Kulturë
Brahim Avdyli: Simbolika e shkrimeve të Thotit dhe krijimi i feve të tjera (I)
E merkure, 20.05.2020, 05:18 PM
Hartë e marrur nga Aleksander Hasanas - me tokën ilire deri në kretë nga romakët...
SIMBOLIKA E SHKRIMEVE TË THOTIT DHE KRIJIMI I FEVE TË TJERA (I)
Nga Brahim
Ibish AVDYLI
Këtu,
nuk e kemi simbolikën e shkrimeve të para
përmes gjuhës shqipe, por do të
ndalemi në shkrimet e shumta për Thot-in; sidomos në 12 pllakat e tij të zmeraldit; në shkrimet e parat të njerëzimit, e në disa brendësi të tyre.
Paraprakisht, e patëm për ndihmë etimologjinë, në
drejtimin tonë, sepse kjo shkencë shqiptare është një drejtim i veçantë për
të deshifruar shkrimet e vjetra dhe përmbajtjen
semantike të atyre fjalëve të një gjuhe, sipas krijimit të tyre në
morfologjinë e vjetër, pikërisht duke e përcjellur simbolikën e tyre.
Është një shkencë e rëndësishme,
pa të cilën gjuhësia e jonë do të mbetej në shkretëtirë, sidomos kur lidhet
gabimisht: prejardhjes së fjalëve nga
fjala. Ashtu nuk bëhet as etimologjia e as shkenca të tjera, që janë të orientuara
gabimisht. Kanë ngelur pa rrugë të shtruara të zanafilës sonë të parë.
Kur i motivon mirë e kuptueshën fjalët në këtë gjuhë, në gjuhën shqipe, duke u kushtuar
rëndësi analizave të simboleve të gjuhës së një fjale (e jo të prejardhjes së “fjalës nga fjala”, [1]
sikur na e bëjnë ata që nuk e dinë se çfarë rëndësie ka kjo gjuhë për krijimin
e njeriut e të botës së gjallë), të
gjuhës së parë simbolike shqipe, prandaj kjo shkencë nuk mbetet në
shkretëtirë, por në rrugë të mirëfilltë të të gjitha shkencave, edhe të
historisë së vjetër.
Në fakt, morfologjia dhe as gramatika historike
e gjuhës shqipe, por edhe fonetika
historike nuk janë mirëfilli të
shkruara, sepse ata që i janë vënë kësaj pune, kanë shkuar pa kokë nëpër rrugë, e nuk e dinë se cila është gjuha e
parë e folur në botë, as simbolika e
Thot-it e gjuha shqipe.
Ka plotë shkrime në
shtypin tonë, por ato janë me kufizime të njohurive të autorëve. E kanë devijuar rrugën e shkrimeve të Thot-it,
siç e pa 40 vite në shqyrtimet e veta Xhuzepe
Katapano, por e pranuan edhe disa të tjerë. Afër Thot-it ishin tanët. Ata filluan të ndaheshim prej tij, me fé të
tjera, e me gjëra të marrura prej tyre, deri kur u paraqitën të ashtuquajturit “grekë”.
Meqë nuk e kemi këtë
objekt që ta shqyrtojme në këtë persiatje tonën, por e kemi simbolikën e hieroglifeve
fonetike të Thot-it, sipas
pikëpamjes së tyre e gjatë leximit të përkthimeve nga Skënder Hushi, nga anglishtja e italishtja në gjuhën shqipe, po
kthehemi edhe njëherë rreth përmbajtjes së tyre.
Ato shkrime kanë
parasegjithash pikëpamje filozofike,
të cilat nuk janë të ndara nga misticismi,
të cilën e kam llogaritur si “drejtim të
filozofisë”, edhe pse nuk e pranojnë mendimtarët dhe hartuesit e filozofisë.
Në të vërtetë, misticizmi është i ndarë nga dialektika dhe na i shtron misteret e mendimeve të njeriut, edhe
pse janë parashtrime abstrakte të tij.
Për ta vërtetuar thënien
tonë për Yllirët, po ndalemi në një
thënie të parë, kur dihet nga Thot-i
se Yllirët jane të ardhur prej kozmosit dhe këtë fjalë të vërtetë mund ta
përcjellim edhe në histori, në
simbolikën e emrave, p.sh. një mbret i ynë, Bardhyli, e ka patur emrin e tij prej “Bardh-Yll”, pra yllit të badhë, e të tjera. Nga
çështja e respektit të origjinës së kombit tonë, prej yjeve, është krijuar
shteti “Ylliria” (jo “Illyria”), e baballarëve tanë.
Prej fillimit të kësaj
teme e kam pasur këtë etnonim, si çështje të fomimit të tij, por plagiatorët
nga interneti janë të shumtë e pa kurrfare rrespekti, ata të marrin mendime dhe fotografi kur nuk e pret, e nuk të kërkojnë
falje.
Plagiatorët mendojnë se
me këto vjedhje të paskrupullta mund të bëhen “shkencëtarë”, e nuk i dinë arësyet e vërteta për të cilat i ke
interpretuar apo duan që për këtë çështje të vënë ty nën mbulesën e harrimit. Do të vie koha, kur do të dënohem këta
kopjues të gjërave, po e shkruar emrin e autorit.
Por, të kthehemi prap te
çështja. Disa “kombe”, që nuk flasin
mirë gjuhën shqipe, nuk mund ta shqiptojnë “Y”-në
dhe këtë e zëvendësojnë me “I”-në, e
pastaj “Y” –në e hedhin në rrokjen e dytë, si pak më të
parëndësishme, dhe këtë “ndërrim” e
bëjnë që ta fshehin dobësinë gjuhësore të artikullimit. [2]
Kjo dëshmon se gjuha shqipe ka qenë gjuha e parë
simbolike dhe gjuhët e tjera janë gjuhë konvertuale, që kanë dalur nga gjuha e
parë e fillimit.
Atdheu i dytë ka qenë i formuar prej Gadishullit Yllirik e deri te
Alpet e tri shteteve: Austri, Zvicër e Itali, “YLLIRIA”, e cila shkruhet “Illyria”,
prej romakëve, grekërve, e të tjerëve, por ajo do të thoshte në gjuhën shqipe, “Ylli i Ri”. I shikojmë pak gjuhët e
para: Ylli, i themi vetë; Hylli, i kanë thënë të vjetrit
pellazgo-ilirë, nën të ashtuquajturën “Greqi”;
Ili, i themi prapë ne dhe një pjesë e
jona, toskët, poashtu në Turqi; Ill-y-os, i thonë vetëm “grekët” në Greqi; Eli, i thonë Hititët yllit; e All,
i thonë arabët yllit në shtetet e tyre.
Pra, a e shifni? Të gjitha shtetet e këtilla
janë të prejardhjes sonë, por ata që i thonë kështu “Illyos”, janë më të
padenjë e më të prishtë për çështjen tonë kombëtare; janë kryesisht armiku ynë më i
përbetuar kundër nesh, madje, edhe sot ata përpiqen që të marrin “Vorio-Epirin”, në vend se të lejojnë Epirin Jugor të bashkohet me Shqipërinë. Shitet gënjeshtra për të
vërtetë!
Mbaresën “os”, e me
zanorën e parë, të hedhur në rrokjen e
dytë, tregojnë kushtimisht se dinë të fshehin djallëzisht origjinën tonë prej Thot-it. Kështu, të gjitha kulturat e tjera, të formuara më vonë
nëpër Euro-Azi, si latinishtja, gjermanishtja, anglishtja, etj. nuk e dinë se emri origjinal ka qenë “YLLI
I RI”, të shkruar shqip “YLLIRIA”. As ata nuk e njohin gjuhën shqipe, aq më
pak, janë të konvertuar me gjuhë të tjera.
Kanë dalur prej gjuhës sonë, por e kanë “kopjuar”
pavetëdije “greqishten”.
Gënjeshtari është
gënjeshtari përkryer, e gënjeshtra është kundësh nesh, kundër historisë sonë e kundër
ligjeve të Zotit, të thëna njëhere prej Thot-it,
të cilat na i përmbledhë në rregulla të vetat perëndesha MAT, e bija e Zotit
Diell, i cili më vonë është zëvendësuar me Zotin NJë. Ajo është gruaja e Thot-it
dhe e ka emrin shqip: “mat”, do të thotë “mati”. Pas vdekjes, zemra e njëriut peshohej në peshoren e Zotit të Vdekjes, e në fytyrën e
perëndeshës MAT ishte fytyra e drejtësisë, mishërimi i të së vërtetës dhe i
rregullimit të Gjithësisë (të Universit). Ne, po i cekim disa rregulla të saj:
1- Mos e vrit e mos lejo që ndonjëri ta bëjë këtë
gjë!
3- Mos je inatçi!
4- Mos shkakto tmerre (terror)!
7- Mos bëj dëme, qe mund t`u krijojnë dhimbje
njerëzve dhe kafshëve!
14- Mos bëj dëshmi të rreme!
15- Mos gënje, që ti bësh keq tjerit!
16- Mos ua impono idetë tuaja të tjerëve!
20- Mos nënvleftëso të vërtetën dhe drejtësinë!
38- Mos u sill si i paturp!
42- Respekto ligjet dhe mos i shpërdoro ato! [3]
Këto janë mjaftë:
rregulla për gënjeshtarët e terroristët, për të paturpshmit dhe vetë atyre që
ushqehen prej inati në një popull tjetër, në një komb tjetër, por edhe
imponuesve të tjerë dhe nëpër histori.
Kështu e thonë edhe
emrin e shtetit të parë “Illyria”, në
vend se të thonë tekstualisht “YLLIRIA”,
në Gadishullin Yllirik, jo në “Ballkan”. Duan që të mos e dimë prejardhjen prej Atlantës të përmbytur në
oqeanin Atlantik, prej yjeve, kur janë udhëhequr të gjitha popullatat e
tjera. Gjyshërit tanë i kanë ndërtuar piramidat, edhe në “Mbretërinë Yllire”. Njëra është gërmuar
e sistemuar nga Dr. sci. Semir Osmonagi?,[4] së
bashku me disa të tjera, që po gjurmohen. Ato janë dhënë përmes televizioneve,
dokumentacionit, mediave, sikurse përmes frekuencave të shteteve të ndryshme,
edhe në shqip, përmes Radio Kontaktit[5], e
cila i dërgon të gjitha zbulimet e shkencëtarëve të botës përpara, në vitet 20.000 p.e.s., pikërisht me piramidën e
Diellit, në majen e malit Visoqice, pranë qytetit Visoko, në prill të vitit 2005.
Kështu luan kufiri i të kaluarës rreth 12.000 vite
para qytetërimit botëror dhe më tepër
se 17.000 vite para asaj kohe, të cilën e quajnë kot me dredhinë “greke”: “qytetërimi hellenik”. [6]
Ndonëse mund të thuhet
se piramida prehistorke (në fakt, parahistorike, sepse matet prej
Lindjes së Krishtit, pra “pre” është e huaj!) e malit Visoqice, mu pranë qytetit Visoko, nuk është e pranuar nga ana e studiusve kryesorë të Perëndimit dhe të Lindjes si “piramidë e vërtetë”, krahas atyre
që janë piramida në Egjypit e në Maya, sepse mjaft shkencëtarë do të
binin poshtë.
Ata e konsiderojnë se fjala
është për një maje mali në Bosnjë e jo për një “piramidë”, e cila
tregon se këta “shkencëtarë” nëpër
botë janë ndarë në dy grupe të mëdha: në pseudoshkencëtarë,
më shumë, se sa shkencëtarë të mirëfilltë. E sa janë nëpër botë “Akademi...”, të cilat duhet të prishen.
Ne, po e marrim këtu një provë deshifrimi, që përpiqet të
bëjë Albert V. Nikolla, në shkrimin
e botuar te gazeta elektronike “Gazeta
Shqiptari”, i cili e lidhë një varëse të qafës së një djali dhënë një vajze
të tij, me sinonimin e vet të fejesës “nishan
për fejesë”, siç i thonë normalisht pjesëtarët e popullatës shqiptare, edhe
nëse ka ndonjë fjalë të gjuhëve të huaja, e
cila është gjetur 60 km nga zona e parahistorisë së Vinçës (në Serbi), e cila është përafërsisht 6000 vite p.e.s. të cilën e lidhë ky
autor me piramidën e Bosnjës në Visoqice, 12.000
vite para qytetërimit të botës, pikërisht me “Orën Diellore”.[7]
Në radhë parë këtu janë
përafërsisht 6000 vite të parahistorisë,
të
cilat na mungojnë, dhe e cila nuk mund të lidhet me “Orën Diellore” të Thot-it, në Visoqice, as
me qytetërimin e vjetër, sepse lidhet me
shenjat e Vinçës, e jo me hieroglifet e Thot-it, në fonetikë, dhe as me alfabetin sumerik, të shkruar me kunja,
ose alfabete të tjera, që nuk janë ende të deshifruara.
Ky shkrim porse është
interesant me një të dhënë infomative, e
cila lidhet me studimin tonë, e kjo nuk ka të bëjë aspak me këtë varëse të
qafës së shkrimit parahistorik të Vinçës, por ka të bëjë me të dhënat për
studimin tonë në gurin rrumbullaktë, të quajtur konkretisht “Ora Diellore”, të cilën po e njerrim
edhe njëherë nga faqja ime provizore,[8] dhe
shikone ju edhe njëherë fotografinë e këtushme, të lidhur me këtë shkrim. Në
anën e sipërme është koka e Thot-it,
e gdhendur bukur me shqiponjën, të cilën
autori na jep si fjalë të parë të Thot-it,
“unë, perëndia Thot, isha para se bota të
ekzistoj”, e cila është në të vërtetë te 12 pllakat e Thot-it, në Egjypt (Kham).[9]
Tani, nuk po ndalemi më
shumë te ky autor, sepse nuk ndërlidhen në fakt këto periudha me njëra tjetrën,
më së pakut 6000 vjet diferencë, e as vendet e ndryshme, dhe autori është i varur tekstualisht nga shkrimet
greko-latino-francese, të cilat nuk
e njohin mirë shkrimin shqip, aq më pak deshifrimin e shkrimit të gjetur në
Vinçë. Ne, po i kthehemi persiatjes sonë të sudimit.
Nuk duam të mbetemi
përherë nën këmbët e “grekut”, e të
tjerëve sllavo-ortodoksë të Gadishullit Yllirik, por e vazhdojmë më tutje.
Parasegjithash ne duhet që dimë që të kuptojmë se përse quhet YLLIRIA, me “Yllin e Ri”, prej “YLLI-RI-A”, dhe jo nga literatura greko-latine
apo botërore, me “ILL-Y-RI-A”!
Fakti i parë është në emërtimet parahistorike, e jo në
literaturën e gjetur deri më tani, literaturën greko-latine.
Ylli i parë ka qenë Atlanta, prej kah janë shpërgullur nga
përmbytja e tyre në Atlantë deri në
Khem, i thënë prej tyre “Egjypt”,
ndërsa sheti i madh i fiseve yllire
është krijuar në vendin e vet, ku ka
qenë “Mbretëria Ilire”, e ky ka qenë ylli i dytë, YLLIRIA (të cilën ne e kuptojmë
se nuk ka qenë Illyria). Disa fise yllire, kur janë kthyer në Greqi, e
morën këtë emërtim nga vende aq të
largëta, ku kanë qenë fiset yllire, sumerët,
3300-3200 vite p.e.s. Kishte kohë që
qenë ndarë e përcjellur prej yllirëve të Thot-it,
por ata nuk e kanë njohur mirë simbolikën
e tyre, e nuk kanë ditur aspak për të interpretuar fjalët e dëgjuara prej
tyre, “pe larg”. Filluan ta
thërrasin veten “pellazgë”. Vendi i yllirëve parahistorik ka qenë ATLANTA.
Ne po e marrim një
shkrim në këtë studim, pa e ditur se prej cilës vepër e ka kopjuar konfirmimin
shkencor[10],
me të cilën konfirmohet e dhëna e jonë se “pellazgët”,
vjen nga fjala “pe-largët”, e kështu quhej një pjesë kombit të vjetër Yllir (nuk është “parailire”, siç thuhet në këtë shkrim!), të
ardhur prej një vendi të largët, d.m.th. prej Atlantës së vjetër dhe yjeve, pra kozmosi, dhjetra mija vjet p.e.s.
Një pjesë e stërgjyshërve tanë e kanë marrë atë emër, e për tu distancuar nga
të huajtë, e kanë përsëritur në forma të ndryshme. Ky ishte një emërtim, të
cilin e bartën me vete “prej larg” (pe
larg).
Ylli i parë në tokë, Thot-i
dhe njerëzit e tij, ka qenë Atlanta
dhe Egjypti; ndërsa ylli i dytë ka
qenë Ylli i Ri, Mbretëria ILIRE.
Sheti i tretë, Shqipëria,
është i krijuar me mund të madh e shumë vonë në histori, i përcjellur edhe nga
shteti i dytë pos Shqipërisë, Kosova,
duke i pasë parasysh të gjithë faktorët
ndërkombëtarë, sepse kjo gjë është pak, pasi perandoria romake e ka njohur si territor të lirëve deri në ishullin e Kretës. Të paktën,
shikone këtë hartë, të huazuar nga Aleksander
Hasanas, miku im i mirë. Edhe ata e përdorin emrin nga ndikimi i kulturës
paraprake, sepse nuk e kanë njohur mirë shqipen dhe janë edhe ata me një gjuhë
konvertuale, ndërsa ne i përmbledhin 2800 vite që jemi në robëri, nga
njëra perandori nën perandorinë tjetër, apo shteteve që na shtojnë nën thundrat e hekurta. As
Shqipëria dhe as Kosova nuk janë shtete të mirëfillta. Nuk e bashkojnë tokën
shqiptare, anë e përtej, por vetëm nje pjesë...
Politika antishqiptare
bën çmos që të na zhdukë edhe prej historisë, të na ndajë, të na robërojë edhe
sot, në kohët moderne, në Periudhën e
Dritës.
Popullatat e huaja, të
cilët ndodhen në “Greqi”, shtet
artificial apo teknik, me të ashtuquajturën “gjuhë greke” ose “helene”,
i
japin vetes ”të drejtë” të thirren se “janë të ardhur prej pellazgëve”,
çka nuk është e vërtetë. Gjenet e tyre
vërtetë na thonë se edhe ata janë të huaj. Gabimisht vazhdojnë të thonë se “e flasin pellazgishten e vjetër”, me një alfabet tjetër.
Kështu, nuk kanë mundësi
“të shpërlahen” me shqiptarët, të
cilëve, ata ua kanë bërë njëmijë dredhi e një milion borgje ua kanë lenë, deri
më sot. Kot thonë se i kanë “vëllezër
shqiptarët”! Të huajtë, nuk na kanë vëllezër! Duhet të lirohen njëherë prej magjive të mëdha të shtetit të tyre
administrativ dhe të fesë ortotokse. Shteti i tyre e ka inicuar më së pari
hegjemonizmin e helenizmin “grek”,
pastaj i ka propaganduar këto gjëra me fenë ortodokse.
Kush gënjen e kush e
tradhëton sistematikisht popullin e shenjtë shqiptar dhe vetveten, është i gllabëruar për vdekje nga ERRËSIRA!
Në qoftë se e ke tradhëtuar gjakun e të vjetërve, e ata thirreshin iliro-pellazgë, me gjuhën paraprake, që ishte gjuha mëmë- shqipja, i ke marrur rrënjët e saj, duke i dredhuar e përpunuar me shtesa e prapashtesa,
e duke thënë vazhdimisht se “kush nuk mëson dhe e fletë gjuhën <greke>”,
e cila shkuhej me një alfabet tjetër, “është <barbar>”, pra është “i
egër”.
Kjo nuk do të thotë asgjë
tjetër, pos tradhëti! Tadhtarët kanë
hyrë atëherë me dredhi, me qëllime të caktuara, jo kombëtare, dhe
antikombëtare.
Krahas tyre, kanë
vepruar sistematikisht e kundër nesh, pas rënies së perandorisë Osmane:
Rusia, Serbia, së bashku me hegjemonizmin e Greqisë, duke mos e harruar edhe Turqinë,
e sllavo-bullgarët, armiqtë tanë...
Do të ndjekim këtë sprovë
studimi, edhe në vazhdimet e tjera...
[1] Shikoni po
deshët studimin tim, „Gjuha simbolike
shqipe dhe gjuhët e tjera konvertuale“, Pjesa e tretë (3), e botuar në disa
gazetat elektronike e të dhënë edhe në faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch/gjuha-simbolike-shqipe-3/
. Ka edhe 2 të tjera, po aty: “Gjuha
simbolike…” 1 e 2.
[2] Shikoni të gjitha faqet e mia
provizore, në internet, sepse ende nuk janë aq të mira, dhe vepra madhore është
ende pabotuar, por ju mund t`i gjëni këto gjëra, te http://www.brahimavdyli.ch, artikujt prej
„Shqiponja dhe Shqiptarët…“ e deri te
„Serbët dhe Serbia…“ , diku 53-54 shkrime, të cilat janë korigjuara
edhe njëherë, si dorëshkrim, por do të korigjohen edhe njëherë para botimit…
[3] Shikoni veprën e Skënder Hushit, „Thoti i pavdekshëm…“, EMAL, Tiranë 2009,
faqet 154-155.
[4] Shikoni në disa vepra e të dhëna të Dr. sci. Semir Osmonagi?, në faqet e tij të ndryshme, si psh. në http://www.semirosmanagic.com/ba/books.html apo http://www.semirosmanagic.com/ .
[5] Po deshët shikoni edhe frekuencën e kësaj medieje të Radio Kontakt, p.sh.
në http://www.mediakontakt.al .
[6] Nëse dëshironi të shikoni më gjërësisht, shikoni faqen time proviziore, në
artikullim „Edhe njëherë për Shqiponjën e
Shqiptarët“, në http://www.brahimavdyli.ch/shqiponja-dhe-shqiptarët-2/ .
[7] Shikoni artikullin e Albert V. Nikolla, “Studiusi
shqiptar Nikolla zbërthen kodin e shkrimit më të lashtë në piramidën ilire në
Bosnjë“, në http://gazetashqiptari.com/ekskluzive-studiuesi-shqiptar-nikolla-zberthen-kodin-e-shkrimit-me-te-lashte-ne-piramiden-ilire-ne-bosnje/
[8] Shikoni po deshët edhe njëherë „Edhe njëherë për Shqiponjën dhe Shqiptarët“,
Pjesa 2, në https://www.brahimavdyli.ch/shqiponja-dhe-shqiptarët-2/ .
[9] Po ndërlidhem edhe njëherë me artikullin Albert
V. Nikolla, te “Gazeta Shqiptari”, po
aty.
[10] Shikoni po deshët veprën e Shefki Ollomonit, „Thoti i Atlantidës (… profecitë e para të njerëzimit)”, SHB
“Shkupi”, Shkup 2011, faqe 20.