E marte, 14.07.2020, 12:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Sabile Keçmezi-Basha ‎: Libër me kode pritjeje me kujtesën historike

E hene, 01.06.2020, 12:11 AM


LIBËR ME KODE PRITJEJE ME KUJTESËN HISTORIKE

“Kur qajnë pemët”

Nga Sabile Keçmezi-Basha

Nis Peterson, poet danez, duke folur për rëndësinë e poezisë, thotë: “Mëso, se kur mungon fantazia, sundon vrazhdësia, egoizmi, vdekja. Mëso se pa poezinë njeriu nuk do të ishte i aftë për ndjenja të thella si: dashuria, besimi, patriotizmi ose synimi për një botë të përkryer. Është pikërisht fantazia ajo që gris perden para syve tanë dhe i aftëson ndjenjat tona duke na bërë të zotë të depërtojmë në thelbin e botës që na rrethon” . Dhe, shtrohet pyetja Adem Zaplluzha, është poet, shkrimtar, humanist, tregimtar, romancier, dramaturg, apo që të gjitha i ka me bollëk. Duke e njohur njeriun e penës e të shkrimit jo vetëm në Kosovë në veçanti por edhe në të gjitha trojet shqiptare në përgjithësi, nuk hezitova fare që të jem redaktore e recensent e librit të tij me poezi... i 125 me radhë.Kam lexuar shumë nga shkrimtari i nderuar A. Z. Dhe asnjëherë nuk më ka ndodhur që me mbylljen e librit të mbyllet edhe jehona e vargjeve të tija. Se libri i shkrimtarit ... është një vëllim me poezi vlerash të veçanta, që nuk kontestohet dhe përmes përmbajtjes së tyre (poezive) ai trajton tema e motive , sa të dhembshme aq edhe të rëndësishme për kohën e momentin të cilën po e jetojmë. Idetë e mesazhet që sjell me anën e poezive janë të qarta dhe të lënë për një kohë të mendosh gjatë për fatin e kombit e të kombeve. Zaplluzha duke qenë i përgatitur në bërjen e poezisë, ai gjithkund në poezi rrok në pasqyrim çështje e probleme të kohës të gërshetuara në varg mbresëlënës dhe , duke hedhur dritë në dukurit që kanë frymëzuar- objektivisht autori vihet në shërbim të idealeve dhe të shpresave të njerëzve, të cilët përmes shiut, zogjve, kullave, ëndrrave, plepave, lumenjve, cerberëve, katallanëve aspirojnë t’i përmbushin dëshirat me qëllim të sfidimit të së keçes, territ-burg, padrejtësive që kanë ndodhur si në të ikur, në të tanishmen po edhe që përgatitën për të ndodhur, në ditën e ardhme.Andaj, në poezinë e Adem Zaplluzhës përditshmëritë duken të zymta, anemike, të vrenjtura dhe si të tilla qëndrojnë pezull mbi kokat tona, bile mund të themi se kjo kohë e zymtë dalëngadalë po i gërryen edhe muranat e kujtesës, (poezia Po i gërryen muranat e kujtesës). Autori i vargjeve i nxënë ngushtë, në një poezi tjetër, pikërisht nga kjo monotoni e ditës, inferioritetit të imponuar dhe romuze gjithë faresh, vetëm sa nuk do të bërtas Këtu edhe netët lehin, poezi me të njëjtin titull.Porosia e ciklit të parë, ani se në mes rreshtash, na vjen shumë e qartë edhe kur (siç shohim edhe tek poezitë tjera , si: Përngjajnë me njerëzit sy uritur; Nga një mallkim i keq; Mes rrënjëve fshihen të reshurat etj. Nga shumë përgjigje të munguara, mbesim pa fjalë, memecë në kohë, e cila parakalon para syve tanë ku, mungojnë reagimet e pritura edhe kur e dimë se historia e jonë fletë me gjuhën e fakteve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora