E marte, 19.03.2024, 08:44 AM (GMT)

Kulturë

Nexhat Halimi: Gjëra të vdekura

E diele, 19.01.2020, 09:42 AM


Nexhat Halimi

Gjëra të vdekura

Koha e ikur natyrisht s`kthehet kurrë dot

Kujtohen vetëm gjërat e veçanta me lot

As shkrihen as ngrihen e veç nën borë

Lëvizin ikin e vijnë në udhë të vetmuara

Ti i ndjek në netët e pa fizionomi në dorë

Në përpjekje të mos mbesin pa vetvete

Pa ndjenjë dhe pa zemër dhe pa formë

Me sy të ënjtur me ëndrra të pa zgjuara

Larg në kohë përpëliten pa frymë pa ty

Vijnë me hijen e ikur mbytur në vetmi

E zbrazësisë mbesin veç peizazhe ngrirë

E gjëra të njëjta kurrë të shikuara në sy

Të njohura të panjohura e ende mpirë

Ja pse asnjëherë nuk janë të njëjtat etje

të cilat i shikojmë e kaherë kanë vdekur

ulli mbi det 2

me fytyrë zoti me frymë guri Ulk

në dritaren me qemer në xhamin nën avull

ta vizatoj galerën detit në flakë

ta zgjoj etjen e fjetur kaq vjet në gjak

ja fedorë pse ulliri mbi det i ka sytë tu

e ka moshën e gurit e flokët e thinjur në kala

lulen e vetëtimës të gjallë në hi

lirinë brenda robërisë flutur në gji

me fytyrë zoti me frymë guri Ulk Ulkin



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora