| E marte, 25.08.2020, 05:24 PM |
Flamur Beqiri:
Identiteti
nacional shqiptar është në rrezik nga prevalenca e interesit, të një numri jo
të vogël, të shoqërisë për identitet religjioz.
Pra,
një lloj defanzive shoqërore e identitetit nacional karshi një identitetit
religjioz me karakter zullumqar.
Krejt
kjo është duke ndodhur në bashkëpunim të ngushtë në mes të një pjese të
institucioneve shtetërore, institucioneve religjioze dhe shteteve
"mike" të interesuara për ngritje dhe avansim të dijes teologjike në
raport asimetrik me nevojën për arsimim dhe edukim publik normal, dhe nevojën e
domosdoshme për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore e kombëtare.
Me
gjithë pushtimin oriental, me shekuj, dhe prezencës multi-fetare shqiptarët
kanë arritur të ruajnë dhe t'i jepin përparsi sentimentit nacional karshi atij
religjioz përmes respektit të ndërsjellë dhe bashkjetesës fetare. Ndërsa, sot
rrezikojmë të ridimensionojmë "luftën" për një jetë më të mirë në një luftë për ma shumë objekte kultin
mejtepe e medh`hebe-t, në aleancë, të
themi, me një "kryqëzatë" të re e cila ka për qëllim rimarrjen në
kontrollë të territoreve të pushtuara nga një perandori tashmë inekzistente. Kjo fushatë apo ky indoktrinim duket se
ndodhë dhe gjenë aplikim që nga paslufta dhe si pasojë derivon në një
pseudoreligjioizëm të paspjegueshëm, i cili gjenë aplikim tek një numër jo i
vogël i popullatës shqiptare, sidomos tek ata me nivel të ulët edukativo-arsimor,
ndërsa ka tendenca të shkalloj në një histeri kolektive, si në Kosovë ashtu
edhe në Shqipëri.
Për
Maqedoninë dhe shqiptarët e Maqedonisë nuk kemi çfarë të flasim, me apo pa
vetëdije, janë pashmangshëm në proces të devalvimit dhe degradimit të kulturës
dhe traditave shqiptare!
Mbi
këto premisa e ardhmja e shqipeve duket e zymtë!
https://www.facebook.com/flamurbeqiri68/posts/10220677745907215