E premte, 26.04.2024, 05:57 AM (GMT+1)

Mendime

Klajd Kapinova: Me Joe Biden shqiptaro amerikanët janë në anën më negative të historisë

E marte, 14.07.2020, 07:02 AM


Me Joe Biden shqiptaro amerikanët janë në anën më negative të historisë

“Shqiptarët, historikisht, kanë pasur si armik kryesor vetë shqiptarët.” - Domenik Konica

Nga Klajd Kapinova

Në SHBA dhe me saktë këtu në shtetin metropolitan botëror të New York–ut, shqiptarët apo kosovaro amerikanët, të mbështetur fuqishëm me kontribut financiarë fatkeqsisht edhe nga bashkatdhtarët tanë nga Shqipëria, shqiptarët respektivë të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, çdo vit në mënyrë sistematike kanë mbledhur me qindra apo miliona dollarë për idhullin e tyre të rrejshëm Joe Biden, ish zv/President i SHBA për vitet 2008-2016.

Biden një idhull i rrejshëm

Pse hesht Joseph DioGuardi, themeluesi i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, që ka organizuar me pompozitet mediatik me dhjetra dreka dhe darka, për nder të idhullit të tij socialist Joe Biden!?

Pse Presidentët dhe ish presidentët në pension respektivë të Kosovës dhe Shqipërisë heshtin për kandidatin për president të SHBA socialistin Biden!?

Pse organizatat majtiste dhe gjoja “atdhetare” shqipfolëse kosovare këtu në SHBA dhe atje në vendlindje vazhdojnë si gur varri të heshtin!?

Pse hesht si zakonisht gazeta zhurmëmadhe “atdhetare” private “Dielli” (1909) e cila bërtet ne konferenca dhe shkrime kilometrike moralizuese për “nacionalizmin” primitiv se është themeluar “për të qenë gjithnjë një tribunë apo zë i fuqishëm i çështjes shqiptare në SHBA”!?

Pse vijon të luaj rolin e sherrbudallit me heshtje “gazeta” tjetër private humoristike në internet e “komunitetit” “Illyria” (1991) e cila ndër vite vazhdimisht i ka mbushur faqet e saj me reklama apo artikuj servilizmin në mbështjetje të Biden dhe Obamës gjatë viteve të shkatërrimit të Amerikës më 2008-2016!?

Pse heshtin e bëhen memecë kryeministrat aktualë dhe ish kryeministrat tashmë të rënë nga fiku në Shqipëri e Kosovës!?

Pse deri më sot kanë heshtur mediat e korruptuara qeveritare dhe “opozitare’ në vendlindje të cilat tjerrin histori kote apo lesh arapi çdo ditë!?

Ku janë të vetëquajturit “analistët” e “intelektualë” që bëjnë lloqe kavaje çdo ditë në kanalet televizive dhe median e shkruar online!?

Ku jeni ju “patriot” apo “nacionalistë”, që 24/7 apo 365 ditë të vitit na keni rrahur gjoksin para mediave për adashin tuaj shpirtëror dhe antishqiptar Joe Biden!?

Lukunia juaj servile dhe grykësore për para dhe pushtet anë e mbarë botës, na ka bërë gjithnjë thirrje përmes mediave mashtruese të votojmë çiftin shterp politike Obama-Biden në vitet 2008 dhe 2012!?

Mos të harrojmë se Biden, ka thënë atë që ka ndjerë thellë në shpirt dhe zemër ndër vite edhe ish Presidenti më i keq në të gjithë historinë e SHBA-së Barok Hysen Obama.

Gjatë 8 vjetëve, dyshja e majtë globaliste antishqiptare Obama & Biden, nuk kanë bërë asnjëherë vlerësim për Shën Nënë Terezën edhe kur Ajo u bë e shenjt në periudhën e presidencës apo administratës së turpshme të tyre.

Biden përkrah abordin

Për më tepër, Jozef Biden, ndonëse formalisht ose për traditë të prindërve të tij i perket besimi katolik, ai përkrah abordin e foshnjave.

Është i habitshëm fakti, se Vatikani dhe vetë Ati i Shenjtë papa Francesku e ka pritur Jozef Biden me qylym të kuq si zv President të SHBA, gjatë kohës që ai punonte si numëri dy në administratën Obama.

Media botërore shpesh ka njoftuar, se Ati i Shenjtë papa Francesku vazhdimisht ka bërë deklarata të mirëfillta politike kundër Presidentit Donald J. Trump, që gjithë jetës ka qenë dhe është Pro Jetës dhe Kundër Abordit.

Presidenti Trump, vjen nga një familje konservatore kristiane, që respekton familjen dhe vlerat e doktrinës kristiane.

Për më tepër gruaja e tij ballkanase Melanie Trump, e cila flet 6 gjuhë të huaja, është një topmodele e shquar sllovene, vajzë e një familje emigrantësh katolike.

Para një muaji, me inistiativën personale të Zonjë së Parë në Shtëpisë e Bardhë mrs. Melanie Trump, në ambientet e një kishe katolike në Washington D.C., u inagurua vendosja e një monumenti gjigand, kushtuar shën papa Gjon Palit II, ku, i pranishëm ishte edhe bashkëshorti i saj Presidenti i sukseshëm Donald J. Trump…

Biden, ka qenë dhe mbetet mbështetës prej 50 vitesh si senator dhe zv President i SHBA-së Kundër Jetës dhe Pro Vdekjes apo Abordit të fëmijëve të palindur në barkun e nënës…, ashtu sikurse është sot programi kryesor absurd i gjithë partisë së tyre liberale, globaliste socialiste.

Presidenti Trump e kundërta e Biden-it

Presidentin e suksesshëm Donald J. Trump e urren mbi 98% e mediave globaliste FAKE “News”, të cilat dikur e lartësuan atë si një bisnesmen dhe personalitet, duke e ngritur në qiell, për sukseset në bisnesin e tij dhe show-t, pranë kanaleve televizive të tyre.

Eshtë më mirë, që shqiptarët e majtë në SHBA dhe vendlindje, të shikojnë në Youtube deklaratën e Trumpit, për vlerësimin e figurës së shenjtneshes Shën Nënë Terezës. https://www.youtube.com/watch?v=iIgT-vqlZpE

Joe dhe Cloyes DioGuardi mbështetës të Biden-it

Me të drejtë, bashkatdhetari Peter Lumaj shkruan, se: “Joe dhe Cloyes DioGuardi, janë mbështetës të Biden-it. Le të mos futemi në anën e gabuar të historisë këtë herë. Kur Trump-i të rizgjidhet, Biden dhe DioGuardi nuk do të jenë aty për ne. Gjithçka që u intereson janë paratë tuaja!”

Dhjetë 18 vjet më parë, në muajin qershor të vitit 2002, në Washington, DC, Cloyes DioGuardi vlerësoi Biden, gjatë darkës së shtruar në nder të tij si fitues i Çmimit të Paqes në Ballkan, dhënë nga LQSHA.

Ende sot, askush nuk di konkretisht me fakte, se cili ishte kontributi i Biden për hapjen e vendeve të reja të punës, uljen e taksave për punëtorët e shtresës së varfër dhe të mesme të taksapagues të komunitetit shqiptaro amerikanë etj.

Më në fund shqiptarët e Amerikës e kuptuan në anglisht (se në shqip ky lajm nuk u botua asnjëherë), se Joe Biden-it, Joe dhe Cloyes DioGuardi-t, për dekada më radhë gjithmonë u kanë interesuar më shumë organizimi i drekave dhe darkave fondmbledhëse nga shqiptaro amerikanëve fisnik, naiv dhe zemërbujarë.

Biden në Beograd

Sot kameleoni artist Biden, mbetet i nderuar dhe respektuar në komunitetin tonë, sepse media këtu gjoja atdhetare dhe nacionaliste nuk do të ulë prestigjin e tij dyfytyrësh, para zgjedhjeve presidenciale të fundvitit 2020.

Nëse Presidenti Trump, do të bënte një deklaratë të tillë si Biden, që i kërkoj ndjesë Serbisë, për bombardimet e vitit 1999, ai do të ishte kryqzuar me kritika dhe anatemime histerike nga gazetarucët shqiptaro amerikanë globalistë, që po vegjetojnë në SHBA.

Gjatë 8 vjetve si zv/President Biden nuk bëri asgjë të mirë për komunitetin tonë shqiptaro amerikanë, por përkundrazi ai dhe Presidenti Obama na rritën taksat, shtuan papunësinë në radhët e komunitetit tonë (më së shtumti në Detroit, shteti i Michigan-it, ku u mbyllen me qindra fabrika të GMC). Ata nxorën me forcë jashtë SHBA mbi 5,000.000 emigrantë pa dokumente, ku, qindra dhe mijëra prej tyre ishin bashkatdhetarët tanë…

Letra e plotë

Të nderuar miq dhe përkrahës,

Siç disa nga ju tanimë e dijnë, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane ka punuar shumë me Joe Biden, që nga fillimi i Luftës në Kosovë me 1998 deri sa ai u bë Zëvendës President i Barack Obama-s në vitin 2008.

Joe DioGuardi ka dëshmuar në dëgjimin kongresional për Kosovën të udhëhequr nga Biden si kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në vitin 1998.

Liga Qytetare mandej ka mbajtur një takim historik që ka zgjatë mbi tri orë në lidhje me Kosovën bashkë me Joe Biden në Columbus Citizens Foundation në New York City në vitin 2001.

Në vitin 2002, Joe Biden ishte ligjëruesi kryesor në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të 12-të të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, e cila e mbajtë në Sheraton Hotel në Manhattan. Më vonë atë vit, Liga Qytetare e nderoi z. Biden me Cminin e Paqës në Ballkan në një ceremoni speciale të mbajtur në Capitol Hill Club në Ëashington, DC, si mirënjohje për përpjekjet e tij të vazhdueshme për të sjellë paqe afatgjatë dhe të drejtë në Evropën Juglindore.

Këto janë vetëm disa nga aktivitet kyce të përbashkëta, por ka edhe shumë të tjera për të cilat kemi punuar ngushtë me stafin e politikës së jashtme të Joe Biden, për të sfiduar Administratën e Presidentit Bush në lidhje me politikën e jashtme për Evropës Juglindore. Siç e dini, Presidenti George Ë. Bush përfundimisht do të njihte pavarësinë e Kosovës ne shkurt 2008.

Marrëdhënja jonë me Joe Biden nuk ka të bëjë me përkatësinë politike partiake. Për mbi tridhjetë vite, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane ka punuar me Anëtarë të Kongresit nga të dyja anët e politikës partiake.

Marrëdhënja jonë me Joe Biden është rezultat e përkrahjes së tij ndaj popullit shqiptar kurdo që ne kishim nevojë për të. Ai ka luajtur një rol shumë impresiv dhe të dukshëm në adresimin e problemeve të Kosovës, shqiptarëve ne Maqedoni, si dhe gjithë Evropës Juglindore.

Për këtë arsye, ne shpresojmë se ju do të vizitoni projektin tone www.AlbaniansForBiden.com dhe do të jepni një donacion/kontribut aq s akeni mundësi për të ndihmuar direkt garën e Biden për President të SHBA-ve duke klikuar ketu. Gjithe te mirat, (Firma) Shirley Cloyes DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e Ballkanit

Lajmi original në Youtube në gjuhën angleze

Democrat Candidate for President Joe Biden Apologizes to Serbs for NATO Airstrikes In 1999

Its important to know that Serbia at the time was conducting Genocide against innocent people.

Originally published at: RadioFreeEurope U.S. Vice President Joe Biden has offered condolences to the families of Serbs who were killed in NATO air strikes during the Kosovo conflict in 1999.

Biden's comments came on August 16, after talks in Belgrade with Serbian Prime Minister Aleksander Vucic.

They mark the first such gesture by a high-ranking U.S. official. U.S.-led NATO forces launched 11 weeks of airstrikes against Yugoslavia, forcing the withdrawal of Serbian forces from Kosovo in June 1999. (RFE/RL's Balkan Service)

Yougoslavia under the leadership of dictator Slobodan Miloševi? commited genocide against the innocent Albanian people of Kosovo, the Croats and Bosnians.

According to the International Center for Transitional Justice, the Yugoslav Wars resulted in the death of 140,000 people.

The Humanitarian Law Center estimates that in the conflicts in the former Yugoslav republics at least 130,000 people were killed. https://www.rferl.org/a/biden-nato-airstrikes/27926992.html

Serbët në Hollywood dhe Hollywood për serbët

Disa nga serbët në Hollywood, permes tematikave te filmave te ndryshme artistike dhe aktoret me fame boterore qe lozin keto filma. Ata janë të famshëm edhe në kulturën popullore. Në kulturën popullore:

Jehona e cultures, traditave dhe zakomeve origiinale të tyre është bërë në rrugë dhe forma të ndryshme kulturore.

I mirënjour është filmi dokumentar në gjuhën angleze me titull: Tesla Nation”, i cili, trajton gjerësisht historinë 250 vjecare të komunitetit të madh serbo amerikanë në shumë shtete të Amerikës.

Aktori i famshëm amerikan Brad Dexter luan Senatorin lindor, i cili, jep një leksion serb në filmin Shampoo të 1975.

Craig Wasson luan rolin e një serbo amerikani Danilo Prozor, në filmin e vitit 1981 me titull Four Friends.

Në këtë film, Danilo, ka konflikte me babanë e tij, luftën e tij me trashëgiminë e tij, marrëdhënien e tij të ngushtë me të dashurën dhe martesën e tij të prishur me një debutuese të Long Island.

Sam Rockwell luan një boksier serbo amerikan, Pero Mahalovic, në filmin e vitit 2002, me titull: Mirë se vini në Hollynwood.

Aktori i famshëm Tom Cruise, luan rolin e një serbo amerikani, Stefan Djordjevic, në filmin e njohur: Të gjitha të Drejtat Lëviz.

Filmi i George Clooney, Good Night and Good Luck, është i bazuar në ngjarjet që rrethojnë shkarkimin e serbit amerikan Milo Radulovich, gjatë frikës së Kuqe Amerikane.

Simone Simon, interpreton stilisten me origjinë serbe, Irena Dubrovna, në filmin Cat People (filmi i vitit 1942).

Ajo gjithashtu shfaqet në fimin tjetër Curse of the Cat People, një vazhdim i vitit 1944 dhe në fimin: The Cat People.

Philip Dorn interpreton Draža Mihailovi? luan në filmin çetnik të Hollywood-it në vitin 1943, me titull: Fighting Guerrillas.

Lojë video GTA IV përfshin karaktere serbe.

Rrethimi diplomatik (1999), është titulli i një filmi amerikan me aksion, i cili, paraqet rrëmbyesit serbë, që kërkojnë lirimin e një krimineli lufte.

Vrasja Sezoni (2013), është një film thriller amerikan me aksion, i cili, paraqet grindjet midis veteranëve amerikanë dhe serbë.

America Someone else, është një film i regjizorit Goran Paskaljevi? rezlizuar në vitin 1995. Ngjarjet e filmit artistic, zhvillohen ne shtetin e New York-ut.  Filmi përshkruan jetën e një emigranti të paligjshëm serb dhe familjes së tij në Long Island në NY.

Të veçantat e Joe Biden

Makina ultra e majtë mediatike propagandistike amerikane e ndihmuar fuqishëm dhe hapur nga poseduesit e teknologjise bashkohore të rrjeteve sociale etj., që shkurt përmblidhen me dyfjalëshin e saktë Fake News, po mundohet me gjylpana ringjalljeje dhe patericat mediatike të ngrenë nga gjendja të përgjumurin, plakun 77 vjeç Joe Biden, me shpresën e kotë (sikurse u nodhi me Hilarin), për të rivendosur atë me katapultë (sikurse bënë me të panjohurin Obama) në Shtëpinë e Bardhë.

Populli i zgjuar amerikanë, është i veçantë dhe fjalë pak në të gjithë botën, sepse nuk influencohet nga Poll fallco, që gazetat të vetëquajtura prestigjioze këtu hartojnë në zyrat luksoze të tyre.

Rasti i Hilary Clionton përmbysi besueshmerinë dhe seriozitetin e tyre, duke nxjerrë të zbuluar mashtrimin e madh mediatik të dekadave me radhë të redaksive dhe kanaleve televizive të majta globaliste.

Ata shpresojnë se Biden (1942), që pret të emerohet së shpejti si kandidat socialist, për president nga Kuvendi i Partisë Demokratike, mund të ndërtojë trashëgiminë e Obamës dhe të “bashkojë” vendin.

Vetë votuesit demokratë tashmë të lëkundur dhe mosbesues ndaj tij thonë se ai kishte mundsi të bënte realitet idetë e tij kur ishte 8 vjet në Shtëpinë e Bardhë dhe për 50 vjet si senator.

Biden, është rritur në Scranton, Pennsylvania dhe New Castle County, Delaware. Ai studioi në Universitetin e Delaware para se të merrte gradën e tij si avokat nga Universiteti Siracuse. Jozefi, u bë avokat në 1969 dhe u zgjodh në Këshillin e Qarkut New Castle në vitin 1970.

Joseph Robinette Biden Jr., ishte senator në gjashtë mandate, duke përfaqsuar Delaware. Biden, u zgjodh për herë të parë senator në vitin 1972 dhe 16 vjet më vonë kërkoi emerimin e demokratëve, për President në vitin 1988 dhe 2008, por doli pa sukses. Kur Obama fitoi emerimin e partisë së tij ai e mori Biden si zv President për 8 vjet (2008-2016).

Njeriu i gafave me tematikë të ndryshme Biden, ka shërbyer në jetën publike për rreth një gjysmë shekulli, nga kati i nëndheshëm i shtëpisë së tij për tre muaj i ndrydhur brenda bëri deklarata dhe video, ku, ka theksuar përvojën e tij qeverisëse, duke u munduar tu hedh hi syve votuesve skeptik ndaj tij. Mosbesuesit ndaj tij, për fat te keq të Biden-it, pjesa më e madhe e tyre janë të partisë së demokratike (socialiste).

Sleepy Joe mbështet shtimin e një opsioni publik në Aktin e Kujdesit të Përballueshëm, por kundërshton "Medicare për të gjithë" (Obamacare), që mbrohet me fanatizëm Kirsten Gillibrand nga senator e kongresistë amerikanë, si: Bernie Sander, Kirsten Gillibrand, AOC, Pelosi, Schummer, Nadler, Schiff, Bill & Hilary Clinton, ekstremistë apo radikalë komunistë e socialistë dhe disa “përparimtarë” të tjerë të kupolës në partinë e tij socialiste.

Për një kohë të gjatë, senatori i vjetër Biden, ka qenë ish kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, ku, pranon fatmirësisht mbrojtjen e rolit të Amerikës si një udhëheqës në skenën globale.

Në tetor të vitit 2015, Biden publikisht njoftoi përmes mediave të tij të ekstremit të majtë, se nuk do të kërkoj të hyjë në garën për presidencën në zgjedhjet e vitit 2016.

Në janar 2017, Obama e vlerësoi vetën përmes Biden, me Medaljen e Lirisë, të cilën e jep vetëm Presidenca.

Sleepy Joe, habiti opinionin amerikanë dhe mbarë botën, kur njoftoi kandidaturën e tij për vitin 2020 për president më 25 prill 2019, dhe në qershor ai arriti në pragun e 1.991 delegatëve të nevojshëm, për të siguruar emërimin e partisë së tij.

Ky lajm i hapi atij histori të hidhura të së kaluarës, gjatë kohës, që ai ishte si zv/ President i SHBA-së, për të cilat do të flasim më poshtë.

Hunter me Jozefin dhe kompania e gazit në Ukrahinë

Media e majtë amerikane si The New York Times, Washington post, Daily News, revista TIME, CNN, ABC News, etj., gjatë viteve 2013-2016 kanë shkruar dhe folur gjerësisht për Kompaninë e madhe të gazit ukrahinase me emrin Burizma dhe Hunter Biden, djalin e ish zv Presidentit të SHBA Joe Biden Jr.

Historia është e thellë dhe shumë komplekse. Sot mediat e majta të grupit Fake News, nuk flasin dhe shkruajnë më asnjë rresht për Hunter dhe Joe Biden, qysh kur ai vuri kandidaturën për tu bërë kandidati “democrat”, për postin e Presidentit të SHBA.

Një kompani e gazit në Ukrainë e lidhur me djalin e Joe Biden, është në qendër të fajësimit të drejtë nga Presidenti Trump.

Nënkryetari i shtetit të SHBA-së Joe Biden, është fiksuar në celuloid nga fotografët e skandaleve, duke u larguar nga Forcat Ajrore me mbesën e tij Finnegan Biden dhe djalin Hunter Biden në aeroportin e Pekinit më 4 dhjetor 2013.

Fotoja historike si prove e madhe e konfliktit të interesit, është realizuar nga fotografi i Agjencise britanike Reuters.

Joe Biden, ish zv/Presidenti i SHBA-së gjatë kohës në detyrë, ka shfrytëzuar padrejtësisht avionin shtetëror, për punët private me miliona dollarë të bisnesit të djalit të tij.

Kompania e gazit ukrainas Burisma e lidhur me djalin e Biden-it, është përmendur vazhdimisht nga media amerikane e majtë vite më pare në lidhje me të vërtetat e thëna publikisht në vitin 2019 nga Presidenti Donald J. Trump.

Gjatë një telefonate më 25 korrikut 2019, Trump i kërkoi presidentit të Ukrainës që të filloj hetimet e korrupsionit ndaj ish zv/Presidentit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden për Burisma Holdings, një kompani ukrainase e gazit natyror.

Socialistët specialist të mediave të majta gënjyen duke thënë se Trump I ka bërë presion presidentit të Ukrahinës, gjë të cilën ky e fundit e hodhi poshtë kur ishte në New York në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Kjo i zemëroi edhe më shumë gazetarucët socialkomunistë, sepse Trump i nxori zbuluar dhe si mashtrues mediatik të popullit amerikanë kur ai urdhëroi që të bëhet publike bideda e tij telefonike me presidentin e Ukrahinës, dhe se përmbajtja e saj e publikuar edhe në faqen zyrtare të Shtepisë së Bardhë, nuk tregonte asnjë lloj fjalë apo shprehje kërcënimi.

Media FAKE News nxiti radikalë socialstë në Kongresin Amerikan të dominuar nga komunistët dhe socialstët, që të fillojnë një hetim për shkarkimin e tij.

Socialostët dritëshkurtër, mbeten të shokuar, kur 3 kongresistë demokratë iu bashkuan votimeve të republikanëve kundër shkarkimit të Presidentit Trump.

Kongresisti ekstremist socialist Adam Schiff arriti paturpsisht, që para Kongresit dhe popullit amerikanë (i cili, po e ndiqte direkt shown farsë të socialistëve në TV kombtarë), të deformoj me qëllim mashtrimi bisedën midis presidentit amerikan Trump dhe presidentit të Ukrahinës.

Kjo bëri bujë kudo. Ky verpim i turpshem skandaloz, zemëroi edhe mediat e majta. Kështu gazeta e përditshme Washingotn Post, në faqen e parë të saj, në mengjez nxori fytyrën e kongresmenit nga California Adam Schiff i vizatuar me një hundë të gjatë si pinoku si gënjështar, duke e vleresuar edhe me 6 pinokë të tjerë, si simbol i rrencakut serialë të stërmadh…

Senati i dominuar nga republikanët e rrëzoi me 53 vota procesin fallco të shkarkimit të Presidentit. Kjo edhe për faktin se 8 jusristë dhe konstitucionalist të shkelqyer amerikanë io bëne një mbrojtje dinjitoze para Senatit Presidentit të pafajshëm Donald J. Trump.

Nje kongresmen democrat nga New Jersey, arrti deri aty se i rezoltuar dha doreheqen publikisht si kongresist demokrat dhe u konvertua kongresist republikan dhe u bë në antar i partisë republikane. Këtë akt burrëror dhe fisnik, ai e bëri publike, gjatë një takimi special në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump.

Historikisht, dihet se qeveritë dhe presidentët amerikanë majtas apo djathtas, luftën kundër korrupsionit brenda SHBA-së dhe jashtë saj e kanë si detyrë kryesore.

Hunter, filloi punën për Burisma-n në vitin 2014. Biden, si ish nënkryetari i SHBA-së, i drejtoi përpjekjet e administratës Obama për të bërë presion ndaj Ukrainës gjoja për të shkatërruar “korrupsionin”. Ai në fakt bëri të kundërtën, sepse mbuloi mjeshtërisht korrupsionin e djalit të tij!

Nga ana e tjetër, Trump dhe avokati i tij personal ish Kryetari i Bashkisë së New York City zoti Rudy Giuliani kanë sugjeruar, me dokumente dhe prova, se Biden i bëri presion Ukrainës për të shkarkuar Prokurorin e Përgjitshëm, i cili, ishte duke hetuar Burisma Holdings. (https://www.youtube.com/watch?v=70k5ZNAkeWs)

Faktet e reja në lidhje me Burisma Holdings

Gjatë gjithë kësaj kohe investiguesit e gazetave dhe agjencive të lajmeve të fuqishme këtu në SHBA, në prag të zgjedhjeve të 3 nënorit 2020, po vazhdojnë të sjellin para publikut dhe opinionit amerikanë njoftime të reja mbi korrupsionin e vijueshëm të familjes Biden në Ukrahinë.

Kështu Burisma Holdings, është ndër kompanitë më të mëdha të pavarura të gazit natyror të Ukrainës. Ajo është themeluar në vitin 2002 nga Mykola Zlochevsky, një aleat i ish Presidentit të Ukrainës Viktor Janukovych udhëheqësi pro Rusisë, i cili, u rrëzua nga pushteti në vitin 2014 dhe që prej asaj kohe jeton në mërgim si i strehuar politik në Rusi.

Një tjetër figurë e madhe e korrupsionit është edhe Zlochevsky, i cili, shërbeu si Ministër i Ekologjisë së Ukrainës nën presidencën e Yanukovych, duke marrë rolin ministrit në vitin 2010.

Zlochevsky, gjithashtu iku nga vendi jo shumë kohë pasi Janukoviç shkoj si azilant politikë në mërgim, sipas New York Times, pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës hapi hetime të shumta ndaj tij dhe bizneseve të tij, duke përfshirë dyshimin për shmangie nga taksat dhe pastrim parash…

Cili ishte roli i Hunter Biden në Burisma?

Në muajin prill të vitit 2014, djali i Biden Hunter u bashkua me bordin e Burisma Holdings.

Hunter, shërbeu në tabelë deri në fillim të vitit 2019. Media e majtë amerikane, pothuajse cdo ditë shkruante histori mbi këtë temë, duke menduar apo harruar se Joe Biden nuk do të kandidonte në rolin e Presidentit të SHBA.

Kur ai shprehu ambicien për rihyrë në garë tashmë si President në Zyrën Ovale të Shtëpisë s ë Bardhë, media e majtë pushoi aktivitetin informues dhe investigative ndaj familjes Biden në Ukrahinë. (Shiko fotot ilustruese të shkrimit)

Për më tepër në atë kohë, një agjenci lajmesh, duke siguruar burime të brendshme anonimati nga kompania në fjalë, tha se Hunter Biden ishte "përgjegjës i njësisë juridike të Holdings dhe do të siguroj mbështetje për kompaninë përballë organizatave ndërkombëtare."

Kur e shumta njoftimet po vinin me shpejtësi nga Ukrahina, NYT bëri verbërisht të paditurën dhe po mundohet edhe sot të fsheh dhe shpesh edhe të mohoj direkt vetveten, se nuk ekziston kjo histori korrupsioni.

Kjo për faktin se The New York Times, nuk do ta vë në pozitë të vështirë kandidatin “democrat” për president Joe Biden, që është politikisht i majtë, sikurse vetë gazetat e fuqishme globaliste, që tashmë po e mbrojne atë.

Kështu NYT, po përdor një taktikë tjetër mohimi, duke i vendosur në gojën e djalit të Joe Biden se Hunter lajmet rreth tij nuk janë të sakta dhe se ai kurrë nuk është përgjegjës për çështjet juridike të kompanisë.

Biden në mbrojtje antiligjore të djalin të tij

Hunter Biden u bashkua me kompaninë mbas një muaji pasi Rusia aneksoi Krimesë, një moment i pakëndshëm, që vazhdon t'i vendosë SHBA në kundërshtim me Rusinë lidhur me konfliktin në lindje të Ukrainës.

Sipas bordorove të pagesave mujore, është zbuluar së gjatë kohës kur ishte në Burisma, Hunter raportohet se merrte kompensim një shumë të majme mbi 50,000 dollarë në muaj.

Kësisoj, qysh në fillim, roli i djali i ish zv/Presidentit të SHBA Hunterit në Burisma është kritikuar ashpër nga media, si konflikt interesi për babanë e tij, që ishte ende nënkryetar apo zv/President i SHBA-së.

Asokohe, vetë Joe Biden u përqëndrua shumë në presionin e Ukrainës për të bërë një punë më “të mirë”, që të rrënjos e forcoj korrupsionin. Për këtë ekziston edhe një video, tashmë e bërë publike kudo: https://www.youtube.com/watch?v=70k5ZNAkeWs

Punësimi i tij nga Burisma, është parë si një përpjekje e kompanisë së gazit, për të forcuar imazhin e saj (mburojë) dhe përceptimin (paprekshmërinë), që ajo kishte lidhje të forta me SHBA-së dhe Shtëpinë e Bardhë, ku ishte edhe numeri dy i saj Joe Biden...

Yoshiko M. Herrera, profesor i shkencave politike në Universitetin e Wnsisconsin në Madison dhe një ekspert për Rusinë dhe Eurazinë, i tha The Washington Post, se: "Unë mendoj, se ka një konflikt interesi edhe nëse nuk preket asnjë ligj. Është një shqetësim i madh. Ky është personi kryesor i politikës së administratës së Obamës për Ukrainën dhe djali i Joe Bidenit u punësua papritmas për të qenë drejtor në bordin e prodhuesit më të madh privat të gazit në Ukrainë".

Hunter gjithashtu tha se ai kishte vetëm një bisedë të shkurtër me babain e tij për Burisma-n, i cili, nuk permend detajet thelbësore në lidhje me marrëveshjen.

Nga ana e tjetër, vetë mburoja e korrupsionit Joe Biden ka reaguar, duke thënë se ai mësoi për rolin e djalit të tij në kompani nga raportet e agjencive të ndryshme të lajmeve!!!

Kur Shokin u emërua si Prokuror i Përgjithshëm i Ukrainës në shkurt 2015, ai trashëgoi hetimet për Zlochevsky-n.

Ai gjithashtu nisi një hetim tjetër për licencat fitimprurëse të gazit, që u jepen kompanive të Zlochevsky, ndërsa ai shërbeu si një ministër i lartë në qeverinë e Yanukovych.

Biden, që mori drejtimin e administratës së Obamës në Ukrainë, ishte në qendër të këtyre përpjekjeve dhe kërcënoi se do të sigurojë një miliard dollarë në garanci kredie nga Ukraina nëse Shokin nuk do të pushohej nga detyra.

Pra, është e vërtetë që Biden është në mesin e atyre që e shtyu që Shokin të pushojë nga puna si kryeprokuror i Ukrainës, por deri në kohën kur kjo ndodhi hetimi në Burisma ishte i harruar, sipas Bloomberg.

Të gjithë amerikanë e dijnë, sepse kanë parë një video, ku, Biden me arrogancë dhe një gjuhë vulgare rrugësh, kërkoj padrejtësisht largimin e Kryeprokurit të Ukrahinës Shokin, për të mbrojtur djalin e tij. Ai po e hetonte Hunter Biden, djalin e Joe Biden…

Shënim: Me hollësisht do të shkruaj në një artikull tjetër, duke u mbështetur sërisht në burimet amerikane.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora