Mendime
Skënder Kapiti: Shqipëria - 75 vite në tranzicion komunist!
E enjte, 17.09.2020, 09:47 PM
SHQIPËRIA- 75 VITE NË TRANZICION KOMUNIST(1945-2020)
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Në
vitet 1990 komunizmi në Shqipëri vetëra si Republikë Socialiste, dhe më pas prej
30 vitesh komunizmi po “luftohet” po nga
ishkomunistët e konvertuar në antikomunistë e kapitalistë. Ky është
absurditeti, dhe prandaj prej 75 vitesh
Shqipëria është në tranzicion komunist, dhe nuk dihet se sa do zgjasë ky lloj
tranzicioni.
Shqipëria
edhe sot mbetet Shteti i fundit në Europë në rrugën e zhvillimit, të
mirëqënies, të shtetmodernndërtimit, të demokracisë, të civilizimit dhe të
integrimit. Kjo sepse nuk është e lehtë crrënjosja e komunizmit dhe as
dekomunistifikimi i Shqipërisë pasi këtë
nuk e bëjnë as ishkomunistët e ish sigurimsat e shtetit, por as neokomunistët
bijë e bija të tyre si dhe as shkrimtarët e letrarët, as gazetarët e mediatikët
e ishrealizmit socialist që dominojnë ende edhe sot: edhe akademinë, botimet,
reklamën dhe promovojnë me nostalgji dhe me
mjaft finesë “arritjet”e komunizmit.
Komunizmi
ra si pasojë e asaj se komunizmi si i
diskredituar dhe i dështuar u tërhoq me djallëzi, me qëllim për t’u rikthyer e
vazhduar si demokraci, por si demokraci e rrejshme. Shqipëria mbeti në
tranzicion socialist që prej 75 vitesh
sepse kështu deshi edhe Europa,
për të eksperimentuar me tranzicionin në
Shqipëri.
Nuk
është tranzicion kjo periudha që kur vetëra komunizmi diktatorial enverist në
Shqipëri në vitet 90-të , nuk është tranzicion kjo periudhë kohore e
këtyre 30 viteve të fundit, por tranzicion është përiudha 75 vjecare që
kur u instalua në Shqipëri Regjimi Komunist.
Tranzicion
quhet gjithmonë koha e tashme që kalon, por politikisht kjo e tashme është 75
vjecare.
Kjo
sepse komunizmi në Shqipëri ka ndërruar maskën , është bërë në dukje më liberal
dhe komunizëm kapitalist. Ashtu sikurse edhe komunizmi i 45 viteve që
ishte një komunizëm antihuman ashtu edhe
metamorfoza demokratike e atij komunizmi, sot si neokomunizëm liberal ka natyrë
po antihumane e djallëzore. Populli vuante e pësonte dje nën demokracinë socialiste , por po vuan dhe po e pëson edhe
sot nën pseudodemokracinë neokomuniste, në këtë rilindjen e moderuar
socialiste.
Reformat
që kanë ndëmarrë edhe regjimet politike të këtyre 30 viteve të fundit janë
reforma prej të cilave ka përfituar klasa e ishregjimit diktatorial të Enver
Hoxhës.
Kudo:
në pushtet, në parlament, në bashki, në politikë, diplomaci , ekonomi , biznese
, në akademi, në media dhe administratën shtetërore si dhe në sistemin e drejtësisë janë po ai
brum dhe po ajo trashëgimi dhe trashëgimtarët biologjikë e politikë të regjimit
diktatorial.
Prandaj
dhe në keto kushte ka vazhdimësi edhe sot të tranzicionit komunist 75 vjecar.
Gjatë këtij tranzicioni komunist, në fazën e parë të tij ,të asaj që quhet
diktatura komuniste të viteve 1945-90-të , nacionalizmi dhe fisnikëria
intelekltuale e patriotike u shpronësua, u persekutua, u burgos e u vra, ndërsa
në periudhën e moderuar e dytë të pas tij, në
komunizmin e sotëm të moderuar të
këtyre 30 viteve të fundit, nacional-patriotizmi pothuajse është asgjësuar jo me dhunë e me
përsekutim , por iu imponua që ata të
largohen nga Shqipëria, u shpronësuan për së dyti me ligjin e tokës dhe të
pasurisë si një ligj komunist si ai i
viteve të pas luftës, 1945, kur u montua
regjimi diktatorial.
Nuk
është e vërtetë se Komunizmi në Shqipëri ra nga revolucioni apo nga ndonjë
lëvizje demokratike në vitet 1990. Komunizmi në ato vite vetë ra si diktatura e
egër pasi ajo konsumoi veten, por që nga rrënjët e saj lastuan dhe u
rritën filizat e neokomunizmit liberal,
ku sundimin e mori njeriu i ri i botëkuptimit socialist, bijtë, bijat e nipërit
e baballarëve të diktaturës komuniste si dhe ata të cilët nga ishkomunistë u
konvertuan në demokratë. Dhe këta të tillët e sundojnë edhe sot Shqipërinë.
Këta kanë kapur pluralizmin politik,
partitë, politikën , shtetin , drejtësinë, diplomacinë, korrupsionin,pasuritë
kombëtare, ekonominë, kapitalizmin, shtetin dhe demokracinë. Prandaj akoma
vazhdon tranzicioni komunist 75 vjecar me mutacione dhe i metamorforizuar si
kapitalizëm grabitqar.