drejtuar nga sulltan Mahmudi i II-të, aty rreth vitit 1826 nisi të
ndërmarrë një sërë reformash tepër të rëndësishme, në fushën ekonomike dhe atë
ushtarake. Kryerja e tyre kishte si qëllim forcimin e ekonomisë dhe të ushtrisë
osmane, në përshtatje me sfidat e kohës, të cilat kishin filluar të shkonin
ndjeshëm drejt dobësimit dhe përkeqsimit të tyre. Në vitin 1832 këto reforma
filluan të bëheshin edhe në Shqipëri, nën kujdesin e veçantë dhe drejtimin e
rreptë të qeveritarëve të lartë rajonal perandorak. Reforma ekonomike osmane
synonte rritjen dhe shtimin e taksave e të detyrimeve ndaj popullit, që ai
duhej ti jepte regjimit okupator turk. Këto ndryshime në fushën ushtarake
parashikonin që rekrutët e rinjë të kryenin 15 vjet shërbim të detyrueshëm
ushtarak në ushtrinë e perandorisë turke. Ngritja ushtar do të fillonte në
moshën 15 vjeç dhe do të përfundonte në moshën 30 vjeç, kurse shërbimi do të
ndahej në dy faza.
Faza
e parë e këtij shërbimi ose (Asakiri Mansure), do të kryhej jashtë vendit nga
vinte rekruti, nëpër shtete të tjera dhe do të zgjaste 7 vjet(nga 15-22 vjeç),
ndërsa faza e dytë ose(Redif Mansure) si rezervist, do të realizohej brenda
nahijes(krahinës) së çdo rekruti, duke zgjatur 8 vjetë(nga 22-30 vjeç).
Kjo
reformë e autoriteteve qeveritare turke, si kudo edhe në Shqipëri, u prit me
indinjatë të thellë, duke e kundërshtuar atë hapur dhe në veprime të guximshme
antiosmane, pasi ajo po rriste akoma më tepër shfrytzimin e egër ndaj popullit
tonë nga regjimi ushtarak osman. Të pa kënaqur nga taksat e rënda, varfëria e
madhe, reforma ushtarake, ushtrimi i dhunës, mohimi i gjuhës, shkollave shqipe
dhe të drejtave të tjera kombëtare, krahina e Myzeqesë u ngrit përsëri në
revolta të vazhdueshme antiturke .
I
ndodhur në këto rrethana tepër të rënda, gjatë muajit shtator 1833, populli i
Beratit dhe ai i Myzeqesë u çuan në kryengritje të armatosur kundër pushtetit
turk. Ata morën nën kontroll shumë shpejt kalanë dhe parashtruan kërkesat e
tyre për heqjen e taksave, vendosjen e zyrtarëve shqiptar në administratën
osmane e tjerë. Përball kushteve të tilla, duke parë forcën e kryengritësve dhe
situatën e disfavorshme në krahina të tjera të Shqipërisë, qeveria turke
plotësoi urgjent kërkesat që të përfundonte kryengritja.
Një
vit më vonë, në vjeshtën e vitit 1834, populli i Beratit për të marrë në
mbrojtje disa djem të tij ushtar, që kishin ardhur me leje nga Stambolli dhe
refuzonin të ktheheshin përsëri pran ushtrisë turke, u çua në kryengritje.
Kësaj revolte ju bashkua menjëherë edhe populli i Myzeqesë dhe krahinave të
tjera. Kryengritsit mbyllën qeveritarët në kala dhe thirrën urgjentisht
ushtarakun dhe liderin popullor Tafil Buzi, për veprime të tjera luftarake
kundër okupatorëve osman. Rreth këtij kapedani trim u mblodhën shumë shpejt 10
mijë forca kryengritse, të cilat sulmuan depot dhe magazinat turke, duke ja u
dhënë popullit falas prodhimet e tyre bujqësore, të grabitura me dhunë nga
xhandarët e Stambollit. Kryengritja përfundoi vetëm atëherë kur Porta e Lartë e
detyruar me forcën e armëve, realizoi të gjitha kërkesat e kësaj kryengritje.
Megjithëse
sulltanët e Turqisë plotsonin ndonjë kërkesë, sa herë që populli myzeqar çohej
në kryengritje kundër regjimit turk, përsëri ai jetonte i shtypur dhe në
varfëri ekstreme prej zgjedhës së okupatorëve të huaj osman. Vendosmëria e
Sulltanit turk për të kryer me insistim reformën ushtarake edhe në Shqipëri e
cila parashikonte ngritjen e djemëve ushtar në moshë të re dhe shkëputjen nga
familjet e tyre për një kohë të gjatë prej një dekadë e gjysëm, e revoltoi edhe
më shumë popullin myzeqar.
Më
24 maj 1835 ai u ngrit përsëri në kryengritje të armatosur kundër regjimit të
Anadollit e cila u përhap në të gjithë krahinën e Myzeqesë. Në krye të kësaj
revolte për drejtimin e saj u vunë tre luftëtar të shquar myzeqar antiturq,
Alush Frrakulla nga fshati Frrakull i Fierit, që vepronte në jug dhe Filip
Zhuka nga Xengu i Divjakës së bashku me Trifon Lalën nga Biçukasi, të cilët
operonin në veri të kësaj nahije. Pas kushtrimit që dhanë këta tre trima, rreth
tyre u mblodhën mbi 7000 mijë kryengritës myzeqar nga e gjithë krahina, që nga
lumi i Shkumbinit dhe deri poshtë në Vjosë. Duke parë përmasat e këtij
konflikti, eleminuar përçarjet, ndasitë e ndryshme fetare, konsoliduar më shumë
unitetin brenda radhëve të kryengritësve, si dhe për të vlerësuar me drejtë
situatën, të tre burrat e mëdhenj myzeqar shkuan në fshatin Portëz me një pjesë
të luftëtarëve edhe parinë e vendit. Në këtë fshat ata mblodhën një kuvend, i
cili edhe sot njihet si “Besëlidhja e Portëzës”.
Gjatë
këtij kuvendi u miratua një platformë pune për arritjen e qëllimeve të
kryengritjes dhe plotsimin e kërkesave të saj nga ana e regjimit turk.
Besëlidhja e Portëzës vendosi që të kryhen me urgjencë një sërë detyrash dhe
konkretisht:
1-Të
formohet menjëherë ushtria e përherëshme myzeqare, për mbrojten e popullit të
krahinës nga sulmet e ushtrisë dhe xhandarmërisë turke.
2-Të
lidhet besa dhe bëhet betimi, për t’a çuar deri në fund programin e
kryengritjes.
3-Të
rritet roli drejtues i pleqësisë në kryengritje.
4-Ti
bëhet thirrje gjithë popullit dhe parisë së vendit, për të ndihmuar dhe
mbështetur kryengritjen.
5-Tu
dërgohet kërkesë krahinave të tjera, që të përkrahin kryengritjen e Myzeqesë
dhe të ngrihen në protesta për të drejtat e tyre të ligjëshme kundër pushtetit
turk.
6-Komandant
i kryengritjes u zgjodhë Alush Frrakulla dhe zv.komandant i saj luftëtari trim
Filip Zhuka, kurse Trifon Lala u caktua si komandant instruktor për stërvitjen
dhe përgatitjen luftarake të kryengritësve.
7-Të
mos njihet asnjë lloj kompromisi, për ti bërë lëshime Portës së Lartë, pa
miratimin e “Besëlidhjes” që binte në kundërshtim me të drejtat dhe interesat e
popullit të Myzeqesë.
Pas
përfundimit të mbledhjes së “Besëlidhjes”, me urdhër të komandës së
kryengritjes, luftëtarët thyen depot dhe magazinat turke nëpër çifligje dhe i
kthyen pooullit gjithë prodhimin e vjedhur me forcë nga taksidarët turkoshak.
Nën udhëheqjen e Alush Frrakullës dhe të Filip Zhukës, kryengritsit shkuan
drejt qendrës së sanxhakut, në qytetin e Beratit. Edhe populli i këtij qyteti,
rroku armët dhe u bashkua me forcat tona kryengritse. Nëpër rrugët e këtij
qyteti u bënë luftime shumë të përgjakshme. Brenda një kohe të shkurtër,
kryengritsit shpartalluan plotsisht të gjithë xhandarët e garnizonit osman dhe
sulmuan kalanë, duke e mbajtur atë të rrethuar, sepse nuk arritën dot që ta
mernin, për shkak të fortifikimit të saj të madh. Porta e Lartë u tronditë
shumë nga kjo kryengritje dhe duke parë përmasat e saj, zgjodhi rrugën
diplomatike e të dinakërisë dhe jo atë të luftës e konfrontimit me
kryengritsit, sepse situata nuk e favorizonte një veprim të tillë të dhunshëm
ushtarak, që nuk dihej se si mund të përfundonte. Për këtë qëllim qeveria e
Stambollit ngarkoi valiun e Rumelisë, Mahmut Hamdi Pasha, të cilit i dha
kompetencat e nevojshme, mbështetjen e plot dhe mjetet e duhura për realizimin
e këtij misioni antishqiptar. Me urdhër të Anadollit, thuhet se Mahmut Pasha i
dërgoi me urgjencë një shkresë Alush Frrakullës e Filip Zhukës dhe i ftoi
komandantët për një takim në rezidencën e tij. Kjo ftesë djallëzore e pashait
turk, u refuzua me neveri dhe përbuzje nga këta lider trima myzeqar. Të dy drejtuesit
kryesor të kësaj revolte, i kërkuan Mahmut Pashës që të plotsonte sa më shpejt
të gjitha kërkesat e parashtruara nga kryengritja. I ndodhur në këtë situatë të
vështirë, valiu Rumelisë autorizoi qeveritarin turk të tre sanxhakëve të
Shqipërisë së Jugut, Emin Pasha, që të hidhte në veprim planin e nxitjes së
tradhëtisë nga brenda, midis rradhëve të kryengritësve. Guvernatori osman Emin
Pasha, ftoi në sarajet e veta disa krer të njohur si shërbëtor besnik të
shtetit turk nga kjo trevë, dhe konkretisht Tahir Abazin, Avdyl bej Kokën, Ago
bej Vasjarin e të tjerë. Qeveritari i Anadollit, pasi i udhëzoi dhe shpërbleu
me qeset e floririt këta hafije, i dërgoi ata me mision sekret në krahinën e
Myzeqesë dhe Berat. Me të mbritur në destinacion, këta bejler turkoshak filluan
nga kryerja e detyrave të tyre sipas porosive të marra nga pashai osman. Ata
morën takime me shumë krer të kryengritjes dhe u bënë atyre thirrje për
ndërprerjen e saj, largimin nga rruga e luftës dhe uljen në bisedime me
qeveritarët e Stambollit, për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Në të njëjtën kohë
këta bashkëpunëtor të regjimit turk, u premtuan edhe vende pune në
administratë, në ushtri, poste ushtarake, prona, toka bujqësore dhe shpërblime
të tjera, që do të jepte qeveria turke për të gjithë ata që do të braktisnin
kryengritjen. Kështu gradualisht kjo veprimtari sabotuese e bëri efektin e vet
dhe së bashku me vështirësitë e pakënaqsitë e tjera që lindën në rradhët e
drejtuesve të kryengritjes, ato çuan në largimet e shumë luftëtarëve prej saj,
derisa u vu në pikëpyetje e gjithë kryengritja. Të ndodhur në kushte të tilla,
drejtuesit e revoltës hoqën rrethimin e kalasë dhe po mendonin shpërndarjen e
kryengritjes. Në këto momente forca të mëdha të ushtrisë turke, që kishin
ardhur për këtë qëllim nga Janina dhe Manastiri, filluan një sulm të pabesë
ndaj kryengritësve, ku u bënë luftime mjaft të ashpra me kryengritsit, të cilët
u larguan nga Berati. Komandanti Alush Frrakulla së bashku me shumë luftëtar
besnik u tërhoq në vendlindjen e tij Frrakull, ku mori edhe masat e nevojëshme
për tu mbrojtur nga ndonjë sulm i hordhive osmane. Megjithë qëndresën heroike
që i bënë taborëve turq të rrethuar prej tyre, më në fund kryengritsit u
detyruan të dorëzohen edhe në Frrakull, kurse Alush Frrakulla me 150 -të
luftëtar u kap rob dhe u dërgua në Stamboll, ku u dënua me punë të detyrueshme
në vendin e interrnimit. Ndërsa komandanti i kryengritjes u kap dhe dënua nga
regjimi osman, zv.komandanti i saj Filip Zhuka, me një grup të vogël
luftëtarësh u strehuan në pyjet e Grabianit dhe kënetën e Tërbufit, ku
xhandarët turq nuk kishin asnjë mundësi për ta zbuluar e ndjekur atë, qoftë
edhe me hafijet e tyre që kishin paguar e dërguar herë pas here në këtë zonë,
për t’a futur në dorë, ose likujduar atë fizikisht. Përkundrazi shqipanja trime
e Myzeqesë e vazhdonte pa u shqetsuar fare aktivitetin e vet kundër okupatorit
turk, ditën dhe natën, duke shkuar edhe në krahina të tjera, atje ku e priste
detyra e ku e thërriste aksioni. Ai me koburen e tij, u bë t’merr për çdo redif
dhe gjeneral osman dhe njeriu më i dashur për popullin e Myzeqesë, Elbasanit,
Kavajës e tjerë . Pa kaluar shumë kohë, Filip Zhuka në krye të luftëtarëve
myzeqar, rroku armët dhe mori pjesë edhe në “Kryengritjen e Bradasheshit”,
Elbasan në shtator 1835, ku u vra heroikisht duke luftuar kundër okupatorëve
turq, i cili aktualisht është shpallur dëshmor.
Megjithëse
kjo kryengritje dështoi, por ajo pati një rëndësi tepër të madhe për popullin
tonë, sepse e shtoi edhe me shumë urrejten e myzeqarëve ndaj okupatorit turk
dhe e detyroi qeveritarin lokal të Edrenesë Emin Pasha, që të mos e kryej dot
reformën e zezë ushtarake të perandorisë osmane në krahinën më antiturke të
Myzeqesë.
Ja
si e përshkruan Andi Apolloni në poemat e tij kryengritjet e Myzeqesë të vitit
1835 dhe të vitit 1840 :
Kryengritja
e Myzeqesë e vitit 1835.
————————————————
1.
Nuk
harrohet ai vit.
Më
tetëqind tridhjetë e pesë
Kur
në këmbë populli u ngritë
Në
çdo anë të Myzeqesë
2.
Shtatë
mijë burra lanë shtëpitë.
Dhe
u lidhën besa-besë
Që
nga gryka e Shkumbinit
Deri
poshtë gjerë në Vjosë
3.
Në
duarë armët se ç’i morën
Dhe
në rresht nga dy qenë vënë
Lart
mbi supet se ç’i hodhën
Rrugës
shkuan plot me këngë
4.
Në
Portëz të tërë u mblodhën
Dhe
atje bënë një kuvend
Alush
Frrakullën se ç’e zgjodhën
Prijs
të parë dhe komandant
5.
Na
e ftuan dhe Filip Zhukën
Që
nga Xengu i Divjakës
Dhe
në krye se ç’e ungjën
Ball-përball
Alush Frrakullës
6.
Ja
nderuan dhe trimit hutën.
Që
kërciste gjatë tërë natës
Dhe
s’guxuanë t’ja prisnin rrugën
Asnjëherë
asqerët e pashës
7.
Burrat
shpejt morën vendim.
Me
një zë dhe mëndje qenë
Ta
dëbonin jashtë Turqinë
Portës
Lartë me armë ti bien
8.
Menjëherë
krijuan ushtrinë
Të
rrethuar keq turqët mbenë
Me
xhandar dhe me spahinj
Ikën
vrap dhe morën dhenë
9.
Se
ç’i thyenë me forcë çifligjet
Depot
turke shkuan dhe vanë
Flakë
Stambolli ler të digjet
Thërrisnin
njerzit në çdo anë
10.
Morën
të gjithë bereqetet
Falas
popullit ja u dhanë
Dhe
i zbrazën shpejt koçeqet
Turkut
më asgjë s’i lanë
11.
Rrahën
edhe tagrambledhësit
Në
çdo cep dhe në çdo skutë
Vunë
përpara të tërë vjedhësit
I
kapën me rradhë në drutë
12.
Edhe
kusarët e xhelepit
Këta
rrezil dhe këta hajdutë
Që
grabisnin çdo ditë njerëzit
I
dëndën zuzarët me hut
13.
E
sulmuanë me armë Beratin
Lartë
i ranë që nga shkëmbenjtë
Gjaku
skuqi ngado shpatin
Mori
posht dhe tërë lemenjtë
14.
E
dogjën me zjarr xhelatin
Tymi
i zi lart mbuloi qiejtë
Pa
e mbushur mirë sahatin
Kasabanë
e morën shpejt
15.
Dhe
kështjellën e rrethuan
Mbi
të nisën fort qëllonin
Me
këngë luftës ja filluan
Kudo
trimat po këndonin
16.
Turqët
brenda u t’merruan
Ndihmë
Sulltanit i kërkonin
Se
ç’e humbën keq toruan
Dhe
nuk dinin ku të shkonin
17.
Trifon
Lala që nga Biçuka
Se
kish shokun, ai deli djali
Fluturonte
përmbi plumba
Porsi
një shqiponjë mali
18.
Vazhdimisht
thërriste urra
Nga
çdo shkëmb e gur strralli
Bini
këtu mbi turq more burra
Tym
dhe flakë kalasë ti dali
19.
Valiu
i madh i Rumelisë
Ky
Mahmut Hamdi Pasha
Na
i çoi shpejt fjalë Turqisë
Kërkoi
ndihmë, lira dhe aspra
20.
Plane
shumë kishte kurdis
Dhe
paratë i ndau në trasta
Ja
shpëndau vet tradhëtisë
Të
na godiste që nga prapa
21.
Emin
Pasha urgjent thirri
Nga
çdo anë këta miqtë e tij
Të
gjithë hafijet i ftoi qafiri
Për
ta shtroi edhe një gosti
22.
Shumë
dhurata ndau veziri
Mjaft
peshqeshe dhe dorovi
Gurë
të shtrenjtë prej xhevairi
Mbushur
qeset plot me flori
23.
Nuk
bëjmë luftë ne dot me turk
Ja
preu shkurt Tahir Abazi
Me
një hu dhe një copë cfurk
E
zbrazi mllefin nga marazi
24.
Me
fshatar edhe me bujk
Dihet
mirë se çfarë do të ngjasi
Do
të na fus me radhë në burg
Dhe
të gjithëve do të na vrasi
Sot
do flasim pak më shtruar
Tha
dhe ky Avdyl Bej Koka
Me
Turqinë s’duhet nxituar
Se
kështu do të na qeshi bota
26.
Turku
prap duhet duruar
Të
qëndroj këtu në këto toka
Dhe
aspak s’duhet larguar
Sepse
nuk ka ardhur koha
27.
Shfryu
dhe Ago Vasjar Beu
Na
e mburri mjaft Sulltanin
Përralla
shumë për të rrëfeu
Lart
në qiell e çoi dushmanin
28.
Shyqyr
si thanë burrit ngreu
Që
të na merrte jataganin
Pasi
këtu do të tundej dheu
Përmbi
ne do të bënte namin
29.
Ti
more Ago bej Vasjari
Mos
na u bëj aspak merak
Të
njeh mirë ty myzeqari
Duartë
i ke të lyerë me gjak
30.
Ti
nuk je më soj shqiptari
Se
je sjellë si turkoshak
Dhe
si farë prej tradhëtari
Sot
dënimin e ke për hakë
31.
Prandaj
çomi fjalë pashait
More
ti palo far Agushi
Se
gjithmonë lirat prej arit
Nuk
u shkojnë ju tek Alushi
32.
Unë
ngjaj vetëm prej babait
Kordhë
e hutë nuk di ti ungji
I
ruani mirë këto ditë sarajet
Sepse
është dhe kohë baruti
33.
Se
ky populli ynë Myzeqar
E
ka pasë çdo herë zakon
Nuk
pranon mbi shpinë barbar
Dhe
kurrë turpin se duron
34.
Djemtë
e tij si yzmeqar
Më
nizam jashtë nuk i çon
As
xhandar dhe as ushtar
Drejt
Turqisë më si dërgon
Kryengritja
e Karatoprakut
————————————-
të
Myzeqesë e vitit 1840.
———————————-
1.
Viti
tetëqind e dyzetë
Tjetër
luftë solli seneja
Dhe
maj qe më dymbëdhjetë
Se
ç’u ngrit tërë Myzeqeja
2.
Kudo
krisën armët shpejt
Shkrepën
zjarr porsi rrufeja
Në
Karatoprak u bë qamet
Filloi
prap e fort beteja
3.
Burr
me nam na kishte qenë
Dhe
ky Gori Myzeqari
Trim
i madh denbabaden
Shtëpi
dhe fis prej luftëtari
4
S’pyeti
fare hyqymen’ë
Dhe
për asnjë lloj xhandari
Por
Turqisë i luajti fenë
Në
zjarr priu shokët i pari
5.
Menjëherë
trimat i mblodhi
Bashkë
me ta dhe pleqësinë
Para
njerëzve se ç’na doli
Dhe
na mbajti një fjalim
6.
Fjalë
të mëdhaja se ç’u foli
Atë
ditë për gjithë nahinë
Le
ta marrë tha vesh Stambolli
Këtu
do pritet me martinë
7.
Sepse
më nuk do durojmë
Në
duar pranga as zinxhir
Që
të heqim dhe të vuajmë
Vazhdimisht
në errësirë
8.
Por
lirinë ne sot kërkojmë
Qoftë
me hir a me pahir
Sepse
duam të jetojmë
Porsi
një shqiponjë e lirë
9.
Dhe
kjo lutje e papa Jorgjit
Priftit
tonë të Karavastasë
Na
i dha shumë zemër popullit
Edhe
një gëzim, pa masë
10.
Do
ti vemë tha nga pas Gorit
Sikur
çfarëdo që të ngjasë
Se
kjo është dhe rrugë e Zotit
Kurr
nuk do të kthejmë më pas
11.
Pa
ju sosur burrit fjala
Dhe
pa marrë ende vendimin
Në
vend mbriti Trifon Lala
Shtatë
djem nga pas i rrinin
12.
Zbritën
kuajt që nga shala
Dhe
me mall poq Gori trimin
Sa
i bëri shumë të fala
Të
dy tok e dhanë kushtrimin
13.
Pojan,
Fier dhe Mbrostar
Nga
Shën Pjetra në Divjakë
Në
duar armët i kanë marrë
Strum
dhe Luar e Shpirag
14.
Gjashtë
mijë burra luftëtar
Nga
çdo derë e nga çdo prag
Të
gjithë trimat myzeqar
Kanë
rënë shpejt në Karatoprak
15.
............
Është
tepër e vështirë se mund të gjeshë një krahinë tjetër me një histori kaq të
ndritur si Myzeqeja, e cila njihet botërisht qysh nga Lashtësia, para mijëra
vjetësh. Kultura, heroizmi dhe fama e madhe e këtij populli tashmë janë
cilësuar si vlera të historisë botërore, ndërsa Historia e Shqipërisë i ka lënë
ato qëllimisht jashtë saj dhe për shkaqe të pa justifikueshme.
Ne
mendojmë se libri i historisë së Shqipërisë, kaq i rëndësishëm dhe i dashur për
të gjithë shqiptarët ka mangësi, pasaktësi dhe fallsifikime tepër të mëdha dhe
serioze. Historishkruesit e kësaj vepre kanë qenë nën ndikimin e vjetëruar
paradoksal krahinor dhe presionin e pushtetarëve të atëhershëm, të nxitur edhe
nga ish kryeministri Mehmet Ismail Shehu. Me orientim e urdhër të tij, këta
kalemxhinj servil e jo profesional, me origjinë nga rrethet e polibyroistëve e
xhveshën paturpësisht këtë vepër nga aktet e heroizmit legjendar të krahinës së
Myzeqesë, duke filluar që nga lufta e Trojës, e Peloponezit, beteja e Savrës, e
Mbrostarit, e Pirgut, kryengritjet e vitit 1832,1833, 1834, 1835, 1840 deri te
kryengritja e Fierit më 1935 -së e organizuar kundër tradhëtarit Ahmet Zogu, të
vetshpallur si mbret i Shqipërisë. Ky akt i till nuk mund të quhet ndryshe,
veçse padrejtësi e nënvleftësim i hapur e i qëllimshëm ndaj popullit hyjnor
myzeqar. Veprime të këaj natyre meritojnë jo vetëm kiritikat më të ashpëra, por
edhe duhen korigjuar sa më shpejtë që të jetë e mundur. Ne duhet ta bëjmë këtë,
për ta plotësuar sa më mirë të gjithë historinë tonë dhe për ta vënë atë mbi
baza shkencore, ashtu siç e kanë edhe kombe të tjerë. Por kryerjen kësaj
detyre, ne duhet t’ua besojmë historianëve të rinj, të aftë e të guximshëm si
Elena Kocaqi, Irakli Koçollari, e tjerë dhe jo më lektorëve e mësuesve të
vjetër të kësaj fushe, siç janë zotrinjët Pëllumb Xhufi, Paskal Milo, Bardhosh
Gace, Romeo Gurakuqi, Rami Memushi, e të tjerë, që kanë abuzuar dhe mbajnë
përgjegjësi për kryerjen me mangësi të kësaj vepre me interesa të mëdha
kombtare.
New York 11-08-2020