E premte, 26.04.2024, 08:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Xheladin Gjonaj: ''Hiqi shpresat moj Serbi, ma Kosovë nuk ka për ty''

E merkure, 06.05.2020, 10:22 AM


''HIQI SHPRESAT MOJ SERBI,

MA KOSOVE NUK KA PER TY...''

Nga Xheladin Gjonaj, Geghysen

Shumë ke vuejt Kosovë pa hak

E mbytur ne lot, e lame në gjak .

Serbia tokën me ta gllabrue

Fort Kurbetin ta pat lakmue.

Nëpër bote u ndatë për s’gjalli .

Jo prej qefi , por prej halli.

Ke lanë fëmijët , grue e motër.

Pleqtë e lodhur tuj qaj n`voter.

Kosovar, shumë ke punue ,

Udheve te botes je coptue.

Boll shumë vuajtje ke kalue ,

Kurr Kosovën se ke harrue.

Tuj prit kohën këtu me ardhë.

Kur të vijnë një ditë e bardhe.

Kushtrim-Thirrje Adem Jashari ,

…Prap Drenica  e nisi s` pari .

Fort ju dhimten njerzit e shpia ,

Por ma shumë ju dhimt liria .

E dha jeten tuj luftue ,

Vec Kosovën me u çlirue.

Për me pa Kosova dritë

Katërdhjetë i dha një ditë .

Amanet nje një histori ,

Keshtu luftohet për liri .

Diasporës s’ju dhimt jeta,

Shpejt u  kthue n`troje te veta.

Mall e pare s’kanë kursue ,

Serbit qafën me ja thye .

Krejt Shqipnia  me nje fjale,

Por Tropoja ne vije te pare,

Tahir Sinani e Bilbil Breçani .

Gri e Markaj, plumi si ndali!

Ata hiç se kursyen veten ,

Për Kosovën e dhan jeten.

S’mujti kush para me i dal ,

Djemt Krasniqes me i`a ndal.

Ne Kosovë kur erdh Sahati,

Amerikën e la Nexhati .

Në mes tjerëve ka luftue,

Deri kur, vendi u çlirue .

Luftuen naten edhe ditën

Veç Serbise me ja çue piken.

Kurr nuk duhet me harrue ,

Miqtë e mire na kanë ndihmue .

Bill Klintoni e Toni Bler

Bekue qofshin kurdohere

Urdhrin dhane me bombardue,

…Ik Serbi sa pa`u  farue.

U.Ç.K e ka luejt  gishtin

E Serbia e ka mbledh bishtin.

Hiqi shpresat moj Serbi

Ma Kosove nuk ka per Ty.

Boll ngatrrove qindra vjet ,

Tash na len, vendosim vet.

Me jetue në paqe e liri ,

Si me tjert dhe me Serbi.

Kush ngatrron punët e Ballkanit ,

E pret fati i Sllobodanit…

Se Kosova edhe Shqipnia

Shpejt do të bahen bashk te Dyja.

-Nga Geg-hyseni, Maj 2020-



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora