Mendime
Skënder Kapiti: Veting-u në Shqipëri dhe Gjykata Speciale në Kosovë erdhën si rezultat i dështimit të sistemit të drejtësisë
E hene, 09.11.2020, 08:00 PM
VETING-u në Shqipëri dhe Gjykata Speciale në Kosovë erdhën si rezultat i dështimit të sistemit të drejtësisë
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Si
Gjykata Speciale në Kosovë ashtu edhe VETING-u në Shqipëri erdhën si rezultat i
paaftësisë dhe mosdëshirës së politikës dhe të politikanëve shqiptarë për të
ndërtuar një shtet ligjor e demokratik të vërtetë.
Si
Gjykata Speciale në Kosovë ashtu edhe VETING-u në Shqipëri erdhën si imponim
nga ndërkombëtarët nisur nga shqetësimi dhe
mosbesimi i thellë i shqiptarëve
të drejtësia vendore, si mosbesim ndaj drejtësisë politike të korruptuar dhe të
kriminalizuar në të dy shtetet shqiptare.
Edhe Kosovës, edhe Shqipërisë, pra politikës dhe
politikanëve të tyre iu imponua nga
ndërkombëtarët si VETING-ut në Shqipëri ashtu edhe Gjykata Speciale në Kosovë.
Kurrë
nuk ndërtohet shteti demokratik e ligjor kur drejtësia është politike, servile,
shërbetore dhe e emëruar prej politikës. Nuk mund të japë drejtësi sistemi
hajduto dhe krimokratik, pasi nuk mundet që krimi dhe korrupsioni i lartë
shteteror politik e juridik të hetojnë dhe të ndëshkojnë veten e tyre, pasi në
Shqipëri e Kosovë ata që bëjnë krimin, hajninë dhe korrupsionin e lartë
shtetëror, ata edhe japin drejtësinë, që do të thotë se drejtësia shqiptare
është avokatia e korrupsionit dhe hajdutësrisë së lartë shtetërore.
Pra,
VETING-u në Shqipëri erdhi më shumë si
dicka e duhur, specifike dhe e veçantë, por që VETING-u për nga
rëndësia është reformë jetike për shqiptarët, për shtetin, për
shoqërinë dhe për drejtësinë, ashtu sikurse një reformë e tillë në Kosovë do të ishte jetike për dekomunistifikimin, pastrimin dhe
dekriminalizimin e politikës , pushtetit dhe të drejtësisë edhe në Kosovë.
Pra,
VETING-u Shqipëri në fakt ka tiparet e një Gjykate Speciale, që erdhi si pasojë e dështimit total dhe krejtësor të
sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Pra,
ishte kriza e rëndë e sistemit të drejtësisë ajo që imponoi edhe zgjidhjen e
asaj krize me anë të VETING-ut.
Kjo
zgjidhje u imponua nga ndërkombëtarët pa rolin e të cilëve Shqipëria do të
kishte degraduar akoma edhe më keq dhe më thellë.
VETING-u
është reforma jetike më e rëndësishme në Shqipëri që kur është Shpallur
Pavarësia e Shqipërisë sepse shqiptarët kanë 100 vite që pësojnë dhe vuajnë nga
padrejtësia institucionale e regjimeve politike që kanë sunduar Shqipërinë duke
mos përjashtruar as edhe asnjë regjim qeverisës as të këtij tranzicioni
traumatik paskomunist.
Por
deri më sot pavarësisht VETING-ut në Shqipëri nuk ka asnjë të ndëshkuar e të
denuar prej personave VIP të korruptuar e të kriminalizuar të politikës dhe as
të drejtësisë. Mesa duket këtë do ta bënte vetëm nëse më sistemin e drejtësisë
shqiptare do të emëroheshin gjyqtarë të huaj, amerikanë e gjermanë p.sh.
VETING-u
në Shqipëri erdhi si rezultat i domosdoshmërisë për ta luftuar krimin e
organizuar dhe korrupsionin politik pasi: shteti, demokracia, drejtësia,
pushteti qëndror kryeministror dhe ai lokal ishin kapur nga mafio-oligarkia
institucionale, partizane dhe farefisnore ashtu sikurse ky realitet është edhe
në Kosovë.
Pra:
në krim,korrupsion, tradhti e në hajni politika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë
ngjasojnë sikur të ishin binjakë identikë.
Kjo
gjëndje e kishte bërë krejtësisht të pamundur luftën kundër krimit,
korrupsionit, hajdutërisë dhe kundër vjedhjes e plaçkitjes së mafisë politike,
shtetërore, juridike dhe asaj të biznesit, që ishin instaluar në sistem si një
koorporatë antikombëtare. Duke e parë këtë gjëndje të rëndë ku ndodhej shteti
dhe kombi në Shqipëri dhe për ta shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e kësaj mafie
të pasfidueshme, SHBA dhe BE ndërmorën
dhe ia imponuan me zor politikës shqiptare miratimin e VETING-ut.
Edhe
në Kosovë ka precipituar po e njëjta situatë si në Shqipëri, dhe opinioni
intelektual dhe ai publik atje kanë vite
e vite që kërkojnë miratimin e VETING-ut edhe në Kosovë ashtu sikurse u bë në
Shqipëri.
Në
Kosovë në rast se do të ishte miratuar VETING-u nuk do të kishte pasur nevojë
për Gjykatë Speciale, dhe kjo do të kishte qenë shumë mirë për Kosovën. Por
politika kosovare gaboi rëndë, shumë rëndë që votoi Gjykatën Speciale pasi ajo
realisht është një gjykatë diskrimninuese për Kosovën, gjykatë krejtësisht e njëanshme.
Nëse
Kosova do të kishte ndërmarrë një VETING në drejtësi jo vetëm se do të ishte pastruar si drejtësia
ashtu edhe politika, por edhe do të ishin ndëshkuar e dënuar të gjithë ata
politikanë e pesonazhe VIP-a të drejtësisë e të politikës së korruptuar dhe ata
me rekorde krimi nga gjykata vendore.
Mirëpo
fatkeqësisht politika kosovare ishte kapur nga injoranca e thellë,
papërgjegjshmëria dhe korrupsioni të cilat i kanë shkaktuar Kosovës dëme aq të
mëdha, gati-gati, pothuajse të pariparueshme për një kohë shumë, shumë të gjatë.
Politika,
elita politike dritëshkurtër e Kosovës ka mbi shpatulla edhe mëkatin tjetër
të madh, atë të dëmit të jashtëzakonshmën që ajo i ka
shkaktuar imazhit të Kosovës.
Si
e tillë e gjithë klasa politike dhe
sistemi i drejtësisë në Kosovë janë armiqt më të përbetuar të VETING-ut ,
pikërisht ashtu sikurse e kundërshtuan dhe bënë gjithçka çfarë mundën edhe
politika, edhe drejtësia në Shqipëri për bllokimin dhe mosmiratimin e
VETING-ut, ashtu dhe po të njëjtën gjë
bëjnë gjithçka munden edhe sot për zvarritjen dhe pengimin e punës së tij.
Por
Kosova ka një specifikë të veçantë, populli atje është shumë inteligjent dhe me
votën e 6 Tetorit 2019 , shqiptarët e Kosovës në fakt i bënë VETING-un
politikës, e dërrmuan me votë ishpushtetin politik të lig dhe të kriminalizuar
dhe ia besuan qeverisjen opozitës LVV-LDK.
Mirëpo
me këtë nuk ishin dakord mafio-politika që e kishte kapur dhe sunduar prej 20
vitesh Kosovën . Ata u mirëorganizuan dhe kryen një grusht shteti parlamentar
duke e rrëzuar qeverinë legjitime.Por kjo nuk do të zgjasë shumë në Kosovë,
sepse populli i Kosovës nuk pajtohet dhe nuk do ta lejojë gjatë që të qeveriset
nga një qeverisje jolegjitime e cila ia ka grabitur vullnetin dhe demokracinë
atij, nuk do ta tolerojë populli i Kosovës politikën e qeverisë aktuale
antidemokratike, antiligj dhe antiVETING që ajo ta mbajë peng Kosovën.