| E marte, 14.07.2020, 07:02 AM |
Me Joe Biden shqiptaro amerikanët janë në anën më negative të historisë
“Shqiptarët, historikisht, kanë pasur si armik kryesor vetë shqiptarët.” - Domenik Konica
Nga Klajd
Kapinova
Në SHBA dhe me saktë
këtu në shtetin metropolitan botëror të New York–ut, shqiptarët apo kosovaro
amerikanët, të mbështetur fuqishëm me kontribut financiarë fatkeqsisht edhe nga
bashkatdhtarët tanë nga Shqipëria, shqiptarët respektivë të Malit të Zi dhe
Maqedonisë së Veriut, çdo
vit në mënyrë sistematike kanë mbledhur me qindra apo miliona dollarë për
idhullin e tyre të rrejshëm Joe Biden, ish zv/President i SHBA për vitet
2008-2016.
Biden një
idhull i rrejshëm
Pse hesht
Joseph DioGuardi, themeluesi i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, që ka
organizuar me pompozitet mediatik me dhjetra dreka dhe darka, për nder të
idhullit të tij socialist Joe Biden!?
Pse
Presidentët dhe ish presidentët në pension respektivë të Kosovës dhe Shqipërisë
heshtin për kandidatin për president të SHBA socialistin Biden!?
Pse
organizatat majtiste dhe gjoja “atdhetare” shqipfolëse kosovare këtu në SHBA
dhe atje në vendlindje vazhdojnë si gur varri të heshtin!?
Pse hesht si
zakonisht gazeta zhurmëmadhe “atdhetare” private “Dielli” (1909) e cila bërtet
ne konferenca dhe shkrime kilometrike moralizuese për “nacionalizmin” primitiv
se është themeluar “për të qenë gjithnjë një tribunë apo zë i fuqishëm i çështjes shqiptare në SHBA”!?
Pse vijon të
luaj rolin e sherrbudallit me heshtje “gazeta” tjetër private humoristike në
internet e “komunitetit” “Illyria” (1991) e cila ndër vite vazhdimisht i ka
mbushur faqet e saj me reklama apo artikuj servilizmin në mbështjetje të Biden
dhe Obamës gjatë viteve të shkatërrimit të Amerikës më 2008-2016!?
Pse heshtin e
bëhen memecë kryeministrat aktualë dhe ish kryeministrat tashmë të rënë nga
fiku në Shqipëri e Kosovës!?
Pse deri më
sot kanë heshtur mediat e korruptuara qeveritare dhe “opozitare’ në vendlindje
të cilat tjerrin histori kote apo lesh arapi çdo ditë!?
Ku janë të
vetëquajturit “analistët” e “intelektualë” që bëjnë lloqe kavaje çdo ditë në kanalet televizive dhe
median e shkruar online!?
Ku jeni ju
“patriot” apo “nacionalistë”, që 24/7 apo 365 ditë të vitit na keni rrahur
gjoksin para mediave për adashin tuaj shpirtëror dhe antishqiptar Joe Biden!?
Lukunia juaj
servile dhe grykësore për para dhe pushtet anë e mbarë botës, na ka bërë
gjithnjë thirrje përmes mediave mashtruese të votojmë çiftin
shterp politike Obama-Biden në
vitet 2008 dhe 2012!?
Mos të harrojmë se
Biden, ka thënë atë që ka ndjerë thellë në shpirt dhe zemër ndër vite edhe ish
Presidenti më i keq në të gjithë historinë e SHBA-së Barok Hysen Obama.
Gjatë 8 vjetëve,
dyshja e majtë globaliste antishqiptare Obama & Biden, nuk kanë bërë
asnjëherë vlerësim për Shën Nënë Terezën edhe kur Ajo u bë e shenjt në
periudhën e presidencës apo administratës së turpshme të tyre.
Biden përkrah
abordin
Për më tepër, Jozef
Biden, ndonëse formalisht ose për traditë të prindërve të tij i perket besimi
katolik, ai përkrah abordin e foshnjave.
Është i habitshëm
fakti, se Vatikani dhe vetë Ati i Shenjtë papa Francesku e ka pritur Jozef
Biden me qylym të kuq si zv President të SHBA, gjatë kohës që ai punonte si
numëri dy në administratën Obama.
Media botërore
shpesh ka njoftuar, se Ati i Shenjtë papa Francesku vazhdimisht ka bërë
deklarata të mirëfillta politike kundër Presidentit Donald J. Trump, që
gjithë jetës ka qenë dhe është Pro Jetës dhe Kundër Abordit.
Presidenti Trump,
vjen nga një familje konservatore kristiane, që respekton familjen dhe vlerat e
doktrinës kristiane.
Për më tepër gruaja
e tij ballkanase Melanie Trump, e cila flet 6 gjuhë të huaja, është një
topmodele e shquar sllovene, vajzë e një familje emigrantësh katolike.
Para një muaji, me
inistiativën personale të Zonjë së Parë në Shtëpisë e Bardhë mrs. Melanie
Trump, në ambientet e një kishe katolike në Washington D.C., u inagurua
vendosja e një monumenti gjigand, kushtuar shën papa Gjon Palit II, ku, i pranishëm
ishte edhe bashkëshorti i saj Presidenti i sukseshëm Donald J. Trump…
Biden, ka qenë dhe
mbetet mbështetës prej 50 vitesh si senator dhe zv President i SHBA-së Kundër
Jetës dhe Pro Vdekjes apo Abordit të fëmijëve të palindur në barkun e nënës…,
ashtu sikurse është sot programi kryesor absurd i gjithë partisë së tyre
liberale, globaliste socialiste.
Presidenti
Trump e kundërta e Biden-it
Presidentin e
suksesshëm Donald J. Trump e urren mbi 98% e mediave globaliste FAKE “News”, të
cilat dikur e lartësuan atë si një bisnesmen dhe personalitet, duke e ngritur
në qiell, për sukseset në bisnesin e tij dhe show-t, pranë kanaleve televizive
të tyre.
Eshtë më mirë, që
shqiptarët e majtë në SHBA dhe vendlindje, të shikojnë në Youtube deklaratën e
Trumpit, për vlerësimin e figurës së shenjtneshes Shën Nënë Terezës. https://www.youtube.com/watch?v=iIgT-vqlZpE
Joe dhe Cloyes DioGuardi mbështetës
të Biden-it
Me të drejtë, bashkatdhetari Peter Lumaj shkruan, se: “Joe
dhe Cloyes DioGuardi, janë mbështetës të Biden-it. Le të mos futemi në anën e
gabuar të historisë këtë herë. Kur Trump-i të rizgjidhet, Biden dhe DioGuardi
nuk do të jenë aty për ne. Gjithçka që u intereson janë paratë tuaja!”
Dhjetë 18 vjet më parë, në muajin qershor të vitit 2002,
në Washington, DC, Cloyes DioGuardi vlerësoi Biden, gjatë darkës së shtruar në
nder të tij si fitues i Çmimit të Paqes në Ballkan, dhënë nga LQSHA.
Ende sot, askush nuk di konkretisht me fakte, se cili
ishte kontributi i Biden për hapjen e vendeve të reja të punës, uljen e taksave
për punëtorët e shtresës së varfër dhe të mesme të taksapagues të komunitetit
shqiptaro amerikanë etj.
Më në fund shqiptarët e Amerikës e kuptuan në anglisht
(se në shqip ky lajm nuk u botua asnjëherë), se Joe Biden-it, Joe dhe Cloyes DioGuardi-t,
për dekada më radhë gjithmonë u kanë interesuar më shumë organizimi i drekave
dhe darkave fondmbledhëse nga shqiptaro amerikanëve fisnik, naiv dhe
zemërbujarë.
Biden në Beograd
Sot
kameleoni artist Biden, mbetet i nderuar dhe respektuar në komunitetin tonë,
sepse media këtu gjoja atdhetare dhe nacionaliste nuk do të ulë prestigjin e
tij dyfytyrësh, para zgjedhjeve presidenciale të fundvitit 2020.
Nëse Presidenti Trump, do të bënte një deklaratë të tillë
si Biden, që i kërkoj ndjesë Serbisë, për bombardimet e vitit 1999, ai do të ishte
kryqzuar me kritika dhe anatemime histerike nga gazetarucët shqiptaro amerikanë
globalistë, që po vegjetojnë në SHBA.
Gjatë 8 vjetve si zv/President Biden nuk bëri asgjë të
mirë për komunitetin tonë shqiptaro amerikanë, por përkundrazi ai dhe
Presidenti Obama na rritën taksat, shtuan papunësinë në radhët e komunitetit
tonë (më së shtumti në Detroit, shteti i Michigan-it, ku u mbyllen me qindra
fabrika të GMC). Ata nxorën me forcë jashtë SHBA mbi 5,000.000 emigrantë pa
dokumente, ku, qindra dhe mijëra prej tyre ishin bashkatdhetarët tanë…
Letra e plotë
Të nderuar miq dhe përkrahës,
Siç disa nga ju tanimë e dijnë, Liga Qytetare
Shqiptaro Amerikane ka punuar shumë me Joe Biden, që nga fillimi i Luftës në
Kosovë me 1998 deri sa ai u bë Zëvendës President i Barack Obama-s në vitin
2008.
Joe DioGuardi ka dëshmuar në dëgjimin kongresional për
Kosovën të udhëhequr nga Biden si kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë
të Senatit në vitin 1998.
Liga Qytetare mandej ka mbajtur një takim historik që ka
zgjatë mbi tri orë në lidhje me Kosovën bashkë me Joe Biden në Columbus
Citizens Foundation në New York City në vitin 2001.
Në vitin 2002, Joe Biden ishte ligjëruesi kryesor në
ceremoninë e shënimit të përvjetorit të 12-të të Ligës Qytetare Shqiptaro
Amerikane, e cila e mbajtë në Sheraton Hotel në Manhattan. Më vonë atë vit,
Liga Qytetare e nderoi z. Biden me Cminin e Paqës në Ballkan në një ceremoni
speciale të mbajtur në Capitol Hill Club në Ëashington, DC, si mirënjohje për
përpjekjet e tij të vazhdueshme për të sjellë paqe afatgjatë dhe të drejtë në
Evropën Juglindore.
Këto janë vetëm disa nga aktivitet kyce të përbashkëta, por
ka edhe shumë të tjera për të cilat kemi punuar ngushtë me stafin e politikës
së jashtme të Joe Biden, për të sfiduar Administratën e Presidentit Bush në
lidhje me politikën e jashtme për Evropës Juglindore. Siç e dini, Presidenti
George Ë. Bush përfundimisht do të njihte pavarësinë e Kosovës ne shkurt 2008.
Marrëdhënja jonë me Joe Biden nuk ka të bëjë me
përkatësinë politike partiake. Për mbi tridhjetë vite, Liga Qytetare Shqiptaro
Amerikane ka punuar me Anëtarë të Kongresit nga të dyja anët e politikës
partiake.
Marrëdhënja jonë me Joe Biden është rezultat e përkrahjes
së tij ndaj popullit shqiptar kurdo që ne kishim nevojë për të. Ai ka luajtur
një rol shumë impresiv dhe të dukshëm në adresimin e problemeve të Kosovës,
shqiptarëve ne Maqedoni, si dhe gjithë Evropës Juglindore.
Për këtë arsye, ne shpresojmë se ju do të vizitoni
projektin tone www.AlbaniansForBiden.com dhe do të jepni një
donacion/kontribut aq s akeni mundësi për të ndihmuar direkt garën e Biden për
President të SHBA-ve duke klikuar ketu. Gjithe te mirat, (Firma) Shirley Cloyes DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e
Ballkanit
Lajmi original
në Youtube në gjuhën angleze
Democrat
Candidate for President Joe Biden Apologizes to Serbs for NATO Airstrikes In
1999
Its important
to know that Serbia at the time was conducting Genocide against innocent
people.
Originally
published at: RadioFreeEurope U.S. Vice President Joe Biden has offered
condolences to the families of Serbs who were killed in NATO air strikes during
the Kosovo conflict in 1999.
Biden's
comments came on August 16, after talks in Belgrade with Serbian Prime Minister
Aleksander Vucic.
They mark the
first such gesture by a high-ranking U.S. official. U.S.-led NATO forces
launched 11 weeks of airstrikes against Yugoslavia, forcing the withdrawal of
Serbian forces from Kosovo in June 1999. (RFE/RL's Balkan Service)
Yougoslavia
under the leadership of dictator Slobodan Miloševi? commited genocide against the innocent Albanian people of Kosovo, the
Croats and Bosnians.
According to
the International Center for Transitional Justice, the Yugoslav Wars resulted
in the death of 140,000 people.
The
Humanitarian Law Center estimates that in the conflicts in the former Yugoslav
republics at least 130,000 people were killed. https://www.rferl.org/a/biden-nato-airstrikes/27926992.html
Serbët në
Hollywood dhe Hollywood për serbët
Disa nga serbët në
Hollywood, permes tematikave te filmave te ndryshme artistike dhe aktoret me
fame boterore qe lozin keto filma. Ata janë të famshëm edhe në kulturën
popullore. Në kulturën popullore:
Jehona e cultures,
traditave dhe zakomeve origiinale të tyre është bërë në rrugë dhe forma të
ndryshme kulturore.
I mirënjour është
filmi dokumentar në gjuhën angleze me titull: Tesla Nation”, i cili,
trajton gjerësisht historinë 250 vjecare të komunitetit të madh serbo amerikanë
në shumë shtete të Amerikës.
Aktori i famshëm
amerikan Brad Dexter luan Senatorin lindor, i cili, jep një leksion serb në
filmin Shampoo të 1975.
Craig Wasson luan
rolin e një serbo amerikani Danilo Prozor, në filmin e vitit 1981 me titull Four
Friends.
Në këtë film,
Danilo, ka konflikte me babanë e tij, luftën e tij me trashëgiminë e tij,
marrëdhënien e tij të ngushtë me të dashurën dhe martesën e tij të prishur me
një debutuese të Long Island.
Sam Rockwell luan
një boksier serbo amerikan, Pero Mahalovic, në filmin e vitit 2002, me titull: Mirë
se vini në Hollynwood.
Aktori i famshëm Tom
Cruise, luan rolin e një serbo amerikani, Stefan Djordjevic, në filmin e
njohur: Të gjitha të Drejtat Lëviz.
Filmi i George
Clooney, Good Night and Good Luck, është i bazuar në ngjarjet që
rrethojnë shkarkimin e serbit amerikan Milo Radulovich, gjatë frikës së Kuqe
Amerikane.
Simone Simon,
interpreton stilisten me origjinë serbe, Irena Dubrovna, në filmin Cat
People (filmi i vitit 1942).
Ajo gjithashtu
shfaqet në fimin tjetër Curse of the Cat People, një vazhdim i vitit
1944 dhe në fimin: The Cat People.
Philip Dorn
interpreton Draža Mihailovi? luan në
filmin çetnik të Hollywood-it në vitin 1943, me titull: Fighting Guerrillas.
Lojë video GTA IV
përfshin karaktere serbe.
Rrethimi diplomatik
(1999), është titulli i një filmi amerikan me aksion, i cili, paraqet
rrëmbyesit serbë, që kërkojnë lirimin e një krimineli lufte.
Vrasja Sezoni (2013), është një film thriller amerikan me
aksion, i cili, paraqet grindjet midis veteranëve amerikanë dhe serbë.
America
Someone else, është një film
i regjizorit Goran Paskaljevi? rezlizuar në
vitin 1995. Ngjarjet e filmit artistic, zhvillohen ne shtetin e New
York-ut. Filmi përshkruan jetën e një
emigranti të paligjshëm serb dhe familjes së tij në Long Island në NY.
Të veçantat e Joe Biden
Makina ultra e majtë
mediatike propagandistike amerikane e ndihmuar fuqishëm dhe hapur nga
poseduesit e teknologjise bashkohore të rrjeteve sociale etj., që shkurt përmblidhen
me dyfjalëshin e saktë Fake News, po mundohet me gjylpana ringjalljeje
dhe patericat mediatike të ngrenë nga gjendja të përgjumurin, plakun 77 vjeç
Joe Biden, me shpresën e kotë (sikurse u nodhi me Hilarin), për të rivendosur
atë me katapultë (sikurse bënë me të panjohurin Obama) në Shtëpinë e Bardhë.
Populli i zgjuar
amerikanë, është i veçantë dhe fjalë pak në të gjithë botën, sepse nuk
influencohet nga Poll fallco, që gazetat të vetëquajtura prestigjioze këtu
hartojnë në zyrat luksoze të tyre.
Rasti i Hilary
Clionton përmbysi besueshmerinë dhe seriozitetin e tyre, duke nxjerrë të
zbuluar mashtrimin e madh mediatik të dekadave me radhë të redaksive dhe
kanaleve televizive të majta globaliste.
Ata shpresojnë se
Biden (1942), që pret të emerohet së shpejti si kandidat socialist, për
president nga Kuvendi i Partisë Demokratike, mund të ndërtojë trashëgiminë e
Obamës dhe të “bashkojë” vendin.
Vetë votuesit
demokratë tashmë të lëkundur dhe mosbesues ndaj tij thonë se ai kishte mundsi
të bënte realitet idetë e tij kur ishte 8 vjet në Shtëpinë e Bardhë dhe për 50
vjet si senator.
Biden, është rritur në Scranton, Pennsylvania dhe New Castle County,
Delaware. Ai studioi në Universitetin e Delaware para se të merrte gradën e tij
si avokat nga Universiteti Siracuse. Jozefi, u bë avokat në 1969 dhe u zgjodh
në Këshillin e Qarkut New Castle në vitin 1970.
Joseph Robinette Biden Jr., ishte senator në gjashtë mandate, duke përfaqsuar Delaware. Biden, u
zgjodh për herë të parë senator në vitin 1972 dhe 16 vjet më vonë kërkoi emerimin e demokratëve, për President në
vitin 1988 dhe 2008, por doli pa sukses. Kur Obama fitoi emerimin e partisë së
tij ai e mori Biden si zv President për 8 vjet (2008-2016).
Njeriu i gafave me
tematikë të ndryshme Biden, ka shërbyer në jetën publike për rreth një gjysmë
shekulli, nga kati i nëndheshëm i shtëpisë së tij për tre muaj i ndrydhur
brenda bëri deklarata dhe video, ku, ka theksuar përvojën e tij qeverisëse,
duke u munduar tu hedh hi syve votuesve skeptik ndaj tij. Mosbesuesit ndaj tij,
për fat te keq të Biden-it, pjesa më e madhe e tyre janë të partisë së
demokratike (socialiste).
Sleepy Joe mbështet shtimin e një opsioni publik në Aktin e
Kujdesit të Përballueshëm, por kundërshton "Medicare për të gjithë"
(Obamacare), që mbrohet me fanatizëm Kirsten Gillibrand nga senator e
kongresistë amerikanë, si: Bernie Sander, Kirsten Gillibrand, AOC, Pelosi, Schummer, Nadler, Schiff, Bill &
Hilary Clinton, ekstremistë apo radikalë komunistë e socialistë dhe disa
“përparimtarë” të tjerë të kupolës në partinë e tij socialiste.
Për një kohë të
gjatë, senatori i vjetër Biden, ka qenë ish kryetar i Komitetit të
Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, ku, pranon fatmirësisht mbrojtjen e rolit
të Amerikës si një udhëheqës në skenën globale.
Në tetor të vitit 2015, Biden publikisht njoftoi përmes mediave të tij të ekstremit të majtë, se nuk do të kërkoj të hyjë në garën për
presidencën në zgjedhjet e vitit 2016.
Në janar 2017, Obama e vlerësoi vetën përmes Biden, me Medaljen e Lirisë,
të cilën e jep vetëm Presidenca.
Sleepy Joe, habiti opinionin amerikanë dhe mbarë botën, kur njoftoi kandidaturën e
tij për vitin 2020 për president më 25 prill 2019, dhe në qershor ai arriti në
pragun e 1.991 delegatëve të nevojshëm, për të siguruar emërimin e partisë së tij.
Ky lajm i hapi atij histori të hidhura të së kaluarës, gjatë kohës, që ai
ishte si zv/ President i SHBA-së, për të cilat do të flasim më poshtë.
Hunter me Jozefin dhe kompania e gazit në Ukrahinë
Media e majtë amerikane si The New York Times, Washington
post, Daily News, revista TIME, CNN, ABC News, etj., gjatë viteve 2013-2016
kanë shkruar dhe folur gjerësisht për Kompaninë e madhe të gazit ukrahinase me
emrin Burizma dhe Hunter Biden, djalin e ish zv Presidentit të SHBA Joe Biden
Jr.
Historia është e thellë dhe shumë komplekse. Sot mediat e
majta të grupit Fake News, nuk flasin dhe shkruajnë më asnjë rresht për Hunter
dhe Joe Biden, qysh kur ai vuri kandidaturën për tu bërë kandidati “democrat”,
për postin e Presidentit të SHBA.
Një kompani e gazit në Ukrainë e lidhur me djalin e Joe
Biden, është në qendër të fajësimit të drejtë nga Presidenti Trump.
Nënkryetari i shtetit të SHBA-së Joe Biden, është fiksuar
në celuloid nga fotografët e skandaleve, duke u larguar nga Forcat Ajrore me
mbesën e tij Finnegan Biden dhe djalin Hunter Biden në aeroportin e Pekinit më
4 dhjetor 2013.
Fotoja historike si prove e madhe e konfliktit të
interesit, është realizuar nga fotografi i Agjencise britanike Reuters.
Joe Biden, ish zv/Presidenti i SHBA-së gjatë kohës në
detyrë, ka shfrytëzuar padrejtësisht avionin shtetëror, për punët private me
miliona dollarë të bisnesit të djalit të tij.
Kompania e gazit ukrainas Burisma e lidhur me djalin e
Biden-it, është përmendur vazhdimisht nga media amerikane e majtë vite më pare
në lidhje me të vërtetat e thëna publikisht në vitin 2019 nga Presidenti Donald
J. Trump.
Gjatë një telefonate më 25 korrikut 2019, Trump i kërkoi
presidentit të Ukrainës që të filloj hetimet e korrupsionit ndaj ish
zv/Presidentit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden për Burisma Holdings,
një kompani ukrainase e gazit natyror.
Socialistët specialist të mediave të majta gënjyen duke
thënë se Trump I ka bërë presion presidentit të Ukrahinës, gjë të cilën ky e
fundit e hodhi poshtë kur ishte në New York në Asamblenë e Kombeve të
Bashkuara.
Kjo i zemëroi edhe më shumë gazetarucët socialkomunistë,
sepse Trump i nxori zbuluar dhe si mashtrues mediatik të popullit amerikanë kur
ai urdhëroi që të bëhet publike bideda e tij telefonike me presidentin e
Ukrahinës, dhe se përmbajtja e saj e publikuar edhe në faqen zyrtare të
Shtepisë së Bardhë, nuk tregonte asnjë lloj fjalë apo shprehje kërcënimi.
Media FAKE News nxiti radikalë socialstë në Kongresin
Amerikan të dominuar nga komunistët dhe socialstët, që të fillojnë një hetim
për shkarkimin e tij.
Socialostët dritëshkurtër, mbeten të shokuar, kur 3
kongresistë demokratë iu bashkuan votimeve të republikanëve kundër shkarkimit
të Presidentit Trump.
Kongresisti ekstremist socialist Adam Schiff arriti
paturpsisht, që para Kongresit dhe popullit amerikanë (i cili, po e ndiqte
direkt shown farsë të socialistëve në TV kombtarë), të deformoj me qëllim
mashtrimi bisedën midis presidentit amerikan Trump dhe presidentit të Ukrahinës.
Kjo bëri bujë kudo. Ky verpim i turpshem skandaloz,
zemëroi edhe mediat e majta. Kështu gazeta e përditshme Washingotn Post, në
faqen e parë të saj, në mengjez nxori fytyrën e kongresmenit nga California
Adam Schiff i vizatuar me një hundë të gjatë si pinoku si gënjështar, duke e
vleresuar edhe me 6 pinokë të tjerë, si simbol i rrencakut serialë të stërmadh…
Senati i dominuar nga republikanët e rrëzoi me 53 vota
procesin fallco të shkarkimit të Presidentit. Kjo edhe për faktin se 8 jusristë
dhe konstitucionalist të shkelqyer amerikanë io bëne një mbrojtje dinjitoze
para Senatit Presidentit të pafajshëm Donald J. Trump.
Nje kongresmen democrat nga New Jersey, arrti deri aty se
i rezoltuar dha doreheqen publikisht si kongresist demokrat dhe u konvertua
kongresist republikan dhe u bë në antar i partisë republikane. Këtë akt
burrëror dhe fisnik, ai e bëri publike, gjatë një takimi special në Zyrën Ovale
në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump.
Historikisht, dihet se qeveritë dhe presidentët amerikanë
majtas apo djathtas, luftën kundër korrupsionit brenda SHBA-së dhe jashtë saj e
kanë si detyrë kryesore.
Hunter, filloi punën për Burisma-n në vitin 2014. Biden,
si ish nënkryetari i SHBA-së, i drejtoi përpjekjet e administratës Obama për të
bërë presion ndaj Ukrainës gjoja për të shkatërruar “korrupsionin”. Ai në fakt
bëri të kundërtën, sepse mbuloi mjeshtërisht korrupsionin e djalit të tij!
Nga ana e tjetër, Trump dhe avokati i tij personal ish
Kryetari i Bashkisë së New York City zoti Rudy Giuliani kanë sugjeruar, me
dokumente dhe prova, se Biden i bëri presion Ukrainës për të shkarkuar
Prokurorin e Përgjitshëm, i cili, ishte duke hetuar Burisma Holdings. (https://www.youtube.com/watch?v=70k5ZNAkeWs)
Faktet e reja në lidhje me Burisma Holdings
Gjatë gjithë kësaj kohe investiguesit e gazetave dhe
agjencive të lajmeve të fuqishme këtu në SHBA, në prag të zgjedhjeve të 3
nënorit 2020, po vazhdojnë të sjellin para publikut dhe opinionit amerikanë njoftime
të reja mbi korrupsionin e vijueshëm të familjes Biden në Ukrahinë.
Kështu Burisma Holdings, është ndër kompanitë më të mëdha
të pavarura të gazit natyror të Ukrainës. Ajo është themeluar në vitin 2002 nga
Mykola Zlochevsky, një aleat i ish Presidentit të Ukrainës Viktor Janukovych
udhëheqësi pro Rusisë, i cili, u rrëzua nga pushteti në vitin 2014 dhe që prej
asaj kohe jeton në mërgim si i strehuar politik në Rusi.
Një tjetër figurë e madhe e korrupsionit është edhe
Zlochevsky, i cili, shërbeu si Ministër i Ekologjisë së Ukrainës nën
presidencën e Yanukovych, duke marrë rolin ministrit në vitin 2010.
Zlochevsky, gjithashtu iku nga vendi jo shumë kohë pasi
Janukoviç shkoj si azilant politikë në mërgim, sipas New York Times, pasi zyra
e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës hapi hetime të shumta ndaj tij dhe
bizneseve të tij, duke përfshirë dyshimin për shmangie nga taksat dhe pastrim
parash…
Cili ishte roli i Hunter Biden në Burisma?
Në muajin prill të vitit 2014, djali i Biden Hunter u
bashkua me bordin e Burisma Holdings.
Hunter, shërbeu në tabelë deri në fillim të vitit 2019.
Media e majtë amerikane, pothuajse cdo ditë shkruante histori mbi këtë temë,
duke menduar apo harruar se Joe Biden nuk do të kandidonte në rolin e
Presidentit të SHBA.
Kur ai shprehu ambicien për rihyrë në garë tashmë si
President në Zyrën Ovale të Shtëpisë s ë Bardhë, media e majtë pushoi
aktivitetin informues dhe investigative ndaj familjes Biden në Ukrahinë. (Shiko
fotot ilustruese të shkrimit)
Për më tepër në atë kohë, një agjenci lajmesh, duke
siguruar burime të brendshme anonimati nga kompania në fjalë, tha se Hunter
Biden ishte "përgjegjës i njësisë juridike të Holdings dhe do të
siguroj mbështetje për kompaninë përballë organizatave ndërkombëtare."
Kur e shumta njoftimet po vinin me shpejtësi nga
Ukrahina, NYT bëri verbërisht të paditurën dhe po mundohet edhe sot të fsheh
dhe shpesh edhe të mohoj direkt vetveten, se nuk ekziston kjo histori
korrupsioni.
Kjo për faktin se The New York Times, nuk do ta vë në
pozitë të vështirë kandidatin “democrat” për president Joe Biden, që është
politikisht i majtë, sikurse vetë gazetat e fuqishme globaliste, që tashmë po e
mbrojne atë.
Kështu NYT, po përdor një taktikë tjetër mohimi, duke i
vendosur në gojën e djalit të Joe Biden se Hunter lajmet rreth tij nuk janë të
sakta dhe se ai kurrë nuk është përgjegjës për çështjet juridike të kompanisë.
Biden në mbrojtje antiligjore të djalin të tij
Hunter Biden u bashkua me kompaninë mbas një muaji pasi
Rusia aneksoi Krimesë, një moment i pakëndshëm, që vazhdon t'i vendosë SHBA në
kundërshtim me Rusinë lidhur me konfliktin në lindje të Ukrainës.
Sipas bordorove të pagesave mujore, është zbuluar së
gjatë kohës kur ishte në Burisma, Hunter raportohet se merrte kompensim një
shumë të majme mbi 50,000 dollarë në muaj.
Kësisoj, qysh në fillim, roli i djali i ish
zv/Presidentit të SHBA Hunterit në Burisma është kritikuar ashpër nga media, si
konflikt interesi për babanë e tij, që ishte ende nënkryetar apo zv/President i
SHBA-së.
Asokohe, vetë Joe Biden u përqëndrua shumë në presionin e
Ukrainës për të bërë një punë më “të mirë”, që të rrënjos e forcoj
korrupsionin. Për këtë ekziston edhe një video, tashmë e bërë publike kudo: https://www.youtube.com/watch?v=70k5ZNAkeWs
Punësimi i tij nga Burisma, është parë si një përpjekje e
kompanisë së gazit, për të forcuar imazhin e saj (mburojë) dhe
përceptimin (paprekshmërinë), që ajo kishte lidhje të forta me SHBA-së
dhe Shtëpinë e Bardhë, ku ishte edhe numeri dy i saj Joe Biden...
Yoshiko M. Herrera, profesor i shkencave politike në
Universitetin e Wnsisconsin në Madison dhe një ekspert për Rusinë dhe Eurazinë,
i tha The Washington Post, se: "Unë mendoj, se ka një konflikt interesi
edhe nëse nuk preket asnjë ligj. Është një shqetësim i madh. Ky është personi
kryesor i politikës së administratës së Obamës për Ukrainën dhe djali i Joe
Bidenit u punësua papritmas për të qenë drejtor në bordin e prodhuesit më të
madh privat të gazit në Ukrainë".
Hunter gjithashtu tha se ai kishte vetëm një bisedë të
shkurtër me babain e tij për Burisma-n, i cili, nuk permend detajet thelbësore
në lidhje me marrëveshjen.
Nga ana e tjetër, vetë mburoja e korrupsionit Joe Biden
ka reaguar, duke thënë se ai mësoi për rolin e djalit të tij në kompani nga
raportet e agjencive të ndryshme të lajmeve!!!
Kur Shokin u emërua si Prokuror i Përgjithshëm i Ukrainës
në shkurt 2015, ai trashëgoi hetimet për Zlochevsky-n.
Ai gjithashtu nisi një hetim tjetër për licencat
fitimprurëse të gazit, që u jepen kompanive të Zlochevsky, ndërsa ai shërbeu si
një ministër i lartë në qeverinë e Yanukovych.
Biden, që mori drejtimin e administratës së Obamës në
Ukrainë, ishte në qendër të këtyre përpjekjeve dhe kërcënoi se do të sigurojë
një miliard dollarë në garanci kredie nga Ukraina nëse Shokin nuk do të
pushohej nga detyra.
Pra, është e vërtetë që Biden është në mesin e atyre që e
shtyu që Shokin të pushojë nga puna si kryeprokuror i Ukrainës, por deri në
kohën kur kjo ndodhi hetimi në Burisma ishte i harruar, sipas Bloomberg.
Të gjithë amerikanë e dijnë, sepse kanë parë një video,
ku, Biden me arrogancë dhe një gjuhë vulgare rrugësh, kërkoj padrejtësisht
largimin e Kryeprokurit të Ukrahinës Shokin, për të mbrojtur djalin e tij. Ai
po e hetonte Hunter Biden, djalin e Joe Biden…
Shënim: Me
hollësisht do të shkruaj në një artikull tjetër,
duke u mbështetur sërisht në burimet amerikane.