E premte, 26.04.2024, 11:22 PM (GMT+1)

Mendime

Flamur Beqiri: Identiteti nacional shqiptar është në rrezik

E marte, 25.08.2020, 05:24 PM


Flamur Beqiri:

Identiteti nacional shqiptar është në rrezik nga prevalenca e interesit, të një numri jo të vogël, të shoqërisë për identitet religjioz.

Pra, një lloj defanzive shoqërore e identitetit nacional karshi një identitetit religjioz me karakter zullumqar.

Krejt kjo është duke ndodhur në bashkëpunim të ngushtë në mes të një pjese të institucioneve shtetërore, institucioneve religjioze dhe shteteve "mike" të interesuara për ngritje dhe avansim të dijes teologjike në raport asimetrik me nevojën për arsimim dhe edukim publik normal, dhe nevojën e domosdoshme për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore e kombëtare.

Me gjithë pushtimin oriental, me shekuj, dhe prezencës multi-fetare shqiptarët kanë arritur të ruajnë dhe t'i jepin përparsi sentimentit nacional karshi atij religjioz përmes respektit të ndërsjellë dhe bashkjetesës fetare. Ndërsa, sot rrezikojmë të ridimensionojmë "luftën" për një jetë më të  mirë në një luftë për ma shumë objekte kultin mejtepe e medh`hebe-t,  në aleancë, të themi, me një "kryqëzatë" të re e cila ka për qëllim rimarrjen në kontrollë të territoreve të pushtuara nga një perandori tashmë inekzistente.  Kjo fushatë apo ky indoktrinim duket se ndodhë dhe gjenë aplikim që nga paslufta dhe si pasojë derivon në një pseudoreligjioizëm të paspjegueshëm, i cili gjenë aplikim tek një numër jo i vogël i popullatës shqiptare, sidomos tek ata me nivel të ulët edukativo-arsimor, ndërsa ka tendenca të shkalloj në një histeri kolektive, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Për Maqedoninë dhe shqiptarët e Maqedonisë nuk kemi çfarë të flasim, me apo pa vetëdije, janë pashmangshëm në proces të devalvimit dhe degradimit të kulturës dhe traditave shqiptare!

Mbi këto premisa e ardhmja e shqipeve duket e zymtë!

https://www.facebook.com/flamurbeqiri68/posts/10220677745907215



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora